• VIDEO

    KAS rrëzon vendimin e KQZ: Do të numërohen edhe zarfet me vota të ardhura nga Greqia! PD e bllokoi

    KAS vendosi me shumicë votash pranimin e ankesës së PS dhe shpalljen të pavlefshëm të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat nga Greqia.

    • VIDEO

      Berisha: 99% e të burgosurve votuan PS, ministri i Brendshëm si ylli i tyre

      “A e morët vesh ju sesa votuan në burgje? Ministri i Brendshëm të gjitha votat me Ermonela Felon në burg. A ka vend në votë që votohet ministri i Brendshëm përvecse në Shqipëri, se është bandit si ata.  Ministri i brendshëm votohet në burg si ylli i të burgosurve, 99% e të burgosurve votojnë PS, rroftë partia që na burgosi.  Kjo është Koreja e Veriut. Beteja për votën e shqiptarëve ëhstë betejë absolute, do të jetë fitimare. Thirrje edhe njëherë popullit opozitar në protëestë kundër këtyre zgjedhjeve të grabitura më shumë se kurrë ndonjëherë. Këto zgjedhje dëshmojnë se sa më shumë vjedhin edi rama me grupin e tij, aq më i fortë bëhet rezultati sepse krimi shtrohet në votë dhe vota në krim.”
       

    • VIDEO

      Berisha: Drejtuesit e Shërbimit Informativ morën një javë para regjistrat dhe i aktivizuan për karrigen e Ramës

      Kreu i PD, Sali Berisha vijoi me akuzat për zgjedhjet. 

      “Ishte një polici terroriste ndaj zgjedhëve shqiptarë. Dy drejtuesit më të lartë të shërbimit informativ kombëtar zëvendës të drejtores u morën javë të para me të gjithë regjistrat e rrjetit agjenturor të sigurimit të shtetit dhe aktivizuan atë për karrigen e Edi Ramës duke shkelur ligj e cdo gjë. Ne po evidentojmë me përgjegjësi krimin elektoral. Ky krim është po kaë monstruoz në diasporë. Ju e morët vesh besoj se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99.6%, pra kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Ardhja me postë të zakonshme çdo ditë para se famëziu, krimineli Balla të shkonte me hordhitë e patronazhistëve në Greqi ishte 1500, 1000 apo 1300 zarfe. Pas dërgimit të kriminel Ballës çdo ditë kanë ardhur 6 mijë zarfe , të gjitha të manipuluara. Besoj se po e ndiqni numërimin e votave të diasporës sesi ato janë të gjitha me shenjat më të sigurta të falsitetit dhe manipulimit.”, tha Berisha. 

    • VIDEO

      Do dorëhiqet pasi fundosi opozitën? Berisha: Betejën ai që e nisi, do ta bitisë...

      Pasi doli me një humbje të thellë nga zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha u pyet nga gazetarët se kush do ta udhëheqë betejën për ‘votën e lirë’, ndërkohë që statuti i PD parashikon që pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për kryetarin. 

      “Këtë betejë, gjer në fitore ai që e nisi dhe do ta bitisë...”, tha Berisha.

      “Beteja për votën e lirë. Prevalon mbi të gjitha. Asgjë nuk mund ta ndalë PD në këtë betejë”, tha Berisha.

    • VIDEO

      Berisha nuk njeh zgjedhjet e 11 majit: U diktuan nga krimi, s’pajtohemi kurrë! Protestë më 16 maj, ditën kur në Tiranë mbahet Samiti Europian

      Sali Berisha në një konferencë për mediat, flet për rezultatin e zgjedhjeve në 11 majit, pasi rezultatet tregojnë se ka pësuar rënie të thellë në të gjithë vendin. Berisha se janë zgjedhjet më grabitura, plaçkitura dhe dhunuara në gjithë historinë dhe se sipas tij u diktuan nga krimi.

      • VIDEO

        Qarku Kukës/ PD merr 2 mandate, por bie me 9% në votë popullore! PS merr 1 mandat, PSD e Tom Doshit mbi 14%! Pritet vota e diasporës

        Është mbyllur procesi i numërimit të votave në qarkun Kukës për zgjedhjet parlamentare 2025, ku rezultati përfundimtar konfirmon koalicionin PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me 18 934 vota. PD ruan dy mandatet, por ka shënuar një rënie prej 9.3% pikë në këtë qark që konsiderohet bastioni i demokratëve. Në vitin 2021, PD kishte 62.8% të votave. 

        Ndërkohë, PS është forcë e dytë me 30.68% të votave (10,970 vota) dhe mban mandatin e 2021-it. Partia Socialdemokrate (PSD) ka shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 14.15% të votave (5,061 vota), krahasuar me vetëm 0.5% që kishte në 2021. PSD nuk ka siguruar mandat, por është renditur forcë e tretë në Kukës.

        Partitë e tjera nuk kanë arritur të fitojnë mandate, me përqindje të vogla që variojnë nga 0.1% deri në 0.8%, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kanë hyrë për herë të parë në këtë garë, pa të dhëna krahasuese nga viti 2021.Pjesa tjetër e partive ka marrë përqindje të ulëta dhe nuk kanë fituar mandate.

      • VIDEO

        Qarku Vlorë/ PS rezultat bindës me gati 59%, ruan 8 mandatet! PD mban 4 mandatet, por pëson rënie me 11%! Pritet edhe vota e diasporës

        Është mbyllur procesi i numërimit të votave në të gjitha 449 qendrat e votimit të qarkut Vlorë për zgjedhjet parlamentare 2025. Rezultatet e votave të votuesve brenda vendit konfirmojnë një fitore të thellë të PS, e cila ka marrë marrë 58.72% të votave (53,235 vota), duke ruajtur 8 mandatet që mori në këtë qark katër vite më parë. 

      • VIDEO

        Vazhdon numërimi në Tiranë/ PS ruan epërsinë me 47.62%, 19 mandate! Berisha bie në 14, forcat e reja marrin nga një mandat

        Në qarkun e Tiranës janë numëruar deri tani 1121 nga 1282 qendra votimi, që përbën rreth 87.4% të totalit. Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ, PS kryeson bindshëm me 177,831 vota ose 47.62%, duke mbajtur epërsinë në kryeqytet. Në vend të dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Madhe (PD-ASHM) me 132,003 vota, që përfaqësojnë 35.35% të votave.

        Përtej këtij rezultati, shihet se PD ka pësuar një rënie në përqindje me 10.4% në krahasim me 2021. Ndërkohë, subjektet e tjera kanë marrë më pak se 2% të votave secila.

      • VIDEO

        PS vazhdon diferencën me mbi 42 mijë vota diferencë në Elbasan, PD humb dy mandate! Ja si renditen partitë e tjera

        PS vazhdon epërsinë e madhe në qarkun e Elbasanit, ku sipas të dhënave të deritanishme, ka një diferencë me 42 392 vota. Ndërsa kanë mbetur edhe 4 kuti për t’u numëruar, PS ka marrë 60.5% të votave, kundrejt koalicionit të Berishës që ka 29.3% të votave. PS mund të sigurojë 10 mandate, dy më shumë sesa viti 2021. 

      • VIDEO

        Debate në KAS për votën e Greqisë/ PD: Nuk lejojmë të numërohen thasë të mbushur nga patronazhistë! PS: Të vijojë numërimi, akti i Celibashit në shkelje të ligjit

        Në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, po diskutohet mbi bllokimin e numërimit të votave nga Greqia. Komisionerët e Partisë Demokratike kanë kontestuar votat nga shteti helen pasi PD pretendon se nuk janë plotësuar nga votuesit, por persona të PS.

      • VIDEO

        Vazhdon numërimi në Tiranë/ PS ruan epërsinë me 47.62%, 19 mandate! Berisha bie në 14, forcat e reja marrin nga një mandat

        Në qarkun e Tiranës janë numëruar deri tani 1121 nga 1282 qendra votimi, që përbën rreth 87.4% të totalit. Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ, PS kryeson bindshëm me 177,831 vota ose 47.62%, duke mbajtur epërsinë në kryeqytet. Në vend të dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Madhe (PD-ASHM) me 132,003 vota, që përfaqësojnë 35.35% të votave.

        Përtej këtij rezultati, shihet se PD ka pësuar një rënie në përqindje me 10.4% në krahasim me 2021. Ndërkohë, subjektet e tjera kanë marrë më pak se 2% të votave secila.

      • VIDEO

        Qarkun i Gjirokastrës/ PS ruan 3 mandatet, por rritet me 8%! PD rënie të thellë me 14%

        Ka përfunduar numërimi në qarkun e Gjirokastrës. Rezultatet konfirmojnë një fitore të thellë të Partisë Socialiste, që jo vetëm ka ruajtur tre mandatet, por ka shtuar ndjeshëm avantazhin në përqindje krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

        Partia Socialiste ka marrë 24,457 vota ose 62.23%, duke fituar 3 mandate. PS shënon një rritje të ndjeshme prej 8.3% nga viti 2021, kur rezultati i saj ishte 53.9%.

        Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 11,596 vota ose 29.51%, duke ruajtur vetëm 1 mandat. Por krahasuar me vitin 2021, PD-ASHM ka humbur 14.2% të mbështetjes (nga 43.6% në 2021). Pritet të numërohet edhe vota e diasporës. 

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv