-
VIDEO
Debate për numërimin në KZAZ 32 në Shkozë, Agron Shehaj përplaset me ministrin Hoxhën: Mos fusni duart te kutitë
Kreu i partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj është përplasur me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, ku shkak për tensionet u bë urdhri i komisionit për të nxjerrë nga KZAZ kandidaten Barbara Doda
-
VIDEO
Rama intervistë për ‘Corriere’: Këmbëngulja ka fituar, në vitin 2030 do të jemi gati për BE-në! Ja çfarë më shkroi ‘motra ime’ Meloni
Gazeta italiane realizon një intervistë me kryesocialistin Edi Rama një ditë pas zgjedhjeve të 11 majit. Çfarë thotë kryeministri për rezultatin dhe pse shqiptarët e votuan: Nuk fitojmë sepse opozita humbet, por sepse njerëzit besojnë te ne! Vota e diasporës me preku
-
VIDEO
Numërohen 94% e kutive/ Rama kryeson me 82 mandate, mbështetje masive edhe nga Diaspora! Berisha fundos përfundimisht opozitën, tkurren në 52 mandate
Numërohen 4911 kuti nga 5225 në total! PS rritje në të gjithë vendin. PD me aleatët rënie drastike, nga 63 mandate zbresin në 52 mandate. PS përmbys rezultatin në Dibër (3 mandate). Në Elbasan PS merr 2 mandate plus dhe shkon në 10. Në Fier, PS shkon nga 9 në 12. Berisha humb 3 mandate në kryeqytet. Me votën e Diasporës, PS synon mandatin e 7-të në Korçë, të 9-in në Vlorë e të 6-in në Berat. Mbyllet numërimi në Kukës, Berat, Vlorë e Gjirokastër.
-
VIDEO
‘Fushata e PD ishte fyese’, Rada për Report TV: Imazhi iu dëmtua me aktet e dhunës së deputetëve dhe kontratën 6 mln dollarëshe! Berisha duhet të largohet bashkë me besnikët që nxisin dhunë si ai
Në një intervistë për Report TV, Rada analizoi faktorët që e çuan PD drejt këtij rezultati të dobët. Sipas tij, Berisha bëri një fushatë ‘fyese’ për qytetarët, imazhi i partisë u dëmtua edhe më shumë me aktet e fundit të dhunës dhe kontrata lobuese 6 mln dollarëshe. Sipas tij, Berisha duhet të largohet me besnikët e tij.
-
VIDEO
Po numërohen kutitë e fundit/ PS mban ‘fronin’ në qarkun Fier, i merr tre mandate PD-së! Mbyllet numërimi në Lushnje
Në Fier janë numëruar deri më tani 524 nga 588 kuti në total. PS kryeson bindshëm në këtë qark, dhe sipas të dhënave të fundit, ka marrë 89 297 vota, 62.8%, duke shënuar një diferencë të thellë me koalicionin e Sali Berishës. Në këto ritme, socialistët sigurojnë 12 mandate, duke i marrë 3 PD-së nga zgjedhjet e 2021.
PD-ASHM ka marrë deri më tani 36 235 vota, 25.5% që do të përkthehej në 4 mandate nga 7 që kishte 4 vite më parë. E treta renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e Lapajt me 4.8% të votave, ndjekur nga partia Mundësia e Shehajt me 2.4%, PSD e Tom Doshit me 1.4%, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit me 1% të votave.
Deri më tani 0.9% të votave ka marrë koalicioni Djathtas për Zhvillim. 0.7% ka marrë koalicioni i Lulzim Bashës.
Ndërkohë sipas të dhënave të fundit, ka përfunduar numërimi në Lushnje. Sipas rezultatave, PS ka triumfuar me 26 740 vota, kundrejt PD-së që ka marrë 10 614. Nisma Shqipëria bëhet ka marrë 1940, Mundësia e Agron Shehajt 905 ndërsa të pavlefshme janë shpallur 1582 fletë votimi.
-
VIDEO
Shkodër/ PD kryeson me vota por PS i merr një mandat nga 2021, PSD ruan 2 mandatet
Edhe në Shkodër kanë mbetur kutitë e fundit. Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në këtë qark janë numëruar 401 kuti nga 406 në total, ku kryeson PD-ASHM me 37 808 vota, duke arritur 40.2%, por ka humbur 13.3% krahasuar me vitin 2021 (nga 53.5% në 40.2%). Me të dhënat e deritanishme, PD merr 5 mandate, një më pak se 2021.
Ndërkohë, PS ka marrë 35 305 vota ose 37.5%, duke shënuar një rritje me 9.5% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (nga 28.0% në 37.5%, dhe do të merrte një mandat më tepër se në 2021.
Partia e tretë më e votuar është PSD e Tom Doshit me 16.9%, ose 15 893 që do t'i jepte 2 mandate. PSD është forca e parë në Vau i Dejës me një epërsi të konsiderueshme.
Të gjitha partitë e tjera nuk do të siguronin asnjë mandat. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt – 1.4%, Partia Mundësia – 1.2%, Koalicioni Euroatlantik – 1.8%, Lëvizja Bashkë – 0.5%, dhe të tjera më të vogla si Aleanca Kombëtare Shqiptare, Aleanca Demokracia e Re dhe Lëvizja Atdheu me 0.1% ose më pak.
-
VIDEO
Përfundon procesi i votimit në Vlorë! PS merr një tjetër fitore, kryebashkiaku: Ishte parashikuar...
-
VIDEO
Debate në KZAZ e Vlorës, komisionerët kërkojnë largimin e vëzhguesve nga rreshti i parë pas shqetësimeve në proces, ndërhyn Policia
Debate në qendrën e numërimit në qytetin e Vlorës, ku shkak janë bërë vëzhguesit partiakë që qëndrojnë në radhën e parë
-
VIDEO
Spahiu: Partitë e reja rezultat historik. Ata duhet të bashkohen si opozitë kundër PD-PS
Nga ana tjetër, ai tha se është moment historik edhe për pjesën që zgjedhjet, sipas tij, nxorrën Berishën të shkërrmoqur dhe pa perspektivë. Më tej, Spahiu tha se Shqipëria Bëhet mund t’i afrohet edhe mandatit në Vlorë, sipas prognozës që lidhet me votën e diasporës.
-
VIDEO
Spahiu: 5 liderët Lapaj, Qorri, Shabani, Shehaj, Kapri më cilësorë se 50 deputetët e lodhur të PD
Analisti tha se Rama është i interesuar të mbajë me injeksione, siç e quajti ai në mënyrë të figurshme, bufin, por nga ana tjetër partitë e reja do të ndryshojnë shumë nga deputetët ‘fosile të vjetra’, siç ai i quajti.
-
VIDEO
Mbyllja e procesit të numërimit në Mallakastër festohet me fishekzjarre, PS rreth 7 mijë vota para!
Pas numërimit të kutive të KZAZ-së, PS siguroi 9000 vota dhe PD vetëm 1800 vota, ose një diferencë me rreth 7 mijë vota. Në orën 8:00 të mëngjesit të së martës (13 maj), do të fillojë edhe numërimi për kandidatët
-
VIDEO
Pyetet nëse do duhet të japë dorëheqjen Berisha pas humbjes, Alimehmeti për Report Tv: Nuk e kam tagrin për këtë përgjigje
Kandidati i PD-së për Tiranën nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, ai ka thënë se kjo çështje duhet të diskutohet në forume dhe se ai nuk e ka tagrin për të dhënë këtë përgjigje.