-
VIDEO
Demo për Report Tv: Pretendojmë të marrim 6 mandate, besojmë te votat e diasporës
Demo ka thënë për Report Tv, për gazetaren Mimoza Sinanaj, se në Berat procesi ka ecur mirë dhe se PS është duke pretenduar 6 mandate, nga 5 që është deri tani sipas numërimit të momentit.
-
VIDEO
Vijon numërimi, Rama vazhdon i sigurt drejt mandatit të katërt me një triumf! Berisha fundos përfundimisht opozitën
PS rritje në të gjithë vendin dhe sipas rezultateve deri më tani merr fitoren me 83 mandate. PD me aleatët rënie drastike dhe kështu Berisha fundos opozitën me 51 mandate. PS përmbys rezultatin në Dibër (3 mandate) dhe Lezhë (4 mandate). Në Elbasan PS merr 2 mandate plus dhe shkon në 10. Në Fier, PS shkon nga 9 në 12. PS rritje edhe në Tiranë me 1 mandat, Berisha humb 3 mandate në kryeqytet. PS fiton thellë Vorën.
-
VIDEO
Numërohen mbi 10 mijë zarfe të diasporës, PS kryeson me 55.80% të votave, PD me 28.1 %! Ja si paraqiten partitë e tjera
PS kryeson bindshëm edhe me votën e diasporës. Numërimi i votave të mbërritura nga Greqia është bllokuar pas kërkesës së PD me pretendimin se nuk janë plotësuar nga votuesit.
-
VIDEO
Kara për Report Tv: Partitë e vogla kanë marrë vota nga PD! Berisha dështoi, nuk kapi as rezultatin e 2021, Rama jeton në fushatë
Avokati tha se PD dështoi të arrijë në pritshmëritë e këtyre zgjedhjeve dhe, për më tepër, në gjurmën e rezultatit të 2021. Nga ana tjetër, Kara tha se Rama tregoi se jeton në fushatë dhe arriti të parashikojë rezultatin e vet.
-
VIDEO
Tension në një KZAZ në Durrës/ Dy vota tepër në një kuti votimi, PD kërkon rinisjen e procesit, PS: Është një lapsus
Situata është bërë e njohur nga kandidatja e listave të hapura të Partisë Demokratike, Jola Hysaj, e cila ka kërkuar që të ndërpritet procesi dhe të rinisë vlerësimi i kutisë problematike.
-
VIDEO
Ajo që është shqetësuese është 58 përqind që nuk votuan.
Michael Gahler, vëzhgues i OSBE-ODIHR në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit komentoi edhe pjesëmarrjen në zgjedhje, 42.21%. Ai tha se është shqetësuese që 58 përqind nuk ushtruan të drejtën e votës.
“Ajo që është shqetësuese është 58 përqind që nuk votuan. Të gjithë aktorët, jo vetëm politikë pore edhe shoqëria civile dhe media duhet të adresojnë këtë çështje. Më shumë se gjysma e njerëzve nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi atëherë është diçka gabim. Ftesa jonë në të gjitha funksionet tona do të thosha se vullneti ekziston për të qenë mbështetës. Herën tjetër shpresoj të ketë më shumë pjesëmarrje dhe besim.”, tha ai.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Shefi i OSBE-ODHIR mesazh partive politike: Klima e polarizuar! Në media mungesë debatesh mes kandidatëve
Lamberto Zannier, shefi i misionit të OSBE-ODHIR dha një mesazh për partitë politike.
"Mënyra se si ne operojmë është që ne nuk bëjmë një vlerësim të përgjithshëm në raport me standardet ndërkombëtare. Shohim aspekte të ndryshme të zgjedhjeve, si u zhvillua fushata, rolin e medias, ju do ta shihini që nuk është një situatë bardh e zi, ka disa hije, nuanca, ka fusha ku standardet janë më të larta, ka fusha që ka nevojë për përmirësim.
-
VIDEO
Zannier: Votimi i rregullt! Disa rekomandime të ODIHR mbeten ende të padresuara, s’ka reformë elektorale gjithëpërfshirëse
Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, ambasadori Lamberto Zannier, Lamberto Zannier tha në konferencën për mediat se disa rekomandime të ODIHR mbeten ende të paadresuara. Zannier u shpreh se pavarësisht ndryshimeve në sistem, ende nuk ka një reformë elektorale gjithëpërfshirëse.
-
VIDEO
Misioni i OSBE-ODHIR: SPAK luajti rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor, pati efekt frenimi
Koordinatorja Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, në konferencën për shtyp, vlerësuan rolin e SPAK për krimet zgjedhore. Ajo tha se ka pasur një efekt frenimi.
“SPAK luajti rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor, ashtu edhe mekanizmi i ri koordinues që mundësuan shkëmbim më të mirë informacioni lidhur me krimet zgjedhore. Megjithatë u pa se pati një efekt të mundshëm frenimi. Me lejoni që të siguroj se do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me parlamentin dhe forcat politike për interes të popullit shqiptar.” , u shpreh ajo.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ OSBE-ODHIR: Proces transparent, por klima e polarizuar! SPAK luajti rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor! Vota e diasporës, hap i rëndësishëm
Misioni i OSBE-ODHIR ka vlerësuar si transparente zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, pavarësisht klimës së thellë të polarizimit politik.
-
VIDEO
Kikia për Report Tv: PS ka fituar shumë thellë, humbësi të ikë në shtëpi dhe të pranojë zgjedhjet
Kikia ka thënë për Report Tv se Partia Socialiste ka fituar thellë në këto zgjedhje dhe nga ana tjetër ka thënë se opozita do duhet të mbyllet në shtëpi dhe të reflektojë.
-
VIDEO
Akuzat e Berishës për manipulim të zgjedhjeve, Taulant Balla për Report TV: Saliu është e keqja e opozitës, s'di të veprojë ndryshe! Morëm besim nga vota e diasporës
Drejtuesi politikë i diasporës Taulant Balla, teksa ishte duke monitoruar nga afër procesin në një prononcim për Report Tv, iu përgjigj akuzave të opozitës për cënim të procesit për votën e diasporës. Lidhur me akuzat e Sali Berishës për manipulim të procesit të zgjedhjeve nga PS, ai tha se kjo është e njëjta retorikë që ka përdorur gjithmonë Berisha pasi ka humbur zgjedhjet.