-
VIDEO
OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 11 majit: 2 partitë kryesore dominuan mbulimin mediatik! Fushata u zhvillua mbi sulme personale dhe jo ide
Misioni i OSBE-ODHIR mbajti këtë të hënë një konferencë për shtyp në lidhje me zgedhjet e 11 majit.
“Legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nga administrata nuk parandaloi abuzimin. Krijoi autocensurë. Dy partitë kryesore ishin ato që dominuan mbulimin e gazetarëve. Pati edhe mungesë të autoritetit për të monitoruar fushatën zgjedhore online. Mekanizmi i ri ndërinstitucional për të ndaluar krimet zgjedhore është një zhvillim që mirëpritet, por është e nevojshme të ketë persistenë në ndalimin e praktikave abuzive. Pati mosrespektin të proceduarve, intimidim. Këto janë pikat kryesore. Më lejoni të flas më tej për disa gjetje dhe konkluzione të tjera. Një ditë shumë pak para datës së zgjedhjeve, u falën gjobat, vendim i 2024 dhe të tjera vendime afër zgjedhjeve.Fushata u fokusua në sulme armiqësore dhe personale, sidomos nga drejtuesit e dy partive kryesore në vend, jo debatin e ideve”,- tha ndër të tjera përfaqësuesja e OSBE.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE-ODHIR në konferencë për shtyp: KQZ organizoi proces transparent, klimë paralizuese
Misioni i OSBE-ODHIR po mban një konferencë për shtyp për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
-
VIDEO
Berisha: Kriteret e zgjedhjeve u shkelën në mënyrë të pamëshirshme! Dorëheqje? Nuk janë dhënë kurrë 138 licenca për kanabis as 100 euro për votë
Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për shtyp pas zgjedhjeve, ndërsa rezultatet paraprake e nxjerrin në një humbje të thellë. Berisha u bëri thirrje komisionerëve që të mbrojnë çdo votë.
-
VIDEO
A do e pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse njihen nga ndërkombëtarët? Berisha: PD do bëjë çdo gjë për të mbrojtur votën
A do ta pranoni rezultatin e zgjedhjeve nëse i njohin ndërkombëtarët? Kjo ishte pyetja që iu parashtrua Sali Berishës dhe që iu shmang duke thënë se PD do të bëjë gjithçka për të mbrojtur votën e lirë.
“Vetëm ai që është sipër mund të ndalojë PD pa bërë gjithçka për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Ky komb do të votojë i lirë. Forcë në botë nuk do të ketë të pengojë shqiptarët të votojnë të lirë. “, u shpreh Berisha.
-
VIDEO
Zgjedhjet, zëdhënësja e PS Silda Çepe: Të numërohet çdo votë, komisionerët të mbyllin procesin pa rënë pre e ndikimeve politike
Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe, njëkohësisht edhe kandidate për deputete në listën e hapur të PS në Tiranë, në një deklaratë për media tha se duhet që të numërohet çdo votë.
-
VIDEO
PS shpall fitoren në Devoll, Peleshi: Ky nuk është një mandat triumfi, por pune!
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës Niko Peleshi tha se ky nuk është thjesht një mandat triumfi, por pune.
-
VIDEO
Rezultatet paraprake tregojnë rënie drastike të PD, Berisha shkon në selinë blu
Në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i PD Sali Berisha është parë duke mbërritur në seli në orën 10:30.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Denis Dyrnjaja në Report Tv: Rama e ka mandatin e 4 në xhep, Berisha të jap dorëheqjen! LaCivita i vuri një kapele alla Trump, i mori lekët dhe iku
Procesi i numërimit të votave vijon, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një fitore të mandatit të katërt Partisë Socialiste. Për gazetarin Denis Dyrnaja, kjo ishte e pritshme pasi përballë kishte Berishën.
-
VIDEO
Pas zgjedhjeve, Rama zbulon si do duket ‘shtëpia’ ku do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian
Shfaqjen e parë pas zgjedhjeve kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama e bëri nga Shtëpia e Evropës” në sheshin Skënderbej, ku të mbahet Samiti i Komunitetit Politik me 16 maj.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ PS kryeson në rang kombëtar, Rama në selinë rozë, asnjë koment gazetarëve për rezultatin
Kryeministri dhe kryetari i PS Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS.
-
VIDEO
3 KZAZ në Fier ndërpresin punën deri nesër në mëngjes, numëruesit e PD: Jemi të lodhur
Për shkak të lodhjes së numëruesve të PD, këta të funit kanë kërkuar që procesi i umërimit të votatave në qytetin e Fierit të filloje nesër në orën 8:00. Numërimi është ndërprer për 3 KZAZ-të e qytetit përkatësisht për 58, 59 dhe 60, ndërsa qarku Fier në total ka 9 KZAZ.
-
VIDEO
Qarku Tiranë/ PS fiton thellë në Vorë me 8082 vota, PD vetëm 4803! Socialistët fitojnë edhe njësinë nr. 10 në Tiranë me 5304 vota
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Tiranës tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) mban epërsinë me 45,727 vota ose 47.7% të totalit, duke fituar për momentin 19 mandate nga 18 të siguruara në vitin 2021. Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 33,556 vota ose 35% të totalit dhe ka siguruar 14 mandate. PD ka pësuar një rënie prej -10.4% në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur kishte marrë 45.3% dhe 17 mandate.