-
VIDEO
Ralf Gjoni: Berisha duhet të japë dorëheqjen, opozita s’mund të merret peng për sigurinë e Zenit! Ka futur në lista të mbyllur ‘lolipopsa’
Ish deputeti Ralf Gjoni thotë se Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen si kryetar i PD. I ftuar në Report TV, duke komentuar rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të 11 majit ku kryeson PS, Gjoni u shpreh se përgjegjësi kryesor i rënies së opozitës është Sali Berisha duke shtuar se ka larguar nga partia emra fisnikë.
-
VIDEO
Rezultati paraprak në Shkodër/ PD kryeson me vota por PS i merr një mandat nga 2021
Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Shkodër janë numëruar 165 kuti nga 406 në total ku deri më tani kryeson PD-ASHM me 15899 vota, duke arritur 41.1%, por ka humbur 13% krahasuar me vitin 2021 (nga 54.1% në 41.1%). Me të dhënat e deritanishme, PD do të merrte 5 mandate, një më pak se 2021.
Ndërkohë, PS ka marrë 13569 vota ose 35.1%, duke shënuar një rritje me 7.2% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (nga 27.8% në 35.1%), dhe do të merrte një mandat më tepër se në 2021.
Partia e tretë më e votuar është PSD e Tom Doshit me 7299 vota dhe 18.9% të votave.
Të gjitha partitë e tjera kanë marrë më pak se 2% të votave dhe nuk do të siguronin asnjë mandat.Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt – 1.4%, Partia Mundësia – 1.2%, Koalicioni Euroatlantik – 1.6%, Lëvizja Bashkë – 0.5%, dhe të tjera më të vogla si Aleanca Kombëtare Shqiptare, Aleanca Demokracia e Re dhe Lëvizja Atdheu me 0.1% ose më pak.
-
VIDEO
Fier, SPAK i arrestoi babanë për blerje votash, kandidatja e PSD, Limonera Bozha: Akuzë e pavërtetë! Sjellje tendecioze ndaj kandidimit tim
Nga hetimet e kryera përgjatë një muaji, ai iu ka dhënë para personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës në favor të së bijës.
-
VIDEO
Qarku Tiranë/ PS fiton Vorën me 8010 vota, Gonxhja më i votuari me 4794 vota
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Tiranës tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) mban epërsinë me 45,727 vota ose 47.7% të totalit, duke fituar për momentin 19 mandate nga 18 të siguruara në vitin 2021.
Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 33,556 vota ose 35% të totalit dhe ka siguruar 14 mandate. PD ka pësuar një rënie prej -10.4% në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur kishte marrë 45.3% dhe 17 mandate.
KQZ ende nuk ka shpallur rezultatin e Vorës dhe njësisë numër 10 në Tiranë ku u votua në mënyrë elektronike, por burime bëjnë me dije se PS ka korrur fitoren në bashkinë e Vorës me 8010 vota. Më i votuari nga radhët e socialistëve ka dalë kandidati i listës së Hapur Blendi Gonxhja me 4 794 vota personale.
Sa i takon partive të tjera, për rezultati paraprak të gjithë qarkut të Tiranës: Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3,013 vota (3.1%) – 1 mandat
Partia Mundësia me 4,750 vota (5.0%) – 1 mandat
Partia Socialdemokrate me 3,565 vota (3.7%) – 1 mandat
Lëvizja Bashkë me 2,691 vota (2.8%) – 1 mandat
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Tiranës
-
VIDEO
Vlorë, PS kryeson me 57.4% të votave! PD-ADSHM në rënie
Në qarkun e Vlorës partia që kryeson është Partia Socialiste, me 19275 vota ose me 57.4%, ndaj 9669 të PD-ADSHM.
Një rezultat i dobët ky për aleancën e djathtë, dukshëm i ndikuar edhe nga aleanca e Sali Berishës me Fredi Belerin.
Nisma Shqipëria Bëhet renditet e treta me 6% të votave.
Në bashkinë e Himarës ZAZ-të 89, procesi i numërimit të kutive të votimit po shkon drejt fundit. Nga 36 kuti votimi kanë përfundur së numëruari 35 - ndërkohë që është në proces dhe kutia e fundit . PS numëron 3032 vota, PD 2355 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet 330 vota.
-
VIDEO
PS përmbys rezultatin në Lezhë, por gara me PD mbetet e ngushtë
Partia Socialiste përmbys rezultatin edhe në Lezhë dhe sipas rezultatit paraprak ka marrë 9910 vota ose 45.1% të totalit, duke siguruar 4 mandate nga 3. Krahasuar me vitin 2021, PS ka shënuar një rritje prej 3.9%, nga 41.3% që kishte në zgjedhjet e fundit.
Koalicioni Partia Demokratike – ASHM ndjek me 9521 vota ose 43.4% të totalit dhe ka fituar 3 mandate. PD ka shënuar një rënie të ndjeshme prej -12.9% krahasuar me vitin 2021, kur kishte marrë 55.5% dhe kishte siguruar 4 mandate.
Forcat e tjera politike nuk kanë siguruar mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 5.1% të votave, Partia Socialdemokrate 3.0%, Partia Koalicioni Euroatlantik 1.4%, Partia Mundësia 1.1%, Lëvizja Bashkë 0.5%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0.1%, Partia Aleanca Demokracia e Re 0.0%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.1%.
-
VIDEO
Vijon numërimi në Fier/ PS kryeson me diferencë të thellë, i merr tre mandate PD
-
VIDEO
Vlorë, PS kryeson me 57.5% të votave! PD-ADSHM në rënie
Në qarkun e Vlorës partia që kryeson është Partia Socialiste, me 17686 vota ose me 57.5%, ndaj 9093 të PD-ADSHM.
Një rezultat i dobët ky për aleancën e djathtë, dukshëm i ndikuar edhe nga aleanca e Sali Berishës me Fredi Belerin.
Nisma Shqipëria Bëhet renditet e treta me 5.93% të votave.
Në bashkinë e Himarës ZAZ-të 89, procesi i numërimit të kutive të votimit po shkon drejt fundit. Nga 36 kuti votimi kanë përfundur së numëruari 35 - ndërkohë që është në proces dhe kutia e fundit . PS numëron 3032 vota, PD 2355 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet 330 vota.
-
VIDEO
Vijon numërimi në Qarkun Berat/ Socialistët ruajnë 5 mandatet, por rriten me mbi 3% në votë popullore! Edhe PD ruan 2 mandatet por bie me mbi 12% në votë popullore! Lapaj forcë e tretë
Po vijon numërimi i votave në Qarkun Berat, ku deri tani janë numëruar votat e hedhura në 100 qendra votimit nga 276 që ka ky qark.
Partia Socialiste kryeson me 15424 vota ose 59.5% duke siguruar 5 mandate. Edhe vota e diasporës nga numërimi i deritanishëm rezulton në favor të socialistëve me 69.4%. Një rritje të ndjeshme PS shënon edhe në votë popullore me 3.4%.
Socialistët në këtë qark pasohen nga PD me 7621 vota ose 29.4%, duke marrë 2 deputetë. Në votën e diasporës demokratët vlerësohen me 12.42% deri tani, ndërsa shënojnë një rënie drastike prej 12.5% në votë popullore.
Nga numërimi i deritanishëm forcë e tretë në këtë qark rezulton Nisma Shqipëria Bëhet 1724 vota ose 6.7%. 6.7% e votës së diasporës shkon për kampin politik të Adriatik Lapajt.
-
VIDEO
Pritet rezultati i votimit elektronik, Spiropali mbërrin në Vorë
KQZ e shtyu publikimin e rezultateve të njësisë 10 dhe të Vorës, ku u aplikua votimi elektronik, duke pranuar kërkesën e PD, por PS e cilësoi si arbitrar.
-
VIDEO
PS rezultat të thellë në Korçë, deri më tani ruan 6 mandatet, PD humb një
Edhe në qarkun Korçë, PS kryeson bindshëm me mbi 8 mijë vota. Deri më tani ka siguruar23,120 vota, që përbëjnë 55.1% dhe ruan 6 mandatet e 2021-it. Shihet një rritje prej 7.6% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke konsoliduar dominimin e saj në këtë qark.
Në kahun tjetër, Koalicioni PD – ASHM ka marrë 14,465 vota, ose 34.5%, dhe siguron 4 mandate, duke humbur një mandat krahasuar me vitin 2021 dhe duke rënë me -15.6% në përqindje mbështetjeje.
Të gjitha partitë e tjera kanë marrë më pak se 4% secila dhe nuk kanë siguruar asnjë mandat. Ndër to, Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt (3.7%) dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit (2.6%) janë më të dalluarat, me PSD që ka rritur përqindjen me 1.7% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka marrë deri më tani vetëm 0.7% të votave.
-
VIDEO
I akuzuar për korrupsion zgjedhor, arrestohet me urdhër të SPAK babai i kandidates së PSD në Fier Limonera Bozha
Pandeli Bozha, babai i kandidates së PSD në Fier, Limonera Bozha, është ndaluar me urdhër të SPAK nën dyshimin për korrupsion aktiv në zgjedhje.