-
VIDEO
Xhaferraj: Ku ishin patriotët që po paguajnë 6 mln dollarë kur Berisha bënte aleancë me Belerin?! Rezultati i zgjedhjeve i paracaktuar! Partitë e reja marrin vota djathtas
Ish-deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, shpjegoi argumentet e tij politike pse Sali Berisha ka halle personale dhe se prania e tij në parti e dobëson edhe më shumë partinë.
Madje sipas tij, partitë e reja do marrin më shumë vota djathtas sesa majtas, teksa Kodin Zgjedhor Berisha pranoi ta ndryshonte në favor të Ramës dhe vetes: Kryeministri mbante pushtetin dhe Berisha partinë me deputetët që donte.
“I gjithë qëllimi i Berishës nuk ka qenë fitorja e zgjedhjeve, por të dalë me një grup parlamentar të fortë brenda partisë për të mbrojtur interesin personal për përballjen me SPAK. Kodi Zgjedhor ndaj u bë, që Rama të fitonte zgjedhjet dhe Berisha të vendoste deputetët që donte. Më vjen keq ta them, por duhet thënë”, u shpreh ai.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Fier dhe Elbasan
Ka nisur këtë të mërkurë shpërndarja e materialeve zgjedhore në 3 KZAZ-të e qytetit Fier për 97 qendra votimi.
Materialet zgjedhore për 11 Majin janë shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë, ndërsa në to përfshihen fletët e votimit, kutitë e votimit, procesverbalet, dhomat e fshehtësisë dhe të gjitha materialet e tjera që garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor. Në KZAZ-në nr 60, sipas kryetarit Niko Neço, më parë ka mbërritur dhe sistemi monitorues, kamera dhe ekrane.
Ndërkohë nënkryetarja e kësaj KZAZ- je, Enkelejda Veliu, ka pohuar se në qytetin e Fierit në 97 qendrat e votimit pritet të votojnë 74 525 mijë votues. Gjithashtu vijon dhe trajnimi i komisionerëve të qendrave të votimit dhe numëruesve zonalë të administrimit zgjedhor, thotë sekretari Erjon Kaja.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Do votojnë edhe qytetarët me dokumente të skaduara, qeveria zgjat afatin e vlefshmërisë deri më 31 maj
Të gjithë zgjedhësit brenda territorit shqiptar që kanë dokumente identifikimi të skaduara do mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Vendimi për shtyrjen e aftit të vlefshmërisë është marrë sot nga Këshilli i Ministrave.
-
VIDEO
Të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë, mbërrijnë materialet zgjedhore në Elbasan
Edhe në Elbasan ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për 11 majin.
Materialet janë transportuar nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë, në dy nga katër KZAZ-të e bashkisë Elbasan.
Një ditë më parë, u shpërndanë materialet zgjedhore në qarqet Korçë, Vlorë dhe Berat.
Zgjedhjet e 11 majit do të zhvillohen ditën e dielë, për të përcaktuar parlamentin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme dhe qeverinë e re.
-
VIDEO
‘Do shfaqë Shqipërinë si Europën e Ballkanit!’ Rama video-mesazh nga zemra e Tiranës: përgatitjet e fundit për ‘Giro D’Italia dhe ardhjen e liderëve botërorë
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur dy eventet që mbahen së shpejti në zemër të Tiranës, pikërisht me një mesazh nga Sheshi Skënderbej në kryeqytet, teksa njoftoi përgatitjet e fundit për nisjen e Giro D’Italia më 9 maj dhe të pritjes së madhe të liderëve europianë më 16 maj
-
VIDEO
Rama: Nga 2026 ndryshon skema e bonusit, jo më çek për bebet, por mbështetje çdo muaj në varësi të numrit të fëmijëve! Këneta e la me 50 euro
Kryeministri Edi Rama, teksa shpjegonte arritjet në një dekadë të qeverisjes socialiste gjatë takimit elektoral në Krujë dhe Fushë-Krujë, nëpërmjet tabelave hologramike, foli edhe për ndihmën ndaj familjeve me fëmijë.
Ai deklaroi edhe ndryshimin e skemës së ndihmës për bonusin e bebes, ku nuk do jetë më një skemë me ӓek në maternitet, por me një mbështetje financiare çdo muaj në varësi të numrit të fëmijëve.
“Kjo është shifra e bonusit të bebes, që ne e japim prej vitesh, që kur e jepte këneta ishte 50 euro dhe ne e kemi bërë 400 euro për fëmijën e parë, 800 për të dytin dhe 1200 për fëmijën e tretë. Ndërkohë që nga viti i ardhshëm do e ndryshojmë skemën, ku nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, u shpreh kryesocialisti.
-
VIDEO
‘Ah vdeksha unë për ty, plasi syri i keq!’ Kryesocialistin e ndërpret demokrati me ‘Rama ik!’: Të keqen o hudhër, po e prisja! Ishte dhe me flokë të lagur, foli kur përmenda bufin
Teksa e kaloi fjalën tek pasqyrimi i shifrave gjatë tre mandateve të qeverisjes së PS, duke i krahasuar me qeverisjen e PD deri më 2013, kryesocialisti Edi Rama pati edhe një episod me batuta, që kanë qenë të zakonshme gjatë kësaj fushate.
Ai u ndërpre nga një qytetar që kaloi përtej sheshit dhe hodhi thirrjen “Rama ik!”. Rama ndërpreu fjalimin dhe reagoi me batuta dhe ironi:
“Ja..., ah vdeksha unë për ty! Hë, po e pritsha, eh të keqen o hudhër! E pritsha! Ja, plasi syri i keq, a vdeksha unë! E kur e tha, pikërisht sapo përmenda unë bufin, tha ‘Rama ik’! Po e pritsha këtë, ah vdeksha unë për ty! Ju s’e patë, por kishte edhe flokët e lagur kur kaloi aty dhe thirri “Rama ik!”, u shpreh kreu i mazhorancës, i cili pak më parë kishte deklaruar se Sali Berisha me qeverinë e tij e kishte lënë vendin në “gropë ekonomike e borxhe”.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Rama takim përmbyllës në Krujë, prezanton investimet e një dekade: pasqyra e Rilindjes së Durrësit!
Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar turin elektoral për zgjedhjet e 11 majit, teksa ditën e sotme e nisi nga zona e Krujës, me mitingun përmbyllës
-
VIDEO
Vota e diasporës/ Rama-emigrantëve: Forca, ditët po shkurtohen! Mos prisni që të vijnë t’jua marrin zarfin, por dorëzojini në pikat postare
Rama apelon sërish emigrantët që të mos presin dhe t’i dorëzojnë vetë zarfet zgjedhore në pikat postare pasi ditët po shkurten. Në mesazhin e tij, Rama thotë se deri të premten gjithçka duhet të ketë përfunduar.
-
VIDEO
Balla thirrje bashkëatdhetarëve nga Selaniku: Le ta kthejmë këtë votë historike në një mbështetje të madhe për ta çuar përpara Shqipërinë drejt BE
Nga Selaniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla theksoi se një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh ende nuk kanë marrë zarfin e KQZ-së nga zyrat e postës
-
VIDEO
Alibitë e Berishës ndër vite zgjedhjet, Rama ‘rikthen‘ deklaratat nga viti ’97: Vesi del me shpirtin...
Përmes një videoje me deklaratat e Berishës për vjedhje zgjedhjesh, Rama ‘paralajmëron‘ taktikën që do të ndjekë sërish edhe me 11 Majit.
-
VIDEO
Berisha nga Mati: Të ishte për Ramën s’do të bëhej rruga e Arbrit, s’do lejojmë vendosjen e taksës!
Ai tha se kryeministri ka diskriminuar veriun dhe se për të nuk do të bëhej kurrë rruga e Arbrit.