-
VIDEO
Non grata i mbetet në fuqi, por PD ‘feston’ pas deklaratës së gazetarit amerikan: Berisha mund të hyjë në SHBA
Berisha, që ka firmosur një kontratë 6 milionë dollarëshe për lobim në SHBA, u kënaq me një postim në X të një gazetari amerikan që shkroi se në DASH i kanë thënë se Berisha mund të udhëtojë me leje të veçanta. Duke konfirmuar kështu se non grata mbetet në fuqi.
-
VIDEO
Pas postimit të gazetarit, Berisha tenton ta shesë si ‘vendim’ të DASH-it, por nuk përmend ‘non gratën’ që është në fuqi: S'kam kërkuar vizë për SHBA!
Kryetari i PD, Sali Berisha, pas postimit të gazetarit Mark Caputo në rrjetin social se ai mund të udhëtonte në SHBA me leje të posaçme, doli sot në një konferencë për shtyp dhe deklaroi se Departamenti Amerikan i Shtetit e kishte shpallur si një akt politik vendimin e administratës së ish-presidentit Joe Biden për shpalljen e tij “non grata”, por pa përmendur nëse kjo masë i ishte hequr
-
VIDEO
U kap me kokainë në flagrancë nga policia/ Reagon kandidati i Lapajt për Sarandën, Isufi: Ju kërkoj ndjesë! Nuk kam qenë përdorues droge
Edhe pse ka kërkuar falje për publikun, në fund të videos kandidati i Lapajt ka thënë se shumë qytetarë e njohin që ai nuk ka qenë i implikuar në çështje penale dhe përdorimin e lëndëve narkotike, dhe nga ana tjetër, në postimin e tij ai kërkon disa herë falje lidhur me ngjarjen e djeshme.
-
VIDEO
Ulet avioni i parë në Aeroportin e Vlorës, banorët: Falenderojmë numrin 5, ëndërr e realizuar! Arritje e madhe për qytetin tonë! Do sjellë ndryshim
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar. Në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, VLO, u krye sot fluturimi i parë certifikues.
Banorë të zonës shprehen të entuziasmuar dhe shpresëplotë për “serumin” ekonomik që fiton zona nga ky aeroporti.
“Unë dua të falenderoj në radhë të parë numrin 5, gjigandin, me fitore të thellë, sepse është një endërr e realizuar. Do ta nis nga Novosela njëherë se ky quhet aeroporti i Novoselës për mua sepse unë jam banor i Novoselës. Ditë historike dhe ëndrra po bëhet realitet”,-tha një banor.
“Jemi të gëzuar. Jemi të gëzuar shumë, e pruri Edi Rama. Kam ardhur kastile. Shumë e madhe për qytetin tonë. Për të gjithë jugun”,- u shpreh një tjetër.
“Krenar i madh. Do sjellë ndryshim. Është e gjithë myzeqeja këtu. Është i gjithë jugu. Më shpejt është bërë. Nuk ka më kënaqësi për mua”,- deklaroi
-
VIDEO
‘Plane qesharake të Edi Ramës...!’ Berisha reagon për ‘Memorandumin e Kuçit’: Ditët e fundit në zyrë, shqiptarët ia kanë prerë biletën!
Kreu i selisë blu iu përgjigj edhe rivalit të tij politik, kryesocialistit Edi Rama, për “Memorandumin e Kuçit”, ku për të dytën herë radhazi firmosi projeksionin për rezultatin zgjedhor të 11 majit, pas atij të 25 prillit 2021, ku “qëlloi në shenjë”.
Pyetja e fundit në konferencën e sotme ishte pikërisht për këtë zhvillim politik që po ndodhte në momentet që Berisha po fliste me gazetarët.
Ai tha se “këro ishin ditët e fundit të Ramës në pushtet dhe se shqiptarët ia kishin prerë biletën”.
“Planet e Edi Ramës janë plane krejtësisht qesharake, Edi Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që shqiptarët të kanë prerë biletën, të pret McGonigali, mezi po të pret, me të cilin je i lidhur si siamez në shtyllën vertebrore me të”, u shpreh ai shkurtimisht dhe mbylli konferencën për shtyp.
-
VIDEO
Berisha flet për kontratën me Chris LaCivita, por nuk jep shifër: S’është për lobim, por për konsulencë elektorale! 100% e ligjshme, në KQZ sipas afatit
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, kreu i PD, Sali Berisha u pyet edhe në lidhje me kontratën e lobimit me Chris LaCivita, por pa e zbardhur shifrën e saj.
Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi e pyeti në lidhje me modelin e kontratës dhe pagesën e kryer.
“PD ka kontratë me Chris LaCivita absolutisht jo për lobim. Ajo është kontratë për konsulencë elektorale dhe kjo është e ndryshme në ligjin amerikan. Por çështja ime ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra analistëve të njohur e të shquar botërorë, edhe ai gazetari që unë nuk e njoh, thonë se është korespondent në Shtëpinë e Bardhë dhe ka drejtuar një pyetje në zyrën përkatëse. LaCivita nuk ka kontratë lobimi, por konsulencë”, tha ai.
Dhe duke vijuar me përgjigjen e një pyetje të radhës nga gazetarja, u shpreh se kjo kontratë ishte 100% e ligjshme dhe do të bëhej transparente në KQZ në kohën e duhur, sipas parashikimeve ligjore.
“Çdo pagesë e kontratë do depozitohet në kohën e duhur siç e kërkon ligji në KQZ dhe atje ku duhet. Ai është figurë e shquar ndër më të shquarit në domainin elektoral që ka shkelur. Mund të jenë edhe dy-tre kompani, është standart normal ligjor, kontrata është 100% transparente dhe e pastër, do depozitohet në kohën e duhur”, u shpreh Berisha, por pa treguar shifrat e saj.
-
VIDEO
Rama firmos 78 mandate të sigurta në Kuç, batuta me qytetarët: Nuk është fall! Pronarit të lokalit i dhuron ‘pasaportën europiane’: Je roja e memorandumit
Kryesocialisti Edi Rama bëri projeksionin për mandatet që do marrë më 11 maj, ndërsa nuk munguan as batutat me qytetarët. Në fund, pasi firmosi memorandumin, Rama i dhuroi një pasaportë ‘europiane’ pronarit të lokalit me dedikimin “Landit, rojes së memorandumit”.
-
VIDEO
Ralf Gjoni me lëpirëse në Report TV, ironizon kandidatët në listat e mbyllura: Shkojnë në parlament pa kontribut! Do të kandidoja nëse sistemi do ishte maxhoritar
Ish-deputeti Ralf Gjoni ironizoi kandidatët që janë në lista të mbyllura të partive me disa lëpirëse. Në një intervistë për Report TV, ai kishte marrë disa lëpirëse në studio, teksa tha se duhet t'u jepen të gjithë atyre që janë në listë të mbyllur, dhe që shkojnë në parlament pa dhënë asnjë kontribut.
Ai kujtoi këtë gjest që e ka bërë edhe në vitin 2020 në Kuvend, ku teksa po fliste në foltore, nxorri disa lëpirëse duke ironizuar deputetët. Gjatë intervistës, Gjoni tha gjithashtu se me propozimin e tij ligjor që dorëzoi në Kuvend, listat ishin të hapura 100%, por shtoi se kjo u bllokua.
-
VIDEO
Fluturimi i parë certifikues në aeroportin e Vlorës, Rama: Ishte projekt tejet sfidues! Kompania 'Air Kosova' do të operojë së shpejti në Kukës
Nga aeroporti i Vlorës, ku u krye fluturimi i parë certifikues, kryeministri Edi Rama tha se projekti ishte tejet sfidues. Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se Air Kosova do të nisë së shpejti fluturimet në aeroportin e Kukësit. Zbuloi edhe planet për të krijuar një 'flotë' avionësh biznesi të Air Albania.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama nënshkruan ‘memorandumin’ e Kuçit, ‘firmos’ 78 mandate të sigurta! Projeksioni për 88 vende në Kuvend, bufit i vë kryqin
3 ditë nga zgjedhjet, Rama firmos “Memorandumin II të Kuçit” dhe parashikon që më 11 maj të marrë minimalisht 78 deputetë, nga 74. Rama vë bast se do marë nga një deputet më shumë në Dibër, Shkodër, Elbasan dhe Fier. Kryesocialsiti bën projeksionin që PS mund të marrë deri në 88 mandate. Ndërsa në firmën në mbulesën e tavolinës, viziton edhe një buf të cilit i vë kryqin.
-
VIDEO
Rama sërish mesazh emigrantëve në Greqi: Dorëzoni zarfet në postë! Ka edhe pak kohë, bëjeni edhe këtë mund të fundit
Rama ka përcjellë një tjetër mesazh për emigrantët në Greqi, të regjistruar për të votuar më 11 maj, që të dorëzojnë sa më parë zarfet me fletët e votimit në pikat përkatëse të postës.
-
VIDEO
Tiranë/ Lëvizte me pistoletë në makinë dhe tentoi t'i ikë policisë, në pranga 19-vjeçari
Një 19-vjeçar i cili lëvizte me pistoletë në makinë është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit