-
VIDEO
PD rikthen strukturën për mbrojtjen e votës, Gjin Gjoni: Iu ndjekim këmba-këmbës! Pacaj: Babai i kandidates e kreu i PS u kërcënuan me armë! 2 në kërkim
Partia Demokratike ngre strukturë të paligjshme për mbrojtjen e votës në Lezhë. Kandidati i Berishës për deputet në Lezhë, ish-gjyqtari Gjin Gjoni, thotë se këto grupe kanë dalë në terren për të zbuluar rastet e blerjes së votave. Kandidati socialist Ermal Pacaj denoncoi në polici raste ku sipas tij njerëz të armatosur të PD-së, kanë kërcënuar zyrtarë socialistë apo dhe të afërm të tyre. Të paktën 2 persona janë shpallur në kërkim nga policia.
-
VIDEO
Rama iu drejtohet sërish emigrantëve në Greqi: Kompania postare ka shpërndarë 85% të zarfeve, tani është rradha juaj! Votoni për Shqipërinë evropiane
Rama iu bëri sërish thirrje emigrantëve në Greqi për të votuar. Ai u shpreh se kompania postare ka shpërndarë 85% të zarfeve, ndërsa tani është radha e zgjedhësve që t'i kthejnë mbrapsht. Rama kërkoi gjithashtu edhe votën për PS, për Shqipërinë evropiane dhe jo për politikanin e lashtë, duke iu referuar Berishës.
-
VIDEO
U paraqit në SPAK, Kryemadhi për gazetarët: Iu kërkova votën për koalicionin opozitar dhe babain e fëmijëve të mi
Pasi doli nga prokuroria, deputetja tha për gazetarët se iu ka kërkuar stafit që të votojnë për koalicionin e opozitës.
-
VIDEO
Vota e diasporës, Jozefina Topalli: Të verifikohen shkeljet ligjore në Greqi! Ivi Kaso: SPAK të nis hetimin, të bashkëpunojë edhe me partnerët
Drejtuesja politike për Diasporën nga radhët e PD, Jozefina Topalli në një konferencë nga selia blu tha se KQZ dhe SPAK duhet të hetojnë verifikimet ligjore që po ndodhin me votat e emigrantëve në Greqi.
-
VIDEO
Rama për Nallbatin: Devolli ka pasur deputet Dritëro Agollin, opozita tani ka sjellë një rrugaç në Kuvend! Më 11 maj demokratët e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë
Nga Devolli, kryesocialisti Rama komentoi dhunën që kandidati i Sali Berishës, Bledion Nallbati ushtroi ndaj një shoferi kamioni. Kryrrahësi, tha Rama, nuk është në burg sepse është deputet. Përmendi gjithashtu edhe vëllain e tij që është arrestuar, ndërsa iu bëri thirrje demokratëve të Devollit që të injorojnë kënetën.
-
VIDEO
‘Kryerrahësi s’është në burg’, Rama-demokratëve në Devoll: Më 11 Maj e dini se ça duhet të bëni! Shqipëria e ka ndërruar dorën prej vitesh
-
VIDEO
Gjin Gjoni ndan videon: Kemi aktivizuar grupet e mbrojtjes së votës në terren
LEZHË- Kandidati i Sali Berishës në Lezhë, ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni, në një postim në Facebook thotë se PD ka aktivizuar në terren grupe për mbrojtjen e votës. Në një video të publikuar mbrëmë vonë, ku dallohet një makinë në lëvizje Gjoni shkruan “Grupet për mbrojtjen e votës në ndjekje të njerëzve që dalin natën për qëllime të mbrapshta elektorale. Ne jemi kudo. Do t’iu ndjekim këmba-këmbës”.
-
VIDEO
Berisha: Rama e do mandatin e tij për të shpëtuar nga krimet e tij monstruoze ndaj shqiptarëve
Nga Burreli, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një pushtetar që kërkon të shpëtojë nga drejtësia përmes mandatit të ri.
Berisha theksoi se Rama është shpallur nga forcat më të mëdha politike europiane si "armik i votës së lirë".
-
VIDEO
Sali Berisha nga Burreli: Rama ka saraje më shumë se Enver Hoxha, do përgjigjet për ato që i ka bërë Shqipërisë, shpopulloi vendin
Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi sot një takim përmbyllës të fushatës elektorale për ''PD-ASHM'' në Burrel, nga ku 'shigjetoi' kryeministrin Edi Rama. Ai tha se Rama ka saraje më shumw se kishte Enver Hoxha.
-
VIDEO
Xhelal Mziu: Irena Gjoka e dënuar në Greqi, zbaton urdhrat e rilindjes, do rrëzojmë këtë qeveri të korruptuar, PD ka në qendër familjen
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Xhelal Mziu, nga Burreli kritikoi Irena Gjokën, një gjyqtare sipas tij, të lidhur me qeverinë, duke përmendur dënimin e saj në Greqi dhe bashkëpunimin e saj me qeverinë e Rilindjes.
Ai ka thënë se data 12 maj do të jetë data kur Sali Berisha do të bëhet kryeministër i Shqipërisë.
-
VIDEO
Fushata/ Kandidati i PS kallëzim në polici: Në Dajç u kërcënua me armë babai kandidates socialiste, nisin hetimet! Gjin Gjoni postim: Grupet për mbrojtjen e votës në terren
Kandidati i PS në qarkun e Lezhës, Ermal Paci ka depozituar në Policinë e Lezhës një kallëzim, përmes të cilit pretendon se njerëz të PD po i kërcënojnë me armë. Në një deklaratë për mediat, Ermal Paci thotë se mbrëmë në fshatin Dajç, është kërcënuar me armë babai kandidates së PS.
-
VIDEO
Rama ironizon Berishën: Zogjtë e sjellin vërdallë nëpër Shqipëri, një njeri i mbaruar e të pashpresë! Thirrje demokratëve: Do hyni në gjynah, mos çoni rrugeçër në Tiranë
Kryesocialisti Edi Rama ironizoi Sali Berishën teksa tha se “zogjtë” e tij e sjellin vërdallë nëpër Shqipëri. Ai tha se asnjë nga të vetët nuk doli që t’i thotë se tashmë është një njeri i mbaruar.
Më tej, iu drejtua demokratëve të Devollit, duke iu thënë se do të hyjnë në gjynah nëse çojnë një rrugaç në Tiranë, duke iu referuar Bledjon Nallbatit, dhe dhunës së tij ndaj shoferit të kamionit dy ditë më parë.