-
VIDEO
Celibashi këshillon emigrantët që s’kanë marrë zarfin: Shkoni te kompania postare dhe tërhiqini me kartë identiteti! Deri tani 130 kallëzime për zgjedhjet në Task-Forcë
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se deri tani ka marrë 156 ankesa në KQZ për procesin e shpërndarjes së zarfave të votave për diasporën shqiptare. Ankesat ishin kryesisht nga subjektet politike zgjedhore të 11 majit, por kishte edhe nga vetë emigrantët.
Ai nënvizoi se disa prej shqetësimeve ishin edhe spekulative, jo të sakta, teksa sqaroi se ishin adresuar për zgjidhje të gjitha.
Celibashi pohoi problematikën e procesit në Greqi, ku mijëra zarfe nuk janë dërguar ende apo shpërndarë tek votuesit.
Ai tha se janë 11 mijë zarfe ku kompania nuk gjen dot adresën pasi është dhënë gabim dhe 10 mijë të tjera ku është njoftuar zgjedhësi dhe nuk e ka tërhequr.
Por si veprohet për ta zgjidhur problematikën? Kryesorja mbetet interesimi i vetë votuesit te kompania postare DHL dhe tërheqja e zarfit me kartë identiteti.
“Zarfi i votës nga emigrantët te kompania postare tërhiqet vetëm me kartë identiteti. Por ka edhe raste spekulimesh, ku ka ankesa se ka shkuar për të marrë zarfin dhe nuk ia kishin dhënë, teksa kur ka figuruar i paregjistruar, nxjerrin justifikime të tjera. Ne duhet të presim deri ditën e fundit, nuk mund të spekulojmë e të flasim para kohe. Nuk mund të flasim pa pasur prova konkrete dhe të bazuara”, tha Celibashi.
Më tej ai shpjegoi edhe denoncimet apo kallëzimet e depozituara deri tani te Task-Forca e ngritur mes SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
“Deri tani ka 130 kallëzime apo denoncime në konsiderim, të depozituara kryesisht nga parti politike, qytetarë, Policia dhe përfaqësues të tjerë, nën dyshimet për krim elektoral të mundshëm dhe që po hetohen apo verifikohen. Ka 130 procedime të regjistruara në SPAK, nga të cilat 8 janë regjistruar nga vetë SPAK”, tha Celibashi mes të tjerash.
-
VIDEO
Diaspora/ Edhe sot nuk mbërriti asnjë votë në Shqipëri, vijojnë problemet në Greqi! Sot afati i fundit për ata që jetojnë në ishujt grekë
Edhe këtë të martë asnjë zarf me votat e emigrantëve nuk ka mbërritur në Shqipëri. Një ditë më parë, kompania postare DHL u arsyetua me faktin se ishin mbledhur pak vota për të nisur avionin.
Në total, 22 mijë votues nga e gjithë diaspora nuk kanë marrë zarfet me fletët e votimit, 11 mijë prej të cilëve për shkak se nuk kanë shënuar adresat e sakta. 80 mijë votues e kanë marrë zarfin, por s’i kanë kthyer.
Në Greqi janë raportuar edhe problematikat më të mëdha. Në total, deri më tani kanë mbërritur 144 783 zarfe në KQZ. Nga Greqia vetëm 23 640 zarfe kanë mbërritur nga 68 380 të dërguara në total.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Celibashi: Greqia problemi kryesor! 21 mijë zarfe s'janë shpërndarë ende në diasporë, 11 mijë votues s'janë gjetur! Integriteti i procesit nuk vihet në diskutim
Kreu i KQZ pranoi se 21 mijë zarfe ende nuk kanë shkuar në adresën e zgjedhësve nga kompania postare, ku nga këto 11 mijë adresa nuk janë gjetur nga kompania postare sepse nuk ka qenë e saktë adresa, kurse në 10 mijë raste të tjera janë njoftuar emigrantët nga kompania, por votuesi ende nuk ka shkuar. Kanë mbërritur mbi 140 mijë fletë votimi, 80 mijë votues e kanë marrë zarfin, por s'e kanë dërguar ende
-
VIDEO
Fushata/ Nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin, kandidatin e Berishës në Lezhë! Akuzoi zyrtarët e PS se po blinin vota dhe intimidonin zgjedhësit
Kandidati i Sali Berishës, Gjin Gjoni është vënë në hetim për shpifje. Policia e Lezhës njofton se ka shpifur për zyrtarë socialistë duke thënë se janë të implikuar në blerje votash. Policia e Lezhës u vu në lëvizje pas kallëzimit që vetë zyrtarët bënë një ditë më parë, të cilët Gjin Gjoni i përmendi me emra publikisht në një postim në Facebook.
-
VIDEO
Rama në Librazhd, ironizon Alizotin: Erdha me shumë frikë se njëri ka thënë ‘do t’ju ha të gjallë’
Kryesocialisti Edi Rama e nisi fjalën e tij në takimin që po zhvillon me qytetarët e Librazhdit me një ironi ndaj Tomor Alizotit, drejtuesit politik të PD në qarkun e Elbasanit, i cili pak ditë më parë ‘kërcënoi’ kundërshtarët politikë se ‘do t’ju hamë të gjallë’.
Me ironi, Rama tha se ka shkuar me frikë në Librazhd pas fjalëve të drejtuesit politik të Berishës.
-
VIDEO
‘Jam betuar para Ismail Qemalit...’, Rama ironizon Berishën me videon e një bufi: Kë do të largojë? Latifin që i mori para dhe s’i gjeti një copë sapun për të larë katranin e listës së zezë
Me një tjetër video të një bufi, Rama ironizon Berishën që thotë se është betuar para Ismail Qemalit se do ta largojë kryeministrin nga Shqipëria. Kryesocialisti shkruan se në fakt ai do të largojë Latifin, i cili i mori gjithë ato para dhe nuk i lau dot njollën e zezë të non gratës.
-
VIDEO
Rama: Mos votoni fare nëse jo për PS! Nuk është higjienike të hedhësh votën për kënetën
Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën teksa tha se nuk është higjienike që qytetarët të votojnë për kënetën.
Një ndjekës, i cili i kërkoi që të largohet me nder dhe t’i lërë vendin të rinjve Rama iu përgjigj: “Këtë e vendos populli që nuk ka mendjen tënde. Është një gjykatës shumë i madh, suprem sovran. Dakord.”
Duke iu përgjigjur një komentuesje që e kritikonte, Rama tha se nëse nuk do të votojë për PS, më mirë të mos votojë fare sesa të hedhë votën për kënetën pasi sipas tij nuk është higjienike nga pikëpamja politike, qytetare dhe kombëtare.
-
VIDEO
'Unë jam vetë i pakënaqur në disa gjëra, por ambicioz për më mirë', Rama: S'jeni të detyruar të aprovoni atë që them, por në asnjë mënyrë kënetën dhe hijet e të shkuarës
Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesje, u shpreh se se edhe vetë është i pakënaqur në shumë gjëra, por shtoi se është ambicioz për t’i bërë më mirë.
"Shqiptarët janë në të drejtën e zotit dhe të të zotit të shtëpisë tëq ankohen sa ta shohin rë nevojshme. Shprehja e pakënaqësisë tregon se ka jo vetëm vend për më shumë por edhe ambicie për më shumë. Unë jam vetë vetë i pakënaqur në shumë gjëra dhe prandaj jam shumë ambicioz për t’i bërë më mirë. Pa diskutim që shëqiptarët nuk duan vetëm të vuajn por shumica e sheh ndryshimin sepse e prek ndryshimin, e ndjen dhe ndjen në radhë të parë atë gjë të madhe që ka ndodhur. Nuk ka ardhur nga qielli por si rezultat i përpjekjes dhe mbështetjes së madhe të shqiptarëve. Që është që shqiptarët sot nuk janë më njerëz që shihen si njerëz pa asnjë vlerë.
-
VIDEO
Rama thirrje emigrantëve në Greqi: Votoni, mos e lini për ditën e fundit! Të afirmojmë përkatësinë evropiane
Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”.
-
VIDEO
Sondazhi i Report Tv dhe ‘Piepoli’/ Nurellari: Votat e LSI janë ndarë përgjysmë, vota e diasporës s’e masim dot! Bregu: PD ka rënie! Peci: Opozita s’ka frymë! Sefa: PS ka punuar me emigrantët
Fushata ka ndezur motorët dhe po shkon drejt finishit, kurse Report Tv dhe Instituti “Piepoli” sollën sot në mbrëmje edhe sondazhin e fundit, atë të rezultatit të zgjedhjeve në të 12 qarqet. Si i shohin rezultatet tw ftuarit e '5 Pyetjet nga Babaramo': Adri Nurellari, Zylyftar Bregu, Indrit Sefa dhe Ervin Peci
-
VIDEO
Berisha takim përmbyllës në Dibër: Rama solli në krye të vendit një grusht hajdutësh që kohërat nuk i kanë njohur kurrë në histori
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të hënë takimin përmbyllës elektoral të koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" në Dibër.
-
VIDEO
‘Gafa’ e PD: Ka Elvis Roshin në koalicion, por në spotin elektoral e përdor për të sulmuar Ramën
Në një nga paradokset më të mëdha të fushatës elektorale, Partia Demokratike ka zgjedhur të sulmojë kryeministrin Edi Rama duke përdorur emrin e një aleati aktual të vetin: Elvis Roshin. Roshi, i njohur për përfshirjen e tij në politikën lokale në Kavajë, është tashmë pjesë e koalicionit të djathtë dhe ka marrë pjesë aktivisht në takime elektorale të kësaj force politike.
Kjo lëvizje ka marrë një formë ironike dhe kontradiktore në postimin e fundit të Andi Mustafajt, i cili megjithëse nuk u përfshi në listat e sigurta për deputet nga Sali Berisha, ka mbetur besnik ndaj tij. Mustafaj, në vend që të shfaqë ndonjë reflektim për formën se si PD po organizohet për zgjedhje, ka zgjedhur të godasë partitë e reja dhe të sulmojë Ramën, duke përdorur si shembull pikërisht Elvis Roshin – tashmë aleat i PD-së.
Ky është një shembull tipik i konfuzionit politik dhe i retorikës që nuk ndjek logjikën, por synon efektin propagandistik. Përdorimi i një bashkëpunëtori aktual si simbol i korrupsionit të kundërshtarit politik është jo vetëm absurd, por edhe dëmton besueshmërinë e fushatës. Nëse ky veprim është ndërmarrë me bekimin e Berishës apo është thjesht një iniciativë personale e Mustafajt, kjo mbetet e paqartë. Por një gjë është e sigurt: nuk mund të luftosh Edi Ramën me Elvis Roshin, që sot e ke në krahun tënd në Kavajë