• VIDEO

    Rama për ‘fjalimin porno-politik’ të Vrenozit: Merrni hak më 11 maj, që askush të mos guxojë të pështyjë më në fytyrën e Korçës, jepini kënetës mësimin më të hidhur për çnderimin

    Në fund të narrativës së tij elektorale nga Korça, kryesocialisti Edi Rama i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të këtij qarku që më 11 maj të merrnin hak për “atë shfaqje porno-politike të Ilir Vrenozit në pallatin e sportit”, ku u çnderua një qytet i tërë”.

    “Ai fjalim porno-politik nga Pallati i Sportit çnderoi Korçën”, tha kreu i mazhorancës në fjalën e tij.

    Ai shtoi se vetë nuk merrte dot hak, pasi nuk është votues në këtë qark, por kujtoi se nuk duhet lejuar që njerëz të tillë të kënetës “të pështynin në fytyrën e Korçës” dhe u duhej dhënë një mësim i mirë me votën e të dielës.

    “Janë të gjithë arsyet e botës që nëse ke një votë për ta hedhur, qepalla te BE. Nëse s’ke votë për qepallën e BE-së, s’të vjen për ta hedhur te qepalla e BE-së, më mirë rri në shtëpi, mos shko fare të votosh. Ju falënderoj nga zemra për durimin, për kulturën. Unë nuk jam korçar, nuk marr dot hak për ju. Unë nuk jam korçar, por kam shokë në Korçë, për të gjithë ju korçarët që e ndjejnë detyrimin që i kanë qytetit, për ju korçarë të modës, rilindësve, Mësonjëtores, edukatave, teatrit, muzikës, kulturës, serenatave, jetës së lartë, të gjithë të marrin hak e duhet t’i japin asaj kënete mësimin më të hidhur që mos të guxojë më njeri në Korçë të vijë dhe të nxjerrë nga goja fjalë që fyejnë Korçën dhe që pështyjnë në fytyrën e të gjithë atyre që i kanë dhënë Korçës bukuri dhe nder”, përfundoi kryesocialisti. 

  • VIDEO

    Rama ironizon LaCivita-n: Latifi erdhi vërdallë, mori 6 milionë dollarë dhe iku! Si korçari te ‘Gjeneral Gramafoni’! Berisha zyrtarisht i rrjedhur dhe i pashpresë

    Kryesocialisti Edi Rama ironizoi nga Korça edhe konsulentin zgjedhor të PD-ADSHM dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se “u tregua i zgjuar, mori 6 mln dollarë dhe iku”.

    Ai e krahasoi atë me një nga personazhet e filmit “Gjeneral Gramafoni”, teksa i përsëriti edhe epitetin “Latifi”.

    “Do shkojmë për një shpresë të madhe, apo për një politikan të lashtë, të pashpresë dhe zyrtarisht i rrjedhur. Është zyrtarisht i rrjedhur, nuk diskutohet, zyrtarisht. Pse do shkojmë më 11 maj ne, për Shqipërinë në BE dhe në Europë apo për hallin e një individi të vetëm? Që do hiqte non gratën se ia kisha vënë unë dhe Sorosi, por a e hoqi?! Na solli dhe një Latif këtu vërdallë. Latifi nga Amerika njëlloj si ai korçari që lozte te Gjeneral Gramafoni, erdhi vërdallë Latifi dhe pasi na erdhi ca kohë vërdallë, Latifi iku. Na doli i zgjuar Latifi, na mori edhe 6 mln dollarë. Nga dolën ato 6 mln dollarë? Ku i gjeti ato para? Apo 7 herë 7 tani na bëjnë 6 milionë?!”, u shpreh Rama mes të tjerash.

  • VIDEO

    Rama miting në Korçë, pritet me këngë patriotike: Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në BE!

    Pas prezantimit të investimeve 10 vjeçare nga qeveria socialiste në tre mandate për qarkun dhe takimit me mbështetësit në Pogradec e Devoll, ai zbriti në kryeqendrën e verilindjes, ku u prit me një kolazh muzikor me motive patriotike dhe serenatash korçare nga grupi i qytetit

  • VIDEO

    Kryesocialisti: Demokratë, votoni një ‘maskara’ si Edi Rama që t’i jepni pasaportën fëmijëve! Nëse s’më doni mua, mos votoni fare siç bëra unë në ’92-shin kur pashë bufin

    Kreu i PS-së, Edi Rama, ditën e sotme nga Pogradeci bëri një apel për demokratët, duke përdorur një autoironi për të gjithë prindërit demokratë. Rama tha se votoni një ‘maskara’ si Edi Rama që t’ua jepni pasaportën fëmijëve.

    Nga ana tjetër, kreu i PS-së tha se nëse nuk do donin të votonin për të, të mos shkojnë të votojnë fare siç bëri ai në ’92-shin.

    "Për këtë pasaportë, babai dhe nëna jote votuan për një maskara si Edi Rama, por ama pasaportën ta dhamë. Po e them për demokratët, mo. Se fjalën e mirë nuk e thonë ata, po punë e madhe, gjithsesi të votojnë për pesën. Nëse nuk e kapërcejnë këtë fare, atëherë të bëjnë atë që bëra unë në mars të ’92-shit, mos të venë fare të votojnë. Se, me thënë të drejtën, unë nuk votoja dot për bufin, të them të drejtën, se ja kam ndjerë erën që kur e kam parë në ‘Qytet Studenti’. Se kush nuk voton, i hap rrugën shumicës. Kështu është rregulli. Le ta bëjmë kështu: mos të votojnë fare. Të çohet burri i botës që në mëngjes të vishet si për dasmë dhe të hidhet në kënetë, nuk e di si mund të bëhet kjo. Demokratët e zakonshëm duhet të bëjnë dhe një sevap. Jo demokratët çyryk, që marrin bufin me tendë. Bufi rri lart mbi kënetë, ata janë poshtë. Një person i lashtë, i dëshpëruar, i pashpresë dhe që ka rrëshqitur. Nuk është në metro."-tha Rama. 

  • VIDEO

    Rama apel nga Pogradeci për emigrantët e Greqisë: Hapini zarfat dhe votoni, nuk ka kohë!

    Kreu i Partisë Socialiste ka folur në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 Majit sot nga Pogradeci për votën e diasporës.

    Rama tha se, edhe pse ka pasur probleme në fillim me shpërndarjen e zarfave të votimeve në Greqi, tani 90 për qind janë shpërndarë. Çdo emigrant, sipas tij, duhet të nxitojë të votojë.

    "Dua të përfitoj nga rasti dhe këtu t’u them atyre që janë në emigracion, ku ka pasur probleme ditët e para me shpërndarjen e zarfave nga DHL, që tani është momenti, që pothuajse zarfat janë shpërndarë në masën 90 për qind; në këtë orë ata t’i hapin, t’i mbushin, të vënë shenjën te 5 dhe t’i nisin. T’i nisin sepse për ta 11 Maji është shumë konkret. Ata, akoma sot, nuk kanë ende pasaportën dhe nuk kanë më sigurinë e qëndrimit."-tha Rama. 

  • VIDEO

    Dëgjon ezanin pranë një xhamie në Pogradec/Rama ndërpret fjalën: Duhet ta bëjmë këtë respekt

    Rama ishte duke mbajtur fjalën në takimin elektoral të Pogradecit dhe ka vendosur ta ndërpresë për një çast fjalimin e tij, pasi nga xhamia pranë nisi të këndohej ezani.

    Gjatë atij momenti, Rama ishte duke folur për arritjet e bëra në rang qarku, sipas tij, gjatë qeverisjes së tij dhe për synimet për integrimin europian.

    "Duhet ta bëjmë këtë respekt", tha Rama kur dëgjoi të këndohej ezani.

    H.K/Shqiptarja.com

  • VIDEO

    Basha: Presim mandate deputetësh në të gjitha qarqet, Tirana ka vëmendjen kryesore! Mbështetje dhe nga diaspora, nuk bashkëpunojmë me të korruptuarit

    Lulzim Basha tha se Koalicioni Euroatlantik ka një mbështetje të madhe qytetare si brenda vendit, ashtu edhe në diasporë. 

    Ai u shpreh optimist edhe në rezultatin që do marrin më 11 maj, duke u shprehur se pretendojnë deputetë në të gjitha qarqet dhe në veçanti në të mëdhatë, ku edhe sistemi elektoral e mundëson. 

    Por përqendrimi mbetet Tirana, e cila ka edhe numrin më të madh të votuesve dhe mandateve.

  • VIDEO

    Basha: partive të reja u uroj suksese, bashkëpunim me to vetëm nëse zbatojnë 3 kushtet! ‘Ngacmon’ dhe Ramën: Ka ardhur koha të largohesh, t’i hanë shokët dardhat pas shpine

    Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Lulzim Basha, e la të hapur derën e bashkëpunimit me të gjitha partitë politike progresiste që do marrin mandate deputetësh.

    Basha u pyet edhe për raportin politik me partitë e vogla apo të reja nëse do të dalë “kingmaker” pas 11 majit.

    “Partive të reja u uroj suksese. Sfidë e madhe që t’u tregojnë shqiptarëve se janë përtej interesave personale dhe më afër shqiptarëve. Bashkëpunim me ta vetëm nëse zbatojnë 3 linjat që shpalla më sipër, mbështetja ndaj SPAK, lufta kundër korrupsionit dhe linja me partnerët strategjikë dhe të BE-së”, tha ai për ‘Studio Live’.

    Basha dha edhe një mesazh nga studio e Report Tv për kryesocialistin Edi Rama, pas serisë së video-dising virtual në rrjetin social që prej nisjes së fushatës, me “7 herë 7 bëjnë 313” apo “ku i ke shokët?”.

    “Në raport me Ramën mesazhi për të është se ka ardhur koha që të largohet. Nuk ka çfarë i jep më Shqipërisë, përveçse ta dëmtojë. Nuk ka më histori, 7 herë 7 bëjnë 313, ku i ke shokët, sepse bëjnë 313 dhe pyetja pse i ke shokët atje? Nuk janë një, dy, katër, por me dhjetëra, zyrtarë të të gjithë niveleve. Dhe ti thua se më hanë kumbulla e dardha pas shpine, kjo tregon ose je i paaftë, ose sa herë fut dorën nxjerr nga një hajdut, ose je pjesë e korrupsionit dhe ka ardhur koha që të largohesh”, përfundoi Basha fjalën e tij, me një tjetër ‘ngacmim politik’ në distancë ndaj kreut të qeverisë.

  • VIDEO

    Basha për Report Tv: Kontrata e lobimit 6 mln USD, për hallet personale të Berishës! PD ka futur ‘mish dhie’ në lista, Metën, Roshin, gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar! Ja 3 kushtet tona

    Kontratën e lobimit 6 mln dollarë të PD-ADSHM me kompaninë amerikane “Continental” Basha e cilësoi në intervistën për 'Studio Live', si një “kontratë për hallet personale të familjes së Berishës”: "Tani edhe shumë demokratë e kuptuan të vërtetën, të mbështesnin Koalicionin Euroatlantik më 11 maj, jemi PD-ja e vërtetë"

    • VIDEO

      Berisha me kapele minatori në Bulqizë: Rama të vij në këtë sallë dhe të dëgjojë hallet e tyre, për çfarë i duhet atyre Lamborghini i Noizyt? I bëre gropën opozitës dhe re brenda

      Kreu i PD Sali Berisha, nga një takim me minatorët në Bulqizë u ndal ka programi i PD për minatorët, që parashkikon rritje rrogash dhe rishikimin e statusit të minatorit.  Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të bëhet pjesë e takimit dhe të dëgjojë problemet që ata kanë. 

    • VIDEO

      Zgjedhjet elektorale të 11 majit / Rama takim përmbyllës me qytetarët në Pogradec

      Rama ndodhet ditën e sotme për të zhvilluar takimet e fundit, 6 ditë përpara zgjedhjeve në bashkitë e qarkut të Korçës.

    • VIDEO

      Bardh Spahia me kryefamiljaret shkodrane: Familja në krizë nga politikat e kësaj qeverie, ta ndëshkojmë me krizë shkaktarin e kësaj plage

      Politikat e këqija të qeverisjes 12 vjecare kanë goditur familjen, duke shkaktuar braktisje të qyteteve e fshatrave, rritje të varfërisë, pasiguri dhe mungesë shprese.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv