-
VIDEO
Berisha nga Librazhdi: Policët të mos i binden urdhrave të shefave të lidhur me krimin dhe kërcënimit të bandave! Administrata të rrijë larg ‘patronazhistëve terroristë’
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, këshilloi Policinë e Shtetit në qarkun e Elbasanit dhe në të gjithë Shqipërinë që të mos i bindej urdhrave të shefave të lidhur me krimin dhe bandat, sikurse të njëjtin sugjerim politik ia bëri edhe administratës, që të mos bëheshish “patronazhistë terroristë”.
Ashtu siç paralajmëroi shpalljen terroriste të bandave kriminale, Berisha tha se do vepronte edhe me patronazhistët, që “do ndiqeshin pas 11 majit dhe deri në fund të jetës”.
“I bëj thirrje punonjësve të policisë mos shkelni mbi djersën dhe mundin tuaj. Pas 11 majit do kompensohen orët tuaja të tepërta të punës, mos iu bindni urdhrave të bandave dhe komisarëve të krimit. Një thirrje kam për punonjësit e administratës, qëndroni të palëkundur, shërbëtorë të qytetarëve dhe besnik të ligjit, mos u bëni terroristë patronazhistë sepse patronazhistët elektoralë do ndiqen gjithë jetën e tyre”, tha ai.
Në fund apeloi për votë ndaj opozitës për të mundur regjimin e kryeministrit:
“11 maji është dita e programit madhështor, e Shqipërisë madhështore, e fitores madhështore!”, përfundoi Berisha discursin e tij elektoral.
-
VIDEO
‘Do t’ju hamë të gjallë...!’ Alizoti kërcënon PS nga podiumi: Mundëm baballarët tuaj që kishin tanke e ushtri, analfabetë e maskarenj! Doktor jepi, se ty të kanë më shumë frikë
Kreu politik i PD për qarkun e Elbasanit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Tomor Alizoti, të cilit Sali Berisha ia ngatërroi pozicionin e detyrës elektorale gjatë fjalës së tij në nisje, kërcënoi mazhorancën nga podiumi në mitingun përmbyllës në Librazhd-Prrenjas, se “do i hanin të gjallë”.
Teksa tha se zakonisht flet gjatë, por “meqë është doktori, do flas shkurt”, ai iu drejtua kundërshtarëve, duke i paralajmëruar që të mos preknin votën, pasi PD kishte mundur baballarët e tyre që kishin tanke dhe ushtri, e jo më socialistët e sotëm.
“Unë kam shumë qejf të flas, por kur është doktori, flas shumë shkurt. Më vjen mirë që Librazhdi dhe Prrenjasi është në shesh dhe ka vrarë frikën. Çdo e vërtetë ka nevojë për guximtarë dhe PD është partia e guximtarëve. Një mesazh për ju që jeni cepave dhe u shkoni njerëzve nëpër shpia për t’ju marrë votat. Mos harroni që ne kemi mundur baballarët tuaj, që kishin tanke, polici dhe ushtri! Juve do t’ju hamë të gjallë! Mos guxoni t’ju shkoni njerëzve natën në shtëpi, mos guxoni t’i prekni dhe kërcënoni, sepse liria e njerëzve është e shenjtë”, tha ai.
Dhe në fund, teksa i tha Berishës që të merrte fjalën pasi atë e kishin frikë më shumë, Alizoti përsëriti kërcënimin e tij, duke i quajtur kundërshtarët “analfabetë dhe maskarenj”:
“Nëse prekni demokratët, nëse vini mina, do ju ndjekim, s’do t’ju ndahemi kudo që të jeni. Do t’ju hamë të gjallë! Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj! Doktor jepi sepse ty të kanë më shumë frikë!”, tha Alizoti, duke ia lënë radhën e fjalimit kreut të partisë, Sali Berisha.
-
VIDEO
Rama në Dimal: Çdo alternativë tjetër përveç PS, të çon drejt humnerës! Kishim një LSI ndjesë pastë, tani këta të rinjtë duan zgjedhje të parakohshme
Kryesocialisti Rama, në një takim që zhvilloi në Dimal, iu drejtua qytetarëve duke thënë se duhet të fokusohen te PS dhe se alternativat e tjera të çojnë drejt humnerës. Rama ironizoi edhe kontratën 6 milionë dollarëshe të PD si dhe shënjestroi partitë e reja, duke i krahasuar me LSI.
-
VIDEO
Diaspora/ Mbi 102 mijë fletë votimi mbërrijnë në KQZ, problematike mbetet Greqia! Janë kthyer 12 mijë vota nga 68 mijë në total
102 197 zarfe me votat e diasporës kanë mbërritur në KQZ. Greqia mbetet problematike pasi janë kthyer 12 mijë vota nga 68 mijë në total.
-
VIDEO
‘Skandaloze të mendosh se vendi duhet përfaqësuar nga këneta’, Rama: 7x7 nuk bëjnë 6 mln për ne! Del ndonjë kukumjaçkë e thotë ‘e mo se kryeministri aq pi një shishe verë…
Duke iu përgjigjur një komentuesi që i shkruante se boll ka qëndruar 12 vite në pushtet, kryeministri Edi Rama tha se nuk qëndron në këtë post për veten e tij, por për vendin. Rama tha se misioni i tij është integrimi i vendit në Unionin evropian, ndërsa e “ftoi” edhe komentuesin të bëhet pjesë duke i dhënë votën PS.
Rama përmendi rastin e ish-kancelares gjermane Angela Merkel për vitet që ka qëndruar në pushtet. Komentoi gjithashtu edhe sulmet që ka marrë për batutën se gjysma e burrave janë “çyrykë”. Sipas tij, është e turpshme që njerëzit të votojnë për kënetën.
-
VIDEO
Rama ‘kapet’ me ndjekësin: E shuan etjen në ujin e kënetës! Ky është vendi yt, nëse do të ishte siç thua ti s’do të zbarkonte gjithë Evropa më 16 Maj
Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, iu përgjigj një komentuesi që i shkruante se dalin pas 12 vitesh si halabakë. Kreu i qeverisë e ironizoi duke thënë se e “shuan etjen” nga uji i ndenjur i kënetës.
“Ky është opinioni yt, komplet personal, i nxjerrë nga uji i kënetës në të cilin shuan etjen se është shumë e qartë. Por ka një gjë. Populli është më i mençur se unë dhe se ti. Populli e di vetë se çfarë gjykon, si gjykon dhe si vendos. Siç mund ta shohësh nga të gjithë sondazhet, shumica e popullit mendon shumë ndryshe nga këneta, kur ti për fat të keq ushqehesh politikisht. Është vërtetë e ulët që një goxha burrë, siç të shoh në fotografi, të përdorë gjithë këto fjalë të rënda, ndërkohë që ky është vendi yt. E kupton, se ti do ta bësh më të mirë. Kjo është fisnike, që t’i do që dikush tjetër ta qeverisë është legjitime. Por ky është vendi yt, nëse do të ishte një vend kështu siç thua ti si do të zbarkonte këtu e gjithë Evropa me 16 Maj.”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama ironizon rezolutën e PPE: Fletë rrufe e kënetës, boria e parë e humbjes ra dje! Ne s’kemi përralla me buf e Latif! Subjektet e reja, imitime të një partie që deri dje ishte ‘e treta e vërteta’
Në bashkëbisedimin me ndjekësit, Rama ironizoi rezolutën e propozuar nga PD dhe të miratuar nga PPE, teksa tha se boria e parë e humbjes në zgjedhje ra dje. Ai ironizoi edhe programin e PD, duke thënë se janë ‘përralla me buf e Latif’. Shënjeshtroi edhe partitë e reja, duke thënë se janë imitime të një partie që deri dje ishte e treta e vërteta.
-
VIDEO
Asllan Dogjani: Shqipëria nuk është e varfër, por e vjedhur, duhet që t'i jepet frymë biznesit, është në mjerim
Asllan Dogjani, kandidat i Partisë Demokratike, deklaroi se Shqipëria nuk është e varfër, por e vjedhur nga keqqeverisja. Ai tha se biznesi është sot në një gjendje të vështirë dha ka ndevojë për mbështetje të qeverisë.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Asllan Dogjani në ‘Repolitix’: Vendi në mjerim, administrata nën presion, Rama kontrollon çdo gjë! Aga: PS ka fituar zgjedhjet sepse vidhen votat
Kandidat i PD Asllan Dogjani, tha se nga takimet që është duke zhvilluar në terren problemi kryesor që has është varfëria. Ai tha se shumica e familjeve shqiptare po përballen me një situatë të rëndë ekonomike. Kandidati i PD Ethem Aga, tha se problemi kryesor që ka vendi sot është shpopullimi.
-
VIDEO
Qefalia për Report TV: Marrim 20 deri në 21 mandate në Tiranë! Deputetë e PD-së nuk i shoh në terren, Elezi: Pika më e fortë në fushatë e PS, Reforma në Drejtësi
Të ftuar në Repolitix në Report TV, dy kandidatët në listën e Tiranës për Partinë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe Kejsi Elezi, janë pyetur nga gazetarët për garën elektorale në Tiranë.
-
VIDEO
Berisha nga Astiri: Rama, dil në debat, njëshat e Shqipërisë do të japin përgjigje më 11 maj! Kjo zonë është lënë pa kopshte dhe çerdhe
Nga Astiri, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje kryesocialistiti Edi Rama që të përballet me të në debat. Kreu i PD-së e akuzoi Ramën për mungesë transparence dhe pasuri të pajustifikuara. Ai akuzoi qeverinë se e ka lënë këtë zonë në harresë.
-
VIDEO
Arkimed Lushaj i heq ‘stresin’ Berishës me puthje
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ishte i pranishëm këtë të mërkurë në takimin elektoral të Sali Berishës në Astir, ku prezantoi kandidatët për deputetë të Partisë-Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore për Qarkun Tiranë, në zgjedhjet e 11 majit
Demokratët u mburrën me praninën e reperit në takim, ndërsa ky u fundit shpërtheu në puthje për kryedemokratin.