‘Krutanët i japin ujë në bisht të lugës!’ Berishës s’i pëlqen më emri i Ramës: Sa piu gotën e ujit në Krujë, u tha kroi! Dumanin e quan hero se e mbrojti për shtëpinë pa leje, as Enver Hoxha s’e bëri këtë

18 Prill 2025, 12:33 | Përditesimi: 18 Prill 2025, 12:33

Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi sot një takim elektoral në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në bizneset e Tregut Artizanal të Krujës. Akuzon Ramën për ndërtimin e shtëpisë pa leje dhe oborrit mijëra metra katrorë, duke thënë se "Dumani dhe SKAPI" po e mbrojnë. Bën ironi me kryeministrin nga Kruja, duke u shprehur se "s'ia përmend emrin", por fjalimin e mbyll me emrin e tij në gojë

r.k./Shqiptarja.com