-
VIDEO
Medalja nga Izraeli, Rama: Nderim në emër të Shqipërisë, populli shqiptar i dha një mësim historik Evropës dhe botës
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te vlerësimi në Izrael, ku mori Medaljen Presidenciale të Nderit.
-
VIDEO
‘Bullizues’, Rama: Unë nuk leh, nuk i them kundërshtarit as mafioz as kriminel! Kam mënyrën time për të mos iu lënë kusur kundërshtarëve
Kryeministri Edi Rama flet për replikat dhe epitetet që i ka vendosur PD dhe Sali Berishës, duke i quajtur herë pas herë buf kënetash. Duke iu përgjigjur komentuesve, kreu i qeverisë thotë se nuk i thotë kundërshtarit as mafioz as hajdut, por thekson se ka mënyrën e tij për të mos i lënë kusur kundërshtarëve politikë.
-
VIDEO
'Pse 800 mijë njerëz janë të blerë?', Rama 'kapet' me komentuesin: Do e shohim kush do ndëshkohet më 11 maj, e kam dëgjuar shpesh këtë këngë
Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se më 11 maj do kalojnë përtej 800 mijë votave, për shkak edhe të votës së diasporës. Rama tha se 11 maji do tregojë se kush do të ndëshkohet.
-
VIDEO
“Të humbasësh BE-në për mustaqet e Çelos…”, Rama-komentuesve: Do të ishte fatalitet i madh
Kryeministri Edi Rama nuk kurseu as ironinë për opozitën, teksa tha se nuk mund të humbasësh integrimin në BE për mustaqet e Çelos.
-
VIDEO
'Sy m'sy', kryeministri Rama nis bashkëbisedimin live me ndjekësit në rrjete sociale
Kreu i qeverisë po iu përgjigjet live pyetjeve të adresuara nga ndjekësit në platformat sociale.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Pullazi: PS e organizuar, PD merret me hallet e Berishës! Kopliku: Bandat janë bërë pjesë e fushatës elektorale! Kthupi: Aleati më i madh i opozitës duhet të ishte SPAK
I ftuar në emision kandidati i PS Florian Pullazi tha se PS në këto zgjedhje është me e organizuar se Partia Demokratike. Sipas tij, PD është parti që Berisha e përdor për të zgjidhur problemet e veta. Teksa u ndal tek reforma në drejtësia, Pullazi tha se drejtësia është nismë e PS dhe është duke funksionuar.
-
VIDEO
Ish-deputeti i PD: Rama vizionar, rri zgjuar për të bërë vepra të mëdha, Shqipëria po merr fizionominë e tij
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë i pranishëm në konkursin e masterplanit për zhvillimin e zonës tek ish-Cirku në qendër të Tiranës, i cili u fitua nga studioja franceze e arkitekturës, L’AUC. Nga të pranishmit fjalën e mori edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, biznesmeni Astrit Veliaj, i cili nuk nguroi të lavdëronte kyeministrin Rama se si e ka ndryshuar Tiranën dhe Shqipërinë.
-
VIDEO
Studio franceze L’AUC shpallet fituese për projektin e zhvillimit urban të zonës së ish-Cirkut
Mbrëmjen e sotme është shpallur studioja fituese për zhvillimin e zonës së ish-Cirkut në qendër të Tiranës. Sipas jurisë, studioja L’AUC kishte projektin më të përshtatshëm për të zhvilluar strategjinë urbane sipas masterplanit të Tiranës.
Juria e vlerësoi studion franceze me votim unanim, sipas prezantuesit që bëri të ditur vendimin.
"Vendimi unanim i jurisë ishte L’AUC si fituese – mund edhe të duartrokisni tani. Edhe siç e thashë më parë, përpara se t’ju shpallim fitues të këtij projekti, më lejoni të përmend disa nga gjërat që kemi diskutuar në juri. Janë disa gjëra që ju do të duhet t’i përpunoni ose t’i merrni në konsideratë. Një nga çështjet ka të bëjë me pozicionin e teatrit – ne e kuptojmë tërësisht. Gjërat që janë bërë nga ana tjetër janë realizuar për të tërhequr njerëzit që të vijnë në këtë zonë. Megjithatë, ne mendojmë se, pavarësisht strategjisë suaj, ju do të gjeni mënyrën e duhur për ta ndryshuar këtë situatë."-tha drejtuesi jurisë
-
VIDEO
Partia Socialiste çel fushatën më 12 prill/ Zgjidhet data si simbolikë e 12 yjeve në flamurin e BE-së
Ndërkohë, më 11 prill, kur nis zyrtarisht fushata elektorale, socialistët do të organizojnë takime masive në çdo qark me gratë dhe vajzat. Kjo strategji bazohet në sondazhet e brendshme, sipas të cilave PS gëzon një mbështetje nga elektorati femëror në nivelin 65-70%.
-
VIDEO
Spahiu: Nëse Berisha ka dijeni që do vidhen votat, pse bëri pakt me Ramën dhe hyn në zgjedhje?
Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv, akuzat e Berishës se në zgjedhje do të vidhen votat. Spahiu tha se nëse Berisha mendon se do të ketë vjedhje votash të mos marr pjesë në zgjedhje përballë PS.
-
VIDEO
Ditë historike për shqiptarët në Mal të Zi, inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin
Inaugurimi i kësaj konsullate për ministrin Hasani është njëkohësisht dëshmi e raportit të veçantë dhe marrëdhënieve mes dy vendeve tona, por edhe një angazhimi të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të lidhur mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
-
VIDEO
Konkursi për masterplanin e zonës së ish-Cirkut, Rama: Tjetër gur i rëndësishëm në zhvillimin urban të vendit! Tirana, lokomotiva e këtij transformimi
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konkursin për masterplanin për zhvillimin e zonës së ish Cirkut në qendër të Tiranës, tha se ky projekt do të jetë një tjetër gur i rëndësishëm në rrugën e zhvillimit urban të vendit. Kreu i qeverisë tha se Tirana mban ‘lokomotivën’ e këtij transformimi epokal.