-
VIDEO
Shiste kokainë në doza në lokal, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë! Sekuestrohet lënda narkotike dhe municion luftarak
Sipas policisë, gjatë kontrollit në lokal, u gjetën dhe sekuestruan një sasi kokaine të ndara në 55 doza, si dhe 10 fishekë luftarakë.
-
VIDEO
Konferenca rajonale 'Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt anëtarësimit në BE', i pranishëm edhe kryeministri Rama
Po zhvillohet Konferenca Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”. Në konferencë marrin pjesë përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
-
VIDEO
Samiti i Komunitetit Politik Europian në 16 maj/ Rama: Krenari që në zemër të Tiranës do të bëhen bashkë liderët e të gjithë kontinentit
Kryeministri Edi Rama thotë se samiti i Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet më 16 maj në Tiranë është një krenari.
-
VIDEO
Gonxhja: Nuk do jemi më tifozë të numrit të turistëve, por të të huajve që harxhojnë këtu dhe rikthehen sërish
Ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, njëkohësisht dhe drejtues politik i Njësisë 6, Blendi Gonxhja ka folur për Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’ edhe për turizmin.
Gonxhja tha se tashmë duhet që fokusi të jetë tek turisti që harxhon para në Shqipëri dhe që rikthehet sërisht dhe jo tek numrat.
‘Kemi një program për tregun e punës, për investimet, vendi po gëlon nga investitor vendas dhe të huaj. Vendi do zhvillojë ekonomin e maleve dhe deteve, vendi do zhvillojë një ekonomi që do të ketë mbi 3 muaj turizëm, ne do të investojmë në hekurudha, në transportin publik. Ne nuk do jemi më tifozë të numrit të turistëve, por të turistit që harxhon shumë dhe vjen këtu për të pasur eksperienca të bukura për të njohur malet, traditën dhe aktivitetet. Shqipëria është një vend që duhet ta kthej turistin disa herë. Një familje turisti duhet të kthehet në Shqipëri disa herë’, tha ai.
-
VIDEO
Kandidatë për kryetar bashkie për Tiranën? Gonxhja: Nuk është pjesë e natyrës sime që të kem plane personale
pyetur nëse do të propozohej si kandidatë për kryetar për bashkinë Tiranë, do të ishte i gatshëm që të pranonte, Gonxhja tha se nuk është pjesë e natyrës së tij që të bëjë plane personale.
‘Unë dua të jem shumë i kujdesshëm për këtë sfidë që kemi para që është 11 maji, unë dua të jem i matur dhe përfaqësoj një person më një bagazh të vetën që lidhet me qytetin dhe me të shkuarën time dhe dua të tregojë një pjekuri të lartë në këtë mision.
Unë se gjej me vend këtë temë tani, jemi këtu për zgjedhjet e 11 majit. Jam thirrur për të kontribuar në fusha të caktuara kam hapur edhe krahun kur ka qenë e rëndësishme për kauzën dhe koston që mund të kishte politikisht institucioni dhe grupimi që unë përfaqësoja, nuk ë është pjesë e natyrës sime që të kem plane personale në avancë për veten time’, tha ai.
-
VIDEO
Gonxhja për Report TV: Kombinati do deputetin e vet, është gjë tjetër sa votohem në qark! Fushata ime është të kërkojë njëherë ndjesë, pastaj të jap premtime
Qasja ndaj komunitetit me përulje dhe me një ndjesë për ato që nuk kanë shkuar si duhet gjatë qeverisjes, janë ‘A’ e fushatës elektorale sipas Blendi Gonxhes, drejtuesit politik të Njësisë 6 në Tiranë për Partinë Socialiste dhe njëkohësisht ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës.
Gonxhja në Report TV, RePolitix theksoi se ai dëshiron fillimisht të identifikohet me Kombinatin, si një kërkesë e banorëve për të qenë deputet i tyre dhe është gjë tjetër sipas tij nëse merr vota të tjera në qarkun e Tiranës.
-
VIDEO
Niko Peleshi viziton familjen e Dritson Kurtit në Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi, vizitoi në Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, familjen e Dritson Kurtit, cili u arrestua në shtator të vitit të shkuar, pasi vajza me të cilën bashkëjetonte vetëm 13 vjeçe solli në jetë fëmijën e tyre.
-
VIDEO
Fushata elektorale/ PSD dhe PD braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, rrezikohen menaxhimi i plazheve publike në Velipojë
Menjëherë pas kësaj lëvizje të këshilltarëve të Tom Doshit, grupi i këshilltarëve të PD-së ka kërkuar 5 minuta pushim për tu rikthyer në sallë dhe vendosjen e bojkotit të këshillit. Sjellja e këshilltarëve të PSD dhe PD ka ngjallur reagimin e keshilltarëve të PS të cilët e kanë cilësuar të papranueshme sjelljen e kolegeve këshilltarë.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Pandeli Majko në Report Tv: Me PS në BE, opozita e përçarë, synojmë më shumë se 70 mandate! Mbështesim drejtësinë, PD kërkon shkrirjen
Deputeti i PS Pandeli Majko në një lidhje live nga Kavaja tha se e vetmja forcë që mund të çojë Shqipërinë në BE është PS. Sipas tij, opozita është përçarë dhe ende nuk është gati që të marr drejtimin e vendit.
-
VIDEO
Durrës/ Rama viziton anijen “Amerigo Vespucci” në shoqërinë e ministrit italian të Mbrojtjes, shkëmbejnë dhurata
Para nënshkrimeve, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri Guido Crosetto vizitoi anije historike dhe turistike “Amerigo Vespucci”, e cila rikthehet në Durrës pas më shumë se dy vitesh do të qëndrojë e hapur për tre ditë. Në fund të turit brenda anijes, Rama dhe Crossetto shkëmbyen mes tyre disa dhurata.
-
VIDEO
Zbardhet vendimi / Pse u la në burg Veliaj? Apeli i GJKKO: Është kryebashkiak në detyrë, ka fuqi të prishë hetimet! I hapet rrugë rekursit në Gjykatën e Lartë
Fakti që Erion Veliaj është ende kryetar bashkie në detyrë për gjykatën e Apelit të GJKKO është një ndër arsyet që ai të mbetet në burg. Në vendimin e zbardhur në vetëm 3 javë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, thuhet se duke qenë kryebashkiak i Tiranës, Veliaj ka pushtetin për të ndikuar te hetimet.
-
VIDEO
A duhet të lejohen të votojnë të burgosurit? ‘Rrogozhina’ hap debat në KQZ, PD: Të mos votojë Veliaj
PD kërkon që të mos votojnë të burgosurit të cilët janë vendosur në qeli jashtë qarkut ku ata janë banorë. Opozita solli sot në KQZ rastin e Erion Veliajt, duke kundërshtuar faktin se ai rezulton votues në qarkun Durrës. KQZ nuk ka miratuar dot një akt të qartë, se cilët të burgosur do të kenë të drejtën e votës më 11 maj.