-
VIDEO
Arben Meçaj në Report Tv: Trump nuk e mbështet Berishën, Chris LaCivita i paguar për fushatë! Logu: PD ka marrëdhënie të mira me SHBA
I ftuar ditën e sotme në emision Studio Livë në Report tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se Trump liftën kundër të korruptuarve e ka në filozofi të tijën. Sipas tij, Chris LaCiavita është i paguar nga PD për fushatë.
-
VIDEO
Firmoset kontrata për prodhimin e anijeve luftarake / Vengu: Do të jetë një bashkëpunim jo vetëm në fushën e mbrojtjes por edhe për pjesën tregtare
Pas firmosjes së kontratës së firmës shqiptare KAYO bashkë me firmën italiane Fincantieri për prodhimin e anijeve luftarake dhe për dhurimin e anijes ‘Libra’, ka folur dhe Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu.
Vengu ka theksuar se kjo ka qenë një vullnet mes dy vendeve për të bashkëpunuar dhe për të shtuar përpjekjet, sipas tij, për industrinë e mbrojtjes.
'Dhurimi i anijes Libra tregon bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe është një akt që tregon miqësinë tonë. Dhurimi i anijes Libra do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve ushtarake të forcës detare shqiptare. Për efektivat e forcës tonë detare, kjo anije do të rikthejë mundësinë e anijeve me kapacitete ushtarake. Dhe përgjigjja jonë në këtë rast, së bashku me Guidon dhe me ekipin e tij që na kanë mbështetur në këtë rast, nuk ka rëndësi të nisesh në një përpjekje por edhe të ngulmosh, siç është dhe motoja e anijes që kemi pranë. Memorandumi që u nënshkrua sot, mes këtij kantieri dhe KAYO, është një hap i rëndësishëm për jetëzimin e Pashë Alimanit. Bashkëpunimi mes KAYO dhe Fincantieri do të ketë një punë të dyfishtë, ai nuk do të fokusohet vetëm në raportet luftarake por edhe në raportet tregtare mes dy vendeve.'-tha Vengu.
-
VIDEO
Në Shqipëri do të prodhohen anije, nënshkruhet marrëveshja me Fincantierin! Dhurohet anija ‘Libra’ për ushtrinë! Ministri italian: Forcojmë bashkëpunimin
Është nënshkruar këtë të martë marrëveshja mes Fincanterit, kompanisë së prodhimit të anijeve me bazë në Itali, dhe KAYO-s, kompanisë shtetërore për sigurinë, që do përfshijë prodhim anijesh, si për nevojat e flotës shqiptare, ashtu edhe në të ardhmen për mundësitë e esksportit.
Në praninë e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe homologut italian të këtij të fundit, Guido Crosetto, u firmos edhe Letra e Mirëkuptimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese "Libra" në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.
Crosetto, në fjalën e tij pas nënshkrimit të dy dokumenteve të mësperme tha se raportet mes Shqipërisë dhe Italisë janë në një fazë shumë pozitive dhe ndërvepruese, e cila do të rritet vazhdimisht, në disa fusha.
-
VIDEO
‘Me Sali Berishën, tani do hingëllijnë të gjithë!’ Petro Koçi ironizon me video-mesazh kreun e PD: Projekti i tij për ‘Shqepërinë madhështore’, Sudja i vitit 2025 me lugë floriri
Deputeti socialist Petro Koçi, i bashkohet serisë së video-mesazheve me ‘dissing’ të politikanëve të partive të mëdha, këtë herë duke e shoqëruar me batuta ironike për kreun e PD-së, Sali Berisha dhe projektin e tij, që ligjvënësi e quan “Për Shqepërinë madhështore”
-
VIDEO
Durrës/ ‘Gazhel, po s’u hap e-Albania, do përfundosh ti shofer kamioni!’ Rama batuta me transportuesit: Po të na japësh ndonjë lek, e bëjmë ne! Ta firmosim, apo u kënaqëm me muhabet...
Kreu i qeverisë e shoqëroi bashkëbisedimin në Durrës ditën e sotme (8 prill) edhe me batuta, duke dhënë përgjigje me nota humori.
Një nga transportuesit e pranishëm në takimin e kryeministrit Edi Rama në Portin e Durrësit, adresoi disa prej shqetësimeve dhe problemeve, ku një prej tyre ishte krijimi i hapësirës për mjetet e transportit, shtyrja e gardhit të zonës në port, por edhe oraret e vendosura nga autoritetet e Doganës dhe Policisë, që i cilësoi të papërshtatshme.
-
VIDEO
Rama në Durrës, takim me përfaqësuesit e transportit: Koncesioni i skanimit i gabuar, e trashëguam dhe shmangëm arbitrazhin! Ulëm kontrabandën, shkollë profesionale për shoferët!
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Portin e Durrësit, pranë përfaqësuesve të bizneseve të transportit, për të dëgjuar shqetësimet dhe për të ndërhyrë aty ku ka vonesa nga fluksi i ngarkesave. Kryeministri tha para përfaqësuesve të transportit dhe biznesit se do ndërtohet porti i ri në Durrës që ndodhet në fazën e dytë të shpalljes së fituesit: Do jetë port ultramodern
-
VIDEO
Vizita e Kallas në Tiranë, Hoxha për Report TV: Dha mesazh inkurajues dhe vlerësues për reformat! Përafrimi i legjislacionit me BE në rrugë e sipër
Hoxha 'zbërtheu' mesazhet që përcolli Kaja Kallas me vizitën në Tiranë. Sipas saj, mesazhi i kryediplomates së BE ishin inkurajuese dhe vlerësuese për reformat.
-
VIDEO
Kryeministri Rama në Portin e Durrësit, takim me përfaqësuesit e biznesit të transportit
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Portin e Durrësit, pranë përfaqësuesve të bizneseve të transportit, për të dëgjuar shqetësimet dhe për të ndërhyrë aty ku ka vonesa nga fluksi i ngarkesave, për të shtyrë përpara eksportet shqiptare
-
VIDEO
Idrizi kritika Berishës: Asnjë çam në listë të mbyllur! Në aleancë me Dulen? Firmosa me PD, PBDNJ duhej të ishte në krahun tonë
Shpëtim Idrizi e sheh me kritika koalicionin me Sali Berishën duke theksuar keqardhjen që ai ndjen se si Partia Demokratike, përfshirë edhe socialistët, nuk futën në lista të mbyllura asnjë kandidat çam. Për bashkëjetesën në një aleancë me Vangjel Dulen, Idrizi tha se ishte në kushte të detyrueshme për tu futur në një koalicion, por tha se si parti për të drejtat e njeriut edhe Dule duhej të radhitej në krah të çamëve përballë gjenocidit grek ndaj tyre.
-
VIDEO
Kallas në Tiranë: Anëtarësimi realitet, s’ka rrugë të shkurtër veç reformave! Rama: Më 11 maj marrim rezultatin e duhur, mbyllim negociatat brenda 2027-ës
Shefja e diplomacisë së BE nga Tirana tha se vendi ynë e ka vendin në Union, por theksoi se nuk ka rrugë të shkurtër veç zbatimit të reformave. Kryeministri thekson se ambicien për të përfunduar negociatat deri në 2027. Kaja Kallas nuk i shpëtoi as pyetjeve për debatin e brendshëm politik, duke theksuar se në procesin e integrimit duhet të përfshihen të gjitha palët.
-
VIDEO
Rama: Ne bëmë reformën dhe mbështesim drejtësinë, që nga 1912 asnjë zyrtar i lartë nuk përballej si sot me ligjin! Gurthemel dhe rrugë e pakthyeshme, BE na ndihmoi
Në Tiranë u nënshkrua marrëveshja për financimin nga BE të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Kallas tha se BE jep 90 mln euro për hekurudhën, ndërsa kryeministri theksoi se ky 5-vjeçar do jetë periudha kur do kthehen hekurudhat në Shqipëri
-
VIDEO
Tarifat doganore të Trump/ Rama: Asnjë shqetësim, qasja jonë komode për volumin e tregtisë që kemi me SHBA
Kryeministri Edi Rama komenton tarifën doganore prej 10% që SHBA ka vendosur edhe ndaj vendit tonë.