-
VIDEO
Gjylameti: S’po kërkoj vota nga deputetët e sigurt të PS, synojmë 20 mandate në Tiranë! Alimehmeti: Lista jonë u bë nga Kryesia, përgjegjësitë pas 11 majit
A ka luftë të brendshme brenda PD dhe PS për votat e 11 majit që i nxjerrin kandidatët e listave të hapura deputetë të parlamentit, pasi janë edhe më të rrezikuarit?
-
VIDEO
Qeveria hije e PD-së dhe emrat e ministrave nëse fiton më 11 maj? Alimehmeti: Shikoni kush prezanton programin sipas fushave dhe mbani shënim me laps!
Debati në studion e ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme u fokusua edhe tek ajo që mund të ndodhë pas 11 majit nëse dy forcat e mëdha fitojnë, PS për mandatin e katërt dhe PD për t’u rikthyer në pushtet pas 12 vitesh në opozitë.
-
VIDEO
‘Repolitix’/ Gjylameti: Programi i PD si ‘Liza në botën e çudirave’, kemi rritur rroga e pensione që nga 2013! Alimehmeti: PS na vodhi programin, e realizojmë në 100 ditë, jo me ‘prit gomar, të mbijë bar’
Të ftuar në panelin e moderatorit Denis Minga, në Report Tv, ishin deputetja socialiste Blerina Gjylameti dhe kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, gjithashtu dhe dy gazetaret e televizionit, Raziela Myslimaj dhe Danjela Maloku
-
VIDEO
Raporti i SPAK: Shqetësuese, policia përgjysmoi referimet në vitin 2024! Qytetarët kryesojnë në denoncime! 16 grupe kriminale, anëtarë edhe zyrtarë
Në raportin e vitit 2024, SPAK e sheh shqetësues faktin që referimet nga Policia e Shtetit janë përgjysmuar, në krahasim me vitin paraardhës, ku ishte institucioni kryesor referues. Besimi është rritur nga qytetarët, të cilët marrin primatin. Në 2024, SPAK evidentoi 16 grupe kriminale, 10 prej të cilëve të provuar. U rrit numri i pasurive të sekuestruara, por u ulën konfiskimet, ndërsa vlera e të dyve është në rritje.
-
VIDEO
'E lule lu, unë për ty, po ti...!' Rama i përgjigjet Bashës me video-postim ironik: S'je më ai Lul tsunami, ke ra! Të tremb ai dreq bufi, ala i thua 'doktor'! Të shkuli si dhemb qumështi me qysqi
Episodi 9-të i 'serialit' 'Zgjimi i Lulit'/ Kryeministri Edi Rama, pas një pauze të shkurtër, i është kthyer ‘serialit’ me video-dissing virtual për Lulzim Bashën, duke i përcjellë mesazh, ironizuar dhe përgjigjur pas deklaratave të fundit dhe video-postimeve në Facebook të kreut të KEA-s
-
VIDEO
GJKKO urdhëroi hetim për Xhaçka-Gaçi, i paditi Beleri nga burgu! Prokurori Dado s'i gjeti shkelës në tjetërsimin e 10 mijë m2 në Himarë! ‘Odisea’ e mandatit të deputetes deri në ‘Venecia’
Edhe pse e kishte mbyllur çështjen pasi nuk gjeti vepër penale, Prokuroria e Posaçme do të jetë e detyruar të regjistrojë si procedim penal një padi të Fredi Belerit ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi. nëse nuk e ankimon në Apel. Për padinë e Belerit u dënua ish kryebashkiaku Goro, dhe lidhet me tjetërsimin e 10 mijë m2 tokë në Himarë, ku Gaçi do bënte investimin strategjik.
-
VIDEO
Sekretari i Jashtëm britanik në Kosovë: Angazhim rigoroz nga qeveria e re në procesin e dialogut! Osmani propozon marrëveshje për mbrojtjen dhe ekonominë
Mbretëria e Bashkuar pret nga qeveria e re e Kosovës një angazhim më rigoroz në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Mesazhi u dha në Prishtinë nga sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar që vizitoi Kosovën ku zhvilloi takime me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.
-
VIDEO
Paqe, jo amnisti! PS, lehtësi fiskale biznesit të madh: Çdo fitim mbi rritjen ekonomike tatim 5%, jo 15%
Programi elektoral i Partisë Socialistëve parashikon edhe një lehtësi fiskale për biznesin e madh, në mënyrë që të nxitë deklarimin e të ardhurave që deri më sot shumë i fshehin përmes bilanceve të dyfishta vetëm për t’i shpëtuar tatimit. Ajo që kryeministri Edi Rama e quajti “ Paqe fiskale” për 3 vite, lidhet me uljen nga 15% në 5% të tatimit për çdo fitim shtesë që biznesi deklaron mbi normën e rritjes ekonomike të vendit.
-
VIDEO
Kodheli për Report TV: PS do shkojë 20 mandate në Tiranë
E ftuar në Sot Live në Shqipëri në Report Tv, Kodheli ka folur në lidhje me objektivat e PS-së në Tiranë. Nga ana tjetër ajo ka thënë se është gatshme të pranojë sfideën e listë së hapur dhe se beson se do të fitojë.
-
VIDEO
Petro Koçi i bashkohet 'serialit' Rama-Basha: Pse kruhesh o Lul? 7x7 ka disa rezultate, këtë herë do jetë 2025! Thumbon dhe Berishën: Është bërë me keq se Biden
Në një video, deputeti i kujton Bashës se nuk duhet të merret me Ramën ndërsa i thotë atij se 7x7 ka disa rezultate, duke i përmendur humbjet gjatë zgjedhjeve në vite.
-
VIDEO
Emiriana Sako i përgjigjet akuzave të Berishës: Të fiket llamba duke folur, s’di më çfarë thua
Kryebashkiakiaja e Durrësit, Emiriana Sako i është përgjigjur akuzave të bëra nga Sali Berisha gjatë vizitës në Durrës një ditë më parë. Ndalur tek rindërtimi, Berisha u shfaq tek një familje në Durrës duke akuzuar se nuk i është dhënë dëmshpërblimi, por Sako sot e përgënjeshtroi duke thënë se familja në fjalë nuk ka aplikuar asnjëherë për dëmshpërblim.
Edhe Sako i përgjigjet Berishës me një buf kënete, ndërsa i thotë Berishës se i fiket llamba duke folur dhe nuk di më se çfarë flet
-
VIDEO
Rama në rubrikën ‘Sy më Sy’, i kthen përgjigje komentuesit nga Durrësi: Kur ti ma dhe votën në 2013 Durrësi kishte ujë vetë 3 orë
Rama i është përgjigjur komentuesit se në kohën kur ai ka marrë qeverinë nuk kishte ujë në ditë pothuajse në çdo vend. Kryeministri tha se janë investuar rreth 60 milionë euro më shumë se në të gjitha vitet e mbledhura së bashku.