-
VIDEO
Masakra e 2 prillit/ Berisha e mbron Spahinë nga Shkodra pasi u dërgua për gjykim: Na nderon! Sulmon Benet Becin
Në Shkodër, bastioni i Partisë Demokratike që e humbi me Bardh Spahinë përballë Benet Becin, Sali Berishën e çoi 2 prilli, ditë që përkujtohet si masakra e fundit e komunizmit në vend, pasi 34 vite më parë, më 2 prill 1991, u ekzekutuan katër persona të pafajshëm pas një proteste kundër komunizmit.
Nga atje, kreu i Partisë Demokratike vazhdoi sulmet ndaj kryebashkiakut Beci dhe qeverisë Rama. Ndërsa mbronte Bardh Spahinë, i cili u dërgua sot për gjykim nga institucionet e drejtësisë, Berisha sulmoi Benet Becin, duke thënë se ndaj tij ka një dosje të rëndë, por mbrohet nga kryeministri Rama.
"Shkodra ka ditur të triumfojë gjithmonë mbi diktatorët dhe diktaturat. Kësaj here, Shkodra do u japë leksionin më të merituar atyre që menduan se mund ta nëpërkëmbin. Shkodra është bastion i përjetshëm i vlerave të konservatorizmit, i besimit tek Zoti, tek familja, tek atdheu. Këtu këto vlera nuk kanë vdekur kurrë dhe nuk vdesin kurrë. Këto janë vlerat themelore të lirisë, këto janë vlerat themelore të konservatorizmit.
-
VIDEO
Paratë në fushatën elektorale, Zannier: Ne do ta ndjekim këtë çështje, do jemi në terren
Lamberto Zannier, drejtuesi i misionit të OSBE/ODIHR është pyetur ditën e sotme nga gazetarët nëse do të ketë në fokus dhe çështjen e ‘parave në fushatën elektorale’.
Sipas drejtuesit të misionit një nga çështjet më në fokus të ekipit të tij do të jetë dhe ky fenomen.
Zannier, deklaroi se ekipi i tij do të vlerësojë të gjitha aspektet e zgjedhjeve, përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të parave të krimit në fushatë.
“Metodologjia jonë e vëzhgimit përfshin edhe këtë çështje. Do të analizojmë situatën në terren dhe masat e marra mbi rekomandimet e mëparshme,” tha Zannier.
-
VIDEO
‘Për kë bien këto sirena?’, Basha ironizon Ramën: Tani që amerikanët u kthyen në SPAK a do ‘trashet’ 7x7 = 313?
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar sërish kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ky i fundit nuk u kthen përgjigje qytetarëve që e pyesin tek rubrika e tij “hu m’hu” për amerikanët që u kthyen në SPAK.
-
VIDEO
Dorëzohen certifikatat për rezidentët në 'Durana Tech Park', Rama: Produkti i parë konkret i një vizioni që dukej utopik
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në eventin për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e parë te Durana Tech Park, hapësira që do të bëhet epiqendra e rritjes së sipërmarrjeve, zhvillimit teknologjik dhe ekonomik e rajonit.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Misioni i OSBE nis punën, 300 vëzhgues për zgjedhjet! Zannier: Do monitorojmë edhe fushatën në rrjetet sociale
Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit ka nisur punën në Tiranë. Ambasadori Lamberto Zannier në një konferencë për mediat tha se 300 vëzhgues afatshkurtër do monitorojnë standardet, 26 vëzhgues afatgjatë do shpërndahen në Shqipëri.
Zannier theksoi se do të ketë një vëmendje të veçantë për zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të ODIHR mbi standardet e zgjedhjeve, si dhe për monitorimin e fushatës në rrjetet sociale.
“Një ditë pas zgjedhjeve do kemi gjetjet dhe përfundimet paraprake të misionit që do prezantohen ditën pas zgjedhjeve dhe në fund një vlerësimin tërësi i të gjithë procesit të zgjedhjeve që do bëhet me raportin përfundimtar”, tha ai.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Nis prodhimi i fletëve të votimit për diasporën, përgatiten në Slloveni! Celibashi: Çdo zgjedhës do ta marrë vetëm personalisht zarfin zgjedhor! Brenda edhe një udhëzues
Celibashi deklaroi se çdo zgjedhës mund ta marrë vetëm personalisht zarfin zgjedhor me mjet identifikimi, që do t'u dërgohet nga operatori i shërbimit postar. Posta do shkojë 3 herë në orare të ndryshme.
-
VIDEO
‘Repolitix’/ Bala: Nëse Britania certifikon zgjedhjet, a do e pranojë Berisha rezultatin po humbi? Kalaja: Jam mosbesues te SPAK! Çaça: Task-Forca në ambasadë për krimin zgjedhor! Vata: E zakonshme
Debati në Report Tv/ A e ka marrë Ambasada e Britanisë së Madhe çështjen e monitorimit të zgjedhjeve, pas thirrjej për informim në selinë e saj të Task-Forcës SPAK-Prokurori e Përgjithshme-KQZ? A bëhet për t'i hequr alibinë humbësve për vjedhje zgjedhjesh, pas hetimit që do i bëhet krimit zgjedhor dhe pse Britania?
-
VIDEO
Habit Berisha: Themelet e shtëpisë së Ramës janë 57 metra, kjo është në kundërshtim me ligjet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vazhdon talljen me shqiptarët në këtë fushatë zgjedhore me premtime të cilat kishte plotësisht në dorë t’i realizonte gjatë kohës që ishte kryeministër.
-
VIDEO
‘Lufta e brendshme’/ Kalaja: Nëse vota e PD do orientohet, do e denoncoj! Çaça: Fushatës tonin do ia japin kandidatët e listës së hapur! Bala: PS i la ‘ujqërit’ për të mbledhur votat!
Vota preferenciale mbetet një rrezik për këto zgjedhje që do të mbahen më 11 maj. Këtë rrezik e kanë ndjerë edhe kryetarët e dy partive të mëdha, PD e PS.
-
VIDEO
'Hangart', hapet shtëpia e re e artistëve, Rama: Na duhen menaxherë të zotë në art, do investojmë! Skena e rraskapitur e Teatrit Kombëtar i hapi rrugë të riut
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në eventin HangArt. Kryeministri Rama vuri theksin tek mangësitë që ka vendi për drejtues të aftë institucionesh që talentet artistike t’i kthejë në burim ekonomie. Kryeministri tha se në këtë drejtim do të investohet.
-
VIDEO
‘Lubi Balluku porositi biftekun 1 mijë euro!’ Berisha akuza qeverisë dhe firmos 'kontrata' legalizimi me banorët sikur të ishte kryeministër
Ndërsa prezantoi programin për legalizimet, shëndetësinë, rrogat, infrastrukturën dhe pensionet, ai hodhi edhe akuza ndaj qeverisë dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, që e cilësoi “të zhytur në korrupsion”. Premton rikthimin e moshës së pensionit dhe legalizime, të cilat nuk i bëri dot kur ishte në pushtet
-
VIDEO
Kryeministri Rama dhe ministri Gonxhja inspektojnë kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë: Spektakolare, më e madhja në Ballkan! Ekstravagancë dhe shkencë
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, inspektuan sot (1 prill) kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. I mahnitur nga projekti dhe realizimi i deritanishëm, Rama u shpreh: Histori më vete kjo, shkencë dhe spektakolare!