-
VIDEO
Zgjedhjet/ Rama mesazh kandidatëve të PS: Mos bëni fushatë jashtë zonës suaj, deputetët në listë të mbyllur të mos orientojnë votën
Rama po vendos 'vijat e kuqe' të garës brenda të tijëve tashmë që ethet elektorale janë bërë edhe më të forta. Ai u kërkon kandidatëve për deputetë të mos ndërhyjnë në zonat elektorale të kolegëve të tyre për një garë sa më të ndershme, ndërsa kandidatëve në listë të sigurt u kërkon të mos lobojnë për 'shokët' e partisë, të cilët i ka vendosur në listë e hapur.
-
VIDEO
Sali Berisha bëhet lëmsh, nga 8% e çon në 10% taksimin e dividentit! Ja reagimi epik i biznesmenit
Në vazhdën e takimeve në prag të fushatës së 11 majit, Berisha ishte sot në një takim në një biznes fasonerie në qytetin e Durrësit, ku prezantoi programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’, për sipërmarrjen me moton ‘Made in Albania’.
-
VIDEO
Kryeministri Rama dhe ministri Gonxhja inspektojnë kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulurës për fëmijë: Spektakolare!
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, inspektuan sot (1 prill) kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë
-
VIDEO
Po trafikonin 2 armë nga Kosova në Tiranë për 10 mijë euro, dy në pranga! Blutë i ndoqën nga Morina, pistoletat prodhim belg (VIDEO)
2 shqiptarë të Kosovës u arrestuan pasi tentuan të trafikojnë 2 pistoleta prodhim belg në Tiranë për t’i shitur 10 mijë euro. Ata u ndoqën dhe kapën nga policia në autostradën Lezhë-Fushë Krujë. Njëri prej tyre rezulton i dënuar në Zvicër për trafik droge.
-
VIDEO
FOTO/ Berisha shfaqet në Durrës krah Arjan Ndojës, ish-prokurorit të shkarkuar për lidhjet me krimin! Në 2019 i bënë atentat, sot kandidat për deputet i PD
Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi disa takime në Durrës, ku premtoi ulje taksash dhe të ashtuquajturën “paketë e dhembshurisë”. Berisha u shfaq në krah të ish- prokurorit Arjan Ndoj, i shkarkuar nga Vettingu për lidhje me krimin tashmë kandidat i PD në Durrës.
-
VIDEO
Rama: Me diasporën, rezultat spektakolar! Akuzat se kopjuam programin, qesharake! Nuk ishte Kodi i Da Vinçit! S’ka integrim me bufin, BE s’është studio konsulence
Pas dy takimeve në Greqi, kryeministri Rama tha se me votën e diasporës do të arrijnë rezultat spektakolar më 11 Maj. Ai i cilësoi qesharake akuzat e opozitës se iu ka kopjuar programin, ndërsa ironizoi Berishën duke thënë se BE nuk merren me persona që kanë probleme me drejtësinë. Një koment bëri edhe këshilltarin amerikan të Berishës, duke thënë se Unioni nuk është studio konsulence.
-
VIDEO
E akuzoi se ka marrë 45 mijë euro nga ‘Çopjat’, Lapaj padit Shehajn në SPAK për shpifje: Jam sulmuar në mënyrë të pakuptimtë
Pas një sërë akuzash se ka marrë 45 mijë euro nga një kompani e Çopjave, Adriatik Lapaj ka paditur për shpifje në SPAK Agron Shehajn. Ai thotë se ka pritur që Shehaj të reflektonte, ndërsa i cilësoi akuzat ndaj tij si të pabaza dhe denigruese ndaj figurës së tij.
-
VIDEO
Rama në rubrikën ‘Sy më sy’: Është momenti ynë për në BE, po përputhen fatet e përbashkëta
Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në rubrikën “Sy më sy’ për rëndësinë e përfshirjes së Shqipërisë në BE. Rama ka kërkuar nga shqiptarët e diasporës që të bashkohet në këtë moment si e ka quajtur Rama, në këtë ‘përputhje të fatit’.
"Ndërkohë që tani të gjithë shqiptarëve dhe atyre të Greqisë dhe të Italisë, mbarë botës kudo ku janë u them se ky është momenti ynë, është momenti i përputhjes së fateve në asnjë moment tjetër të kohës qysh se jemi çliruar nga diktatura komuniste dhe kemi hyrë në rrugët e Europës për tu bërë pjesë e pandashme e BE-së. Ky moment e ka përputhur fatin tonë europian dhe fatit të BE-së që sot është i mëshiruar në dëshirën dhe në ambicien për të zgjeruar rradhët dhe gjendemi aty, gjendemi në kohën e duhur. Vendi që ata duan të përfshijnë bashkë me Malin e Zi", tha Rama.
-
VIDEO
Rama ironizon opozitën: Në pasqyrat e darkës dëgjoj që ata thonë se dhe nëse ‘Këneta’ fiton hyjmë në BE! Qesharake
Edi Rama, Kryeministri Shqipërisë mëngjesin e sotëm në rubrikën ‘Sy më sy’ ka ironizuar opozitën për mesazhet,që sipas tij përcjellë çdo mbrëmje për premtimin e tij në lidhje për hyrjen e Shqipërisë në BE. Sipas tij ata që teorizojnë negativisht këtër premtim janë njerëz që kanë përfituar shumë nga ky vend.
-
VIDEO
Rama ironizon Berishën dhe LaCivita: Po na vjen sherifi, pu-pu-pu! Ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistash?!
Kryeministri Edi Rama ka folur mëngjësin e sotëm në rubrikën ‘Sy më sy’ si çdo të martë dhe të enjte.
Rama ka ironizuar opozitën dhe këshilltarin e jashtëm Chris LaCivita në lidhje duke nënkuptuar se nga burojnë të ardhurat për punën e tij.
"Nuk është muhabet, nuk është mubabet kënete që hajt po mblidhemi dhe po bëjmë një program dhe po marrim dhe sherifin. Po na vjen dhe sherifi. Këta turista janë të gjithë të mirëpritur të vinë, po këta turista që marrin kaq shumë para dhe si i marrin është një pyetje. Ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistash. Megjithatë të vinë, bujrum të vinë", tha Rama.
H.K/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Rama batuta nga ‘Sy më sy’: Kur më thonë pse e pi kafen pa sheqer, i them jam i ëmbël vetë
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursye batutat mëngjesin e sotëm kur një një komentues e pyeti se me sa sheqer e pi kafen.
Rama: Me sa sheqer e pi kafen? Me zero sheqer. Edhe në fakt kur më thonë a do sheqer, i them jo se jam i ëmbël vetë dhe në fakt jam më i ëmbël se sa dukem në të vërtet. Ishte dhe një gjë shumë e bukur me këta, të rinjtë e FRPD-së pasi ndënjtëm nja 1 orë, më thoshin mua, ‘Ore po pse kështu je ti?’. Në fakt je ndryshe nga televizori, në fakt unë jam ashtu si jam, por nuk e di pse më tregon televizori të zymtë, se di pse. Megjithatë çfarë rëndësie ka kjo unë nuk jam kandidat në ndonjë martesë, sepse kam një martesë të lumtur nuk jam për tu dukur bukur, apo për tu dukur i ëmbël apo i thartë. Jam këtu për të bërë punën dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.
-
VIDEO
‘PS, shkollë e promovimit të të rinjve’, Rama: Po përgatisim një gjeneratë tjetër! Të votosh moçalishtet e reja të hapura...
Kryeministri Edi Rama tha se PS është një “shkollë” e promovimit të të rinjve. Gjatë bashkëbisedimit live me ndjekësit, ai tha se kur erdhi në pushtet, PS kishte një gjeneratë të re, ndërsa sot, po përgatitet për një tjetër brez. Nuk la pa ironizuar edhe partitë e reja të vogla, duke iu referuar si “moçalishte”.
“Unë kam një opinion të krijuar në vite e eksperienca tanimë që çështja e skuadrës është e skuadrës në kuptimin që nuk është çështje individësh, por funksionimi i gjithë skuadrës. Ajo qe them është se PS është shkollë e vërtetë e kultivimit dhe promovimit të të rinjve dhe sot ka një skuadër, që është skuadra më e re. I kemi të rinjtë me shumicë në listën e mbyllur. Ky është ndryshim i madh me të tjerët.
Të votosh moçalishtet e reja që janë hapur, mund të kesh në parlament një person, ndërkohë që duke votuar për ne, do të kesh shumë të rinj e të reja në parlament, që janë praktikisht baza e gjeneratës tjetër të lidershipit të PS. Sot lidershipi i PS përbëhet nga një gjeneratë që ishte e re kur ne morëm detyrën. Tani një tjetër gjeneratë po rritet hap pas hapi në akademinë politike me hapësirat që kemi krijuar, kemi bërë trasnformim radikal të skuadrës që kishim", tha Rama.