-
VIDEO
Rama batuta me emigrantët në Athinë: Mos e hapni zarfin me dhëmbë, kujdes që të mos ‘hani’ votën
Kryeministri Edi Rama, nuk kurseu as batutat në takimin që mbajti me emigrantët në Athinë.
Kreu i qeverisë iu tha që të mos e hapin zarfin me dhëmbë pasi do të ‘hanë’ votën.
-
VIDEO
Rama ‘debat’ me emigranten në Athinë: Nëse administrata do ishte zero, s’do na thoshte hajdeni BE! Mos më thoni se në Greqi është perfekt çdo gjë
Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur pyetjes së një shqiptareje pjesëmarrëse në takimin në Athinë, tha se ka ende punë për të bërë dhe nuk mund të lihen në dorë të bufit të kënetës.
-
VIDEO
‘Edhe në hënë të na çosh do i lëmë punët për orën e fundit’, Rama: Pres mbështetje masive nga shqiptarët e Greqisë, votoni numrin 5
Kryeministri Edi Rama thotë se më 11 maj pret mbështetje masive nga shqiptarët në Greqi.
-
VIDEO
Rama batuta me të riun nga Athina: Ti i martuar je? A ja ke thënë asaj që ke përkrah? Merre për darkë se po e shoh nga sytë që mezi po pret
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer nga Athina batutat me pjesëmarrësit në sallë, pas pyetjes së një të riu për kreditë e buta për çiftet e reja.
-
VIDEO
Rama: Ju i duheni vendit në 11 Maj, mësoni gjuhën greke dhe kulturën e tyre por nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je dhe atë që e ke në pasaportën tënde si ‘Shqiptar’
Kryeministri Edi Rama sot në takim me shqiptarët e Athinës ka folur për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Ai theksoi se 11 Maji do ta bëjë pasaportën e Shqipërisë njëlloj si me vendet e BE-së.
-
VIDEO
Rama nga Athina: Kemi rezerva kur drejtësia lajthit ndonjëherë, sot të gjithë shqiptarët e njohin Altin Dumanin! Ne i lamë shpatën në dorë, se dikur e mbante shpatën bufi për të burgosur Fatos Nanon
Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Athina edhe për drejtësinë. Rama është ndalur në një fragment të gjatë lidhur me pushtetin gjyqësor. Kreu i qeverisë u ndal dhe te kryeprokurori Altin Dumani, duke thënë se sot atë të gjithë e njohin falë qeverisë së tij që ia dha ‘shpatën’ drejtësisë.
-
VIDEO
‘Këneta dhe dashuria ime Luli s'e donin reformën në drejtësi dhe u mbyllën në çadër’, Rama nga Athina: E dinim që shpata do të binte edhe mbi kokat tona! S’jemi penduar, por jemi krenarë
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te reforma në drejtësi, duke thënë se PS është e vetmja garante. Sipas kreut të qeverisë, opozita nuk donte ta votonte as vettingun, as SPAK dhe madje u mbyllën në çadër. Ai ironizoi edhe partitë e vogla duke thënë se kanë ndërruar vetëm fytyrat.
-
VIDEO
Rama ironizon Berishën nga Athina: Bufit të kënetës i duket vetja super sexy! Rri e mbretëron në llum, e kemi peshqesh nga komunizmi
Kryeministri Edi Rama, nga Athina ku po mban takimin me emigrantët, ironizoi edhe Sali Berishën, të cilit i referohet si ‘bufi i kënetës’. Rama tha se bufi i Tiranës nuk është si bufi i grekëve apo romakëve, që ishte simbol i urtësisë, por është peshqesh nga komunizmi.
-
VIDEO
Rama kërkon votën e shqiptarëve në Athinë: Njohjen e pensioneve të mos e marrim nga marrëveshja me qeverinë greke, por përmes anëtarësimit në BE
Kryeministri Rama kërkoi votën e shqiptarëve në Athinë duke thënë se tashmë ka një rrugë tjetër për të arritur njohjen e pensioneve dhe jo duke negociuar me qeverinë greke, por përmes anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
-
VIDEO
Rama shqiptarëve të Athinës: Vetëm ne na thonë në aeroport kur hyjmë, se kur do ikësh! Kjo me pasaportën e BE-së nuk do të ndodhë
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Athina në takimin me shqiptarët në kuadër të takimeve të diasporës. Ai tha se vota në 11 Maj ka rëndësi për faktin, se sipas Ramës nuk do të hyjmë në aeroport më si të veçuar.
-
VIDEO
Rama nga Athina: Asnjë prind nuk duhet të luajë me votën e 11 majit, koha për të hyrë në derën që na ka hapur BE
Kryeministri Edi Rama kërkon nga Athina votën e të gjithë shqiptarëve, duke thënë se asnjë prind nuk duhet të luajë me votën e 11 majit, pasi është koha që Shqipëria të futet në BE.
-
VIDEO
Rama-emigrantëve në Athinë: Me pasaportën e BE, do të uleni në çdo tryezë evropiane përgjithmonë si shqiponja
Kryeministri Edi Rama iu tha emigrantëve se me pasaportën e BE, do të ulen në çdo tryezë të Evropës përgjithmonë si shqiponja.