-
VIDEO
Programi i PS-se në mandatin IV/ Brenda 2026 çdo shqiptar me ID digjitale, 12 qytete do monitorohen me kamera! Amnisti periodike për gratë e të miturit
Në fushën e rendit kryeministri Rama premton se në mandatin e katërt brenda vitit 2026, çdo shtetas shqiptar do të pajiset me kartën e identitetit digjital, e cila do të jetë gjithashtu pjesë e Kartës Europiane të Identitetit Digjital.
-
VIDEO
Mbrojtja/ Rama: Flota detare së shpejti me një anije luftarake të madhe! Rilindim shkollën e aviacionit
Sa i takon fushës së mbrojtjes, kryeministri Rama tha se kanë dhjetëfishuar investimet për këtë diakster, nga 28 milionë euro në 280 milionë euro. Rama tha se sot ushtria shqiptare është ushtria më e paguar në rajon dhe theksoi se deri në 2030 pagat e ushtarakëve të jenë sa mesatarja e ushtrive të NATO-s. Kreu i qeverisë tha se së shpejti flota detare do të pajiset me një anije luftarake të madhe dhe 3 anije të tjera luftarake. Po ashtu, kreu i qeverisë lajmëroi se do rilindin shkollën e aviacionit.
-
VIDEO
Programi i PS për mandatin 4 në Kulturë/ Rama: Pas Teatrit, kantier dhe Muzeu Kombëtar! Qendra kulturore shqiptare në disa shtete të botës
Në programin e katërt të qeverisë në kulturë janë tre 3 projekte madhore: Galeria Kombëtare, Teatri Kombëtar dhe Muzeu i Madh Kombëtar. Po kështu në plan është ngritja e Qendrave Kulturore Shqiptare në Botë
-
VIDEO
Rama: Digjitalizimi i plotë i Kadastrës, brenda 2028 mbyllim procesin e legalizimeve
Gjatë prezantimit të programit të PS, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te Kadastra. Rama tha se brenda vitit 2026, do të përfundojë digjitalizimi i plotë i sistemit të kadastrës falë financimit të përbashkët nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Evropian.
-
VIDEO
SHBA u rikthye/ Berisha 'shpall zyrtarisht' se do shpërbëjë SPAK nëse vjen në pushtet: Armë në dorën e Ramës! Në krah të tij Gjin Gjoni
Ndonëse SHBA rikonfirmoi mbështetjen për drejtësinë shqiptare duke rikthyer në punë ekspertët e OPDAT, Sali Berisha nuk ndal sulmet ndaj SPAK duke e quajtur produkt të ekstremit të majtë. Me Gjin Gjonin në krah si specialist, Berisha prezantoi programin e PD për zhbërjen e reformës në drejtësi. Ndërsa sulmon SHBA dhe BE për bekim të narkodiktaturës në Shqipëri.
-
VIDEO
Turizmi/ Rama: Deri në 2030 shkojmë në 20 mln turistë, kemi mbi 50 kontrata me hotele me pesë yje
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria turistike është bërë trend evropian. Ndërsa paraqiti programin për PS, Rama tha se nga 12 mln turistë që ishin në 2024, synojnë që kjo shifër deri në 2030 të arrijë në 20 milionë. Rama nënvizoi se turizmi tani kontribuon me 5 miliardë euro në ekonomi, duke përfshirë rritjen e rëndësishme të numrit të hoteleve me pesë yje, aktualisht 50.
-
VIDEO
'Nuk jam rrugaç t’i bie derës me shkelm për Saliun', qytetari-Ramës: Po ta bëja, do isha si Talo Çela që e kam komshi
Kryesocialisti Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku ka mbajtur një fjalim mbi transformimin e Parkut Metalurgjik nga një trashëgimi industriale, në një hapësirë të gjelbër.
Pasi mbajti fjalën, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me pronarët e bizneseve në zonë, ku një ndër ta u shpreh se edhe pse ka pasur Talo Çelën ngjitur biznesit, ai ka zgjedhur të mos bashkohet pasi dëshiron ta bëjë gjumin e qetë.
"Sala të lufton ty, unë s’të luftoj. Unë s’jam budalla t’i bie murit me kokë se do fitojë Sala. Nuk jam rrugaç t’i bie derës me shkelmë, unë trokas.
-
VIDEO
Programi i PS-së për mandatin IV/ 90 % e territorit furnizim me ujë 24 orë
Në fushën e furnizimit me ujë, Rama premton se 90 % e territorit do të ketë furnizim me ujë 24 orë
-
VIDEO
Rama: Shqipëria do të bëhet sovrane në prodhimin e energjisë, ulëm çmimin për 95% të klientëve familjarë
Kryeministri Edi Rama prezantoi programin e PS për mandatin 4, ku u ndal edhe tek fusha e energjisë. Ai nënvizoi se për herë të parë, qeveria aktuale ka rritur prodhimin e energjisë dhe ka zgjeruar burimet e saj, duke u bërë më pak të varur nga importet. Një tjetër arritje e theksuar ishte ulja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë me 10.5% që nga 1 shkurti, ku 95% e klientëve familjarë përfituan ulje çmimi.
-
VIDEO
Berisha e quajti bufin simbol të mençurisë nga Greqia dhe Roma e lashtë, Rama e ironizon: Ai s’ka lidhje me kënetën, po ky u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga komunizmi
Në konferncën për shtyp të një dite më parë Sali Berisha u shfaq me një buf në tavolinë, të cilin e konsideroi si simbol të mençurisë. Kreu i qeverisë shprehet se bufi i greko-romakëve s’ka lidhje me kënetën
-
VIDEO
Rama: PS e vetmja forcë që garanton reformën në drejtësi, ne ia dorëzuam shpatën! Bufi i kënetës kërkon votën që të shkrijë SPAK
Kryeministri Edi Rama thotë se ai dhe PS janë e vetmja forcë politike që mund të garantojnë vijueshmërinë e reformës në drejtësi. Rama shigjetoi edhe Berishën kur tha se bufi i kënetës kërkon votën më 11 maj, që më 12 maj të shkrijë SPAK.
-
VIDEO
'Brenda mandatit të katërt 700 km rrugë të reja', Rama zbulon projektet e reja infrastrukturore
Kryeministri Edi Rama zbulon projektet e reja infrastrukturore për mandatin e katërt.