-
VIDEO
‘Këneta ka probleme të rënda me aritmetikën’, Rama nga Athina: 1 milionë e 327 mijë të punësuar sot në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama nga Athina shigjetoi Partinë Demokratike, duke thënë se këneta ka probleme të rënda me aritmetikën. Rama tha se gënjejnë sikur PS nuk hapi 300 mijë vende siç kishte premtuar, ndërsa iu përgjigj me shifra duke thënë se sot rezultojnë 1 milionë e 327 mijë të punësuar në Shqipëri.
-
VIDEO
‘Në mandatin e katërt, rrisim pagën mesatare në 1 mijë euro’, Rama thirrje emigrantëve të kthehen: Nesër do të jeni më mirë se këtu
Kryeministri Edi Rama, në takimin me shqiptarët e Athinës, bëri edhe një bilanc, me kohën kur erdhi në qeveri.
-
VIDEO
Rama shqiptarëve të Athinës: Një taksist sot këtu më tha, ‘Kur erdhëm ishim 100 shkallë më poshtë, sot jemi vetëm 1 shkallë’, kjo shprehje më inkurajoi pa masë
Kryeministri Edi Rama ka qenë në Athinë ditën e sotme për të takuar shqiptarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit. Rama tha se ky është takimi i fundit përpara zgjedhjeve.
-
VIDEO
Sali Berisha i sjell kërcimtare Doris Pack
Videoja që qarkullon në rrjet, ku Pack e fiksuar mes koreografive të Ansamblit të Kavajës mundohet të kuptojë nëse ndodhet në një takim politik apo një festival folklorik, është më shumë se qesharake: është diagnoza perfekte e një partie që ka humbur busullën, seriozitetin dhe orientimin politik.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Kryeministri vijon turin me Diasporën në Greqi: Faleminderit shqiptarëve të Kretës, sot në 17:00 në Athinë!
Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në Greqi në një tjetër tur takimesh me diasporën shqiptare, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, pasi emigrantët votojnë për herë të parë pas ndryshimeve ligjore
-
VIDEO
Kryeparlamentarja Spiropali uron Komunitetin Mysliman: Rrezaton tolerancë, progres dhe harmoni! Vëllazëria mes komuniteteve është realitet, jo slogan
-
VIDEO
Rama: Ne duam që fëmijët kudo që ndodhen të mësojnë shqip, në javët në vijim do t'iu prezantojmë aplikacionin e gjuhës shqipe
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nga Kreta ditën e sotme se 8 mësues nga 50 që janë caktuar në Greqi për t'u mësuar shqip fëmijëve në diasporë do të jenë në Kretë.
Nga ana tjetër, Rama njoftoi dhe lançimin e një aplikacioni që sipas tij do ta bëjë më të lehtë mësimin e gjuhës shqipe për ata që jetojnë jashtë.
Rama: Ne kemi nisur një program për mësimin e shqipes dhe kemi vendosur në dispozicion 50 mësues, nga të cilët 8 janë këtu në Kretë. Nga këtu dua të them se qëllimi ynë është që lidhja me gjeneratën e fëmijëve është për shumë më tepër se kaq. Programi i mësimit të shqipes do të zgjerohet qoftë drejtpërdrejt këtu, ose me një aplikacion që thuajse është gati dhe është një aplikacion që gjithkush mund ta fusë në telefonin e vet, që të mësojë gjuhën në formë shumë tërheqëse. Ne duam që fëmijët jashtë Shqipërisë të zgjedhin të jetojnë ku të duan, por ama çdo herë që të dëgjojnë shqip, të dinë jo vetëm se çfarë thuhet, por dhe çfarë thonë.
-
VIDEO
Rama shigjeton partitë e reja nga Kreta: Shitësit e qilimave iu kërkojnë votën, rinia në lista ka babanë, mamanë e krushkun
“Natyrisht këto nuk mund ti bëjnë as ata shitësit e qilimave, besoj i keni parë që dalin nëpër diasporë dhe thonë na jepni votën ne rinisë dhe ata rinia në listat e kandidatëve kanë babanë dhe mamanë dhe xhananë, dajën, krushkun sepse nuk i kanë dot aq njerëz sa ti vënë në lista dhe sepse kjo është mënyra se si e shohin ata besnikërinë ndaj partisë, jam shumë krenar sepse u kemi dhënë të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë, në çdo qark dhe çdo komunitet, në komunitetet jashtë kufijve, një skuadër që është skuadra e partisë më të re dhe skuadra e partisë më të vjetër”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Me pasaportën e BE-së, do merrni pensionet për punën që bëni këtu dhe fëmijët tuaj nuk do quhen më ‘student të huaj’
Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë është ndalur në fjalën e tij në disa përfitime që sipas atij të jep pasaporta e BE-së.
Rama theksoi se çdo shqiptar që punon në tokë të huaj do marr pensionin sipas punës që ka bërë dhe çdo student do jetë njësoj me të gjithë të tjerët në Europë dhe nuk do të ndihet më sipas tij i huaj.
Rama: Dhe ndërkohë shteti këtu ju njeh që në momentin që merrni pasaportën, pensionin për punën që keni bërë këtu. Me pasaportën e BE-së, ju jeni njësoj në realitetin e përditshëm, por dhe në realitetin e ligjit, me italianët në Itali, me spanjollët në Spanjë, pavarësisht se disa nga ju këtu i kanë dokumentat, por s’kanë pasaportën, disa s’kanë fare, por vetëm me pasaportën bëheni subjekt i të gjitha shërbimeve. Dhe të gjithë ata që sot janë këtu dhe prindër, dhe kanë fëmijët e tyre të vegjël, që një ditë presin t’i çojnë në universitet, në momentin që kanë pasaportën europiane të Shqipërisë dhe të jenë njësoj si fëmijët grekë, por studentë të barabartë, jo studentë të huaj siç janë deri tani. Prandaj, sa i përket jetës tuaj këtu dhe të gjitha andrallave dhe përtej peripecive, është në dorën tuaj që Shqipëria në 2027 të mbylli negociatat dhe me të drejta të plota në BE.
-
VIDEO
‘Më 11 Maj, të gjithë kuqezi’, Rama përshëndet në greqisht: Efkaristo! T’i japim një mesazh BE dhe Greqisë se duam të jemi të barabartë
Kryeministri Edi Rama, në takimin me emigrantët në Kretë, tha se më 11 Maj duhet të vishen të gjithë kuqezi për Shqipërinë në BE.
Kreu i qeverisë tha se shqiptarët duhet t’i përcjellin BE-së dhe anëtarëve të unionit, përfshirë edhe Greqinë se duam që të jemi të barabartë dhe të respektuar.
-
VIDEO
Shqiptarët ‘dehen’ nga ovacionet, Rama: Do ua sjell Shqipërinë këtu, si sot 1 vit do hapim konsullatën shqiptare në Kretë
Rama nga Kreta u ndal ditën e sotme dhe në një njoftim i cili u prit me shumë ovacione gjatë takimit nga shqiptarët e pranishëm.
Rama tha se si sot një vit më pas në Kretë do të jetë konsullata e re e Shqipërisë.
Rama: Kreta është një ishull kokëfortësie, njerëzit më kokëfortë kanë dal këtu në Kretë dhe keni trumfuar këtu dhe prandaj unë dua tju them se si sot 1 vit, këtu do të jetë në dispozicionin tuaj Konsullata e Shqipërisë. Ju nuk do keni nevojë të shkoni në Athinë, njësoj siç shkodranët apo vlonjatët e kanë tmerr kur i thonë shkoni në Tiranë, unë e di që dhe ju e keni tmerr kur ju thonë shkoni në Athinë, por ne do tja u sjellim shtetin shqiptar këtu në Kretë.
-
VIDEO
‘Përveç nesh, askush tjetër në Tiranë nuk e donte votën e diasporës’, Rama-emigrantëve: Historia e Shqipërisë në këto 3 mandate është e ngjashme me atë të familjes tuaj
Kryeministri Edi Rama, në takimin me emigrantët në Kretë, tha se njëra prej pyetjeve që ata kanë shtruar shpesh është plotësuar: vota e diasporës, për të cilën tha se disa në Tiranë nuk e donin.
“Të takohesha me shqiptarë që jetojnë këtu, edhe gjetkë, por sidomos këtu, duhet tu përgjigjesha dy pyetjeve kryesore. Njëra e kam marrë përgjigjen, tjetra pret. E para kur do të na jepet edhe ne mundësia që të votojmë si shqiptarë në Shqipëri pa qenë e nevojshme që të marrim rrugët për të hedhur edhe ne votën tonë. Ka qenë përpjekje jo e shkurtër, jo e lehtë sepse përveç nesh, askush tjetër në Tiranë nuk e donte votën e shqiptarëve jashtë atdheut, për një arsye, se e kuptonin shumë mirë se nëse shqiptarët jashtë do të fitonin të drejtën të votonin nga jashtë, atëherë padiskutim që ky do të ishte një tjetër avantazh për ne, për PS, për forcën që sot vazhdon të qeverisë vendin dhe që e ka transformuar Shqipërinë nga një vend që ishte shumë e vështirë t’ja thoshe emrin pa u ndjerë keq para të huajave, në një vend emrin e të cilit sot e respekton çdo i huaj. Por jo vetëm kaq. Unë besoj se ata në Tiranë e kuptonin që syri juaj, vëzhgimi dhe gjykimi juaj është me një distancë të mjaftueshme dhe bazohet në një eksperiencë të mundimshme pune për të qenë një gjykim shumë objektiv sepse ju ia dini punës dhe sakrificave të punës më shumë se çdo kush tjetër. Ju e dini, që punët duan mund të madh, ju e dini që rritja e ekonomisë së familjes do mund dhe durim të madh, që të arrish të pranohesh nga të tjerët përmes rezultateve të punës do vërtetë kokëfortësi dhe ambicie të madhe dhe në një farë mënyre historia e Shqipërisë së këtyre tre mandateve është shumë e ngjashme me historinë e familjes dhe të shtëpisë tuaj. E ngjashme me historinë e marrëdhënieve tuaja me fqinjët rreth e rrotull. Dikur nuk kishit shtëpi, flinit nëpër fusha, strehoheshit në një kënd, kush iu përdorte si krah pune, sot ju shkoni në shtëpitë tuaja këtu e kudo në Greqi dhe anembanë Evropës. Sot juve letrat ju vijnë në adresën që mban emrin e babait tuaj. Sot rreth e rrotull grekë apo çfarë do qofshin, këta këtu nuk iu shohin më nga lart poshtë dhe s’kanë më shans që t’ju përbuzin. Sepse nuk jeni të detyruar t’ju thonë mirë mëngjes edhe kur iu thonë plaç. Kjo e juaja është historia e rivendosjes së emrit Shqipëri dhe shqiptarë aty ku e meriton, historia e vendosjes së reciprocitetit të respektit të ndërsjellë dhe detyrimit për të na respektuar ku i respektojmë në marrëdhëniet mes fqinjëve dhe çdo shteti tjetër."