-
VIDEO
‘Investoni në tokat tuaja’, Rama-emigrantëve në Kretë: Kemi dijet dhe eksperiencën e duhur! Për 500 aplikantët e parë, asnjë detyrim ndaj shtetit
Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje emigrantëve në Kretë që të investojnë në tokat e tyre, dhe të përfitojnë nga Paketa e Maleve.
Kreu i qeverisë tha se ata kanë dijet dhe eksperiencën e duhur, dhe se nëpërmjet Paketës së Maleve, nëse përfshihen në 500 aplikantët e parë, nuk do të kenë detyrime për shtetin për 10 vite.
-
VIDEO
'Dje flinit në fusha dhe ju jepnin lëmoshë', Rama me shqiptarët e Kretës: Nuk do keni më nevojë për pasaportën greke
Kryeministri Edi Rama nga Kreta, foli për rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE.
Dje flinit nëpër fusha dhe ju jepnin lëmoshë, sot ju shkoni në shtëpitë tuaja, sot fqinjët tuaj rreth e rrotull, po sidomos këta këtu nuk ju shohin më nga lart poshtë dhe nuk kanë më asnjë shans që t’ju përbuzin, se nuk jeni më të detyruar ti thoni mirëmëngjes edhe kur ju thonë plaç. Kjo e juaja është ekzaktësisht historia e rivendosjes së emrit Shqipëri dhe shqiptarë aty ku e meriton, historia e vendosjes së reciprocitetit të respektit të ndërsjellë dhe detyrimit për ti respektuar kur i respektojmë në marrëdhëniet e çdo fqini të çdo shteti tjetër.
Në momentin që të gjithë bashkë keni pasaportën shqiptare bëheni jo vetëm të barabartë, por edhe po aq sa edhe grekët sa edhe çdo europian tjetër, subjekt i të gjitha shërbimeve që ky vend i jep shtetasve të vet. Dhe të gjithë ata që sot janë këtu prindër dhe kanë fëmijët e tyre të vegjël, që një ditë presin t’i çojnë në universitet në momentin që kanë pasaportën europiane nuk kanë nevojë për pasaportën greke që të jenë njësoj si fëmijët grekë apo fëmijët e tjerë student europian dhe jo studentë të huaj në Europë. Prandaj sa i përket jetës suaj këtu dhe të ardhmes suaj këtu dhe peripecive që keni kaluar për gjithë çfarë lloj arsyesh, ka një përgjigje, është në dorën tuaj vota e 11 majit dhe brenda kësaj dekade të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.
-
VIDEO
Rama nga Kreta: Komuniteti i shqiptarëve në Greqi meriton një respekt të veçantë, për të gjithë atë që kanë hequr këto 30 vite
Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka folur ditën e sotme nga Kreta në një takim me shqiptarët që jetojnë atje. Rama gjatë fjalës së tij ka folur se komuniteti i Greqisë meriton vlerësim të veçantë, sepse sipas tij kanë hequr më shumë nga çdo komunitet tjetër i shqiptarëve në diasporë.
Rama: Naim Frashëri na tha të gjithëve se dielli lind andej nga perëndon dhe kështu, dekadë pas dekadë, Ëndrra Europiane e shqiptarëve mori një hov tjetër kur rinia doli në rrugë, dhe u bashkua duke thirrur: "E dua Shqipërinë të Europës." Mua nuk më pëlqen fjala diasporë dhe shqiptarët e diasporës janë regjistruar për t’i dhënë jetë, një ëndrre reale që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së dhe janë 65 mijë ndër ta të cilët janë këtu në Greqi. Janë ata dhe pasardhësit e tyre që kaluan kufirin, të papërkrahur dhe krejtësisht të vetëm dhe duke i hyrë detit në këmbë dhe që sot janë pjesë e pandarë krenarie e Shqipërisë. Komuniteti i shqiptarëve në Greqi meriton një vlerësim të posaçëm se ka hequr më shumë nga të gjithë dhe ja ka dalë si askush tjetër.
-
VIDEO
Rama nga Kreta: Mos prisni 10-15 vite për dokumentet greke, më 11 maj votoni për pasaportën e BE! Marrëveshja me Greqinë për pensionet më e vështira
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me shqiptarët në Kretë, u ndal te çështja e dokumenteve dhe të drejtave të emigrantëve në Greqi. Ai theksoi se shqiptarët nuk duhet të presin pafund për dokumentet greke apo marrëveshjen e pensioneve, por më 11 maj të votojnë për forcën e duhur për të marrë pasaportën e BE.
"Pyetja e dytë që pret të marrë përgjigje është pyetja që shumë nga ju shpesh bëni për dokumentet. Për të qenë më në fund të njëjtë të barabartë pa asnjë dallim jo vetëm në jetën e përditshme të punë , por edhe në letrat e këtij shteti. Sot kemi mundësinë e artë që ndërkohë që kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë një marrëdhënie pozitive me fqinjët tanë në Greqi, të mos presim se deri kur do të bëhen dokumentet për të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu, as të mos presim se deri kur do të përfundojë negociatat për marrëveshjen e pensioneve, që është më e vështira, po më 11 maj të votojmë të gjithë bashkë aty ku gjendet forca e duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, që atë pasaportën që mund t’iu duhet edhe 10-15 vite nga shteti grek, ta merrni nga shteti shqiptar si pasaportë e BE", tha Rama.
-
VIDEO
Rama me shqiptarët në Kretë: Në këtë vend kanë lindur njerëz që i kanë dhënë shumë Greqisë e Evropës! Këtu e ka origjinën edhe miku ynë Kyriakos Mitsotakis
“Më në fund m’u dha mundësia që të vij këtu në Kretë, në vendlindjen e Zeusit, në vendin ku janë ndërruar njëri pas tjetrit romakët, bizantinët, arabët, venecianët, otomanët deri kur në 1913 Kreta iu bashkua Greqisë. Ky vend ku historia ka parë jashtëzakonisht shumë dhe ka lënë shënim shumë gjëra me shumë rëndësi jo thjesht për Greqinë dhe për kombin grek, por për të gjithë Evropën, Këtu në Kretë zeusi rrëmbeu princeshën, të cilën pastaj e çoi diku tjetër dhe ndërkohë emri i saj ishte E vropa dhe nga këtu Evropa mori emrin. Prandaj Kreta konsiderohet djepi i qytetërimit evropian. Këtu kanë lindur shumë njerëz që i kanë dhënë shumë Greqisë por edhe mbarë Evropës dhe kulturës botërore. Që nga piktori Doménikos Theotokópoulos tek Nikos Kazantzakis, shkrimtari legjentar i Greqisë dhe kanë lindur edhe burra shteti të rëndësishëm…te Mitsotakis, e prej këtu e ka origjinën kryeministri aktual, miku ynë, Kyriakos Mitsotakis.”, u shpreh kryeministri.
-
VIDEO
Balla ndan pyetjen që i bëjnë më shumë shqiptarët në Diasporë: Më pyesin a do vini pas zgjedhjeve? I them sot mbajeni mend mirë, vetëm ne dhe Edi Rama mund të vijmë sërish
Taulant Balla, drejtuesi politik i Diasporës ka folur ditën e sotme nga Kreta në një takim me shqiptarët që jetojnë atje. Balla ka ndarë në fjalën e tij një episode personal, ku tha se çdo shqiptar që ka takuar i bën pyetjen a do vish sërish pas zgjedhjeve. Balla tha se Rama dhe Partia Socialiste do të jenë aty me ata.
-
VIDEO
Agron Shehaj: Synojmë 1 mandat në Korçë, marrim 10% të votave në rang kombëtar
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj zhvilloi një takim elektoral në Korçë, nga ky shprehu synimin se në këtë qark do të marrin një mandat në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Shehaj tha se Ilirian Agolli është deputeti i ardhshëm i partisë Mundësia për qarkun e Korçës.
“Absolutisht po! Hajde të të prezantoj deputetin e ardhshëm të partisë Mundësia. Ilirian Agolli është deputeti i ardhshëm i partisë Mundësia për qarkun e Korçës. Nuk ka djalë më të mirë dhe që mund të përfaqësojë më mirë qytetarët korçarë në parlamentin e ardhshëm. Është shembulli që duhet të japim në Shqipëri”, tha Shehaj.
I pyetur se sa deputetët mund të marrë në zgjedhjet e 11 majit, Shehaj tha se synojnë mandat deputeti në të gjitha ato qarqe që prodhojnë më shumë se 10 mandate, si psh edhe Tirana.
-
VIDEO
Rama i rikthehet turit të diasporës/ Pasditen e sotme takohet me shqiptarët në Kretë, nesër në Athinë
Pasditen e kësaj të shtune, ai do të mbajë një takim me emigrantët në Kretë. Takimi nis në orën 18:00 në stadiumin “Kladiddos”.
-
VIDEO
Rama shpalos programin: Nga janari 2026, paga minimale 500 euro, pensioni minimal 200 euro! ‘Kryepremtimi’ i PS: 'Paqe fiskale' me biznesin për 3 vite
Paqe fiskale me biznesin për një periudhë 3-vjeçare ishte kryepremtimi i Ramës për ekonominë në prezantimin e programit qeverisës për mandatin e katërt. Ai u zotua për pagë minimale 500 euro dhe pension minimal 200 euro, duke thënë se nuk janë premtime imagjinare, por kalkulime që janë përllogaritur me detaje nga çdo ministri, për t'u zbatuar si një buxhet i qeverisë. Rama: Na duhet mandati 4 për pasaportën e BE-së!
-
VIDEO
Meta audio mesazh nga qelia: Rama ka nisur të vjedhë premtimet elektorale të opozitës! 11 Maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë
Në një postim në rrjete sociale, Meta, i cili është pjesë e listës së hapur në qarkun e Tiranës, kërkon votën më 11 Maj, ndërsa e cilëson një ditë të fitores së shqiptarëve.
-
VIDEO
Rama: Më 11 maj votë masive, mandati i katërt për pasaportën e BE! T’i japim mesazhin e duhur Brukselit
Integrimi në Bashkimin Evropian dhe garantimi i pasaportës evropiane për shqiptarët, duket të jetë karta më e fortë e programit elektoral të socialistëve për zgjedhjet e 11 majit. Për këtë, Kryeministri Edi Rama tha se vota e 11 majit duhet të jetë një fitore më e thellë, jo vetëm si mbështetje ndaj të majtëve, por edhe si një mesazh ndaj Brukselit, se sa shumë e duam integrimin.
-
VIDEO
Programi i PS-se për mandatin IV/ Papunësinë e ulim në 6%, pensioni mesatar 400 euro, firmosim marrëveshjen me Greqinë për pensionet
Kryeministri Rama premton se në mandatin e katërt papunësia do të ulet në nivelin 6%, ndërkohë që pensioni mesatar do të jetë 400 euro, dhe pensioni minimal 200 euro. Sa i takon marrëveshjeve për njohjen e pensioneve premton që brenda mandatit të katërt të firmosë marrëveshjen me Greqinë.