-
VIDEO
Rama ironizon PD nga Shkodra: Shih çfarë liste për deputetë kanë bërë, si luftë kundër komunizmit
Kryeministri Edi Rama, në takimin me sipërmarrësit në Shkodër, ironizoi edhe opozitën. Në përgjigje të një komenti të një sipërmarrësi, kreu i qeverisë përmendi shkollën ‘Ndre Mjeda’ në mes të qytetit, e cila ishte lënë në harresë kur bashkia drejtohej nga PD, ndërsa tani po rikonstruktohet.
Rama tha me ironi se PD ka pasur mendjen që të luftojë komunizmin dhe jo të bëjë punë për qytetin.
Pjesë nga diskutimi:
Sipërmarrësi: Ka qenë një luftë shumë e vështirë edhe politike, ekonomike se jam luftuar saqë deri me ardhjen në pushtet të PS, PD e ka pasur të ndaluar që edhe punëtorët e bashkisë me ardhur me pirë kafe.
Rama: Lufta kundër komunizmit i ka këto rregulla. Ata kanë luftuar komunizmin kështu që nuk kanë pasur gjë me ty. Kam vajtur sot me Benetin të shkolla Nndre Mjeda nuk më besohet akoma që në Shkodër, në mes të qytetit, të jetë edhe ajo shkollë atje, nuk më besohet se ajo shkollë nuk ekziston më në qytete të tjera. Ajo shkollë ishte si me qenë ’92, një tmerr. Por ama lufta kundër komunizmit i ka këto sakrifica. Nuk kanë bërë shkollën, por kanë luftuar komunizmin. Shih çfarë liste për deputetë kanë bërë, luftë kundër komunizmit.
-
VIDEO
‘Thethi është shkollë’, Rama: Vizitorët në Shkodër janë rritur ndjeshëm dy vitet e fundit, nevojë për më shumë njësi akomodimi
Kryeministri Edi Rama tha se gjatë viteve të fundit numri i vizitorëve në Shkodër është rritur ndjeshëm, ndaj është e nevojshme që të shtohen edhe njësitë akomoduese.
“Veprat kryesore dhe lidhjet kryesore, e gjithë pyetja se kush bërë në fillim e pastaj. Kjo lidhet me çfarë fitojmë mbrapsht ekonomikisht që të kemi mundësi që çfarë investojmë të kthehet në ekonomi disafish. Po të shikosh se çfarë po ndodh me Shkodrën nga shifrat, është absolute që nevoja për më shumë njësi akomodimi do të rritet në mënyrë të konsiderueshme se nga fluksi i vizitorëve ka rritje të madhe vitet e fundit dhe për njësi akomodimi ka nevojë të madhe. Sot në qytet janë rreth 200 njësi mesatare ose të vogla por duhet më shumë edhe në zonën brenda sepse të gjithë këto njësi që janë më brenda, në formën e agroturizmit, ose hoteleve malore kanë vlerë jashtëzakonisht të madhe. Thethi e tregon qartë, është shkollë. Nga pikëpamja e bukurive natyrore ke gjithandej, ama aty është shkollë. Në Theth bën takim me banorët, dhe aty 85 përqind i ke të rinj. Janë me biznes, kanë hapur një derë dhe bëjnë lekë me mikpritje. Pagat në Theth janë më të mira. E shohin Shqipërinë nga këneta ose nga studiot natën që flasin broçkulla. Pagat janë super.”
-
VIDEO
Rama takim me të rinjtë në Shkodër: Prezantojmë skuadrën e re për Shqipërinë në BE
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me të rinjtë në Shkodër, ku do të prezantojë skuadrën e re për Shqipërinë në BE
-
VIDEO
Rama takim me sipërmarrësit e rinj në Shkodër, shumë prej tyre të kthyer nga emigracioni
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër, ku po zhvillon një takim me disa sipërmarrës të rinj, shumica e të cilavë janë kthyer nga emigracioni.
-
VIDEO
Rama inspekton projektin në hyrjen e lumit Buna, e krahason me shëtitoren në Vlorë: Do të jetë një fuqi tërheqëse
Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe Drejtori i Fondit të Zhvillimit Dritan Agolli. Rama ka parë nga afër nivelin e punimeve në territor dhe e ka krahasuar projektin e Bunës të ngjashëm me atë të shëtitores në Vlorë.
Kreu qeverisë tha se aty do të krijohet një hapësirë e madhe ndërveprimi, sipas tij që do ndikojë në turizëm.
Fillimisht Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, tha se rruga e re është investim i shumëpritur për zonën -
VIDEO
SPAK shtyn për të tretën herë hetimet për ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, akuzohet për ‘Pastrim parash’ dhe ‘Fshehje të pasurisë’
Arben Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Ky i fundit u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.
-
VIDEO
'Si Lenka Çuko!'/ Rama krah 'Neomalsores': Bullizimi një 'pocaqi'! 'Këneta' me personazhe groteskë! Për të ndryshuar Shkodrën na duhet vota e demokratëve
Kryeministri Edi Rama deklaroi se për ta transfomuar qytetin që Zoti i fali gjithçka por dora e njeriut e prishi, duhet vota e të gjithë shkodranëve për PS-në më 11 maj. Rama: Këneta as që diskutohet. Partia më e re sot, statistikisht është Partia Socialiste! Partitë e vogla? Të bëjnë çfarë të duan të hanë kokat nga ajo anë
-
VIDEO
Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët! Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit
Ai ka mbërritur në Gjader prej 60 minutash dhe vizita e tij vjen pas vendimit të gjykatës italiane, e cila i dha të drejtë qeverisë italiane, për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.
-
VIDEO
Rama: Nuk jemi ‘hajt të kapim na një gjë’ si këta të kënetës që thonë do i bëjmë 500 euro pensionet dhe naftën 5 cent! Tregon bisedën me Nanon
Kryeministri Edi Rama sot nga Shkodra ka ironizuar programin e partive opozitare duke thënë se programi i tyre është elektoral dhe jo i mbështetur, sipas tij në një punë të gjerë dhe konkrete.
-
VIDEO
Iu shmang seancës për masakrën e Gërdecit, Mediu sfidon drejtësinë nga Amerika me LaCivitan! Berisha: Po vjen 'sherifi'
Fatmir Mediu i është shmangur seancës gjyqësore për Gërdecin një ditë më parë. Mediu sifdon drejtësinë nga SHBA, ndërsa ka ndarë edhe një video me këshilltarin e PD për fushatën zgjedhore, Chris LaCivita.
-
VIDEO
Rama në Shkodër takon kandidatët për deputetë, Benet Beci: Zgjodhëm ekip të motivuar për të punuar fort
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkodër për të vijuar takimet e tij me kandidatët socialistë me të cilët do të kërkojë votën më 11 maj.
-
VIDEO
'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli
Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me shtabin elektoral të njësisë numër 6, në Kombinat. Kreu i qeverisë i ka inkurajuar të punojnë për fushatë, duke u thënë se duhet “ta thithin ujin e kënetës.”