-
VIDEO
Rama: Thajeni kënetën duke votuar PS-në! Ironizon Bashën e Berishën: Ata mund të na mundin vetëm me Inteligjencë Artificiale, as me ‘bufin’ dhe as me atë që ulëret ‘O Rameee...’
Kryeministri dhe kreu i mazhorancës, Edi Rama, kërkoi votën e qytetarëve shqiptarë majtas dhe djathtas, edhe për të reformuar politikën dhe partitë, sidomos atë që ai e quajti “tharjen e kënetës”, duke iu referuar ‘bufit” të PD-së, duke ironizuar Sali Berishën.
“Kjo është për qytetarët që në 25 vjet u mësuan me kënetën, nuk thahet ajo kënetë, nuk vijnë kurrë në pushtet, shihni listën e opozitës, ajo është istikam për opozitën. Fiks që në datën 12 të dalin e të thonë “u vodhën, u vodhën”, për atë është bërë. ndaj kjo është një mundësi e artë, që të mos i bien hasha amanetit kombëtar që të bëhemi edhe ne europian. Por edhe nëse ikin nga këneta, e thajnë atë. PS-në ata mund ta mundin vetëm me inteligjencë artificiale, edhe Parlamentin me inteligjencë artificiale, se me deputetë realë nuk kanë mundësi, çfarë t’i thuash. Thonë pse tallesh me Lulin, si ta bësh këtë, ça t’i bësh, zoti Basha ne kemi dy platforma të ndryshme, “O Rame...”, jo se kur kundërshtari thërret duket sikur të kërkon ndihmë, ka hall, e ka marrë malli, sikur do të shkojë në banjë, kjo nuk është tallje, kjo është thirrje. Dhe Luli është më i miri i tyre, Lulin s’e kapin dot ata, më 2021 s’e kapin dot ata, jo kjo duhet thënë, s’e arrijnë dot rezultatin e Lulit më 2021 ata. Por ne jemi një forcë që i çon gjërat para si askush tjetër”, tha kryeministri.
-
VIDEO
Rama: Mos ta çojmë votën dëm, më 11 maj kutitë të jenë plotë për Shqipërinë në BE, përtej të majtës dhe të djathtës! Ajo derë mund të mbyllet, s’ka lidhje me kënetën
Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje elektoratit të majtë dhe jo vetëm, për të votuar masivisht PS-në më 11 maj, me qëllimin e vetme historik, të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Ai theksoi se vetëm nëpërmjet një vote të fortë, jepet edhe mesazhi i anëtarësimit brenda vitit 2030, duke e cilësuar jo votë politike, por “përtej të majtës dhe të djathtës”, sepse ajo mundësi dhe dritare mund të mbyllet papritur.
“Mali i Zi i ka hapur në vitin 2012, dhe ja ku e keni. Serbia i hapi më 2014 dhe ja ku është, dikur ishin pararoja për të hyrë në BE, tani janë mbrapa nesh. Ndërkohë që negociojnë prej 13 dhe 11 vitesh, ja ku janë akoma. Maqedonia i ka hapur që në 2005 sa ka edhe këtu nga ata që s’kishin lind ende në 2005. -Kur ke lind ti mo? Apo ti ke qenë në gjumë. Opo ça bëhet kështu, keni frikë ju që s’e çoni dorën? (bën batutë me të rjnjtë, pasi asnjëri nuk përgjigjet). Pra më 2002, apo 2003 dhe tani Maqedonia ende s’i ka realizuar. Kurse ne për 3 vjet, t’i mbyllim më 2027, dëgjojeni dhe kuptoheni mirë këtë që t’ia shpjegoni të tjerëve. Ne i morëm dhe punuam, i pamë të gjitha se çfarë kishin bërë të tjerët, por ne jemi përpara sepse punuam. Por fakti kryesor është se situata gjeopolitike është e jashtëzakonshme dhe janë përputhur yjet. Fati i BE-së dhe fatin tonë europian, ndaj ne duhet të tregohemi shumë të shkathët dhe të urtë. Se dera e BE-së është hapur, por mund të mbyllet. Është hapur ajo dikur dhe morën disa vende, madje për shumë kohë nuk u hap më, Kroacia ishte e fundit”, tha Rama.
Teksa vuri theksin tek përputhja e yjeve të fatit për Shqipërinë në raport me anëtarësimin në BE, ai kërkoi votën masive, teksa vlerësoi punën e grupit negociator që punon natë e ditë duke raportuar detajet teknike çdo javë.
-
VIDEO
Rama: Ka shumë që përpiqen ta zbehin ambicien e Shqipërisë, ja çfarë përfitojnë shqiptarët me pasaportën e BE-së
Kryeministri i ka shpjeguar të rinjve përfitimet me pasaportën europiane, benefitet në udhëtime, qëndrim, leje pune, shërbime sigurimi dhe shëndetësore.
Edi Rama, teksa fliste para kandidatëve për qarkun e Lezhës, kundërshtoi edhe ata që kritikonin se BE nuk ka pasaportë, duke shpjeguar se ky dokument simbolik përkthehet në përfitime kur Shqipëria bëhet anëtare e BE-së dhe që janë personifikim i kësaj pasaporte, pavarësisht se në cilin vend je.
-
VIDEO
Rama nga Lezha: Brenda mandatit të 4 fusim vendin në BE, përfituesit më të mëdhenj të rinjtë
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qarkun e Lezhës ku po bëhet prezantimi i kanddiatëve për deputet për këtë qark.
Fjalën e tij, Rama, e nisi me një batutë për fjalimin e ministrit Manja, që tha se Edi Rama do jetë në detyrë edhe në fitoren e mandatit të pestë.
Kryeministri u ndal edhe tek antëtarësimi i vendit në BE, ku tha se brenda mandatit të 4 ky synim do të realizohet.
‘Jo se PS nuk do marri mandatin e pestë, po për pjesën time nuk flet Ulsiu, flas vetë. Por Ulsiu deputet po, ministër po, prokuror po, por thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu. Jemi në këtë sallë që është më në fund si i ka hije ambicies së Pjerinit për Lezhën. Kemi pasur takime këtu dhe kemi mbjell fitore të bukura dhe më ka munduar fakti që salla ishte në një pikë të hallit dhe sot jam mirë që s’është vetëm pamja e rinis së Lezhës, po edhe ky mjedis që është në lartësinë së ambicies së Pjerinit për Lezhën.
Por unë do ndal tek kryetema që është Shqipëria në BE. Në këtë nxemje të fushatës kemi zgjedhur këto takime me më të rinjtë, sepse përfituesit më të mëdhenj të vendit në BE do të jeni ju. Dhe për këtë arsye unë besoj që ju që jeni këtu, bashkë më të tjerët duhet që të angazhoheni që në 11 maj votuesit e parë të mbështesin negociata për anëtarësim për në BE dhe mbylljen e negociatave në fund të 2027 dhe ta anëtaërsojnë në fund të kësaj dekade. Eshtë e rëndësishme të jemi të informuar mirë kur flasim për be dhe pse duhet që të hyj në BE. Te jemi të informuar mirë duke nisur nga një fakt i thjeshtë sepse ka shumë njerëz që nga padija e zbehin këtë ambicie të mandatit të 4 duke thënë ne nuk kemi asnjë ngut dhe kjo puna e pasaportës është kot se ne e kemi dhe lëvizim ku të duam por nuk ndalojmë dot ku të duam’, tha ai.
-
VIDEO
Replikat me Ramën, çfarë synon Lulzim Basha me këtë strategji dhe objektivi për 11 majin! Sonte në 22:00 në Repolitix në Report Tv
Video mesazhet që po dominojnë fushatën dhe çfarë synojnë Edi Rama dhe Lulzim Basha me këtë strategji?
-
VIDEO
Rama në Lezhë, prezanton skuadrën me kandidatët e PS-së: Mes energjisë së të rinjve, për Shqipërinë në BE
Kryetari e Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar sot turin e tij në qarkun e Lezhës, ku pas inspektimeve dhe vizitave, mes tyre edhe ai te shtëpia e poetit Gjergj Fishta, ka mbledhur strukturat lokale dhe kandidatët për deputetë.
-
VIDEO
Meta audio-mesazh nga qelia: Rama e ka futur veten te listat e mbyllura, i kushtëzoi qëllimisht më 2008! E vetmja arritje e tij, vjedhja e orës së ish-presidentit Bush
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar sot një audio-mesazh për mbështetësit e tij, ku i bëri thirrje të votonin më 11 maj për të në listën e hapur të Tiranës dhe për kandidatët e partisë. Thirrje që të sigurohen 84 mandate deputetësh nga opozita
-
VIDEO
Rama: Synojmë të organizojmë një panair të përvitshëm për start up-et, mund të nisim që këtë vit
Kryeministri Edi Rama njoftoi se planifikojnë organizimin e një panairi të përvitshëm për start up-et.
Në takimin për prezantimin e fituesve të start up-eve, kreu i qeverisë tha se një projekt të tillë mund ta nisin që këtë vit.
“Duhet të mbështesim organizimin e një panari të përvitshëm për start up-et, që të gjitha këto të shihen. Nëse organizohet një panair një javor ku kompanitë dhe njerzit e interesuar shohin dhe krijojnë komunikim, dhe ju do keni më shumë shance për të krijuar bashkëpunimeve. Mund ta fillojmë që këtë vit, në vjeshtë, një panair të start up-eve shqiptare”, u shpreh kryeministri.
-
VIDEO
Rama kujton historinë kur ishte ministër Kulture: Banka gjermane na 'fali' kompjuterë që i kishte nxjerrë jashtë përdorimit
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e fituesve të Start-up dhe Startup Grant2024. Rama ka kujtuar një episod nga koha kur ishte ministër Kulture.
“Më kujtohet kur u bëra ministër kulturë, në 1998 në ministri kishte një zyrë që ishte zyra e daktilografimit ku shkonin shkresat të shkruara me dorë ose thuhej me gojë dhe ishin tre punonjëse që shkruanin në tre makina të lodhura, që tek shkronja ë, e cila ishte sajuar me forca të brendshme sepse makina origjinale nuk e kishte, makina që bënte ë bënte vrima. Unë kisha kujtimet të freskët nga një ekspozitë në Gjermani në një qendër kultura ku kishin ardhur kompjuterë që Deutche Bank i nxirrte jashtë përdorimit dhe ia falte qendrave të kulturës që nuk kishte. Unë i shkrova një letër drejtorit të bankës dhe i thashë që nëse do të ishte mundësia të na jepnin edhe ne disa kompjuterë. Më pas na kontaktoi Ambasada Gjermane dhe na sollën disa kompjuterë. Në atë kohë ajo letër përfundoi në murin e drejtorit të bankës sepse ishte e paimagjinueshme”, tha ai.
-
VIDEO
'Plani i Rritjes i BE'/ Miratohen 64.5 mln € parafinancim për Shqipërinë, Gonzato: Moment i rëndësishëm drejt anëtarësimit në Union! Dhuka: Shenjë besimi
Miratohet 64.5 milionë euro parafinancim për Shqipërinë. Në këtë pagesë të parë, që vjen në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, 30 milionë euro shkojnë për reformat ndërsa 34.5 milionë euro për investimet në infrastrukturë. Ambasadori Gonzato e cilësoi këtë si një moment të rëndësishëm në rrugën e integrimit.
-
VIDEO
Rama zbulon bisedën me Mira Muratin: Më tha diçka që ishte e ‘frikshme’ për Inteligjencën Artificiale
Kryeministri Edi Rama, në takimin për prezantimin e fituesve të startup dhe Startup Grant 2024, zbuloi edhe një bisedë me Mira Muratin.
Sipas kreut të qeverisë, ajo që i ka thënë Murati është se shpejtësia e transformimit me Inteligjencën Artificiale është e ‘frikshme’, dhe për të kaluar nga një gjë në një tjetër do të duhet vetëm pak kohë.
-
VIDEO
‘Sulme kafshërore’, Berisha-Ramës: Altin Dumani mburojë e jotja! Kreu i PD fsheh ende kontratën me LaCivita: Do e bëjmë publike
Teksa na ndajnë rreth 1 muaj e gjysmë nga zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha ende nuk e ka publike kontratën dhe vlerën se sa ka paguar Chris LaCivita si këshilltar për fushatën e Partisë Demokratike.