• VIDEO

    Kryeminstri Edi Rama në rubrikën 'SY M'SY' ju përgjigjet qytetarëve

  • VIDEO

    Dosja ‘Partizani’, Kthupi në Report Tv: Çështja do të kalojë për gjykim, juridikisht është e vështirë që GJKKO ta kthejë apo pushojë!

    Çfarë do ndodhë me dosjen e aferës ‘Partizani”, ku i akuzuar është kreu i PD-së, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, dy biznesmenë dhe noterja e familjes.

    A do e kalojë GJKKO për proces në themel apo do rikthejë çështjen për hetime të tjera, në seancën e parashikuar javën e parë të muajit prill (data 4). Seancat janë shtyrë disa herë, por SPAK kërkon që dosja të kalojë për gjykim.

    Deputeti Rezart Kthupi, si jurist u shpreh se kjo dosje do të kalonte në proces gjyqësor dhe aty berisha do përballej me akuzën dhe do vendosej nëse do shpallej i fajshëm apo i pafajshëm.

    Në aktet që ka çështja penale, ligjvënësi shpjegoi se është e vështirë që gjyqtarja e çështjes të vendosë rikthimin për hetim apo pushimin e saj.

    “Dosja “Partizani” për mendimin tim do të shkojë për gjykim. Do diskutohet nëse provat janë të mjaftueshme për të shkuar në gjykim apo jo. Në gjendjen që është dosja GJKKO do e ketë të vështirë që të mos e kalojë apo pushojë. Ajo do kalojë për gjykim dhe aty pastaj është çështje tjetër nëse del i fajshëm apo i pafajshëm. E vështirë që gjykata ta rikthejë për hetime apo ta pushojë. Për gjyqtarin rezultati i llogjikshëm do ishte të kalojë për gjykim dhe ky është njëkohësisht edhe mendimi im profesional. Nëse kishte shpresë të vakët, kjo dosje do kalojë në proces, aty do përballet dhe do jetë në cilësinë e personit në gjykim, sikurse edhe Fatmir Mediu sot, pra do kemi 3 persona të opozitës si drejtues partish, që janë në cilësinë e të akuzuarit apo gjykuarit”, tha Kthupi.

  • VIDEO

    ‘Repolitix’/ Valteri: PS mbështet SPAK, Berisha përdori drejtësinë për mbrojtjen e Metës dhe vrasësve të 21 Janarit! Kthupi: OPDAT jep asistencë! Galdini: Politikanët shqiptarë, kukulla

    Amerikanët nuk ikën asnjëherë nga Prokuroria e Posaçme dhe mbështetja e tyre ndaj reformës në drejtësi dhe konsulenca tek hetuesit shqiptarë do të vijojë. Ky ishte mendimi i të ftuarve të sotëm në panelin e ‘Repolitix’ në Report Tv, Halit Valteri, Rezart Kthupi, Endri Tafani dhe Arian Galdini

  • VIDEO

    "Erdhi prapë deputeti, erdhi se mbaron mandati" - Ironia labe me fushatën e Tritan Shehut në Gjirokastër

    Pasi siguroi vendin në listën e sigurtë të PD-së për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu duket se është zgjuar papritur duke u kujtuar se i duhet të merret edhe me fushatë.

    Me një tufë fletëpalosjesh në duar, ai është filmuar duke takuar banorë të Gjirokastrës. Por, nëse ai kishte harruar se ata ekzistonin deri tani, vetë gjirokastritët nuk e kanë harruar atë, ndërsa i janë përgjigjur me një këngë labe plot ironi therëse.

  • VIDEO

    ‘Absolutisht po, flet vetë!’ Rama ironizon Berishën për video-postimin, repin banal me ‘vrasje kallashi' e shoqëron me bëmat ndër vite të tij: Gërdeci, 21 Janari, torta dhe 1997!

    Kryeministri Edi Rama ironizon përsëri kreun e Partisë Demokratike me një video-postim të radhës në llogarinë e tij të rrjetit social facebook, duke marrë për shkak pikërisht një nga videot e Sali Berishës që i përgjigjej dyshes Rama-Basha për ‘dissing’ të nisur mes tyre prej ditësh. Mes pamjeve ironizuese edhe kërcimi i famshëm i deputetëve të PD-së me çifteli për Berishën

  • VIDEO

    Kuota gjinore, ‘avantazhi’ i grave në listat e hapura! 1 në 3 fitues do jetë grua, edhe nëse votohet më pak se burrat

    11 maji krijon disa lehtësi për gratë që janë kandidate në listën e hapur. Në çdo tre emra fitues, do të shpallet deputete një grua, edhe nëse ajo është më pak e votuar se burrat e listës. Sipas ligjit zgjedhor, kandidatja grua merr një avantazh për kuotën gjinore

  • VIDEO

    4 vite pa asnjë njohje, Kenia shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës! Osmani: Hap i madh diploamtik! Begaj: Vendim i shumëpritur

    Kenia njeh pavarësinë e Kosovës, duke u bërë e 118-a në botë që njeh shtetin 17 vjeçar. Lajmi u njoftua nga politikani Behgjet Pacolli i cili ëshë një ndër lobuesit kryesorë në arenën ndërkombëtare për Kosovën. Ai falënderoi për ndihmën kreun e qeverisë shqiptare Rama dhe presidentin. Vjosa Osmani e cilësoi këtë një njohje të vuajtjeve të popullit të kosovës për liri.  

  • VIDEO

    Rama ironizon opozitën: Program me qofte, pica e tava dheu! S’e bo vaki fiton këneta në Shkodër se...

    Kryeministri Edi Rama, ironizoi programin e PD për zgjedhjet, duke e cilësuar si një program me ‘qofte e pica’. 

    ‘Edhe për atë programin me qofte e pica, me llojet e tavave të dheut, që në 12 Maj do të shtrohen në të gjitha rrugët e Shqipërisë, do të mbushet Shkodra, i thashë Benetit se duhet me pastruar trotuaret se bo vaki fiton këneta, dhe do mbushen trotuaret me tava dheu, krap, ngjala, vezë e qofte.”, tha Rama.  

  • VIDEO

    ‘I hymë detit me këmbë’, Rama: Pavarësuam drejtësinë nga pushteti politik, të tjerët nuk hynin në parlament kur u votua reforma

    Kryeministri Edi Rama, në takimin me të rinjtë në Shkodër, përmendi edhe njëherë se PS ia dorëzoi shpatën e drejtësisë pushtetit gjyqësor. Kreu i qeverisë tha se partia e tij ndërmori një sprovë të egër dhe realizoi reformën në drejtësi. 

    “Por kjo mund të mbarojë. Mund të kthehet mbrapsht. Sot jemi ne këtu, unë dhe ju që jemi garant që kjo do të jetë kështu. Ne kemi pushtetin, kemi bërë dorëzimin e shpatës së ndëshkimit që normalisht është në duart e drejtësisë, jo të pushtetit politik, por që faktikisht ishte te zyra ime para se të isha unë aty ishte te zyra e atij para meje deri në 1912 nga qeveritë e para, te mbreti, diktatori, drejtësia ishte nën urdhrat e pushtetit politik. Bënte punët e veta kur nuk kishte lidhje me pushtetin politik. Altin Dumanin e njihni të gjithë por nuk është 22 vjeç. Mund të ketë 20 vjet që është Prokuror. E kishit dëgjuar përpara? Kishit parë përpara që ndonjë ministër apo person me pushtet që hynë e dalin në Tv të shkonte e të jepte llogari në Prokurori, të dënohej në gjykatë apo të arratisej. As prindërit, gjyshërit tuaj nuk kishin parë. Ka pasur vetëm njerëz të dënuar nga i pari i qeverisë. PS vendosi t’u hyjë detit në këmbë dhe të marrim përsipër sprovën më të egër që të pavarësojmë drejtësinë nga pushteti politik.", u shpreh Rama. 

  • VIDEO

    Shabani: Biznesmeni afër PD e këshilltari i opozitës po grabisin pronat e banorëve në Shkodër! Kulluri: Opozita pronare e gjysmës së kullave në Tiranë (Ironizon dhe Nokën)

    Opozita shqiptare ka humbur substancën e saj dhe misionin dhe një nga ngjarjet që e përforcojnë këtë konstatim është ngjarja e fundit në Baks të Shkodrës, ku biznesmeni afër PD-së dhe këshilltari bashkiak i PL-së në opozitë, bashkëpunojnë për grabitjen e pronave të banorëve, për investimet e tyre.

    Kështu shprehen Endri Shabani dhe Edvin Kulluri, të ftuar sot në ‘Studio Live’ të Report Tv.

    Duke shfaqur diskursin e tyre politik në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, episodi i fundit sipas tyre, ëhstë një paradoks që shoqëron vendin prej tre dekadash, ku dy forcat e mëdha i shërbejnë njëra-tjetrës dhe ku sistemi mban peng vendin, pasi pushteti mban me benefite opozitën.

    Kulluri vuri në dukje se opozita është pronare e gjysmave të kullave në Tiranë dhe nuk mund të quhet më e tillë apo të përfaqësojë shqiptarët. Shabani e denoncoi atë që po ndodhte në Shkodër.

     
  • VIDEO

    ‘Nëse s’e bën ti, s’e bëjnë të tjerët’, Rama batuta me sipërmarrësin: Edhe kur të bën kompliment, të vë përpara

    Kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat me një sipërmarrës që i kërkoi ndërhyrje në bujqësi. 

    Sipërmarrësi tha se duhet që shteti të krijojë një kalendar produktesh, ndërsa kreu i qeverisë i shtoi me shaka se “socialist jam por jo kaq i thekur sa të mendoj se shteti mund të zgjidhë gjithë problemet e këtij dynjallëku.”

    Pjesë nga diskutimi: 

    Sipërmarrësi: Ju e subvenciononi bujqësinë por në të vërtetë kemi nevojë për produkte edhe në shtator dhe tetor. Duhet një kalendar produktesh. Ne që jemi në sektorin e turizmit nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë, pra duhet një kalendar që rregullohet nga shteti, rregullim të produkteve në treg.

    Rama: Socialist jam por jo kaq i thekur sa të mendoj se shteti mund të zgjidhë gjithë problemet e këtij dynjallëku. 

    Sipërmarrësi: Kryeministër ne kemi një fat të madh që ke një kry ndryshe prej të tjerëve. Nëse nuk e bën ti, nuk e bëjnë kush hiç. Vendosi gjërat në shina që t’i gjejnë gati. Po nuk e bëre ti. Nuk ta them për kompliment. 

    Rama: Edhe kur të bën kompliment duket sikur të vë para, boll o burrë se na mbyte. 

  • VIDEO

    Kulluri: Rama, Berisha e Basha po sillen si pjeshka, le të pjeshkërojnë! Partitë e reja marrin 6-9 deputetë! Shabani: Betejën me forcat e mëdha, janë e njëjta letër bixhozi

    Mendimet që ndanë në panelin e ‘Studio Live’ të moderatorit Arbër Hitaj, në Report Tv, të ftuarit Endri Shabani, i “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe Edvin Kulluri, i “Djathtas për Zhvillim”. A mund ta thyejnë forcat e reja dyshen PS-PD të 'çimentuar' prej tre dekadash? 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv