• VIDEO

    Sondazhi për kandidatët/ Spahiu: Rama ka lista të hapura fituese, Berisha lista humbëse! Rezultati dihet nga të dy

    Në lidhje me strategjinë e listave për deputetë, juristi Kreshnik Spahiu mendon se PS ka më të mirën nga ajo e PD-së dhe rezultati i sondazheve e tregon.

    “Çdo shqiptar që e ndjek politikën është dakord me këtë pyetje të sondazhit, njëra listë fituese dhe humbëse, ku fituesja është e PS dhe tjetra e PD-së. Berisha dhe Rama e dinë rezultatin, njëri e di që do fitojë dhe tjetri që do humbasë. Rama ka futur të gjithë emrat e fortë në listën e hapur për të mbledhur sa më shumë vota dhe thelluar rezultatin popullor, kurse Berisha është te lista e mbyllur dhe e ka ndërtuar listën për qëllime si opozitar. Edhe Ilir Meta është treguar më i zgjuar se Berisha, duke qëndruar në listën e hapur”, analizon ai.

    Kurse për tabelën e sondazhit të intimidimit ndaj drejtësisë, juristi thekson se fizikisht e kërcënon Berisha, por institucionalisht e cenon qeveria.

    “Ka dy lloj intimidimesh, fizikisht, familjarisht, në imazh e kërcënojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ndërsa institucionalisht e kërcënon mazhoranca, pasi nëse nuk i zgjasin mandatin ai mund të mbarojë funksionin, merr fund, sepse ashtu është parashikuar dhe qëndron si një ad-hoc. Pra institucionalisht e intimidon PS-ja, pra qeverisja”, tha Spahiu.

    Ai dha edhe një mendim në lidhje me sondazhin që kishte të bënte me mediat, ku theksoi se Berisha e intimidon kundërshtarin mediatik, kurse Rama përpiqet që ta kapë.

    “Për mediat mund të them se mediat janë si të të njëjtës monedhë apo si nofullat e gojës. Berisha është i sistemit të baltës, retorikë të dhunshme, mundohet edhe t’i intimidojë kundërshtarët mediatik. Media është si armë në dorën e politikës. Kurse Rama kërkon ta bëjë për vete këtë media me mënyrat e tij. Më bën përshtypje se shumica nuk përballen, nuk bëjnë transparencë dhe kjo mendoj se është me pasoja”, shprehet juristi.

  • VIDEO

    Basha i përgjigjet Ramës nga Korça: S’është shenjë e mirë që zëri im të duket si sirenë policie Rame, kandidatët e mi s'kanë lidhje me 313

    Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka prezantuar kandidatët për deputetë të qarkut të Korçës para strukturave. Emrat që do të garojnë në listën e hapur janë Shpëtim Agolli, Laureta Alidinaj, Elvin Bregu, Rodolf Cenolli, Sara Çaçi, Besnik Ibi, Ilir Koro, Andi Prifti, Dhimitri Sino dhe Marinela Ziu.

    Në fjalën e tij, Basha u përgjigj kryeministrit Edi Rama që në videon e fundit ka thënë se “i qenka bërë thirrja O Rame si sirenë policie”. Ai ironizoi Ramën se kjo është shenjë e mirë, pasido vij një ditë që nuk do jetë zëri i tij, por do jetë me të vërtetë sirena e policisë.

    Basha më tej nënvizoi rëndësinë e programit të koalicionit, i cili fokusohet te rinia, sipërmarrësit, fermerët dhe të përndjekurit, dhe theksoi se lista e hapur do t'i lejojë qytetarëve të zgjedhin deputetët që i shërbejnë atyre, në kundërshtim me praktikën e "listave të mbyllura" të Ramës dhe Berishës.

  • VIDEO

    I denjë për serial NETFLIX/ Rama i përgjigjet Bashës: E di që doje ta merrte vesh mileti dashurinë tonë, por më foli zemra, po plaste! Rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër

    Tani ai është kthyer “seriali” më i ndjekur nga shqiptarët, me miliona shikime dhe klikime në ditë. Pak orë pas video-postimit virtual në rrjetin social Facebook nga Lulzim Basha ditën e sotme, i është përgjigjur me një ‘dissing’ të ri kryeministri Edi Rama, në "Zgjimi i Lulit, episodi..."

  • VIDEO

    Rama për pagesat elektronike: Jemi optimistë për të ardhmen, pas ‘Mastercard’ presim të vijë edhe VISA! Dikur na thoshin se Shqipëria s’është interesante

    Në mbyllje të fjalës së tij për eventin e çeljes së Programit për Pagesat Elektronike dhe ‘Mastercard’, kryeministri Edi Rama u shpreh optimistë për të ardhmen në këtë fushë, pak pasi nënvizoi edhe shqetësimin për nivelin e lartë të pagesave cash, raport që sipas tij duhet të ndryshonte.

    Madje vuri në dukje se pas mbërritjes së “Mastercard” në Shqipëri, tani është radha edhe e VISA, shërbim që sipas kreut të qeverisë, shumë vite më parë refuzoi Shqipërinë sepse “nuk ishte interesante”.

    “Jemi optimist për të ardhmen sepse fuqia jonë është individi shqiptar. Dhe shqiptarët kanë nevojë për më shumë dhe kjo na bën optimistë për të realizuar. Ta mbështesim këtë proces në mënyrë aktive. Është e rëndësishme për ne. Shpresoj se pas ardhjes së Mastercard, presim të vijë edhe Visa. Presim të vijë, se kur i thonim dikur hajdeni, na thoshin nuk është Shqipëria interesante. Kështu që tani që Shqipëria u bë interesante edhe me ardhjen e Mastercard, do vijë edhe Visa. I uroj shumë suksese edhe bankave, pasi ato kanë nevojë për suksesin”, mbylli fjalën Rama.

  • VIDEO

    Rama: Kapitalistët e mëdhenj nuk shquhen për mbajtjen e fjalës, por Mastercard e mbajti! 95% e shërbimeve online, 650 mln euro kursime! Vetëm martesat s’i bëjmë dot, mbase...

    Kryeministri Edi Rama falënderoi drejtuesit e Mastercard për mbajtjen e fjalës në programin e pagesave elektronike që po realizohet në Shqipëri, duke bërë edhe batuta me ta, teksa u shpreh se “zakonisht kapitalistët e mëdhenj nuk e mbajnë fjalën, por mesaduket drejtori ka ADN nga Ballkani dhe u rikthye për ta mbajtur këtë fjalë”.

    Kreu i qeverisë vuri theksin te negativiteti i pagesës cash dhe që të ndryshojnë shifrat, ndërsa u shpreh se 95% e shërbimeve në Shqipëri bëhen online dhe kursehen 650 milionë euro në total tek qytetarët.

    Madje ai nuk mungoi batutën për këtë shërbim, duke thënë se “vetëm martesat nuk i bëjmë dot online, por edhe për to mbase një ditë do e arrijmë”.

  • VIDEO

    Kryeministri Rama më çeljen e Programit për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike: Zhvillon ekonominë shqiptare

    Partneriteti me Mastercard Europe. Ai e cilësoi si një hap konkret për të reduktuar informalitetin dhe “për të rritur ritmin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare”

  • VIDEO

    Mbyllja e TikTok/ Berisha si adoleshent shkarkon VPN (që vjedh të dhënat): Ta përdorin edhe të rinjtë

     Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me qëndrimet e tij qesharake për mbylljen e TikTok dhe tashmë që platforma nuk akesohet në vendin tonë u shfaq para kamerave si adoleshent duke treguar se ka shkarkuar VPN që aplikacioni mos t'i bllokohet.

    Por, përpos kësaj, Berisha i nxit të rinjtë që të shkarkojnë VPN që të përdorin lehtësisht TikTok, ndonëse është një aplikacion që vjedh të dhënat. 

    “Kjo e imja është në rregull, kam shkarkuar VPN dhe është në rregull. I ftoj të rinjtë të shkarkojnë  VPN dhe të vazhdojmë betejën tonë kundër censurës. Nuk duhet t’i nënshtrohemi censurës, është një akt i shëmtuar”, tha Berisha në konferencën për mediat

  • VIDEO

    Sondazhi III 'Piepoli & Report Tv”: PS çon shqiptarët në BE, mund të luftojë korrupsionin e garanton drejtësinë! Opozita e Berishës në pikiatë, 59% s'i besojnë aspak! Bie dhe besimi për ‘të vegjlit

    Kur kanë mbetur 45 ditë nga 11 maji kur shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e tyre të re, Instituti prestigjioz Italian i statistikave ‘Piepoli’ në bashkëpunim me Report Tv, sjellin rezultatet e sondazhit të dytë brenda marsit 2025 dhe i treti në total për këto zgjedhje.  

    Përmes një metodologjie ekselente të kampionimit, publiku mëson në ekranin e Report Tv dhe livestream në Shqiptarja.com, se si janë të prirur të votojnë shqiptarët më 11 maj.

    Ndërkohë pabesueshmëria e opozitës me në krye Sali Berishën ka rënë ndjeshëm në krahasim me të dhënat e sondazhit të 13 marsit. 59 % e të anketuarve janë përgjigjur se veprimtaria politike e opozitës (PD- ASHM) udhëhequr nga Sali Berisha është ‘aspak e besueshme”,  4 % më shumë se rezultatet e sondazhit të 13 marsit kur kjo pabesueshmëri ishte 55 %. Në total 65% e të anketuarve nuk e besojnë në krahasim me 18 % që e besojnë.

  • VIDEO

    Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar, mos përdorni VPN se hackerat do bëjnë namin! Nga 1 Janari 2026, paga minimale 500 euro

    Kryeministri njoftoi se procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar, ndërsa paralajmëroi qytetarët se përdorimi i VPN mund të rrezikojë të dhënat. Në rubrikën ‘Sy m’sy’, Rama bëri të ditur gjithashtu se nga 1 Janari 2026, do të ketë rritje të pagës minimale nga 400 në 500 euro.

    • VIDEO

      Rama ‘debat’ me demokratin: Kur e kishte partia jote Shkodrën ishte katastrofë, ndryshimin e solli PS me Benet Becin

      Në rubrikën “Sy m’Sy”, kreu i qeverisë Edi Rama foli edhe për zhvillimin e Shkodrës nën drejtimin e socialistëve. Rama i tha një demokrati se kur drejtimin e Shkodrës e kishte partia e tij, e kishte lënë qytetin një katastrofë, duke theksuar se ndryshimin e solli PS me Benet Becin.

       
    • VIDEO

      ‘A u mërzite për shokun tënd Dodik’, Rama i përgjigjet komentuesit: Historia e miqve të mi çetnik, një budallallëk me brirë

      Kryeministri Edi Rama në rubrikën 'Sy m' sy' iu përgjigj edhe një komentuesi që e pyeti në lidhje me Milorad Dodik.

       
    • VIDEO

      Rama zbulon pjesë nga programi i PS: Nga janari 2026, paga minimale 500 euro

      Nga 1 janari 2026, kryeministri Edi Rama njoftoi se paga minimale në vend do të bëhet nga 400 euro në 500 euro.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv