• VIDEO

    Rama batuta me shtabin në Elbasan: Sa foli gjeli, bufi ia shkuli puplat! PD as 5 deputetë pa Dashin! Luli mundohet, por s’bëhet! Berisha e di që do humbasë, do thotë 'e vodhi Sorosi'

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot pasdite edhe një takim me shtabin elektoral të PS-së në Elbasan. Nën drejtimin e kreut politik të qarkut, ministrit Arbjan Mazniku, u diskutua për fushatën elektorale, por u fokusua edhe tek batutat

    • VIDEO

      ‘Sa më poshtë PD, aq më mirë’, Rama: Më 11 Maj luajmë për Champions League! Tejkaloni tifozllëqet, mos mendoni jo po ‘krushku apo daja’

      "Sa më poshtë, aq më mirë. Edhe më poshtë edhe më mirë. Poshtë fare, mirë fare. Por, këtë herë, si asnjëherë më parë me duket kjo për atë mesazh që populli shqiptar do t’i japë Brukselit dhe 27 vendeve të BE si shprehje të një vullneti që është më i madh se shumica aritmetike e PS për të mbyllur negociatat në 2027 dhe për tu bërë anëtarë të BE. Me 11 maj nuk luajmë kampionatin kombëtar. Në 11 Maj, ne luajmë edhe Champions League. Dhe vendosja e të dy flamujve me 5 që i bashkon, është një mënyrë për t’u thënë të gjithëve dëgjoni në 11 Maj është një moment historik, që si asnjëherë më parë deri më sot, që kur kemi marrë rrugët dhe kemi ulëritur duam Shqipërinë si Evropa dhe jemi ndarë nga komunizmi janë bashkuar yjet e fatit dhe nuk jemi thjesht vetëm ne që duam të hyjmë por edhe BE do të na marrë.", tha Rama. 

    • VIDEO

      ‘Vota juaj e pseudo Primareve u bë objekt talljeje’, Rama-demokratëve: Jepini një mësim bufit të kënetës, votoni për Shqipërinë në BE më 11 Maj

      Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje demokratëve që u zhgënjyen nga Primaret që t’i japin një mësim Sali Berishës dhe të votojnë për PS më 11 Maj, jo për t’u bërë socialist, por për të ardhmen e tyre në BE.

      “Iu them atyre që janë në kategorinë, të gjithë që në primare dolën fitimtarë dhe bufi...dhe të gjitha ta që votuan për këta, iu them se kurrë nuk ka për të hapur hajër asnjë zgjedhje e lirë e juaja, apo votim i juaji për sa kohë nuk do të thani kënetën. Askush nuk iu fton dhe nuk iu thotë se 11 Maj hajde merreni testerin e PS, apo bëhuni socialist apo ndërroni bindje.

      Por ama me 11 maj edhe për arsyen tuaj tërësisht personale, që vota juaj e atyre pseudoprimareve është bërë objekt i një talljeje të madhe dhe ata që ju zgjodhët humbën rrugës, ju duhet të votoni 5, që me votë të investoni për Shqipërinë në BE dhe të merrni pasaportën e Shqipërisë Evropiane dhe t’i jepni një mësim bufit të kënetës dhe gjithë asaj kënete duke treguar se nuk jeni numëror topi, por kur e ktheni votën në anën tjetër ata ngelen komplet pa asnjë mundësi për të bërë sikur fituan. “, u shpreh Rama.

    • VIDEO

      Rama nga Elbasani: Të rinjtë nuk janë thjesht mbulesë me lule e tavolinës së vjetër! S’i kemi lënë të gjithë në fushë betejë

      Kryeministri Edi Rama, në një takim nga Elbasani, tha se të rinjtë e të rejat që janë bërë pjesë e listave të PS, nuk janë thjesht një dekor apo një mbulesë me lule e tavolinës së vjetër.

      Kreu i qeverisë u shpreh se nuk i kanë lënë të gjithë në fushën e betejës, duke shtuar se ai dhe disa emra të tjerë u futën në listën e mbyllur  ‘që të mos zinin të gjitha hapësirat e garës’.

      “Të zgjedhim partinë me më shumë vajza dhe djem dhe partinë me shumë eksperiencë. Kjo nuk është një zgjedhje e një konteksti bukurie, apo gare kush është më i riu, por zgjedhje se kush do të qeverisë Shqipërinë. Aq sa është e rëndësishme që të ketë shumë të reja dhe të rinj, siç kemi në skuadër, të rejat e të rinjtë nuk i kemi si dekor apo mbulesë me lule e një tavoline të vjetër.

      Nuk i kemi lënë të gjithë në fushën e betejës duke kyçur brenda në listat e mbyllura, në fakt janë në një masë të madhe në rastin tonë në fushë betejë. Unë bashkë me pak të tjerë jemi në listat e mbyllura për arsyen se donim që të mos zinim të gjitha hapësirat e garës. E sigurt që sot, një pjesë e atyre që janë në listën e parlamentit të ardhshëm janë deputetë”, u shpreh kryeministri.

    • VIDEO

      Rama: Duke zgjedhur BE-në thahet edhe këneta, por duke zgjedhur kënetën pengojmë mundësinë dhe misionin historik! Të mos e humbim ëndrrën shekullore

      Kryeministri Edi Rama bëri thirrje nga Elbasani për një votë bindëse në favor të PS-së dhe mazhorancës, pasi një rezultat i lëkundur mund të bënte që vendi të humbiste trenin dhe shansin historik për në BE.

      Ai tha se duke zgjedhur votën për mazhorncën, zgjidhet BE-ja dhe kështu thahet edhe këneta.

      “Kjo është në fakt e gjitha, një kënetë moçalore. Duke zgjedhur BE-në zgjedhim që të thahet këneta, por duke zgjedhur kënetën, pengojmë një mision historik, një ëndrre shekullore, mbajmë edhe kënetën në jetë”, tha kryeministri.

      Ai apeloi që ky shans të mos humbej për të disatën herë dhe qëllimi ishte mbyllja e negociatave brenda 2027, që e çon edhe vendin te dhoma e brendshme e BE-së.

      “Të mos e humbim këtë takim me historinë, këto të tjerat janë të rëndësishme, por nuk janë historike. Qëllim është mbyllja e negociatave brenda 2027, ky është synimi. Të tjerët mund të thonë çfarë të duan, sepse nu ka nevojë fare të pyesësh BE-në, sepse BE thotë se anëtarësimi bëhet mbi bazë merite”, u shpreh kryeministri.

    • VIDEO

      Rama ‘thumbon’ Berishën: I mençur është bufi i vërtetë i kënetës, jo ai i Tiranës! Kujtim Gjuzit i merr të keqen ai se i ka musteqet vërtetë madhështore

      Kryeministri Edi Rama nuk harroi ironitë, epitetet dhe personifikimet mes botës zoologjike dhe asaj politike.

      Ai kujtoi se kundërshtari i tij Sali Berisha po punon për të qëndruar në opozitë dhe për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve dhe humbjes më 12 maj, ndaj ka ndërtuar atë listë, duke i bërë edhe “nder” PS-së me heqjen e kandidatëve të fortë si Dash Sula dhe të tjerët.

      Duke nënvizuar se Berisha kishte dalë me buf sot në konferencë duke thënë se është një shpend i mençur, ai tha se bufi i vërtetë është i mençur, por jo ai i Tiranës.

      “Bufi e kishte pranuar sot, kjo është gjë e mirë, kishte thënë se bufi është gjë e mençur që është vlerësuar edhe në lashtësi. Bufin e respektoj vertetë për kënetën e Karavastasë, jemi të gatshëm ta mbështesim bufin, por jo për atë në Tiranë. Bufi i mençur është ai i kënetës, jo ai që proteston në Tiranë. Po jo të na tregojë ne se bëhet Shqipëria Madhështore me Kujtim Gjuzin. Dhe në fakt Kujtimit i merr të keqen ai edhe pse ka një palë musteqe dhe në fakt musteqet i ka madhështore ai”.

    • VIDEO

      Rama ironizon Dash Sulën dhe Berishën: Gjeli i detit mbeti rrugëve, ishte më i lodhshmi, kundërshtari e hoqi vetë! E kullufiti bufi bashkë me atë të Kavajës

      Kryeministri Edi Rama tha se lista e PS-së nuk është për “mbulesë tavoline e vjetër me lule”, por serioze dhe e mbushur me të rinj, duke e krahasuar edhe me atë të kundërshtarëve.

      Dhe këtu mori shkas nga disa emra të opozitës që nuk u përfshinë në listat e kandidatëve për deputetë si në Elbasan me Dash Sulën apo me fituesin e Primareve në Kavajë.

      Ai bëri ironi me Berishën dhe madje Dash Sulën duke e përsëritur epitetin “gjel deti”. Jo për fyerje, siç e sqaroi, por si kundërshtar të fortë dhe serioz, që “bufi e kullufiti vetë”, duke lehtësuar mazhorancën. 
      “Kjo është një zgjedhje se kush do qeveris Shqipërinë dhe kush do administrojnë punët e vendit. Nuk i kemi këto si dekor apo mbulesë me lule të një tavoline të vjetër. Unë dhe pak të tjerë jemi në listat e mbyllura, për të mos zënë të gjitha hapësirat e harës. Por ka edhe të tjerë të listës së hapur nga kandidatët që janë deputetë. Por këtu në Elbasan keni e të tjerë, si Dash Sula, që unë i them Gjeli i Detit, ai fitoi Primaret në Elbasan. Nëse mua do më vinte rasti me heq ndonjë nga lista e tyre është pikërisht Dash Sula, se është më i lodhshmi nga ata atje. Ndaj edhe i them unë atij gjeli i detit. Mua më vjen mirë që ai s’do jetë në Parlament, se nuk ka gjë më të mirë se kur kundërshtarin tënd ta vret vetë kundërshtari jot. Por edhe kandidati i Kavajës që fitoi Primaret dhe nuk figuron fare në listë. Votate kënetës, por ishin vota, pse i hoqën ato?”, tha Rama.

    • VIDEO

      Rama prezanton kandidatët e qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e 11 Majit: Mes energjisë së të rinjve!

      I shoqëruar nga drejtuesit politikë dhe lokalë në qark, si dhe skuadra e kandidatëve për deputetë, ai mori takim me grupin e të rinjve, para të cilit bëri edhe prezantimin me një mesazh të fortë publik për rigjenerimin e PS-së

    • VIDEO

      EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit në Report Tv: PS fiton më 11 maj me 50.5% të votave! Rama çon Shqipërinë në BE e garanton drejtësinë! PD forcë e dytë, por Berishës 59% s’i besojnë! Ja renditja e të vegjëlve

      Kur kanë mbetur 45 ditë nga momenti kur shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re, Instituti prestigjoz Italian i statistikave ‘Piepoli’ në bashkëpunim me Report Tv, sjellin rezultatet e sondazhit të tretë. Shqiptarët i besojnë Ramës e PS-së si e vetmja forcë që mund të çojë para vendin dhe ta integrojë në Bashkimin Europian. Rritet mosbesimi tek Berisha e partitë e tjera.

      • VIDEO

        Vota e diasporës, sot zgjidhet kompania postare! Postieri i shkon votuesit në adresë deri në 3 herë, zarfi tërhiqet personalisht me mjet identifikimi

        Kompania postare e cila do të kryejë dhe dërgimin e votës së diasporës do të zgjidhet sot pas orës 15:00 kur mbyllet procedura e prokurimit.

        • VIDEO

          Transformimi i Parkut Metalurgjik, Rama: Ta kthejmë në një destinacion! Pika që do të bashkojë Tiranën me Elbasanin! Bashkë me Auto Moto Parkun, frymëmarrje e re për qytetin

          Në Elbasan u zhvillua sot një takim me sipërmarrës të zonës së Metalurgjikut, i cili do të transformohet nga një trashëgimi industriale në një hapësirë të gjelbër. Rama tha se parku kombëtar industrial ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe shtoi se janë angazhuar një sërë arkitektësh, vendas dhe të huaj, për këtë projekt.

          • VIDEO

            Projekti për Automotoparkun në Elbasan, Rama: Motor i ri për ekonominë! Ambicia jonë, të mirëpresim garën e Formula 1

            Kryeministri Rama e cilësoi projektin për Automotoparkun në Elbasan si një motor të ri për ekonominë. Ai tha se ambicia është që Shqipëria të mirëpresë edhe garën e Formula 1.

          Për lajme të tjera kërkoni në arkiv