-
VIDEO
Të përjashtuarit e Berishës, Basha: S’kemi servilë dhe shërbëtorë pazaresh në listë! I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje të gjithë të dëshpëruarve të listës së PD-së që të bashkoheshin dhe votonin për demokratët e vërtetë dhe për Shqipërinë.
-
VIDEO
‘A mendoni se ju ndëshkoi Berisha?’/ Tabaku për gazetarët para Kuvendit: Duhet të isha në listën e mbyllur, por në shtator do të jem sërish në parlament si deputete
Tabaku i është përgjigjur gazetarëve për pyetjet rreth mendimeve mbi listën e Tiranës dhe vendin e saj në listën e hapur. Deputetja shprehet ‘pa modesti’ siç vetë ajo thotë, se e meritonte të ishte në listë të mbyllur.
-
VIDEO
Kos i bën dhuratë Ramës një fanellë të BE-së: Kur të mbarojmë negociatat me sukses, të ftoj ta ngjisim Korabin së bashku! Kryeministri: S’e di a do jem ende kryeministër, por do vij
Komisionerja e Zgjerimit në BE, Marta Kos, foli me superlativa për punën e bërë deri tani nga Shqipëria me negociatat dhe planin e anëtarësimit.
Ajo mori si shembull golin e shpejtë për 23 sekonda të Nedim Bajramit ndaj Italisë në Europianin e Gjermanisë vitin e kaluar, duke u shprehur se “e di që ju jeni të shpejtë në bërjen e gjërave dhe mund t’ia dilni edhe me këtë”.
Më tej i dhuroi një fanellë kryeministrit me numrin "11" dhe flamurin e BE-së të stampuar në të, teksa Kos shtoi se ajo vetë vinte nga një familje e lidhur me sportin dhe se Europa funksiononte si ekip sportiv, futbolli apo basketbolli, edhe pse vetë nuk luante dot sportin e dytë ndaj Ramës.
Por ajo e ftoi Ramën që pasi të mbaronin me sukses negociatat në 2027 dhe kohën e duhur, ta ngjisnin malin më të lartë të Korabit së bashku. Rama iu përgjigj se nuk e dinte nëse do ishte ende kryeministër, por do i bashkohej me kënaqësi.
-
VIDEO
‘Komision Xhafaj deri sa të hyjmë në BE’/ Rama i përgjigjet gazetares: Jemi të pangopur me drejtësinë, Partia Socialiste është mjet jo qëllm
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me Krykomisioneren e BE-së Marta Kos, i është përgjigjur gazetares mbi zhvillimet me Komisionin Ant-Korrupsion nga deputeti Fatmir Xhafaj, kur në fakt kreun e këtij komisioni kaq të rëndësishëm e ka vendosur në listën e hapur për zgjedhje. Rama tha midis të tjerash se ai dhe ekipi i tij janë të ‘pangopur’ me punën e drejtësisë.
-
VIDEO
Apeli i GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, avokati: SPAK asnjë provë të re, presim që Gjykata e Lartë të bëjë ndonjë ‘çudi’ dhe ta lirojë! Abule në arrest shtëpie
Veliaj mbetet në burg, pasi Apeli i GJKKO i rrëzoi ankimin për masë më të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurore. Zbutet masa në arrest shtëpie për biznesmenin Elman Abule të akuzuar për pastrim parash. Në fuqi masa detyrim paraqitjeje për Palushin, Fushën dhe Sulën. Rrëzohet edhe kërkesa e Xoxës për ankimin e sekuestros së llogarive bankare. Vendosi gjyqtari që dënoi Tahirin.
-
VIDEO
Monika Kryemadhi flet jashtë Kuvendit: Do të votoj për Ilir Metën
Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit është shprehur se do të votojë për Ilir Metën, pavarësisht çështjeve personale.
-
VIDEO
U la jashtë listave për deputetë, Xhaferraj ironizon kreun e PD: Koalicion me 3 burra shteti, me Berishën, Jenisherin dhe Gjuzin do e bëjmë Shqipërinë madhështore!
Deputeti demokrat i qarkut Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ironizoi sot koalicionin e opozitës “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe kreun e tij Sali Berisha.
Teksa është një prej të lënëve jashtë listave për deputetë nga kreu i PD-së, Xhaferraj komentoi gjatë hyrjes në Parlament edhe situatën politike para zgjedhjeve të 11 majit, duke mos e kursyer as sarkazmën.
-
VIDEO
Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet! Shqipëria e meriton BE-në, s’kemi alternativë tjetër
Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij duke u shprehur se do donte që pritja e Kos të kishte ndodhur në një ditë me diell dhe jo shi, por shtoi se “ia sqarova Martës se shiu është bereqet”.
Rama shpjegoi se për Shqipërinë ishte lajm i mirë që Komisionere e Zgjerimit u zgjodh një përfaqësuese e rajonit, teksa tha se Shqipëria do ta meritojë këtë anëtarësim.
-
VIDEO
Petro Koçi për Sali Berishën: I dashur, mallkimi i Shqipërisë dhe peshkaqeni i krimit! Çdo i akuzuar tjetër, është cironkë para teje
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i është përgjigjur ashpër ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit e sulmoi në deklaratat e tij publike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçi nuk ka kursyer ironinë dhe akuzat ndaj liderit historik të PD-së, duke e cilësuar atë si mallkimin e vendit dhe peshkaqenin e krimit.
-
VIDEO
‘Nuk mund të lejoj të përdhunohem’/ Sula ‘sulmon’ Nokën dhe Vokshin: Janë të urryer, Berisha shkeli me të dyja këmbët votën. Shqipëria do të bëhet
Sula është pyetur nga gazetarët për lëvizjen e tij në orën e fundit të bërjes së listave, ku emri i tij u bë me dije se ishte përfaqësuesi i parë në listën e Qarkut të Elbasanit për koalicionin ‘Nisma Shqipëria Bëhet. Sula e nisi duke falenderuar demokratët dhe tregoi disa episode lidhur me ngjarjet pas vendimit të 9 Shtatorit 2021, ku Basha mori vendimin për largimin e Berishës.
-
VIDEO
Integrimi/ Komisionerja e BE për zgjerimin, Marta Kos në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
Komisionerja mbërriti në Kryeministri ku u takua me kryeministrin Edi Rama. Kos do takojë edhe përfaqësues të opozitës.
-
VIDEO
‘Paketa e Maleve’ dhe ‘Ratifikimi i marrëveshjeve me BE-në’/ Zbardhen pikat e diskutimit të enjten e sotme në Kuvendin e Shqipërisë
Nga ana tjetër pritet ratifikimi i marrëveshjes me Bankën Evropiane të Investimeve për hapjen e përfaqësisë së saj në Shqipëri dhe miratimi i marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t për financimin e projektit “Sistemi i kamerave, Smart City”, në vlerën 118.5 milionë USD.