-
VIDEO
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës, ja dha Rama sepse ja merr mbrapsht në 12 Maj
Juristi Kreshnik Spahiu, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv me Marsela Karapanxho ka komentuar sondazhin ekskluziv të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv për muajin mars. Ai tha se janë gati 50 për qind që Berishën se besojnë as për primaret që bënë brenda partisë.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Sondazhi i Piepolit konfirmon mandatin e katërt për PS me 50.5% të votave, ‘Shqipëria Madhështore’ forcë e dytë, por në rënie! Lapaj në vend të tretë! Rama lideri më i pëlqyer, bie besueshmëria për Berishën
Termometri politik i muajit mars nxjerr Ramën si figurën më frymëzuese për qytetarët duke i besuar mandatin e katër dhe PS-në fituese me 50.5% të votave. Sondazhi ekskluzive i Piepolit tregon një rënie të besueshmërisë te Berisha dhe PD, ndërsa më 11 maj Shqipëria Madhështore del forcë e dytë me 39% të votave. Sipas të anketuarve injorimi që Berisha i bëri procesit të Primareve dhe listat e mbyllura ulën kredibilitetin e PD te elektorati. Po kështu sipas tyre Koalicioni me 25 parti e dëmton Partinë Demokratike.
-
VIDEO
Listat e PD/ Po primaret pse u bënë?! Berisha 'fshin' të preferuarit e anëtarësisë! Sula e Kadiu të parët por u lanë jashtë! Më të votuarit e Tiranës jo të sigurt
Edhe pse disi e kishte paralajmëruar, publikimi i listave të PD jo pak habiti për faktin se si procesi i primareve u zhvlerësua nga Berisha. Jo vetëm në listat e mbyllura që numri i fituesve në procesin brenda PD është shumë i vogël por një pjesë e mirë e më të votuarve mungojnë totalisht si kandidatë.
-
VIDEO
Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave, të njëjta me ato të 2013-ës! 1 milion shuplaka do merrni më 11 maj
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, komentoi në Kuvend listën e kandidatëve të opozitës, teksa karriget e PD-së në sallë ishin boshatisur pas përçarjes së krijuar. Sipas tij, listat janë njësoj me ato të vitit të humbjes së madhe 2013, kur Partia Demokratike humbi pushtetin
-
VIDEO
Kuvendi miraton 10 projektligje me votat e PS, mes tyre Plani i Rritjes i BE, ‘Paketa e Maleve’, shtyrja e afatit të Komisioneve Xhafaj-Braçe dhe hapja e zyrës së PE
U zhvilluan ditën e sotme punimet e seancës plenare në Parlament, ku u diskutua me rend dite disa prej çështjeve të rëndësishme, përfshi edhe; projektligji i “Paketës së Maleve”, hapja e zyrës së Parlamentit Evropian në Tiranë, shtyrja e afateve të Komisioneve Xhafaj dhe Braçe, Plani i Rritjes i BE-së, kanabisi mjekësor dhe projekti 'Smart City'
-
VIDEO
'Avullojnë' 14 parti, vetëm 11 subjekte me kandidatë! Të vegjlit i ‘mbledh’ Tirana, listat e mbyllura me emra 'fiktivë'
Vetëm 11 subjekte dorëzuan kandidatë, që megjithatë KQZ do i kalojë në filtër, ndërsa 14 parti të tjera u zhdukën nga skena elektorale. Të vegjlit të cilët kërkojnë mandat në Tiranë, i mbushën listat e sigurta me kandidatë fiktivë, të cilët do dorëhiqen për të futur në parlament të votuarit e listave të hapura.
-
VIDEO
Të ikurit e PS, ballë lartë e krenarë! Ndreca i kthehet pedagogjisë, Naço avokat! Gjiknuri: Formulë e suksesshme
Vendimi i Edi Ramës për ta reformuar grupin aktual të PS, duke lënë shumicën prej tyre në listë të hapur për 11 majin, nuk ka krijuar surprizë mes socialistëve, Sfidën thonë se e pranojnë, ndërsa kush nuk është fare në listë e konsiderojnë thjesht një cikël të mbyllur.
-
VIDEO
11 Maji, Ervin Demo në listë të sigurt, qytetin e Beratit e drejton Ervin Ceca deri në zgjedhjet e parakohshme
Në një mbledhje jashtë radhe të Këshillit Bashkiak të Beratit, Ervin Ceca u zgjodh kryetar i komanduar i Bashkisë së Beratit pas dorëheqjes së Ervin Demos. Me 24 vota pro nga anëtarët e Këshillit të Bashkisë, Ceca u zgjodh të drejtojë qytetin deri në zgjedhjet e pjesshme lokale.
Ervin Demo, i cili ka qenë në krye të Bashkisë së Beratit për 6 vite vendosi të tërhiqet dhe ka një vend të sigurt në parlament, sepse kandidon në listë të mbyllur të Partisë Socialiste.
-
VIDEO
Berisha zhbën Primaret dhe e pranon: Futa në lista qëndrestarët! Dash Sula si ‘puthja e Judës’, zgjodhi të ishte patericë e Ramës! Lista e PS me skapistë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrojti sot para gazetarëve listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, duke pranuar se tashmë Primaret ishin zhbërë dhe në to u përfshinë “qëndrestarët”. Sulmon listën e kandidatëve të Ramës dhe mbron të tijën. Mohon se përjashtoi kandidatë nga listat, duke thënë se një pjesë zgjodhën jetën e tyre private. Akuzon edhe deputetin Sula si 'opozita e opozitës'
-
VIDEO
Komisionerja e BE në Tiranë: E meritoni integrimin, reforma në drejtësi gur themeli! Rama: Rruga jonë e vetme Europa! 1 mld euro për reformat, Batuta me Kos: Duam lekët tona
Në vizitën e saj të parë në Shqipëri, komisionerja e për Zgjerimin në BE, Marta Kos dha mesazhin e qartë se Shqipëria e ka vendin në BE. Kos vlerësoi përparimin e Shqipërisë për reformat, duke theksuar se vendi ynë është në rrugën e duhur për mbylljen e negociatave në 2027.
-
VIDEO
‘Mbrojti Berishën në shumë qëndrime’/ U la në listen e hapur, flet Çupi për gazetarët: Kam besimin e qytetarëve
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi është prononcuar për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit në lidhje me qëndrimin e saj mbi listën zgjedhore të PD-së. Edhe pse ajo u la në listën e hapur të Tiranës, është shprehur se ka bindjen që qytetarët do ta votojnë.
-
VIDEO
Flasin të ‘përjashtuarit’ e Berishës/ Tabaku: E meritoja një vend të sigurt, në PD asgjë s’mu fal! Sula: U shkel vota e primareve! Kryemadhi ‘dashuri’ politike: Do votoj Metën
Një ditë pasi Sali Berisha i siguroi me vende në listat e mbyllura, klani i tij u zhduk nga Kuvendi duke lënë bosh karriget. Njëri pas tjetrit, të përjashtuarit e PD nga listat e hapura ose ata që nuk i përfshinë fare si Dashnor Sula, i shfaqën në Kuvend duke shprehur hapur rezervat e tyre.