• VIDEO

    Dashnor Sula u tërhoq nga koalicioni 'Shqipëria Bëhet', reagon Lapaj: Patëm mosdakordësi

    v

    Deputeti Dashnor Sula është tërhequr ditën e sotme nga koalicioni 'Shqipëria Bëhet”, ku renditej i 19-ti në listën e hapur të qarkut të Elbasanit.

    Lidhur me këtë tërheqje të tij, ka ardhur edhe një reagim nga drejtuesi i koalicionit Adriatik Lapaj, ku në një bashkëbisedim me qytetarët live në Facebook, ai u shpreh se me deputetin nuk u ra dakord. 

    ‘Për zotin Dash Sula kam respekt sepse ka votuar kundër ndryshimeve të vitit 2008 dhe në atë kohë ka qenë edhe deputet i mazhorancës, ka votuar pro reformës në drejtësi dhe e ka mbrojtur atë dhe kundër mbylljes së listave në votimin e fundit që këta bënë. Ne kemi bërë thirrje që s'mund të jemi të mbyllur ndaj kujdo që ka pasur një bindje të caktuar poltike më parë. Ne kemi thënë që s'do të bashkëpunojmë me ata që kanë marr vendime për të ndryshuar për keq jetën e shqiptarëve.

    Ideja për të bashkëpunuar me zotin Sula ka qenë e mirëpritur, ne jemi një lëvizje që i marrim vendimet duke folur me anëtarësinë dhe për shkak të mosdakordësive ne do të shkojmë në zgjedhje pa Das Sulën.  Nuk jemi në këtë rrugë për të zhgënyer asnjë por për të bërë më të mirën për vendin tonë’, tha ai.

  • VIDEO

    ‘E kam kërkuar online’ / I komentojnë për pallton në inagurimin e 'Tunelit të Murrizit', Rama: Të kanë ushqyer bretkosat e kënetës, e kam blerë para 20 vitesh

    Kryeministri Edi Rama është pyetur nga një komentues në rrjet për çmimin e palltos që mbante veshur gjatë inaugurimit të Tunelit të Murrizit. Ky i fundit tha se e kishte kërkuar online por nuk e gjente askund.

    Rama nuk dha menjëherë një çmim, por e quajti komentuesin një mbështetës të opozitës dhe më pas sqaroi se pallton e kishte blerë para 20 vitesh në Gjermani.

    "Nuk të vë faj, s'ke ça bën. S'ka ça bën njeriu kur i ha rrenat si manaferra ngaqë i shijojnë prej qejfit. Ty të kanë gjetur të uritur për rrenën e radhës bretkosat e kënetës dhe të kanë dhënë një manaferrë që unë e pij verën 30 e ca mijë euro shishja. Kështu që ti tani thua që spo e gjen dot pallton si e imja se do të thuash me demek është jashtë serie, jo mor vlla jo nuk e mbaj mend në fakt sa bënte se e kam blerë në Gjermani, para 20 e ca vitesh prandaj mos e kërko kot se i ka kaluar edhe afati i amortizimit. Mbahu pak më mirë nga goja mor burrë se nuk i shkon burrit të merret me rrobat e burrit."-tha Rama. 

  • VIDEO

    Rama për hapjen e Tunelit të Murrizit: Jam çliruar nga një makth i vërtetë, sot mbaroi 'Odisea'

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ditën e sotme lidhur me projektin e shumë  diskutuar, tunelin e Murrizit, gjatë një interviste për rubrikën "Sy me Sy".

    Rama ka folur për sfidat që ka kaluar gjatë realizimit të këtij projekti dhe ka pranuar se ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të dhe për ekipin e tij.

    "Sot jam çliruar nga një mankth i vërtetë. Tuneli i Murrizit, një kurth i paparë i natyrës, ku thashë ‘ramë dhe skemi për të dalë më’. Kur puna po ecte mirë e bukur, papritur shpërthyen ujrat dhe na morën peng, duke na i shtyrë afatin e përfundimit pa afat," ka thënë Rama, duke e cilësuar këtë periudhë si një "odise" të pafundme dhe një betejë për të mundur një kalë që nuk dorëzohej."-thotë Rama. 

  • VIDEO

    Ndocaj për Report Tv: Berisha është arkivoli që po i përgatitet PD dhe antikombëtar! Duhet të jetë në burg, pasuroi familjen dhe dhëndrin! Dosja e Olldashit të hapet

    Eduart Ndocaj, 'kaubojsi' ish-deputet, aktualisht kandidat për Koalicionin Euroatlantik në qarkun e Lezhës, bën analizën politike në 'Studio Live'. Shpjegon lidhjet e errëta të ish-kryeministrit Berisha, sesi pasuroi familjen dhe dhëndrin, qëllimet antikombëtare dhe pse zgjodhi Bashën. Dyshimet për aksidentin e Olldashit

  • VIDEO

    Xhaferraj: Berisha humbi dhe bastionet që fitoi Basha, nëse dështon më 11 maj të iki nga lidershipi! Ai dhe Rama të ngrihen në nivelin e Nanos më 2005

    I pyetur nga moderatori Arbër Hitaj se përse Sali Berisha nuk do që t’i fitojë zgjedhjet, por ka interesa personale, deputeti Ferdinand Xhaferraj tha se këtë përgjigje mund ta kishte vetëm kreu i partisë.

    Por ai shtoi se dinamika e ngjarjeve politike brenda demokratëve tre vitet e fundit tregoi se ai kishte axhendë personale më shumë sesa elektorale.

    “Më i qartë nga të gjithë pse nuk i fitojmë dot zgjedhjeve e di shumë më mirë vetëm Berisha. Ai u largua në 2013, me të mira e të këqija, edhe me kalimin e kohës, se koha bën të sajat, ai u dorëhoq. Tani rikthimi ka gjërat e veta, u rikthye për axhendë personale apo për interesat e PD-së? Ai ishte investitori kryesor i përkrahjes së Bashës humbje pas humbje dhe pastaj e sulmoi dhe e largoi pas 2022 dhe kjo ngre dyshime të forta dhe më bëjnë të mendoj se PD është në funksion të axhendës së kryetarit dhe jo zgjedhjeve dhe partisë. Ai e sulmoi Bashën kur ai e përjashtoi nga partia. Unë nuk i gënjej qytetarët durrsakë se doja një vend në parlament, unë këto vite gjysmën kam qenë brenda parlamentit dhe gjysmën e kohës jashtë tij. Kam qenë konsistent në linjën time politike”, thotë deputeti demokrat për Report Tv.

  • VIDEO

    Kaosi në PD/ Xhaferraj për Report Tv: Berisha u rikthye për ta përdorur partinë për interesa personale, zgjodhi besnikët në lista! Na vuri dhe kundër SPAK-ut

    Xhaferraj, i ftuar sot në ‘Studio Live’, u shpreh se gjatë këtyre tre viteve Berisha nuk ka pasur asnjë qqllim për të riorganizuar partinë dhe fituar zgjedhjet, pasi edhe sulmi ndaj Lulzim Bashës erdhi vetëm pasi ai e përjashtoi nga partia dhe jo për shkak të humbjeve elektorale të ish-kryetarit

  • VIDEO

    Hapet ‘Tuneli i Murrizit’, i pranishëm edhe kryeministri Rama

    Kryeministri Edi Rama mori sot (14 mars) pjesë në hapjen e Tunelit të Murrizit, në zonën e Dibrës. 

    Me hapjen e tunelit, udhëtimi nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas, do të jetë vetëm 2 orë.

  • VIDEO

    Sondazhi i 'Piepolit' në Report Tv, Kikia: Besueshmëria e Berishës ka rënë, zhgënjim pas Primareve! Copëzimi i votës së opozitës i jep fitoren Ramës

    Analisti Mentor Kikia shpjegon në ‘Sot, Live në Shqipëri’ pse sondazhet e “Piepoli” janë afër perceptimit të situatës. Për besueshmërinë e Berishës shprehet se edhe zhgënjimi i Primareve ndikoi, duke shtuar se më mirë të mos ishin zhvilluar fare. Kurse për zgjedhjet mendon se 4-5 fraksione të opozitës janë në favor të PS-së, pasi partitë e vogla mund të mos i kthejnë dot votat në mandate

  • VIDEO

    Analiza/ Qarku Tiranë, përballja e liderëve më 11 maj! Berisha me besnikët e aleatët, Rama me emra të rinj! ‘Luftë’ e ashpër edhe mes llojit në listë të hapur

    Në zgjedhjet e 11 majit, Tirana pritet të jetë qarku me betejën më interesante, jo vetëm sepse prodhon numrin më të lartë të mandateve, por edhe për shkak se dy liderët e PS e PD, Edi Rama dhe Sali Berisha do të kandidojnë në këtë qark. Kërkojnë mandat në Tiranë edhe figurat e tjera më të rëndësishme të politikës, Meta, Basha, Lapaj, Agron Shehaj apo Alibeaj me Dashamir Shehin.

  • VIDEO

    E la jashtë listave/ Berisha komenton bashkimin e Dash Sulës me Lapajn nga Elbasani: Iu shmang betejës së burrave, ka kohë ende ta mendojë

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha vizitoi qytetin e Elbasanit për festën e Ditës së Verës.

    Kryedemokrati u ndal te largimi i Dashnor Sulës nga PD dhe bashkimin me partinë e Adriatik Lapajt, “Shqipëria Bëhet”.

    “Sa i përket deputetit që thatë ju, ai bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe shkoi në punën e vet, nuk kam çfarë të them bëri gabim por prapë ka kohë ta mendojë.”, u shpreh ai.

  • VIDEO

    Basha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Qytet me vlera të mëdha intelektuale dhe kulturore

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat nga qyteti i Elbasanit, ka uruar shqiptarët për Ditën e Verës. Ai theksoi se Elbasani është një qytet me vlera të mëdha intelektuale dhe kulturore, që ka kontribuar shumë për Shqipërinë dhe kombin.

  • VIDEO

    Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës

    Juristi Kreshnik Spahiu, teksa u ndal tek besueshmëria e partive të reja, tha se priste që pritshmëria të ishte më e lartë.

    Sipas tij, partitë e reja kanë bërë gabim që nuk u bashkuan kundër kryeministrit Rama dhe Sali Berishës.

    ‘Unë prishja që të ishte më e lartë besueshmëria për partitë e reja. Besueshmëria është jo e lartë dhe arsyet janë se disa nga partitë e reja kanë krijuar konflikt mes njëra- tjetrës. Ky është një gabim i madh dhe një përgjegjësi historike. Disa nga partitë e reja do të mbajnë përgjegjësi historike për një moment që vjen 1 herë në 100 vite. Këto 7 parti që janë 3 të reja dhe të tjerat që kanë qenë pjesërisht në poltikë, duhet që të krijonin polin e tyre politikë duke prezantuar një kryeministër të ri. Partitë e reja thoshin nuk bashkëpunojmë me të vjetërit. Po ku vjen më ky moment historik për ti larguar këta nga politika’, tha ai.  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv