-
VIDEO
Mbahen Primaret/ PD s’publikon numrin e anëtarëve që votojnë në rang vendi! Besnikët e Berishës në lista, deri në orën 16:00 kanë votuar mbi 41 mijë anëtarë
Votimi u hap në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 18:00. Mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Kandidatët janë në nivel qarku, e votohet për secilin qark më vete.
-
VIDEO
Primaret e PD/ Nis votimi në qarkun e Lezhës, në garë 19 kandidat! Donika Ndoj: Ftoj anëtarët të bëhen pjesë e këtij procesi
Ka nisur edhe në qarkun e Lezhës procesi i votimit për primaret e Partisë Demokratike.
Në garë janë 19 kandidat, ndërsa numri i anëtarëve të cilët jane thirrur për të votuar në degët e PD Lezhë, Kurbin dhe Mirditë është 7600.
Kryetarja e Partisë Demokratike në Lezhë Donika Ndoj, thotë se procesi ka nisur në orën 8:00, dhe po vijon normalisht pa probleme, ndërsa bëri thirrje ndaj çdo anëtari të PD që të marri pjesë në këtë proces të rëndësishëm për demokratët.
'Sot votohet në Lezhë dhe në të gjithë vendin për primaret, qarku Lezhë ka rreth 7600 anërtarë që pritet të votojnë 2900 anëtarë. Qyteti i Lezhës ka 3500 anëtarë dhe pritet që të votojnë 1100 anëtarë. Mendoj se primaret janë një moment i rëndësishëm dhe një proces i brendshëm demokratik për ta bërë PD me një vizion të qartë dhe për të garantuar fitore në 11 maj. Ftoj anëtarët të bëhen pjesë e këtij procesi. I uroj suksese kandidatëve’, tha ajo.
-
VIDEO
Primaret e PD/ Nis votimi në degën e Fierit, garojnë 22 kandidatë
Ka nisur edhe në selinë e Partisë Demokratike dega Fier procesi i votimit në kuadër të Primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit 2025.
I pranishëm në votimin e sotëm është edhe drejtuesi politik i qarkut Gazmend Bardhi, i cili ka dhënë udhëzimet për mbarëvajtjen e procesit.
Sot garojnë 22 kandidatë sipas parimit 'Një anëtar, një votë'. Në selinë e degës Fier pritet të votojnę rreth 1000 anëtarë të cilët kanë të drejtë të votojnë vetëm një prej kandidatëve të listës. I pari që hodhi votën në kutinë e votimit ishte drejtuesi politik Gazmend Bardhi dhe më pas kandidatët për të vijuar me anëtarësinë.
Ndërkohë procesi i votimit ka filluar edhe në Patos, Roskovec e Mallakastër ku pritet të votojnë rreth 4000 anëtarë, referuar pjesëmarrjes në proceset e mëparshme.
Ndërkohë drejtuesi politik i Qarkut në nisje të procesit ka theksuar se të drejtën e votës d kanë ata anëtarë të cilët janë të psjisur me kartat e anëtarësisë para vitit 2021.
-
VIDEO
Rama: Shqipëria do ketë flamurin e parë në BE, kemi vendin e nderit në panarin e turizmit në Berlin
Kryeministri Edi Rama nga takimi me asambletë socialiste të njësive 1, 2, Pezë, Ndroq, Vaqarr u ndal edhe tek anëtarësimi i vendit në BE.
Ai tha se futja e Shqipërisë në BE është ngritja e dytë e flamurit pas atij në 1912.
Kryeministri u ndal edhe tek panairi i turizmit në Berlin për të cilin tha se Shqipëria do të ketë vendin e nderit në këtë panair.
‘Anëtarësimi në BE është ngritja e dytë e flamurit pas ngritjes në 1912. PS do ta bëjë shtetin demokratik europian, Shqipëria do ketë flamurin e parë në BE, se na bie të jemi të parët, se e kemi “Albania”. Ne ja kemi ngritur kokën të gjithë shqiptarëve dhe s’na shohin më nga lart poshtëm dhe kjo ka sjell që të bëhemi destinacion turistik. Të hënën do jemi në panairin në Berlin dhe Shqipëria ka vendin e nderit në panairin e turizmit në Berlin, 10 vite më parë nuk bënte vaki’, tha ai.
-
VIDEO
‘I dorëzuam zonjës së drejtësisë shpatën’, Rama me asambletë socialiste: Morëm parasysh që mund të pres edhe kokat tona! Në 11 maj ne me shoqen fitore, ata me Noc Rrokun
-Kryeministri Edi Rama nga takimi me asambletë socialiste të njësive 1, 2, Pezë, Ndroq, Vaqarr u ndal tek reforma në drejtësi, për të cilën tha se është meritë e PS.
Kryeministri theksoi se, shpata iu dha drejtësisë nga PS dhe u morë parasysh edhe fakti që mund të hetonte edhe nga radhët e saj.
‘Arsyeja tjetër pse duhet të jeni krenar është lufta kundër korrupsionit, e kemi bërë ne nëse s’do ta kishim bërë ne, do të duhet të na tregonin se kur ka ndodhur më parë kjo. Unë s’di që nga 1912 dhe deri pasi ne kaluam reformën dhe pasi u ngrit SPAK dhe GJKKO të jetë kap ndonjë person publik politik nga një prokuror dhe gjykatës, të jetë bërë hetimi dhe të jetë bërë dënimi, i lidhur ky person me ata që janë në qeveri. Këtë e kemi bërë ne, se kanë bërë të tjerët. Thonë po si e bëtë kur do kapeshin edhe njerëzit tuaj, sepse misioni i PS është të bëjë shtetin demokratik europian të shqiptarëve, kush merr përsipër të udhëheq duhet të marr përsipër të gjitha dhimbjet që ka një proces.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Votimi elektronik jo në 10 zona, vetëm në njësinë 10 e Vorë! Miratohet fleta e votimit, 51 parti në garë
Votuesit e bashkisë së Vorës dhe të njësisë 10 në Tiranë, do të votojnë në mënyrë elektronike në 11 maj. PD pranoi vetëm këto dy zona, krahasuar me idetë e Celibashit që ky model të aplikohej në 10 njësi. KQZ miratoi edhe fletën e votimit, dhe deri më tani, partitë pjesëmarrëse janë 51.
-
VIDEO
'Studio Live'/ Demalia: Prokurori nuk duhej të fliste me atë gjuhë ndaj Veliajt! Inida Gjata: SPAK dëshiron të dënojë politikanët, po mbillet përçarje
Ilir Demalia dhe Inida Gjata diskutuan sot në 'Studio Live' lidhur me debatin e hapur ditët e fundit për standardet e SPAK në hetime pas rastit Veliaj, si dhe për propozimin e Berishës për ligjin e desorosifikimin.
-
VIDEO
Berisha deri tani 7 mandate aleatëve, 4 i merr Meta! ‘Ngecin’ negociatat me Idrizin! Shabani-Lapaj firmosin, të paktën tre koalicione opozitare
Partia Demokratike është në hapat e fundit të arritjes së konsensusit me partitë aleate për zyrtarizimin e koalicionit për 11 majin. Dakordësitë janë gjetur me Metën, Mediun, Dulen dhe Dukën, ndërsa kanë ngecur bisedimet me Idrizin e PDIU. Nga ana tjetër po këtë të premte zyrtarizuan koalicionin partitë e reja, “Nisma Thurje” dhe ‘Shqipëria Bëhet”
-
VIDEO
‘Nisma Shqipëria Bëhet’, Lapaj e Shabani koalicion për 11 majit: Krah drejtësisë, nuk bëhemi patericë për asnjë pushtet
Lëvizja “Shqipëria bëhet” dhe Nisma thurje” firmosën sot koalicionin për të shkuar së bashku drejt zgjedhjeve të 11 majit. Koalicioni quhet “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe drejtues do të jetë Adriatik Lapaj, i cili ftoi edhe parti të tjera t’i bashkohen.
-
VIDEO
Negociatat përplasin PS-PD, Tabaku: Jemi pro integrimit, por s'ka transparencë! Spiropali: S’ka plan B përveç integrimit në BE! Hasani: S’jam këtu për fushatë
Konferenca e Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian, Çështjet Evropiane e shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit të Evropës Juglindore, mbajti sot sesionin në Pallatin e Kongreseve, ku tematika kryesore kanë qenë reformat për integrimin e vendeve të rajonit në BE, reformat dhe zgjerimi europian
-
VIDEO
‘Të shkrihet SPAK’, Bardhi kundër Berishës: Qëndrimi im palëkundur, sa herë të kem denoncime do i drejtohem
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi nuk ndan të njëjtin qëndrim me Sali Berishën s ai takon SPAK. I pyetur nga gazetarja e Report Tv. Danjela Maloku, Bardhi tha se qëndrimi i tij kundrejt SPAK është i palëkundur dhe se
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Regjistrohen dhe dy parti të reja, 51 në total Shpërndahen dhe fondet vjetore, 345.6 mln për 11 subjekte! Celibashi: Të hënën zbulohet se sa do të jetë dhe fleta e votimit (LISTA)
Shpërndahen edhe fondet vjetore të 2025 për partitë, 345,6 mln lekë për 11 subjekte politike. pas pak ditësh edhe 150 mln lekë të tjera për fushatën. KQZ do vendosë të hënën edhe për përmasat përfundimtare të fletës së votimit. KQZ regjistron partitë e Gëzim Alibalit dhe Sazan Gurit, rrëzon kërkesën e Altin Goxhajt, s’kishte të dhëna të sakta. Të hënën vendoset fati i partisë së Bashës dhe i MEGA