-
VIDEO
Negociatat përplasin PS-PD, Tabaku: Jemi pro integrimit, por s'ka transparencë! Spiropali: S’ka plan B përveç integrimit në BE! Hasani: S’jam këtu për fushatë
Konferenca e Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian, Çështjet Evropiane e shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit të Evropës Juglindore, mbajti sot sesionin në Pallatin e Kongreseve, ku tematika kryesore kanë qenë reformat për integrimin e vendeve të rajonit në BE, reformat dhe zgjerimi europian
-
VIDEO
Shqipëria firmos marrëveshje me Izraelin për Teknologji dhe Inovacion, Rama: BE na ka hapur një dritare, moment historik dhe mundësi që s’vjen për herë të dytë
U nënshkrua sot me një ceremoni edhe marrëveshja “TEDA Tiranë” me kompaninë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, një investim ky i rëndësishëm në Teknologji dhe Inovacion. Kryeministri theksoi se kjo marrëveshje bëhet edhe në kuadër të prioriteteve dhe qëllimit të Shqipërisë për të realizuar sa më shpejt procesin e negociatave me BE
-
VIDEO
Rama: Mjekësia ishte katastrofë, sot s’ka nevojë për të ikur jashtë! Nga spitale me shtretër lufte ndërtuam 53 të rinj, 400 qendra shëndetësore dhe Urgjencë Kombëtare
Në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Rama iu përgjigj komenteve mbi gjendjen e shëndetësisë, duke thënë se sot janë standarde mjaft të larta. Ai tha se këtë sektor e mori në gjendje katastrofale, ndërsa sot shqiptarët nuk kanë nevojë të ikin për mjekim jashtë
-
VIDEO
KAS: Celibashi s’duhet të kishte lejuar takimin e Ramës me punonjësit e Bashkisë Tiranë në Sheshin Skënderbej
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është shprehur këtë të enjte se takimi i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë në Sheshin Skënderbej, më 20 shkurt, duhet të ishte ndaluar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
-
VIDEO
'Duhet të jeni krenarë', Rama mesazh socialistëve: Do ngrejmë flamurin e Shqipërisë për herë të dytë pas 1912
Gjatë fjalës së tij drejtuar socialistëve Rama renditi disa arsye se përse ata duhet të jenë krenar për Partinë Socialiste.
Rama tha se këto zgjedhje janë themelore për arsyen se bëhen në momentin kur Shqipërisë i është hapur mundësia për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Këtë Rama e quajti “ngritja e flamurit të Shqipërisë për herë të dytë”.
“Këto janë zgjedhje themelore sepse për herë të parë na është hapur dritarja e një mundësie që dukej e pamundur më parë. Mundësia që brenda pak më shumë se dy vite në të mbyllnim gjithë procesin e negociatave me BE dhe të hapim derën për të hyrë në familjen europiane, dhe pastaj të marrim nga vendet anëtare aprovimin si anëtarë të ri. Kjo është ngritja e dytë e flamurit të Shqipërisë pas atij të 1912. Në këtë proces të djetësisë ka gjëra që nuk shkojnë fare, por në këto 5 vite unë i pari dhe të tjerët, kemi shtrënguar dhëmbët sepse pavarësia ka qenë kryesorja për ta garantuar pavarësinë. Ne duam drejtësi europiane jo si në Rusi, duam drejtësi të formës së prerë jo paraburgim pa gjyq”, tha ai më tej duke u ndalur kështu sërish te arrestimet dhe masat e dhëna nga SPAK ditët e fundit.
-
VIDEO
Rama me asambletë socialiste në Tiranë: Duam vendime të formës së prerë, jo paraburgime, drejtësia ka vetëm shpatën, i mungojnë sytë e mbyllur të jetë e paanshme
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, përsëriti edhe një herë se drejtësia në vend duhet të jetë e pavarur dhe europiane.
-
VIDEO
Kuvend/ Tabaku: Qeveria frikësohet nga vota e Diasporës, po përjashton 150 mijë shqiptarë nga zgjedhjet!
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti sot në Kuvend shqetësimin lidhur me trajtimin e pabarabartë të shqiptarëve nga qeveria, veçanërisht atyre që jetojnë jashtë vendit.
Në fjalimin e saj ajo denoncoi përpjekjet e qeverisë për të përjashtuar nga procesi zgjedhor mbi 150 mijë shqiptarë të diasporës, duke i ndarë qytetarët në të "dorës së parë" dhe "dorës së dytë".
"Frika e qeverisë nga vota e diasporës është e qartë. Ata dinë të vlerësojnë meritën, ndershmërinë dhe punën e palodhur, ndaj qeveria bën gjithçka për t’i mbajtur jashtë votimi”, tha ligjvënësja demokrate.
Duke iu referuar shifrave alarmante, deputetja demokrate tha se nga 237 mijë regjistrime të diasporës, 97 mijë persona janë refuzuar, ndërsa 40 mijë prej tyre janë përjashtuar në mënyrë unike.
"A nuk janë këta shqiptarë? Kjo është një padrejtësi e papranueshme dhe një standard i dyfishtë që qeveria e zbaton gjithmonë për të mbajtur pushtetin me çdo kusht”, theksoi Tabaku.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Kuvendi miraton zgjatjen e afatit të pasaportave dhe kartave ID të skaduara për diasporën! Bujar Leskaj i PD-së bashkon votën me PS! Dritë jeshile dhe për staf shtesë KQZ
Kuvendi miraton pr/vendimet për zgjatjen e afateve të kartave të identitetit të skaduara për diasporën dhe pasaportave të skaduara të shtetasve që jetojnë jashtë.
-
VIDEO
'U gënjyet sy për sy! S’kishte faj ai që bënte 7x7, e paska nga babai', Balla-Berishës: Vazhdoni fërkoni gjoksin se e dini çfarë ju pret më 11 maj
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi në kuvend se diaspora mezi po pret të marrë fletën e votimit për të votuar Partinë Socialiste. Ndërsa opozita e di se çfarë e pret më 11 maj, humbja më e madhe që ka parë ndonjëherë.
"E dini çfarë ju pret më 11 maj? Ju pret diçka që s'e keni imagjinuar në ëndrrën më të keqe. Njëri e ka parë në '97 si ka dalë. Rezultati i 2025-ës as nuk perceptohet. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe për vëllezërit dhe motrat në diasporë.
-
VIDEO
‘Trump do të të tërheqë zvarrë’, Rama: Do e shihni mbështetjen e SHBA! Ose me mua në BE, ose me bufin në kënetë! Drejtësisë i dhamë shpatën që të na godasë edhe ne
TIRANË- Momenti kur në tryezën e Këshillit të Europës të vendoset edhe emri ‘Albania’, për kryeministrin Edi Rama është pavarësia e dytë e Shqipërisë. Në bashkëbisedimin e radhës me komentuesit në rubrikën ‘Sy m’sy’, kreu i qeverisë u fokusua tek procesi i integrimit në Bashkimin Europian, duke kërkuar votën më 11 maj për t’i dhënë fund poshtërimit të Shqipërisë dhe për ta ulur atë si të barabartë mes të barabartëve.
“Është dritare që është e hapur për ne, dhe duhet të shfrytëzojmë këtë moment, këtë kohë, duhet të mbyllim negociatat deri në fund 2027 dhe duhet të hidhemi brenda, që kur dritarja të mbyllet ne të jemi brenda në BE, dhe te fitojmë statusin e munguar për shumë e shume vite, të barabartë mes të barabartësh. Është ngritja e dytë e flamurit kjo e hyrjes në BE, është pavarësia e dytë e Shqipërisë", tha Rama.
Shigjetimet nuk i la për Sali Berishën, për të cilët tha se me ta në krye Shqipëria do përfundojë kënetë.
-
VIDEO
Sot kërkon ligj për ‘desorosifikimin’ e Shqipërisë, ja kur Berisha takonte George Soros dhe e konsideronte 'mikun e madh të shqiptarëve'! Koçi: Këtu e solle ti
Ndonëse dikur fotografohej në krah të Soros, Sali Berisha u shfaq këtë të enjte me një propozim në Kuvend, për ligj desorosifikimi. Por socialistët i kujtuan se Sorosin në Shqipëri e solli vetë kreu i PD, duke i kujtuar se kur amerikanët luftonin në Vietnam, Berisha anëtarësohej në partinë e punës.
-
VIDEO
Afera CEZ-DIA e lobimi në SHBA/ Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Ilir Metën, rrëzon rekursin edhe për Kryemadhin
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbetet në burg. Meta kërkonte lirinë pas 4 muajsh në qeli, por Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin. Po ashtu, u rrëzua edhe rekursi i Monika Kryemadhit për masën detyrim paraqitjeje.