-
VIDEO
Braçe: SPAK të merret me çështje që kanë shënjuar historinë e Shqipërisë, si Gërdeci dhe 21 janari! Janë tabulatet telefonike, a nuk vlejnë si dyshime të arsyeshme?!
Deputeti socialist Erion Braçe foli sot në Studio Live lidhur me hetimet e SPAK dhe rastin e Thoma Gëllçit të cilit Strasburgu i dha të drejtë për arrestimin e tij si të paligjshëm 4 vite më parë të urdhëruar nga SPAK. Braçe thekson se SPAK duhet të merret me çështje që kanë shënjuar historinë e Shqipërisë si Gërdeci dhe 21 janari.
'I kemi kaluar që nga 1912, kemi kaluar drejtësinë e Zogut, Enver Hoxhës, kemi kaluar drejtësinë e Sali Berishës, s’kishte asnjë standard. Një pjesë e atyre që janë në partinë e tij nuk janë në burg akoma dhe sot. Thoma u burgos shtyu me 10 ditë afatin e dorëzimit të pajisjeve, akt që i kurseu lek shtetit shqiptar. Kjo është çështja? Në Shqipëri janë vrarë njerëz.
Çështja që ka shënjuar historinë e Shqipërisë është 21 janari. Janë vrarë njerëz. Nëse do të hetosh heto ngjarjet që kanë shënjuar historinë e Shqipërisë. Në Gërdec janë pjekur njerëz të gjallë atje. Janë tabulate telefonike. Janë bërë gjyqe në Amerikë. Është bërë proces hetimor në Amerikë. Ai nuk vlejnë këto për dyshime të arsyeshme për atë ngjarje. Është ngjarje kriminale.'
-
VIDEO
Strasburgu i dha të drejtë, Braçe rrëfehet për Thoma Gëllçin: Pas 4 viteve, arrestimi i paligjshëm, SPAK duhet të reflektojë
Deputeti socialist Erion Braçe ishte sot në Report Tv ku foli ndër të tjera edhe për çështjen e Thoma Gëllçit, ish-drejtorit të RTSH, të cilit GJEDNJ e Strasburgut i dha të drejtë për paraburgimin e paligjshëm ndaj tij të vënë nga SPAK.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt, Rama: I paligjshëm, kush do t’i ndjekë punët në bashki, apo Noci! Gjykatësit që kanë frikë nga prokurorët janë problem
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga takimi me asambletë socialiste të 10 njësive të Tiranës, u ndal edhe tek burgosja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Ai tha se arrestimi i kryebashkiakut Veliaj pa gjyq dhe se tashmë bashkia ka mbetur pa një drejtues, i cili është votuar nga populli.
'Gjykata e Strasburgut nxori të paligjshëm arrestimin pa gjyq të ish-drejtorit të Radio Televizionit. Unë nuk e di fare. E as nuk kam për ta komentuar, edhe sikur ta di, nëse “është i fajshëm ose i pafajshëm, gjykata e ka nxjerrë të fajshëm”. Por ama, si e kanë nxjerr të fajshëm, si e ka nxjerr të pafajshëm gjykata, kjo është temë tjetër. Arrestimi pa gjyq është i paligjshëm. Dhe mjafton të lexosh vendimin e Strasburgut për të kuptuar se sa shumë nga këto arrestime të paligjshme do t’i paguajë nesër taksapaguesi shqiptar në formën e dëmshpërblimit. Pse? Pse duhet ta marrësh tjetrin, ta fusësh në burg pa gjyq, për të treguar që je i fortë?
Për të treguar që je ti e s’ka tjetër këtu? Apo për të treguar që prokuroria dhe gjykata janë e njëjta gjë si në komunizëm? Dhe kjo, më shumë sesa për SPAK-un, është një këmbanë që bie për gjykatësit. Gjykatësit janë aty për të qenë të drejtë, të barabartë, të paanshëm, të pavarur, profesionistë e të tjerë, e të tjerë. Nuk janë aty për të mbajtur anën e prokurorit. Prokurori ka punën e vet, gjykatësi ka një punë tjetër. I ke ngrit një akuzë si i dyshuar. Po ata 250 mijë njerëz që kanë votuar ca janë, ata apo janë kot po një kontratë me këtë milet që duhet ta zbatojë kur je i zgjedhur e kush duhet ti ndjek 1 mije e një punët prokurori apo Noci', tha ai.
-
VIDEO
Braçe në Report Tv: Erion Veliaj po bën betejën e vet me drejtësinë, i takon SPAK të provojë akuzat! PS s'po i ofron mbrojtje politike
Në një intervistë në 'Studio Live' në Report Tv Braçe thotë se në përballjen mes Veliajt dhe SPAK e GJKKO-së që ka nisur që prej arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës nuk kemi të bëjmë me vënien në dyshim të reformës në drejtësi apo betejë mes PS-së e SPAK.
-
VIDEO
‘Bufi tha do shkrijë SPAK-un’, Rama me asambletë socialiste të 10 njësive të Tiranës: Noc rrokun në 11 maj! Brenda 2030 energjinë do t'a prodhojmë të gjithë vetë
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me asambletë socialiste të 10 njësive të Tiranës, u ndal tek deklarata e Berishës se nëse vjen në pushtet do të shkrij SPAK. Ai tha se kjo s’do të ndodh.
Rama ka deklaruar se suksesi i reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit është rezultat i vendosmërisë së Partisë Socialiste dhe jo për shkak të presionit amerikan.
'Ne ja kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe e kemi bërë të barabartë me të tjerët. Ajo që po ndodh me drejtësinë dhe lufta kundër korrupsionit nuk do të ndodhte nëse s’do të ishte PS që ta mbështeste këtë proces. Thoshin e bëri Amerika po tani, nuk janë më amerikanët. S’ka më deklarata të ambasadës bravo që u kap filani. Kush e mban tani SPAK dhe gjykatën speciale larg duarve të ‘bufit të kënetës’, bufi tha do ta shkri SPAK, noc rrokun në 11 maj. Ne duhet që të kuptojmë të gjithë se kemi marr përsipër që të transformojnë Shqipërinë dhe transformimi i vendit pa transforimin e drejtësisë nuk është transformim’, tha ai.
-
VIDEO
Antikorrupsioni/ ‘Formulë e re për Avokatin e Popullit', Fatmir Xhafaj: Kandidatët, në filtrin e një trupe mikse! Më pak deputet në Kuvend, e me mandat të kufizuar
Kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj, propozon uljen e numrit të deputetëve në Kuvend dhe kufizim mandati. Në mbledhjen ku morën pjesë edhe ekspertët, Xhafaj propozoi një garë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, dhe jo thjesht emrin për propozon opozita.
-
VIDEO
Basha video-mesazh nga Uashingtoni: Heqja e vizave me SHBA është zotimi ynë në 4 vitet e ardhshme
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përsëritur angazhimin e tij për liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një video-mesazh nga Uashingtoni, ai kujtoi rolin e tij në heqjen e vizave me BE-në.
-
VIDEO
Veliaj: Dado më ka ndaluar çdo takim! Më kërkon llogari për një makinë që bleu vjehrri para se të ndërronte jetë! Unë kam lëvizur me biçikletë, jo Range të kuq si ‘Ols kingu’
Kryebashkiaku Veliaj thotë se është i vetmi poltikan që ka kaluar në labirinthin ilegal të një vettingu 20-vjeçar. Për Berishën, të cilit i kujton bëmat e së shkuarës, edhe një herë ngjall habi se si mundet që i kërkoi ndjesë publike Ols Dados pasi e akuzoi si prokuror që liron vrasësit.
-
VIDEO
‘150 mijë dosje presin të shqyrtohen në gjykatat e vendit’, Xhixho: Harta e re gjyqësore i dha goditjen përfundimtare reformës në drejtësi
Zv.presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka ngritur shqetësimin se janë rreth 150 mijë dosje të cilat presin që të shqyrtohen nga gjykatat e vendit. Sipas saj, janë mijëra qytetarë që presin drejtësi për çështjet e tyre.
-
VIDEO
Afera 'Partizani'/ Përfundon seanca paraprake në GJKKO ndaj Berishës dhe dhëndrit! Biznesmeni Bektashi përfundon mbrojtjen, kërkon pushimin! Më 6 mars, mbrojtja e Studio Pustina dhe 'Homeplan'
Ditën e sotme u zhvillua në GJKKO seanca paraprake për dosjen 'Partizani', ku ka përfunduar mbrojtjen biznesmeni Fatmir Bektashi. Ai ka kërkuar pushimin e çështjes, duke pretenduar se nuk ka vepër penale dhe se faktet për të cilat akuzohet janë të karakterit civil. Seanca e radhës më 6 mars ku do të bëjnë mbrojtje dy kompanitë 'Homeplan' dhe Studio Pustina.
-
VIDEO
Rama: Duam drejtësi europiane, jo ruse! 24 masa te Bujqësori pa gjyq! Fitorja e Gëllçit? Në Strasburg nisi numërimi mbrapsht për Shqipërinë, pa PS s'ka hetime 'VIP'
Një drejtësi të standardeve evropiane dhe jo si ajo e Vladimir Putinit kërkoi Kryeministri Rama nga SPAK dhe GJKKO, teksa në grupin parlamentar të PS u zhvillua dëgjesë me rektorin e UBT, Sallaku, pasi në këtë institucion SPAK ekzekutoi 24 masa sigurie. Rama tha se goditja vjen në një moment kur universiteti ishte në proces historik reformimi, ndërsa veçoi rastin e Gëllçit në Strasburg kur tha se me masat e paraburgimit Shqipërisë po i nis numërimi mbrapsht.
-
VIDEO
Hetimet ndaj Veliajt, ish-deputeti i PS-së Vladimir Kosta pyetet në SPAK
Bëhet me dije nga gazetarja Keti Banushi se Kosta u pyet në SPAK nga prokurorët për hetimet që po kryhen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej 10 shkurtit.