-
VIDEO
Akuzat/ Erjon Bani: S’mund t’u bëhet gjyqi gjyqtarëve, kush ka indicie ndaj integritetit t’i adresojë në organet kompetente
Kreu i SPAK, Altin Dumani i dha një përgjigje kritikëve edhe për faktin nëse SPAK është një institucion i kontrollueshëm.
“Ne jemi institucioni më i kontrolluar dhe më i monitoruar. Ne kemi një kontroll të brendshëm, për shkak të parashikimit në ligj. Edhe në praktikë, jemi shumë të vëmendshëm edhe karshi çdo shkelje të ligjit nga prokurorët e SPAK, BKH dhe administrata jonë. Ne hetojmë edhe njëri- tjetrin. Ne kontrollohemi nga gjykatat e të gjitha niveleve, shkalla e parë, Apeli, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese.
-
VIDEO
Drejtësia/ Ambasadori i BE, Gonzato: Llogaridhënie dhe pavarësi, të gjithë aktorët kanë rolin e tyre
I pranishëm në tryezën e organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
-
VIDEO
Kryetarja e KLP: Të tërhiqemi kur drejtësia flet, t'i japim kohë të bëjnë punën e tyre
Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, dha sot një mesazh për qeverinë, në një kohë kur ka shumë reagime për drejtësinë dhe hetimet, kryesisht të lidhura me çështjet e fundit që diskutohen publikisht.
-
VIDEO
Dumani: Kemi sekuestruar miliona euro pasuri edhe të zyrtarëve të lartë të akuzuar penalisht! Hetime për krimin kibernetik dhe kriptomonedhat
Kreu i SPAK, Altin Dumani, trajtoi në tryezën e sotme për drejtësinë edhe shifrat e sekuestrimeve pasurore, jo vetëm të krimit të organizuar, por edhe të atyre që vijnë nga hetimet penale për shpërdorim detyre dhe korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë.
-
VIDEO
Dumani: Masat arrest me burg në rënie! Jemi të kujdesshëm kur analizojmë, s’bëhemi pengesë për ushtrimin e një aktiviteti normal të një personi
Kreu i SPAK, Altin Dumani në një tryezë ku u diskutua për drejtësinë, u pyet edhe për masat e sigurisë arrest me burg, që së fundmi janë kthyer në një debat nëse po përdoren ose jo pa kriter. Dumani tha se përpjekja për ta shfaqur SPAK si një institucion represiv është e dështuar. AI thotë se masa e sigurisë arrest me burg është në rënie dhe u ndal edhe në statistikat e SPAK, ku tha se vetëm 5% e arresteve me burg janë për veprën penale të korrupsionit.
-
VIDEO
‘Arrestet me burg pa kriter’, Dumani ‘replikë’ me Ramën: Përpjekja që SPAK të duket si institucion represiv, tentativë e dështuar! Bani: S’mund t’u bëhet gjyqi gjyqtarëve
Kreu i SPAK Altin Dumani dhe Kreu i Gjykatës së Posaçme në krah njërit-tjetrit replikuan në distancë me kryeministrin Rama se duke e garantuar se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë po bëhen në respektim të ligjit dhe Kushtetutës. Kini besim tha Dumani në hetimet e guximshme që po lëkundin epokën e paprekshmërisë. I pranishëm edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. PS dhe PD braktisin tryezën, i pranishëm Alibeaj.
-
VIDEO
Vilma Nushi paditi Vokshin për shpifje, s’pajtohen në seancë! Deputetja e PD-së: Nuk heq dorë, do t'i shkoj deri në fund
Pas përfundimit të seancës, Vokshi tha se asnjëra prej palëve nuk ra dakord për pajtim, ndërsa paralajmëroi se do t’i shkojë deri në fund skandaleve të koncesionit të Check-upit dhe sterilizimit.
-
VIDEO
Rama: Duam drejtësi europiane, jo ruse! Në Strasburg dje nis numërimi mbrapsht për Shqipërinë, pa PS s’do kishte hetime ‘VIP’! 24 masa të Bujqësori pa gjyq
Fitoren e Gëllçit në Strasburg, kryeministri Rama e komentoi në mbledhjen e grupit të PS, ku tha se në Gjykatën Europiane ka nisur numërimi mbrapsht për Shqipërinë për masat e sigurisë. Rama tha se ‘ofruam trupin tonë për operacionet antikorrupsion të SPAK, por s’tolerojmë abuzimet me pavarësinë e drejtësisë dhe të paguajmë më pas çështjet e Strasburgut”.
-
VIDEO
Rama për masat te Bujqësori: A thua se SPAK u fut në fshatin e Corleones, këto i bën vetëm antimafia në Itali
Duke kometuar masat e sigurisë të Bujqësori, Rama thotë se si do u shpjegohet austriakëve që merren 24 masa a thua se u fut në fshatin e Corleones. Rama tha se këto i bën prokuroria antimafia në Itali.
-
VIDEO
Fitorja e Gëllçit/ Rama: Ka filluar numërimi mbrapsht për Shqipërinë në Strasburg për masat e sigurisë
Kryeministri Edi Rama u shpreh se 24 masat e sigurisë në Universitetin Bujqësor tronditën një universitet të tërë dhe familjet e tyre. Ai theksoi se ka filluar numërimi mbrapsht për Shqipërinë në Strasburg, referuar edhe fitores së një ditë më parë të Thoma Gëllçit në Strasburg.
-
VIDEO
Arrestet te Bujqësori/ Rama: Masa pa gjyq! Duam një drejtësi europiane, jo si ajo e Putinit! Dje në Strasburg ka nisur numërimi mbrapsht për Shqipërinë
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mbledh në Kryesinë e Kuvendit, ku u zhvillua dëgjesa me rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku pas 24 masave të lëshuara nga SPAK për stafin e universitetit. I pranishëm dhe Rama.
-
VIDEO
'Të dënuarit në Rusi përfundojnë përpara xhamave', Rama: Kjo lloj drejtësie kurrë këtu! Zonjën Drejtësi e solli në këmbë PS
Kryeministri Edi Rama ka nxjerr në tavolinë gjatë fjalës së tij një foto të simbolit të drejtësisë, Zonja Drejtësi, duke thënë se në Shqipëri atë e solli në këmbë PS.