• VIDEO

    Asambleja socialiste/ Rama: Një gabim që bën një bashki, kushton 100 pemë, por në sistemin e drejtësisë ka kosto në jetë njerëzish!

    Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në asamblenë socialiste të njësive 5, 6, 13 dhe 14 në Tiranë foli për gabimet që mund të ndodhin në politikë dhë ato që mund të ndodhin në sistemin e drejtësisë.

    Gjatë fjalës së tij Rama tha se një gabim që bën një bashki, kushton 100 pemë, por në sistemin e drejtësisë një gabim ka kosto në jetë njerëzish.

    'Ndryshimi mes gabimeve që bën cilido tjetër, një gabim i bashkisë X në mbjelljen e pemëve. Janë mbjellur në korrik. Kushton 100 pemë që thahen. Një gabim i një sistemi të ri drejtësie kushton jetë njerëzish. Është një kosto shumë e madhe dhe për ne kur ndodh që e perceptojmë se këtu u shkel është edhe dhimbje. Kjo është politika. Duhet të këmbëngulim. Këto janë kosto. Rruga tjetër është kthehu ku ishe', tha Rama.

  • VIDEO

    Rama: Disa na shkruajnë, akoma flisni për ujë, drita e rrugë! Po për çfarë të diskutojmë, për raketa?

    Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste të Tiranës. Gjatë fjalës së tij Rama foli për furnizimin me ujë në vend. Kryeministri tha se disa i shkruajnë se “pse ai  flet akoma për ujë, drita e rrugë.”

    Lidhur me këtë Rama tha se kur PS mori detyrën, në Shqipëri kishte vetëm 4 zona me furnizim 24 orë me ujë. Ndërsa sot, sipas Ramës janë 43 zona urbane dhe 93 zona tjera rurale që kanë ujë  24 orë.

    "Thonë ca Tirana s’ka ujë, Tirana s’ka ujë. Tirana ka 24 orë ujë në 67% territorit të vetë. Dhe ky nuk është opinion , është fakt i lexueshëm në të gjitha faturat e ujit dhe ka 17 orë ujë mesatare në pjesn tjetër të territorit. Mirë po po ti kthehemi pak historisë nuk ka pasur kurrë ujë 24 orë në fshat. Janë ca që shkruajnë akoma flisni për ujë drita rrugë. Po për ca të flasim për raketa? Kur ne e morëm detyrën në Shqipëri kishte vetëm 4 zona në gjithë Shqipërinë me furnizim 24 orë me ujë. Sot janë 43 zona urbane dhe 93 zona tjera rurale që e kanë ujin 24 orë. Nëse do bënim ujin 24 orë në të gjithë territorin atëherë do linim pas investime tjera, sepse kushtojnë miliarda lekë", tha Rama.

  • VIDEO

    Rama: Kemi problem me Hipotekën! Por kush do e transformojë Kadastrën, 'Këneta?!' Shqipëria nuk mund ta humbasi këtë moment

    Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij me strukturat socialiste në Tiranë, u ndal edhe tek disa prej probleme gjatë qeverisjes socialiste.

    Një ndër to është dhe hipotekat, por kjo nuk është një arsye për Ramën, për të mos votuar PS-në. Pasi nuk ka kush e rregullon këtë problem sipas tij, PD dhe Berisha (këneta) jo e jo. 

    'Nuk e kam si ta mohoj që kemi problem me hipotekën. Pyetja është, ky problem është arsye për ta votuar PS, apo jo? Nuk do mend. Nëse nuk voton PS, nuk ka shans që në këto dy vite e pak të mbetura për të plotësuar transformimin e kadastrës nga A te ZH-ja ta bëjnë të ‘Mos o Zotshmit’. Kush do e bëjë Këneta? Nuk mund ta humbi Shqipëria këtë moment.'

  • VIDEO

    '50% e miletit nuk paguante energjinë elektrike', Rama me strukturat socialiste: Bëmë uljen e parë të çmimit që nga 1990

    Kryeministri Edi Rama ishte sot në takim me njësitë 5,6, 13 dhe 14 të Partisë Socialiste në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama evidentoi arritjet e qeverisë socialiste në ekonomi duke veçuar bonusin për pensionistët dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lek. 

    'Dhe nëse në kohën kur morëm detyrën, biznesi i vogël quhej biznes me xhiro 30 mijë euro, sot është deri 140 mijë euro xhiro pa taksë. Si arrijmë të shkojmë nga një bonus për pensionistë 50 mijë lek të vjetra, në një bonus që dhamë për fundvit. Si mund të bëjmë dy bonuse njëri pas tjetrit? Sepse na jep mundësi ekonomia. Nuk presim lek. Janë paratë që mbledhim nga puna. Janë mjaftueshëm? Jo. Por janë më shumë seç ishin. Në këtë rrugë janë shumë gjëra që janë arsye për ne për tu ndjerë mirë, që ballafaqohemi.

    Ne kishim një sistem, elektroenergjitik që në këtë orë, deri një dekadë më parë në këtë rrugë, për të bërë këtë mbledhje duhet ta bëje me shoqërinë e gjeneratorit. Dhe kur dilje në rrugë duhej të dëgjoje gjeneratorët. 50% e miletit nuk e paguante energjinë. Sot, kemi arritur 100% arkëtime. Dhe nga ana tjetër, kemi uljen e parë të çmimit të parë të energjisë që nga 1990. Ulet 1 lek në 9 lek, nuk ulet 1 lek në 1000 lek. U ul 10.5%. ky në çdo kilovat në fund fare për një pensionistë, për një familje me të ardhura të ulëta është shumë. Ne dembabadem, pensionistëve ua subvencionojmë një pjesë të energjisë elektrike.'

  • VIDEO

    Rama: Pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi e SPAK-un e garanton PS, jo se s’na lë Amerika! '21 janari' nuk harrohet, një ditë do të paguajnë

    Kryetari i PS-së, Edi Rama po mban një takim me asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13, 14 të kryeqytetit. Rama pranon se ka gjëra që nuk shkojnë por se lufta kundër korrupsionit është luftë e PS-së dhe ndryshe nga opozita që kërkon ta shkrijë SPAK është këtu falë socialistëve.

  • VIDEO

    Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ regjistron 24 parti të tjera, shkon në 39 numri total! MEGA e grekëve mbetet ‘peng’, dy kryetarët sherr për vulën

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistron 39 parti politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kur duhen edhe 9 orë nga përfundimi i afatit në mesnatë. Listës me 15 parti i bashkohen edhe 24 të tjera. Konflikt në MEGA, Celibashi i paralajmëron: Sillni vendim të formës së prerë për kryetarin!

  • VIDEO

    Dje u pyet për Veliajn, Bushka mungon te 'Ligjet'! Sula: Pengoi hetimet! Alibeaj replikon me Ramën: Iku SHBA, por janë shqiptarët! Gogu: Ju doni të shkrini SPAK

    Diskutime të forta në mbledhjen e radhës në Kuvend te Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Ra në sy mungesa e kryetares Klotilda Bushka, e cila dje ishte në SPAK për seancë pyetjesh për dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Deputetja socialiste u zëvendësua në drejtim nga nënkryetari Eduard Ndreca

  • VIDEO

    Doli kundër primareve në PD, deputeti Xhaferaj në Report Tv: Proces qesharak, mbrëmë në 12 të natës u shtuan 20 emra! Kandidojnë besnikët e Berishës

    Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ishte në Report Tv paraditen e sotme ku kritikoi procesin e primareve që pritet të mbahen më 1 mars në PD.

  • VIDEO

    Zgjedhjet/ Mediu, Dule dhe Duka në PD për koalicionin e 11 majit! Pas tyre edhe Blushi e Haxhinasto për të dytën ditë radhazi

    Tre aleatë të Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka shkuan paraditen e sotme në selinë e PD-së. Takimi me krerët e PD-së është në kuadër të diskutimeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pas tyre mbërritën edhe Blushi e Haxhinasto, nga Partia e Lirisë

  • VIDEO

    'Zoti Dule, zoti Beleri, Efkaristo Poli', Rama ironizon Berishën me postimin e radhës të 'Bufit të Kënetës'

    Kryeministri Edi Rama ka hedhur një tjetër video në rrjet sociale ku satirizon Sali Berishën si ‘Bufin e Kënetës’.

    Kësaj here montazhi i Berishës në figurën e bufit shoqërohej me audio nga mitingu i Berishës në Athinë. Berisha thotë: Zoti Dule, zoti Beleri, Efkaristo Poli.

    Të dielën, Berisha ishte në Athinë për miting elektoral me diasporën e Greqisë. Por në prani të tij nga e djathta ishte dhe eurodeputeti i Nea Demokracia, Fredi Beleri i dënuar në Shqipëri për blerje votash në zgjedhjet lokale 2023. Gjithashtu në miting ishte dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule që mbajti dhe një fjalim. 

  • VIDEO

    ‘Është mbledhur gjithë syri i keq atje’, Rama: Më 14 mars hapet rruga e Arbrit! Sa të jem unë, s’do ketë pagesë

    "Është mbledhur gjithë syri i keq atje. Më 14 mars është plani për tu hapur. Është rrugë shqiptare, ajo është PPP. Nuk do paguash asgjë zero, nuk do ketë pagesë. Sa të jem unë këtu, s’do ketë pagesë. Se do vijë një ditë që do bëhen gjitha me pagesë kjo nuk diskutohet, por jo rruga e Arbrit sa të jem unë këtu", tha Rama. 

  • VIDEO

    Carlo Bollino: Sot në Gjykatën Penale kam refuzuar çdo pajtim me Belind Këlliçin dhe Jamarbër Malltezin! Tani gjyqi ndaj tyre për shpifje dhe fyerje do të vazhdojë edhe me një prokuror në sallë

    "Sot, përpara gjyqtares, refuzova zyrtarisht çdo pajtim me Jamarbër Malltezin dhe Belind Këlliçin pasi u kam bërë një kallëzim penal për fyerje dhe shpifje. Në këtë pikë, procesi do të vazhdojë me praninë në sallë edhe të një prokurori. Ajo që kërkoj është vetëm pak drejtësi." 

    Kështu është shprehur gazetari Carlo Bollino pas daljes nga gjykata e Tiranës, ku u zhvillua një seancë e procesit gjyqësor që ai ka ngritur kundër dy eksponentëve të Partisë Demokratike. 

    "Ata më shpifin prej më shumë se një viti, duke pretenduar se kam vjedhur një tokë në pronësi të tyre, mbi të cilën më pas kam ndërtuar, me shpenzimet e mia, Report TV. Ndërkohë, e vërteta është se unë kam marrë me qira një tokë nga shteti dhe ndërtesa, megjithëse e kam ndërtuar vetë, nuk është as në pronësinë time, pasi trualli i përket shtetit. Tani pres që gjykata të sqarojë të vërtetën."

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv