• VIDEO

    Rama: Dritaren e kemi hapur dhe është epokale, hyrja në BE është ngritja për herë të dytë e flamurit shqiptar, Pavarësia e dytë! Bufi i kënetës ju lë në borxhe

    Kryeministri Edi Rama tha se mazhoranca ka qëllim vetëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ose siç e quajti ai ngritjen e dytë të flamurit shqiptar, si ngjarje epokale apo Pavarësia e dytë e vendit që nga 1912.

  • VIDEO

    Rama: Unë do rri edhe pak, sepse do përmbush misionin për BE-në, luftën ndaj korrupsiont e bëjmë ne dhe jo këneta e kua-kua-kuatë! Lërini jashtënxjerrjet e fjalëve e papagajtë e kënetës

    Kryeministri Edi Rama u shpreh sot i vendosur për ta çuar Shqipërinë drejt BE-së, si moment historik. Ai tha se do e vijojë misionin e tij dhe do qëndrojë edhe për pak në pushtet, derisa të arrihet ky qëllim historik.

  • VIDEO

    Rama: Duhet të mbyllim negociatat deri në fund të 2027, kur të mbyllet dritarja duhet të jemi aty brenda! Momenti për të menduar si shqiptarë

    Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale u ndal te integrimi në BE.

     
  • VIDEO

    Rama: Kemi filluar me shndërrimin e hyrjes së Shkodrës, kemi hasur vështirësi me shpronësimet! Do e bëjmë siç i ka hije

    Kryeministri Edi Rama foli edhe për investimet në qytetin e Shkodrës, i pyetur nga komentuesit që e ndiqnin online.

  • VIDEO

    Të dielën Panair Pune për emigrantët në Athinë, Rama: Do i vazhdojmë edhe gjatë mandatit 4, kompani shqiptare prezantojnë ofertat e tyre

    Kryeministri Edi Rama po bashkëbisedon me komentuesit në rrjetet sociale  në rubrikën ‘Sy m’Sy, ku u ndal edhe tek Panairi i Punës që do të organizohet të dielën e 2 marsit në Athinë.

  • VIDEO

    ‘Ata nxorën në pension edhe moshën 40- vjeç’, Rama: Nuk do bëjmë gabimet e të kaluarës, kemi rritur bonusin në 150 euro

    Teksa u ndal tek pensionet, kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj PD kur ishte në pushtet duke thënë se dolën në pension edhe ata që ishin 40 vjeç.

    Ai tha se qeveria i ka mbështetur pensionistët duke rritur bonusin, në 150 euro nga 30 mijë lekë që ka qenë.

    ‘Nëse bëjmë me pensionistë gabimet që u bënë në të kaluarën, kur flas për të kaluarën flas për kënetën se nxorën në pension një dynja të tërë se i vunë flakën industrisë ushtarake që sot do kishim komplet tjetër bazë dhe nxorën në pension edhe moshën 40 vjeç. Kur e nxjerr gjysmën e popullit në pension bënë padrejtësi dhe hap këtë problem që sot ne e kemi. Pensionistët e dimë që kanë më shumë nevojë për mbështetje dhe prandaj e para i kemi dhënë një bonus që më para s’mund ta imagjinonim. Bonusin nga 3 mijë lekë e bëmë 5 dhe tani në 150 euro për ata që kanë pension deri në 200 euro dhe 100 euro për ata që kanë një pension mbi 200 euro', tha ai. 

  • VIDEO

    'Shqipëria pranë BE-së', Braçe: Guri i themelit i kësaj arritjeje, reforma në drejtësi! Kjo është meritë e PS-së

    Deputeti Erion Braçe theksoi në Studio Live se mandati i katërt i duhet PS-së për të vijuar me ecjen përpara në integrimin drejt BE-së. Sipas Braçes Shqipëria është shumë pranë kësaj arritjeje historike, gur themeli i së cilës ka qenë reforma në drejtësi, për të cilën ka meritë Partia Socialiste. 

    'Njerëzit votojnë ofertën që u paraqet. Mendoj se pavarësisht gjithçkaje që ndodh njerëzit do vlerësojnë jashtë mase ofertën. Guri i themelit është reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi na ka marrë pjesën më të madhe të kohës të angazhimit. Askush të mos e çojë në mend që do hedhim poshtë. Mendoj se njerëzit do e vlerësojnë dhe çmojnë jashtë mase këtë gjë. Reforma në sektorin energjitik është themelore.

    Ka drita për herë të parë me çmim të ulur. kemi bërë reformë pagash, e cila jo vetëm që po udhëheq apo po bën më të përgjegjshëm sektorin publik por po tërheq sektorin privat në konkurrencë. Ky mandat vlen për një reformë që korrigjon me të ardhura të shtuara skemën e pensioneve. 2 bonuset do vijojnë në mënyrë permanente. Duhet reformuar skema e pensioneve. Të rikthejmë dinjitetin monetar kësaj moshe që ka kontribuar kaq shumë.

    Në harkun e dy muajve kemi marrë dy letra për ecjen e negociatave. Jemi mu aty afër. Është si ndeshja e fundit. Ose do hyjmë në Kampionatin Europian ose do mbetemi. Që të plotësojmë ëndrrën që në 1912. E kemi ne fatin në dorë. Reforma në drejtësi është guri i themelit që na fut atje. PS ka meritën që ia dha këtij vendi. Por dëmet kolaterale janë të papranueshme. Nuk duam dëme kolaterale, duam drejtësi.'

  • VIDEO

    'PS përgjegjëse për ikjet masive nga Shqipëria?', Erion Braçe: Fluksi më i madh ka qenë në vitet 1996-1997, kur vendi u grabit dhe u vra

    Deputeti socialiste Erion Braçe foli sot në Studio Live me Arbër Hitajn. Teksa u pyet për votën e diasporës dhe largimet masive nga Shqipëria, Braçe theksoi se flukset më të mëdhaja të ikjeve kanë qenë në vitet 1996-1997, kur president ishte Sali Berisha. 

    'Fluksi më i madh ka ndodhur në vitin 96-97, kur Shqipëria jo vetëm u grabit por edhe u vra. Atëherë ikën pjesa më e madhe e shqiptarëve. Nëse ka kosto, ti thërrasin mendjes ata që e bënë 97. Ka një fluks masiv 96, 97,98 dhe faktori dihet kush ka qenë. Ka fluks ikjesh 2009-2010-2011. Ka dhe flukse në qeverisjen tonë. Por masivisht kanë ikur në 96. Por ka dhe kthime, siç ka kthime tani. E ka problem Amerika sot, del një pulë më e fortë se Elon Musk dhe raketat e tij. Duhet të zbresin te niveli i së thjeshtës. Duhet të zbresin te niveli i interesave të përditshme të qytetarëve të këtij vendi.'

  • VIDEO

    Gjin Gjoni, Arjan Ndoji dhe Xhemal Gjunkshi në primaret e Berishës/ Erion Braçe: SPAK dhe KQZ duhet të veprojnë! Duam parlament të pastër

    Deputeti i PS-së Erion Braçe foli në Studio Live pasditen e sotme edhe për primaret e Berishës. Braçe u ndal edhe tek disa prej kandidatëve me të shkuar të dyshimtë, si ish gjyqtari Gjin Gjoni apo ish- prokurori Arjan Ndoji të larguar nga sistemi prej Vettingut, por edhe ish-gjenerali që i dha tokën e 'Partizanit' Berishës dhe Malltezit, Xhemal Gjunkshit. Braçe thekson se SPAK dhe KQZ duhet të veprojnë për të ndaluar kandidime të tilla.

    'Mendoj se veprime duhet të ketë SPAK, veprime duhet të ketë KQZ. Di që mund të ndalojë kandidimet, veçanërisht KQZ. Të bashkëpunojnë duam parlament të pastër apo jo. E kanë në dorë. Mendoj se i takon këtyre. I është kërkuar SPAK dhe GJKKO që të hetojnë mbi gjyqtarët që janë larguar nga sistemi i drejtësisë. Ka ndodhur? Është hetuar kush? Është dënuar kush? S’di. Nuk kam evidenca. Mezi pres statistikë. Ka qenë detyrë e dhënë KE dhe BE, për ata që dalin nga sistemi i drejtësisë me akuza të rënda. Duhej të ndodhte. Mendoj është në detyrën e këtyre institucioneve. PD nuk ka mur fare për këtë gjë. Kur nuk ka mur ka mur ligjor, KQZ dhe Prokuroria e Posaçme.'

  • VIDEO

    Këshilltarët e PD debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kërkojnë shkarkimin e Veliajt, nuk lejojnë kolegen e tyre të betohet

    Mbledhja për herë të parë që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj e Këshillit Bashkiak të Tiranës u shoqërua me debate e tensione. Këshilltarët bashkiakë të opozitës kërkuan të diskutohet për arrestimin e Veliajt, shoqëruar me një kërkesë të tyre për shkarkimin e kryebashkiakut. Kjo solli mbylljen brenda pak minutash të mbledhjes dhe votimin pa asnjë diskutim të rendit të ditës.

  • VIDEO

    'Uji ishte me orar', Rama: Gjetëm vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë, sot janë 43 dhe 98 rurale

    Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë, Bërzhitë, Lagjia 12 e kryeqytetit.

    Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u ndal tek furnizimi 24 orë me ujë i konsumatorëve shqiptarë.

  • VIDEO

    'Shqiptarët s’do shkojnë më nga halli për trajtim në Turqi', Rama: Do ndërtojmë spitale të reja, marrëveshje me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara

    Nga takimi në Tiranë me asambletë socialiste të njësive të kryeqytetit, Rama u ndal te sistemi i shëndetësisë.

    Ai tha se ka një ndryshim radikal nga vite më parë, por premtoi se në 2030 sistemi do të jetë edhe me efikase, dhe se qytetarët nuk do të kenë nevojë për t’u drejtuar në shtete të tjera për të marr një trajtim.

    Rama tha qeveria ka në plan për ndërtim të spitaleve të reja, me marrëveshje me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara

    “Kemi në plan për spitale të reja të nivelit të lartë dhe me Italinë dhe Emiratet e bashkuara, dhe nuk do ndodhë më që nga halli shqiptarët të shkojnë në Turqi për shërbim, në 2030 do t’i kenë të gjitha këtu. Sepse sot kemi fituar besim të madh tek të tjerët dhe kërkesa për të ardhur dhe investuar në të gjitha sistemet, është e jashtëzakonshme. Ne kemi krijuar 3 mijë mjekë specialistë, kur erdhëm kishte katër vjet që nuk specializohej asnjë njeri. A ka probleme shëndetësia jonë? Patjetër, por është në një fazë ku me ndërhyrjet e reja dhe përmbushjen e objektivave të reformës në 2030 do jetë sistem shëndetësor ku do t’ua plotësojë nevojat shqiptarëve”, u shpreh ai.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv