-
VIDEO
Carlo Bollino: Sot në Gjykatën Penale kam refuzuar çdo pajtim me Belind Këlliçin dhe Jamarbër Malltezin! Tani gjyqi ndaj tyre për shpifje dhe fyerje do të vazhdojë edhe me një prokuror në sallë
"Sot, përpara gjyqtares, refuzova zyrtarisht çdo pajtim me Jamarbër Malltezin dhe Belind Këlliçin pasi u kam bërë një kallëzim penal për fyerje dhe shpifje. Në këtë pikë, procesi do të vazhdojë me praninë në sallë edhe të një prokurori. Ajo që kërkoj është vetëm pak drejtësi."
Kështu është shprehur gazetari Carlo Bollino pas daljes nga gjykata e Tiranës, ku u zhvillua një seancë e procesit gjyqësor që ai ka ngritur kundër dy eksponentëve të Partisë Demokratike.
"Ata më shpifin prej më shumë se një viti, duke pretenduar se kam vjedhur një tokë në pronësi të tyre, mbi të cilën më pas kam ndërtuar, me shpenzimet e mia, Report TV. Ndërkohë, e vërteta është se unë kam marrë me qira një tokë nga shteti dhe ndërtesa, megjithëse e kam ndërtuar vetë, nuk është as në pronësinë time, pasi trualli i përket shtetit. Tani pres që gjykata të sqarojë të vërtetën."
-
VIDEO
Audio në sallën e gjyqit të Veliajt, Rama: Respekti është një pikë problematike e SPAK, duhet profesionalizëm dhe integritet
Gjatë komunikimit të tij me qytetarët përmes rubrikës “Sy më sy” në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe materialet e publikuara dje në media, ku vetë Veliaj pretendon se prokurori i SPAK Olsi Dado i ishte drejtuar me fjalën “ndyresirë” brenda sallës së gjyqit.
-
VIDEO
'Drejtor hipoteke që kërkon 3 mijë euro', Rama-qytetarëve: Denonconi tek unë, vendosini emër e figurë
Kryeministri Edi Rama sot në rubrikën ‘Sy m’ Sy’ iu përgjigj shqetësimit të një qytetari në lidhje me hipotekën.
-
VIDEO
Rama: Jemi vetëm 2 vite larg BE-së, rëndësi ka të shkojmë atje dhe jo se kush është! Sharjet ua kam lënë juve!
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe pyetjeve e komenteve të fundit në ‘Sy m’sy’, që lidheshin me kritika për gjendjen ku ndodhej vendi dhe ecurinë e ngadaltë drejt zhvillimit.
-
VIDEO
Rama: Korrupsion ka kudo, çështja është si ishte dhe si është! Në 2013 vetëm 4 zona kishin ujë 24 orë, tani janë 43 zona! Çmimi i energjisë u ul me 10,5%
Teksa fliste në rubrikën “Sy m’sy”, kreu i qeverisë shpjegoi se kporrupsioni është një plagë e përhershme kudo në botë, por çështja është sipas tij, se sa ishte dikur më 2013 dhe sa është tani, sipas raporteve ndërkombëtare.
-
VIDEO
Rama: Jam këtu për të marrë hak për poshtërimet që u janë bërë shqiptarëve, kur isha emigrant me shihnin sikur do bëja ndonjë akt terrorist
Kryeministri Rama iu përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale, duke thënë se synimi i tij është integrimi i Shqipërisë në BE. Kreu i qeverisë tha se është në krye të kësaj detyre për të marrë ‘hak’ për mënyrën se si janë poshtëruar shqiptarët. Rama tha se ka qenë vetë emigrant dhe kur kalonte kufirin, polici e shihte sikur do bënte ndonjë akt terrorist.
-
VIDEO
Rama: Nëse do isha kundër SPAK, ‘bufi i kënetës’ do vinte me një fishkëllimë timen për ta shkrirë! SHBA është larguar nga Prokuroria, e ngriti PS dhe jo kua-kua-kuatë
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të tjera të ndjekësve që kanë të bëjnë me gjendjen ekonomike, korrupsionin, integrimin europian dhe sigurisht SPAK-un.
-
VIDEO
Rama: Këneta është subjekt i luftës antikorrupsionit, e përdor SPAK për politikë duke e vënë në lëvizje me shantazh permanent
Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale u ndal edhe te lufta kundër korrupsionit. Rama shigjetoi Berishën, duke thënë se këneta që është subjekt i luftës antikorrupsion është e supermbolizuar për ta përdorur SPAK si një mjet të vetin të luftës politike duke e vënë në lëvizje përmes presionit të llumit dhe përmes një shantazhi permanent.
-
VIDEO
Rama: Opozita më shumë se kënetë, fyerje është ta quash tjetrin drogaxhi dhe kriminel! Patronazhistët? I kanë në SHBA dhe BE, por pseudopartitë këtu s'i kuptojnë
Kryeministri iu përgjigj pyetjeve në 'Sy m'sy' të ndjekësve online, që lidhen me patronazhistët apo ‘fyerjeve’ me fjalët kënetë ndaj kundërshtarëve. Ai tha se fjala kënetë nuk është fyerje, duke i bërë edhe përshkrimin e saj fiziologjik, duke shtuar se “fyerje është t’i thuash tjetrit gjërat që ai s’i ka, si kriminel apo drogaxhi”.
-
VIDEO
‘E di se ku shkon ky merret me mua ky ...’, shfryrja me vete e Ols Dados ndaj Veliajt
Në një audio të publikuar nga një seancë paraprake gjyqësore tw kryebashkiakut Veliaj, dallohet një moment tensioni mes prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit.
-
VIDEO
Rama intervistë me gazetën greke Ta Nea: "Presim që të hiqet ligji i luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë, është shumë e rëndësishme për ne!"
Gazeta greke Ta Nea i ka kushtuar një artikull kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Gjatë intervistës, Rama u ndal edhe te ligji i luftës që Greqia e ka ende në fuqi ndaj Shqipërisë. Rama bën thirrje që ky ligj të hiqet, teksa e sheh si pengesë për marrëdhëniet normale mes dy vendeve.
-
VIDEO
Balla në Udine: Shqipëria nuk është më sot 'delja e zezë' e Europës, synimi ynë, destinacion turistik jo vetëm për verën
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla përmbylli turneun e tij në veri të Italisë me një takim me emigrantët shqiptarë në Udine.
Ai u shpreh se Shqipëria ka ndryshuar, zhvillimi i vrullshëm i së cilës sipas tij gjatë qeverisjes socialiste e ka kthyer vendin në një destinacion turistik mjaft tërheqës, kjo edhe falë përmirësimit të imazhit të keq që kemi pasur 12 vjet më parë.
"Shqipëria nuk është më sot "delja e zezë" e Europës. Shqipëria sot ka një reputacion ndërkombëtar, Shqipëria sot nuk është një vend ku nuk na shkelte asnjeri, nuk na ftonte askush. Dhe kur na ftonin në tryeza ndërkombëtare që na takonin, kryeministri i asaj kohe thjesht mund të krijonte të qeshura në sallë për shkak se ngjante Boratin edhe pse tani i themi bufi i kënetës. Të qeshurat kryesisht vinin dhe nga anglishtja e çalë.
Por sot Shqipëria mirëpret kryetarë shtetesh. Mirëpresim direkt pas zgjedhjeve të 11 majit javën pasardhëse komunitetin politik evropian i cili do të sjellë në Shqipëri të gjithë udhëheqësit e Europës, nga kryeministri i Britanisë së Madhe apo mikja jonë kryeministrja Meloni te presidenti turk, kryeministri grek, presidenti francez apo kancelari gjerman i ri që del nga zgjedhjet e kësaj fundjave', tha ai.