• VIDEO

    Berisha: Edi Rama të vijë urgjent në Parlament, të miratohet rezolutë që dënon aktet armiqësore ndaj shqiptarëve

    Kreu i PD, Sali Berisha teksa foli në Kuvend, u ndal tek deklaratat e zv/presidentit të SHBA-së JD Vance. Vance u shpreh nga Konferenca e Sigurisë në Mynih se pushteti nuk mund të merret duke arrestuar kundërshtarët politik, apo duke censuruar mediat, deklaratë kjo e cila ishte për vendet e Bashkimit Europian. 

  • VIDEO

    Ilir Metaj ironizon Berishën: Dhe Trump tha Amerika e para, po Saliu më i pari, non-grata-n që të ka dhënë ky popull, nuk e heq dot as në ëndrra

    Deputeti i PS Ilir Metaj, në seancën plenare në Kuvend ditën e sotme, shigjetoi kreun e PD Sali Berisha, ndërsa ka ironizuar duke thënë se edhe presidenti Trump tha 'Amerika e para, po Saliu më i pari'.

    Ai tha se Berisha ëndërron që do ti hiqet non grata nga SHBA, por sipas tij non-grata-n që i ka dhënë populli nuk e heq dot.

  • VIDEO

    Petro Koçi: Hetohet banesa e Arben Xoxës, por janë harruar apartamentet që familja Berisha ka në Hollandë e Bruksel, Soros-in në Shqipëri e solli Saliu

    Deputeti i PS Petro Koçi, nga Kuvendi ka thënë se drejtësia heton shtëpinë e babait të Ajola Xoxës dhe nuk hetohen shtëpitë e familjes Berisha, në Holandë dhe Bruksel dhe Belgjikë.

    Teksa u ndal tek akuzat e Berishës se Rama bashkëpunon me Xhorxh Soros, ai tha se ishte Berisha ai që e solli Soros-in në Shqipëri.

  • VIDEO

    Petro Koçi: Hetohet banesa e Arben Xoxës, por janë harruar apartamentet që familja Berisha ka në Holandë e Bruksel, Soros-in në Shqipëri e solli Saliu

    Deputeti i PS Petro Koçi, nga Kuvendi ka kërkuar që të hetohen shtëpitë e familjes Berisha, në Holandë dhe Bruksel.

    Teksa u ndal tek akuzat e Berishës se Rama bashkëpunon me Xhorxh Soros, ai tha se ishte Berisha ai që e solli Soros-in në Shqipëri.

    ‘Mua s’më duket normale që banesa e Arben Xoxës ish petagog hetohet, më duket një pushkatim pas vdekjes dhe janë harruar apartament që familja që drejton opozitën ka në Hollandë, në Bruksel e Belgjikë dhe ku di unë ku tjetër. Këtë duhet ta bëjë drejtësia pa iu trembur syri nga askush. Erdhi Chris LaCivita, por antikomunisti nuk e rregullon dot imazhin e komunistit të paepur Sali Berisha. Puna e Soros, Sali Berisha ishte ai që e solli Soros në Shqipëri. Ju duhet të pastroni partinë nga berishizmi sepse atëherë mund tju rivotojnë njerëzit’, tha ai.

    Ai tha se PS mbështet institucionet e drejtësisë dhe SPAK-un.

    ‘Unë kam qenë dhe jam një nga deputet që ka mbështetu SPAK dhe institucionet e drejtësisë, ata e kanë thyer në mes mitin e pandëshkueshmërisë. U fol për atë tubimin tek GJKKO, është e pafalshme që në Kuvend deputetët kanë goditur oficerët dhe punonjësit e gardës dhe s’është marr asnjë masë. Ato janë veprime penale që duhet të ndëshkohen. Ne e mbështesim SPAK dhe GJKKO edhe duke e paguar me lëkurën tonë, por duhet që integriteti moral i atyre institucioneve të mos vihet në dyshim', tha ai. 

    Një koment e pati edhe për kërkesën e opozitës që të votojnë emigrantët me dokumnet të huaja. Ai tha se kjo do përdoret pas humbjeve në zgjedhje si alibi nga opozita.

    ‘Për përdorimin e pasaportave të huaja është alibi, duan ta përdorin si alibi, i humbëm zgjedhjet sepse s’na pranuan votuesit me karta të huaja’, tha ai.

  • VIDEO

    Balla-opozitës: Pse se përmendni raportin e DASH? Flet edhe për aferën e privatizimit të klubit Partizani nga dhëndri i Berishës

    Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, nga Kuvendi pyeti deputetët opozitarë se përse nuk e përmendin raportin e DASH  për pastrimin e parave. 

    Sipas tij, raporti në pjesën për Shqipërinë përmend aferën e privatizimit të klubit Partizani nga dhëndri i Berishës.

    "Pse jeni bërë si pula të lagura, si ka mundësi që nuk e përmendni raportimin për pastrimin e parave. Nuk ju dëgjova ta citonit raportin që flet qartazi për dhëndrin e një ish-kryeministri si shembullin e pastrimit të parave që ka fituar 5 milionë euro dhe pastaj të vini këtu e të bëni nga këto skenat si një deputet që kishte marrë në shtëpi fustanin e gruas', tha ai. 

    Balla deklaroi se e kam kallëzuar Sali Berishën për korrupsion, prandaj i duhet të përballem dhe me baltën që vjen prej tij.

    "Më ka akuzuar i pari juaj se ka bërë një kallëzim të rremë dhe se e ka marrë DASH dhe e ka sjellë si shembull, dhe po DASH thotë se Sali Berisha akuzuar për korrupsion pasi dhëndri i tij përfitoi 5 milionë dollarë. Unë kam marrë përsipër baltën që më hidhet prej atij kallëzimi. Ky duhet të jetë një standard politik se kallëzimeve u duhet t'u vëmë emër. Ju e thoni vetë ajo që ndodhi sot, kur kandidati për kryeministër i asaj që rahmet pastë ka mbetur nga PD del dhe thotë se e di që s'do fitojë kurrë, se do shkrijë SPAK faleminderit shumë, shyqyr që ju kemi." deklaroi Balla.

    S.B/Shqiptarja.com

    •  
  • VIDEO

    Abuzimi me fondet e SASPAK/ SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Ilir Beqajn me tre akuza

    Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën për dosjes e dytë Ilir Beqaj që ka të bëjë me vjedhjen e fondeve të SASPAC.

  • VIDEO

    Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!

    Shqipëria uron sot Kosovën për 17-vjetorin e pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, parlamenti i Kosovës, në deklaratën e lexuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi, shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, duke përfunduar aspiratën e mbarë kombit.

    Krerët e shtetit shqiptar dhe jo vetëm përcjellin urimet më të mira. 

    Ka qenë kryeministri Edi Rama, i pari i cili me anë të një postimi në rrjete sociale, ka uruar: Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë!

  • VIDEO

    KQZ bllokoi ‘Paketën e Maleve’ e pr. ligjin për TVSH në Bujqësi, Kuvendi e ankimon në KAS: Vendim i padrejtë

    Kuvendi ankimon në KAS vendimin e KQZ-së për bllokimin e nismës së “Paketës së Maleve” dhe pr. ligjin për TVSH në Bujqësi. Komisioni Qendror Zgjedhor i kërkoi Kuvendit të mos i miratojë 2 projektligjet pasi mund të ndikojnë në elektorat para zgjedhjeve të 11 majit

  • VIDEO

    Berisha nuk kursen sulmet: Dumani, 'ushtar i partisë'! Do përballet me ligjin për krime elektorale

    Në konferencën e radhës për gazetarët në selinë e Partisë Demokratike, kreu Sali Berisha vijoi me sulmet ndaj Altin Dumanit dhe SPAK, ndërsa theksoi edhe një herë retorikën e tij se zv.presidenti amerikan foli për Shqipërinë në Mynih kur përmendi burgosjen e liderëve të opozitës.

  • VIDEO

    ‘19% e emigrantëve u është refuzuar kërkesa për tu regjistruar’, Bylykbashi: Hapini rrugën që KQZ të bëjë ndryshimet

    Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, nga foltorja e Kuvendit, teksa foli për votën e emigrantëve tha se KQZ duhet që të ndihmojë emigrantët që u është refuzuar kërkesa për tu regjistruar që të votojnë në zgjedhje.  

    Ai i kërkoj mazhorancës që të votojë ndryshimet në kodin zgjedhor për votën e diasporës. 

    ‘KQZ të merret ne uljen e numrit të personave që u është refuzuar kërkesa për tu regjistruar si votues nga jashtë. U është refuzuar kërkesa, janë 19 për qind e zgjedhëvse që kanë bërë kërkesë dhe u është refuzuar. KQZ duhet patjetër që të merret në mënyrë të fokusuar duke i kontaktuar që të bëjnë të mundur regjistrimin e tyre. KQZ duhet të merret me secilin prej tyre, ata duhet që ti ndihmojnë sepse ata e kanë dokumentacion, KQZ nuk duhet të fshihet pas procedurave të ftohta por duhet që ti ndihmojnë. Është teknikisht e mundur. Hapini rrugën që KQZ të bëjë ndryshimet dhe ata të regjistrohen, parlamenti duhet të heq barrierat për ata që duan të regjistrohen dhe të votojnë më 11 maj’, tha ai.

  • VIDEO

    Debate në Kuvend për arrestimin e Veliajt/ Bardhi: Ministri Hoxha të japë dorëheqjen, gënjeu për tubimin para GJKKO!

    Çështja e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj u bë sërish temë debati në Kuvend. Demokratët e quajtën një pikë kthese dhe vetëm majën e ajsbergut, ndërsa mazhoranca thotë se Veliaj po mbahet në burg pa asnjë provë.

    • VIDEO

      'Ju ka zënë mankthi', Flamur Noka: Harrojeni se keni shpëtim, po j'u shtrëngohet laku

      Deputeti i PD, Flamur Noka, nga foltorja e Parlamentit, i quajti ministrat dhe deputetët socialistë “bandë hajdutësh” të frikësuar nga drejtësia.

      Ai akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj për luks të shfrenuar dhe shpenzime marramendëse nga familja e tij, duke përmendur 860 mijë euro blerje online.

      “Të mbrosh krimin, korrupsionin vetëm ju e bëni. Çdo njeri në këtë vend e ka të pamundur të kuptojë se pse ju  mbroni luksin e shfrenuar, vjedhjet e jashtë çdo perceptimi të lali vjedhësit. Si mund të quhet normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 860 mijë euro blerje vetëm online. 860 mijë euro të brendshme fustane bizhu, o Pandi a e kupton? Ku ka gjë më të turpshme që kryeministri të shkojë në bashkinë e qytetit dy herë pasi kryetari u arrestua? Ku është parë kjo. Si mund të flisni ju për shtet ligjor për shtet të së drejtës?  Ju ka kapur makthi dhe harrojeni se keni shpëtim.  Këta kanë Nesti Angoni gjithësecili. Këta këtë siklet kanë të gjithë. Quani sukses, i qanka djali lali vjedhësit atje dhe për këtë ligji nuk duhet të veprojë. Po Jamarbër Malltezit që e kishte vajzën  e sëmurë nuk i qanin fëmijët? Po ju shtrëngohet laku prandaj bëni si të dhimbsur, a skuqeni kur u dilni njerëzve përpara”, tha ai.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv