• VIDEO

    'Keni frikë nga vota e diasporës', Ina Zhupa: Votoni ndryshimet për votimin e emigrantëve me pasaporta të huaja

    Deputetja e PD Ina Zhupa, ftojë mazhorancën që të votojë ndryshimet në kod që lejojnë që emigrantët të votojnë me dokumente biometrike të vendeve ku jetojnë.

    ‘Ajo që ndodh në Shqipëri mos mendoni se ngelet në Shqipëri dhe diaspora sa do kohë të ketë që është larguar nuk është ndarë nga zhvillimet në Shqipëri, mos mendoni se familjarët që ata kanë në Shqipëri si thonë se ca ndodh këtu. Nëse nuk keni frikë nga vota e diasporës votoni që ata të shprehen me dokumentin e tyre që kanë dhe ata që s’kanë një dokument shqiptar. Asnjë votë s’keni për të marr, goditja më e rëndë do t’ju vijë nga diaspora. Ju ftojmë që të votoni ndryshimet që lejojnë votën e të gjithë diasporës me dokumentet e tyre biometrike dhe europiane’, tha ajo.

    Zhupa u ndal edhe tek deklarata e kryeministrit Rama, i cili tha se nga 60 ministra të PS, vetëm 2 janë të dënuar.

    ‘Doli kryeministri dhe tha kam dy ministra në burg. Lefter Koka, Ilir Beqaj, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj të gjithë i kishte ministra në kabinetin e parë qeveritar pa kaluar tek kryetarët e bashkisë. Në burgun e Durrësit keni të gjithë dasmorët e dasmës në kala të Erion Veliajt. Qytetarët që hapën shampanjë u morën nga policia dhe u futën brenda, ndërsa qindra zyrtarë të bashkisë që shkuan në SPAK atyre si ndodhi asgjë. U quajtën nga ai që keni ministër këtu, se ata janë simpatizantë, ndërsa ata që hapën shampanjë duhet që të procedoheshin. Ky është standardi që keni vendosur. Dy standardet e njerëzve të korruptuar', tha ai. 

  • VIDEO

    Pro apo kundër shkrirjes së SPAK? Kryemadhi: Prokuroria e Posaçme u kthye në vegël shantazi e lincimi ndaj opozitës, dështoi në misionin e vet

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK në respektim të vendimit të Gjykatës për masën e sigurisë.

  • VIDEO

    'Shihni ëndrra me 11 majin', Gjylameti ironizon opozitën: Shkuat në SPAK me urdhër partie për Berishën! Veliaj duhet të hetohej i lirë, Tirana nuk mund të lihej pa kryetar

    Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti foli në parlament, duke ironizuar opozitën për pretendimet e saj për 11 majin. Opozita, sipas Gjylametit sheh ëndrra sikur do fitojë në zgjedhje, ndërsa nga ana tjetër vetëm lincojnë dhe shajnë kolegët e mazhorancës në parlament.

    Më tej, theksoi se kryebashkiaku Veliaj duhet të qëndronte ende në detyrë dhe të hetohej në gjendje të lirë. Opozita sipas saj me dy standarde me SPAK, teksa edhe sot militantët e PD-së ishin në SPAK për të mbështetur Berishën.

  • VIDEO

    LaCivita në PD, Niko Peleshi: Keni gjetur shpëtim në një kompani marketingu! Mos na fyeni inteligjencën, jeni dorëzuar

    Kreu i grupit parlamentar të PS-së Niko Peleshi mbajti fjalën në parlament. Ai foli edhe mbi marrjen e LaCivitas nga PD për të drejtuar fushatën e 11 majit.

    Peleshi që një parti si PD-ja ta gjejë shpëtimin te një kompani marketingu duket si një dorëzim para zgjedhjeve.

    'E rëndësishme për ju, keni gjetur një shpëtim, një kompani marketingu. Për një kompani kaq të rëndësishme, si PD ta mbështes shpresën në një kompani marketingu që e bën të zezën të bardhë, duhet të jetë një dorëzim. Kjo foltore duhet të jetë për mendime, alternative. Nuk ka ndryshim që vjen nga qielli. Kur e merrni fjalën mos na fyeni inteligjencën shqiptarëve. Kemi gjetur një kompani marketingu që di të bëjë të zezën të bardhë.'

  • VIDEO

    'Ndjej keqardhje që Veliaj ndodhet në këtë situatë', Etilda Gjonaj: Lënia e bashkisë pa kryetar, e padrejtë! Kujtojmë punën që bëri për një Tiranë më të mirë

    Deputetja socialiste, Etilda Gjonaj mbajti fjalën e saj në foltoren e parlamentit teksa foli edhe për arrestimin e Erion Veliajt.

    Gjonaj mbështet Veliajn pasi sipas saj po përbaltet në mënyrë të padrejtë. Nga ana tjetër, gjykon se lënia e bashkisë pa kryetar është e padrejtë vetëm 3 muaj para zgjedhjeve. 

    'Ndjej keqardhjen e madhe që Erion Veliaj dhe familja e tij gjenden në këtë situatë sot. Nga njëra anë me përbaltjen e fytyrës së tij në mënyrë të padrejtë dha nga ana tjetër, beteja që duhet të bëjë me drejtësinë për të vërtetën e tij.

    Lënia e Bashkisë Tiranë pa kryetar, në prag të zgjedhjeve është e padrejtë. Masa e sigurisë nuk duhet të jetë në disproporcionalitet përballë të mirës publike. Nuk më bëhet qejfi për askënd që arrestohet, por ka ardhur koha në radhë të parë të ndërtojmë një politikë të shëndetshme.

    Kujtojmë punën që ka bërë për një Tiranë më të mirë, për një Tiranë me infrastrukturë shumë më të zhvilluam në pastërtinë, në zhvillimin, me shumë aktivitete kulturore, sportive, sociale, me më shumë shërbime për ata që kanë më shumë nevojë. Nuk shoh asnjë lëkundje për çfarë kemi bërë për t’i dhënë vendin një sistem të ri drejtësie, ashtu sikurse s’ka lëkundje për të vijuar luftën kundër korrupsionit. Dhe sot, jo pak probleme kanë institucionet e drejtësisë, e kanë thënë dhe raportet ndërkombëtare. Drejtësia është shtylla kryesore e një shteti, por duhet të jetë në respektim me të drejtat e individit.'

  • VIDEO

    I vuri ‘ultimatum’ Ramës, vetë shkoi me militantë e kërcënoi SPAK! Berisha: Do ta shkrijmë pas 11 majit! Protestat e mia demokratike, të Veliajt 'grusht shteti'

     -Edhe pse kërcënoi Ramën dhe këdo nga mbështetësit e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që ishin para GJKKO, më 12 shkurt, kreu i PD Berisha u paraqit vetë me militantë e deputetët mbështetës sot paradite në kuadër të zbatimit të vendimit të Apelit të GJKKO-së që ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’  në kuadër të hetimeve për Aferën Partizani

    Qëndrimin me dy standarde, të cilin e ndryshon sipas leverdisë së tij dhe politikës së ditës e bëri edhe sot. Përsëriti kërcënimin ndaj Prokurorinë e Posaçme se do e shkrijë nëse fiton zgjedhjet e 11 majit.

    Të njëjtën fat me bandat do kenë prokurorët e lidhur me bandat. Ky institucione nuk do ekzistojë. Një institucion jashtë çdo kontrolli duhet shuar me çdo kusht. Ky institucion s’mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. 

  • VIDEO

    Majko për votimin e emigrantëve me pasaporta të huaja: Aventurë e rrezikshme, prek integritetin e sistemit elektoral

    Deputeti i PS Pandeli Majko, në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ka deklaruar se propozimet e opozitës në lidhje me votën e diasporës janë një aventurë e rrezikshme. 

    “Mua kjo më mban shumë erë, dhe më mban një erë që s’dua ti vë emrin. Do jetë një arsye që votimi për emigrantët të bllokohet do jetë e papërgjegjshme që ky propozim të shkojnë në komisionin rregullator të KQZ. Çfarë do të ndodhë me shpenzimet tani e në vijim, nëse ky komision nuk do të ketë votat e nevojshme, konsensusi për t’ia kaluar cështjen e vlerësimit për pasaportat e huaja, krijon një precedent të rrezikshëm. Sot që flasim mbi 100 mijë vetë kanë aplikuar për të votuar, nëse do ecim me logjikën që komisioni rregullator do vendosë për cfarë nuk biem dakord ne këtu atëherë kthehemi në një komision prej 5 anëtarësh.

    Të mos ndërrmarin hapin aventuresk, t’u heqin të drejtën shtetasve jashtë vendit të regjistruar tashmë për të votuar do ishte një aventure shumë e rrezikshme. Votimi me pasaportë të huaj, teknikisht është i pamundur. Dhe ky është një problem shumë i madh që prek integritetin e sistemit tonë elektoral. Dikush nesër mund të vi të thotë edhe brenda vendit mund të votohet me pasaportë të huaj. Propozimi mund të shtyjë gjithë procesin në drejtim të paditur, shpresoj që komisioni të mos ndërrmarrë aktin aventuresk dhe tu heq të drejtën e votës emigrantëve”, u shpreh Majko.

  • VIDEO

    'S'ke moral jep dorëheqjen', Rama i përgjigjet komentuesit: PS i hapi rrugën goditjeve në nivele të larta! Populli këtë priste! Më 11 maj fitojmë për herë të dhjetë

    Rama përsërit edhe një herë se reforma në drejtësi është vullnet i Partisë Socialiste. Sipas tij, PS ka pasur vullnetin për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë.

  • VIDEO

    Mbështetësit e Veliajt para GJKKO, Bardhi: Ministri Hoxha të jap dorëheqjen, gënjeu kur tha se policia s’kishte dijeni për prezencën e tyre

    Kryetrari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.

    Ai tha se ministri gënjeu kur tha se policia nuk kishte pasur dijeni për mbështetësit e Erion Veliajt para GJKKO, ditën që u caktua masa e sigurisë arrest me burg.

    ‘Thërrisni në seancë ministrin e brendshëm që gënjeu publikun dhe Kuvendin në seancën e kaluar se nuk kishte pasur policia dijeni për prezencën e një turme të punonjësish para GJKKO dhe SPAK. Në mënyrë të pa precedentë policia jo vetëm nuk kishte bërë detyrën por nuk i ishte përgjigjur as thirrjes së Gardës së Republikës. Ministri jo vetëm duhet të dorëhiqet, por të shkarkohet. Thanë se ishte tubim i krijuar në mënyrë spontane, atëherë është tubim i paligjshëm dhe policia duhet të ndërhyjë që ta shpërndajë turmën. Por qëllimi ka qenë ti kërcënojë jetën gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nesti Angoni (I referohet Ballukut) ka dy seanca që mungon, nuk e di ku është zhdukur këto ditë’, tha ai.

  • VIDEO

    Arrestimi i Veliajt, Tabaku në Kuvend: Shqiptarët po shohin të vërtetën e një sistemi të kalbur, kemi parë vetëm majën e ajsbergut

    Deputetja e PD Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend, u ndal edhe tek arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

    Ajo tha se tashmë shqiptarët janë duke parë të të vërtetën e një sistemi të kalbur.

    ‘Arrestimi i 10 shkurtit (Veliajt) është pikë kthese. Shqiptarët po shohin të vërtetën e një sistemi të kalbur. Kemi parë vetëm majën e ajsbergut, nuk janë akuzat e ngritura vetëm për një kryetar bashkie por të një skeme të organizuar që zhvasnin paratë e shtetit. Është skemë që ka kapur të gjithë vendin. Kjo është ajo që bëri Ahmetaj dhe Ilir Beqaj. Ky është fillimi i shembjes së një kulture kriminale që për 12 vite ka vjedhur. Arrestimi i Veliajt nuk shënon fundin e korrupsionin, por tregon se korrupsioni ka hyrë në cdo vend.

  • VIDEO

    Vota e Diasporës, Klosi-opozitës: Duan të ndërrojnë rregullat e lojës dhe të fusin hilen në mes, këto prodhohen nga mendja e katit të 8

    Deputeti i PS, Blendi Klosi, gjatë fjalës së tij në Kuvend u ndal tek vota e diasporës për të cilën tha se teksa na ndajnë edhe pak kohë nga zgjedhjet e 11 majit, opozita do të ndryshojë rregulat e lojës.  

    Sipas tij, e gjithë kjo bëhet nga një njeri, kreu i PD Sali Berisha. 

  • VIDEO

    'SPAK-un do ta shkrijmë pas 11 majit', Berisha: Prokurorët do burgosen! Këtë drejtësi nuk e kishin as Hitleri dhe Enveri

    Sali Berisha deklaroi para SPAK, se nëse fiton në 11 maj SPAK do shkrihet ndërsa prokurorët e lidhur me bandat do futen në burg. Sipas Berishës, SPAK ia tejkalon edhe drejtësisë së Enver Hoxhës dhe Hitlerit. 

    'Të njëjtën fat me bandat do kenë prokurorët e lidhur me bandat. Ky institucione nuk do ekzistojë. Një institucion jashtë çdo kontrolli duhet shuar me çdo kusht. Ky institucion s’mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Kur kontrollohen telefonat e gjykatësve speciale ke krijuar drejtësi që as Hitleri dhe Enveri nuk e kishin. Merr fund që këtu. Ju njerëz të mediave duhet të denonconi më fuqishëm. Afërmendsh tha Gjykata vendos atë që i themi ne. Kurrë s’mund të mbahet ky. Mbështetja kryesore ndaj kësaj organizate kriminale. Atje ku iniciua atje ka rënë përtokë. Blinken takoi Dumanin për ta falënderuar se kishte arrestuar Berishën. Tani Blinken nuk hyn dot më në ndërtesat e qeverisë së tij.'

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv