-
VIDEO
Berisha vijon sulmet ndaj Dumanit: I lashë Altin Lalës një letër, 'Politika e Shqipërisë pa opozitë dështoi'
Pas daljes nga SPAK në vijim të zbatimit të masës detyrim paraqitje, Sali Berisha nuk kurseu sulmet ndaj Altin Dumanit, duke thënë se është pjesë e politikës së George Soros për ta lënë Shqipërinë pa opozitë. Më tej sulmoui Ramën dhe Veliajn, duke krahasuar kryeministrin me Escobar, pasi sipas tij ka marrë peng gjykatës dhe prokurorë të Veliajt.
-
VIDEO
Kosova 17 vjet shtet, Spiropali: Jemi dy gjysma që presim anëtarësimin në BE, presim të vijojmë bashkëpunim me institucionet e reja që do krijohen
Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, ka uruar ditën e sotme në hapje të seancës së Kuvendit, 17 vjetorin e pavarisë së Kosovës.
Ajo u shpreh se presin që të vijohet bashkëpunimi me institucionet e reja që do të krijohen pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë.
-
VIDEO
Kosova 17 vjet shtet, Spiropali: Jemi dy flamuj një komb, presim të vijojmë bashkëpunim me institucionet e reja që do krijohen
Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, ka uruar ditën e sotme në hapje të seancës së Kuvendit, 17 vjetorin e pavarisë së Kosovës.
Ajo u shpreh se presin që të vijohet bashkëpunimi me institucionet e reja që do të krijohen pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë.
‘Qytetarët e Kosovës i rezistuan luftës, mirënjohje pafund dhe nderim për martinët e asaj lufte dhe ato jetë që u prenë në mes. Kosova ishte në ato muaj dramatik dhe u përgjigj me forcë regjimit gjakatar të Beogradit. Mirënjohje për SHBA dhe vendet e tjera që mundësuan pavarësinë e saj. Ne jemi dy flamuj dhe një komb e një gjuhë, ne mezi presim të vijojmë bashkëpunim me institucionet e reja të Kosovës që do të dalin nga zgjedhjet e 9 shkurtit’, tha ajo.
-
VIDEO
Pas kaosit, deputetët kthehen sot në Kuvend! Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duan 84 vota, në rend edhe shkarkimi i Këshillit Drejtues të RTSH
Deputetët kthehen sot në Kuvend, pas një seance kaosi e dhune nga ligjvënësit demokratë. Drafti i dakordësuar mes palëve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për lehtësimin e votës së diasporës, pret 84 votat. Në rend dite edhe shkarkimi i të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH.
-
VIDEO
Në akuzë për korrupsion e pastrim parash, Veliaj ankimon në Apelin e Posaçëm masën arrest me burg
Avokatët mbrotjës të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj nuk kanë pritur vendimin e zbardhur të gjyqtarit Erion Bani, të dhënë në datën 12 shkurt, për t;'u drejtuar Apelit të posacëm për të kërkuar shfuqizimin e masës arres me burg, por e kanë ankimuar. Ata kanë depozituar këtë ankim në datën 14 shkurt me anë të postës dhe pritet që tashmë ai të mbë rrijë të hënën në Apel.
-
VIDEO
Rama në Mynih: BE ka nevojë më shumë për ne! Nëse nuk bashkohet, ‘sherifi’ nuk do ta marrë seriozisht
Nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij për zgjerimin e Bashkimit Europian, dërgoi një mesazh të fortë për Brukselin, duke theksuar se Europa ka nevojë për Ballkanin Perëndimor më shumë sesa ky i fundit ka nevojë për BE-në.
Ai kritikoi burokracinë europiane, duke e përshkruar BE-në si një mekanizëm që funksionon me precizionin e një “ore zvicerane”, ku prodhohen rregullore pa pushim, por mungon vendimmarrja e shpejtë dhe strategjike për zgjerimin.
-
VIDEO
Rama kritika BE për zgjerimin: Po ecën ngadalë, ndani mendjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt Europës
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, theksoi nevojën urgjente për një qëndrim të ri të Europës ndaj integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ai u shpreh se, megjithëse ka pasur ndryshime në qëndrimin e BE-së ndaj rajonit dhe ritmit të integrimit, progresi është ngadalësuar.
-
VIDEO
Kush ka informuar Edi Palokën për arrestimin e Erion Veliajt para se urdhri i SPAK të ekzekutohet?
Deputeti i PD, Edi Paloka, i ftuar në një emisionin televiziv, i pyetur për lajmin më të bujshëm të kësaj jave, arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, u shpreh se ishte në dijeni para se urdhri i SPAK të ekzekutohej. Kjo deklaratë ngre një dyshim të fortë: kush ka informuar Edi Paloka për arrestimin i Erion Veliajt para se urdhri të ekzekutohet?
-
VIDEO
Fatmir Xhafaj: Erion Veliaj s’është zyrtar i korruptuar, po hetohet jeta e tij! Atë që s'bëri dot opozita për mbi 10 muaj e bëri vendimi gjyqësor 90 ditë para zgjedhjeve
Deputeti Fatmir Xhafaj një nga socialistët e vjetër por dhe kryetari i Komisionit të posaçëm antikorrupsion ngritur në parlament reagoi sot përmes një analize të gjatë lidhur me arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliajt.
-
VIDEO
Më 11 maj pa Berishën, ‘Djathtas 1912’ prezanton programin: ‘Pro’ SPAK, po i jep fund pandëshkueshmërisë! Stop ligjeve klienteliste
Të vetëdijshëm se në 11 maj, synimi kryesor është përfaqësimi në parlament, “Djathtas 1912” prezantoi këtë të shtunë programin, duke premtuar në parlament njerëz pa hije korrupsioni mbi supe dhe pa pengje të së shkuarës komuniste.
-
VIDEO
Fake News i Berishës/ Deklaratën e nënpresidentit të SHBA për BE e përdor për propagandën e vet
Kryetari i PD-së Sali Berisha duket se bënë çdo gjë për propagandën e tij. Madje arrin deri aty sa të keqpërdor dhe deklaratën e zv/presidentit të SHBA-së JD Vance për demokracinë europiane sikur është mesazh për politikën në Shqipëri duke bërë një 'Fake News'.
-
VIDEO
Rama nxit emigrantët të kthehen: Korrupsioni po luftohet realisht! Shqipëria nuk është ajo që duket nga TV, ku 90% të kohës dëgjon vetëm zi
Kryeministri Rama, në podkastin “Flasim”, theksoi se korrupsioni po luftohet realisht.
“Në këtë javë e kemi diskutuar. Ka ndodhur dhe vende të tjera. Janë bërë dhe studime pse kur korrupsioni fillon dhe luftohet realisht perceptimi për një periudhë të caktuar kohe rëndohet, sepse ekspozohet, kthehet në një temë që ndikon në perceptim. Ndërkohë sot jemi një vend komplet tjetër”, u shpreh Kryeministri.
Nxiti emigrantët të kthehen mbrapsht për të investuar në atdhe
“Nuk është Shqipëria sot aspak më e vështirë se Greqia dje. Kush nuk provon është e sigurt që nuk realizon, atë që do të donte. Kush provon edhe mund të dështojë, por them që Shqipëria është sot e gatshme për të pritur shumë më tepër emigrantë mbrapsht dhe nuk është Shqipëria ajo që duket nga TV, ku 90% të kohës dëgjon vetëm zi, zi.