-
VIDEO
'Shqipot e Greqisë dhe Italisë, dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit' Rama apel emigrantëve për t’u regjistruar! I nxit të kthehen: Korrupsioni po luftohet realisht
Kreu i qeverisë, Edi Rama, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Në podkastin e tij “Flasim”, Rama nxiti sidomos shqiptarët e Greqisë dhe të Italisë të cilët janë dëshmitarë të shumë ndryshimeve që kanë ndodhur.
-
VIDEO
Ambasada e Kosovës pritje për festën e Pavarësisë, mesazhi i Presidentit Begaj: Rama e Kurti të tejkalojnë politikat e ditës, duhet bashkëpunim më aktiv
Në ceremoninë e pritjes të organizuar nga ambasada e Kosovës në Tiranë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës Begaj tha se dy qeveritë duhet të fitojnë kohën e humbur në të mirë të interesit të qytetarëve
-
VIDEO
BE nis programin mbështetës prej 7.2 milionë eurosh për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë! Gonzato: Gati të mbështesim planet ambicioze
Projekti është në përputhje me objektivin ambicioz të Shqipërisë, të përcaktuar në Planin Kombëtar për Integrimin Evropian, për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027. Përmes ekspertizës së ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, BE-ja do të ndihmojë Shqipërinë në koordinimin e procesit të negociatave dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së në të 35 kapitujt e negociatave.
-
VIDEO
Konferenca e Mynihut, Ledjon Krisafi: Me qëndrimet e JD Vance, kemi ofensivë amerikane ndaj BE-së! Trump po i plotëson Putinit të 3 kushtet
Ledjon Krisafi ishte sot në Studio Live teksa komentoi punimet e Konferencës së Mynihut që po mbahet aktualisht në Gjermani dhe temën e nxehtë për kontinentin e vjetër, atë të luftës në Ukrainë. Sipas Krisafit, kemi një ofensivë amerikane kundër Europës dhe jo ndaj Rusisë. Kjo u pa qartë në qëndrimet e zv.presidentit JD Vance.
-
VIDEO
I pari me militantë në SPAK, Berisha ‘ultimatum’ Ramës: Mos guxo të protestosh atje, padi për Prodën e Hoxhën! Protestat e mia, konferenca shtypi
Për mungesën e policisë në grumbullimin e protestuesve, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm kërkoi urgjent opozita, e cila letrat e GJKKO dhe SPAK i konsideroi si tregues të një grushti shteti nga ana e policisë. Vetë kreu i PD paralajmëroi padi për Hoxhën dhe kryepolicin Proda.
-
VIDEO
Deklaratat e Ramës për arrestimin e Veliajt/ Shehi: SPAK në sulm nga politika, por po ia del
Pavarësisht se SPAK dhe GJKKO po përballen me presion të vazhdueshëm nga partitë politike, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi thotë se këto dy struktura të drejtësisë së re po ia dalin më së miri në luftën kundër korrupsionit, duke iu referuar arrestimit të Erion Veliajt.
-
VIDEO
Vota e Diasporës/ Komisioni Rregullator miraton modelin e fletës së votimit për votuesit nga jashtë! Zbulohen DETAJET për modelin dhe ngjyrën
Komisioni Rregullator miraton modelin e fletës së votimit për votuesit nga jashtë, sipas propozimit të anëtarëve Helga Vukaj dhe Muharrem Çakaj (të opozitës)
-
VIDEO
Mbështetësit e Veliajt gjatë seancës/ GJKKO: Garda kërkoi ndihmë nga policia, por s'reagoi! Ministria të vendosë para përgjegjësisë ata që s'morën masa, u cenua siguria
GJKKO thotë se mbështetësit e Veliajt para seancës për masën e sigurisë kanë cenuar sigurinë dhe Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë masë edhe pse iu kërkua nga Garda. GJKKO kërkon nga Ministria e Brendshme të vendosen para përgjegjësisë personat që nuk morën masa. Letra për dijeni edhe KLGJ dhe delegacionit të BE.
-
VIDEO
Akuzoi ish-kryepolicin e Shkodrës se e emëroi krimi, Gazment Bardhi shpallet i pafajshëm! GJKKO pushon çështjen
SPAK kërkoi deklarimin fajtor të Bardhit pas akuzave në Kuvend ndaj ish-kryepolicit të Shkodrës, Edmons Sulaj se ishte emëruar nga krimi. Por, gjyqtarja Flojera Davidhi e shpalli të pafajshëm dhe pushoi çështjen.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i parë i Piepolit dhe Report Tv për 11 majin! PS drejt 19 mandateve në Tiranë, PD rënie në Durrës! Lapaj e Shehaj në 'luftë' për vendin e tretë, PL nuk arrin mandat
Me afrimin e zgjedhjeve të 11 Majit rikthehen edhe sondazhet parazgjedhore në Report Tv në bashkëpunim me institutin italian Piepoli. Ekzkluzivisht për Report Tv vjen prirja e votës sipas partive në 2 qarqet kryesore Tiranë dhe Durrës. Partitë e reja, duket se disa prej tyre kanë shanse të hyjnë në Kuvend.
-
VIDEO
Vijojnë punimet në rrugën strategjike Shirokë-Zogaj, do lidhë vendin me Malin e Zi dhe e kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit
Shkodër- Po vijojnë punimet në ndërtimin e rrugës strategjike Shirokë-Zogaj, e cila do të lidhë Shkodrën dhe vendin me Malin e Zi.
I cilësuar si investim strategjik, ky aks pritet të përfundojë gjatë këtij viti dhe synimi është kthimi i Shkodrës në një pikë të rëndësishme dhe si kryeqendër e rajonit.
Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një video-mesazh në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku thekson edhe rëndësinë e investimit nga qeveria dhe qëllimet afatgjata.
-
VIDEO
Negociatat Rusi-Ukrainë/ Eksperti Kamberi për Report Tv: Takimet mes palëve mund të mbahen në Arabinë Saudite! BE mund të mos përfshihet, nuk pëlqehet nga Trump e Putin
Presidenti Donald Trump telefonoi ditën e djeshme presidentët Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyn, me qëllim nisjen e negociatave për përfundimin e luftës afro 3-vjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës.