-
VIDEO
Zgjedhjet/ Berisha: Belinda Balluku në krye të krimit elektoral, ka angazhuar punonjësit e ministrisë si ‘xhandarë’
Ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar u ndal tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha akuzoi Ballukun se është vënë në krye të krimit elektoral.
-
VIDEO
Parku i Parë Teknologjik në Durrës, miratohet plani i zhvillimit! Gonxhja: Kushte të favorshme për zhvillimin e industrive të avancuara
Këshilli i Ministrave miratoi sot planin e detajuar të zhvillimit të “Durana Tech Park”, parku i parë teknologjik në Shqipëri.
-
VIDEO
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë
Në adresën e shënuar prej tyre, fleta e votimit ku do të hedhin për herë të parë votën në distancë për parlamentin e ri, emigrantëve do t’u shkojë e mbyllur në dy zarfe.
-
VIDEO
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
Kryeministri Rama u pyet nga studentet edhe lidhur me memet që bëhen në rrjet për të. Ai tha memet dhe karikaturat që bëhen për të i pëlqejnë.
‘Mua më çudisin të gjithë politikanët që nxehen dhe që reagojnë madje ndonjëherë në mënyrë disporpocionale ndaj karikaturave, memeve e vënies në lojë. Unë nuk shoh TV në kohë reale, përveç sportit. Më pëlqen që kohën që kam për ekranin, të shoh filma. Por kur më thonë: ça të bënë te Portokallia, unë kënaqem. Të jesh në një karikaturë, në një meme, apo shoë satirik, dhe të mos jesh duhet të zgjedhësh, të jesh. Sepse kur je, je, kur s’je, s’je. Në këtë punë duhet të jesh’, tha ai.
-
VIDEO
Merkoçi në Report TV: Skandal, Balluku me një firmë do japi leje ndërtimi në 2100 km2, SPAK merret me cironkat dhe jo me këtë!
Avokati Fatmir Merkoçi e quajti skandaloze rastin e zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila do të ketë të drejtën që me firmë të saj të aprovojë leje ndërtimi në një territor prej 2100 kilometrash katrorë tokë dhe kjo vetëm me një vendim
-
VIDEO
'Hiq çorapet e kuqe dhe martohu', Rama tregon çfarë i tha Majko kur u bë kryetar i PS-së
Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në një inspektim në laboratorin e mediave dixhitale në Universitetin e Tiranës, që do të shërbejë për praktikat mësimore të studentëve të gazetarisë dhe jo vetëm.
Përballë 2 studenteve të gazetarisë, kryeministri Rama ka treguar një episod me politikanin Pandeli Majko, kur ky i fundit i ka kërkuar që të heqë çorapet e kuqe dhe të martohet.
'Shiko, kravata është ishulli i fundit i lirisë që më ka mbetur. Mua më kujtohet që kur unë u bëra kryetar i Partisë Socialiste dhe të nesërmen shkova në zyrë dhe Pandeli Majko ishte bërë sekretar i Përgjithshëm dhe ne ishim kundërshtarë sepse ai u vendos kandidat nga grupi që mbështeste në atë kohë Rexhep Mejdanin që ishte në atë kohë kandidati rival i imi. Dhe ndërkohë nga ana jonë ishte Arta Dade që ishte kandidate dhe faktikisht 2 pozicionet i fituan 2 përfaqësues të 2 grupeve në atë Kongres dhe unë shkova tyek zyra e Pandit dhe i thashë “ti ishe kundër meje, por tani ne duhet të punojmë bashkë”. Më tha “para se ta hapim këtë bisedë, shko hiq çorapet e kuqe dhe martohu”. Besoj që aty ka filluar ndryshimi. I kam, por i vesh rrallë', tha ai.
-
VIDEO
Rama: Kemi sulme nga të 4-ta anët, por mbrojtja kibernetike është forcuar
ryeministri Edi Rama, teksa ishte i pranishëm ditën e sotme në inspektimin e laboratorit të mediave digjitale në Universitetin e Tiranës, u pyet për sigurinë kibernetike.
Ai u shpreh se Shqipëria ka sulme nga të 4 anët, por tashmë mbrojtja nga sulmet kibernetike është forcuar.
‘Kemi bërë goxha punë, pas atij sulmi që patëm dhe kemi marr dhe vënë në dispozicionin të shtetit instrumente të sofistikuar dhe jemi në një pozicion më të fortë se kemi qenë më parë dhe është e vështirë të sulmohemi. Ne kemi sulme të vazhdueshme nga të 4 anët, por fati që nuk ndodh gjë është si rezultat i asaj që mbrojtja është bërë e fortë. Ne duket të jemi në gjendje që kur të na sulmojnë, të mund t'i zbarapsim. Amerika është një vend me një mbrojtje kibernetike të lartë dhe ka sulme që arrijnë ta prekin dhe të bëjnë dëm', tha ai.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor në zgjedhjet e 11 majit do të jenë të përbëra nga 2 anëtarë të PS, dy të Partisë Demokratike, ndërsa nga një anëtar do të kenë Partia Socialdemokrate e Tom Doshit dhe Partia e Lirisë e Ilir Metës.
-
VIDEO
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
Në platformën e tij më të re në rrjetet sociale, “Sy më sy”, kryeministri i ka kthyer përgjigje një komentuesi që ngre shqetësimin e mungesës së oborreve në shkollat e kryeqytetit, që sipas tij janë zaptuar nga ndërtuesit.
-
VIDEO
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
Kryeministri Edi Rama ishte sot tek ish-Kinustudio e cila është kthyer në një qendër profesionale për zhvillimin e artit kinematografik, e cila do të quhet ‘Tirana Training Center’.
-
VIDEO
Tirana Training Center me profesionistë nga Hollywood, ministri Gonxhja: Duam të ngremë arsimin profesional në art dhe kinematografi! Do trajnohen 400 studentë
Ministri Blendi Gonxhja foli për Tirana Training Center në prezantimin e hapjes së kësaj qendre tek ish-Kinostudio, me mbështetjen e profesionistëve nga Hollywood.
-
VIDEO
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 m2 territor! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
Dhënia e lejeve të ndërtimit për çdo projekt apo ndërtesë, nga malet e Kukësit, te zona më e rëndësishme ekonomike e vendit duke filluar nga kryeqyteti dhe brenda këtij viti edhe në perlën e jugut në bregdetin e Vlorës rreth aeroportit të ri, nuk do jenë me kompetencë e bashkive. Shumë institucione shtetërore u surprizuan pas zbulimit nga Report Tv të VKM nr. 784 të 18 dhjetorit 2024, i cili përcakton kompetenca të reja për leje ndërtimi në një rreth 15km nga aeroportet kryesore të vendit, që nga bashkitë kalojnë tek Agjencia e Zhvillimit të Territorit, por që kërkojnë autorizim edhe nga Aviacioni Civil. Bëhet fjalë për një sipërfaqe gjigande prej 2100 km² të territorit të vendit të klasifikuar si “zona e sigurisë’’ e aeroporteve ku AAC merr kompetencat edhe për çdo plan territorial.