• VIDEO

    Kuvendi, 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Flutura Açka i kërkon Spiropalit: Nderoni dhe Fan Nolin

    Deputetët e Kuvendit mbajtën sot një minutë heshtje në nisje të seancës së sotme plenare.

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kujtoi sot në nisje të seancës plenare Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

    Spiropali u shpreh se, “Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos u nda nga jeta. Nuk do e kemi më mes nesh atë që me vizionin, erudiconin, dijet, vullnetin dhe vendosmërinë e tij në kushte të mungesave e vështirësive, gjatë më tepër se 3 dekadave ringjalli, ringriti dhe rindërtoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.

    Më pas ftoi deputetët të mbajnë një minutë heshtje.

    “Sot në Tiranë u krye shërbesa e përcjelljes së Kryepeshkopit. Duke i shprehur në emër të Kuvendit të  Shqipërisë ngushëllimet Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë për këtë humbje të madhe dhe në shenjë nderimi e mirënjohjeje për trashëgiminë e kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Fortlumturisë së tij Anastas ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje”, tha Spiropali.

    Ndërkohë deputetja Flutura Açka I kërkoi Kuvendit një minutë heshtje dhe për Fan Nolin.

    Të bëjmë një minutë heshtje dhe për Fan Nolin. Me Fan Nolin ju respektoni dhe hirësinë, dhe diplomatin, mjeshtrin e fjalës e nuk ka një të dytë për të nderuar këtë figurë

    Ndërkohë shprehu shqetësimin se për ndërprerjen dhe thirrje e parlamentit pa një kriter të arsyeshëm.

    “Nuk mund të ndërpritet kohë e pa kohë. Nuk më duket normale që parlamenti të ndërpritet për një arsye si e sotmja. Këtë e keni bërë me 10 dhjetor 2024, e zhvendosët  parlamentin për shkak të vizitës së Erdoganit. Parlamenti nuk është garderobë e xhamisë, as hangar i rekuizitave të mitingjeve të kryeministrit tuaj e keni bër disa herë”

  • VIDEO

    'Kemi detyrim të zgjasim mandatet e prokurorëve të SPAK', Alibeaj: Është kërkesë e 75% e publikut shqiptar

    Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj mbajti fjalën e tij sot në parlament ku i bëri thirrje deputetëve të votojnë pro zgjatjes së mandatit për prokurorët e SPAK. Alibeaj komentoi edhe lajmin për ndërprerjen e fondeve amerikane për vendet e huaja përfshirë dhe Shqipërinë dhe institucionin e SPAK.

    'Përshëndes dhe deklaratën e SPAK sot, se do vazhdoj veprimtarinë e vet. Paguhen nga ky shtet dhe taksat e shqiptarëve dhe kanë detyrimin ta çojnë punën deri në fund.

    E fundit për përdorimin e telefonave të kriptuar, duhet bërë. Keni depozituar kërkesën për heqjen e imunitetit duhen bërë bashkë. Një kërkesë që qëndron mbi kokën e çdo deputetit, zgjatja e mandatit të prokurorëve të SPAK. Është një kërkesë e 75% e publikut shqiptar që mbështet SPAK që ky parlament të marrë një qëndrim për zgjatjen e mandatit të prokurorëve. Detyrimi është për ta bërë tani. Heshtja demaskon këdo dhe ky është momenti për ta bërë', tha Alibeaj.

    G.K/Shqiptarja.com

  • VIDEO

    Përmbytjet në Durrë, Andia Ulliri: S’mund t’ia vini fajin shiut, përgjegjësia e qeverisë dhe drejtueses së bashkisë së Durrësit

    Deputetja e PD Andia Ulliri në seancën e sotme në Kuvend ka ngritur shqetësimin për përmbytjet ditën e djeshme 29 janar në qytetin e Durrësit.

    Ajo bëri përgjegjëse qeverinë dhe drejtuesit e bashkisë së Durrësit.

    ‘Bashkia çdo investim që ka bërë ka qenë një investim fantazëm dhe paratë po përfundojnë në xhepat e zyrtarëve tuaj dhe asnjë investim real. Përmbytjet në Durrës, nuk mund të justifikoheni nga kushtet atmosferike, nuk mund t’ia vini fajin shiut. Është përgjegjësia e qeverisë socialiste dhe drejtueses së bashkisë së Durrësit. Janë 400 familje dhe më shumë që janë përmbytur. Kjo është paturpësia juaj që qeverisni atë bashki. Ministrat e qeverisë duhet që të mbajnë përgjegjësi, e vërteta janë ato pamjet, janë 400 familjet e përmbytua dhe ju keni dështuar në qeverisjen e këtij vendi, qytetarët e Durrësit dhe të atij qarku do të ju japin juve përgjigjen që meritoni’, tha ajo.

  • VIDEO

    Zhupa akuza PS: Keni futur në kalendar projektligje për qëllime elektorale, 100 grante për ‘Rilindjen e maleve’! Falsifikuat data, po shkelni Kodin! Peleshi: Ligjet për të gjithë shqiptarët

    Deputetja Ina Zhupa mori fjalën për opozitën në nisje të seancës për diskutimet e mbajtura në lidhje me mosdakordësinë e PD në Konferencën e Kryetarëve.

    Shkak ishte kalendari dhe futja në rend ditë e investimeve stragtegjike, Paketës së Maleve dhe çështjeve të tjera, që ligjvënësja opozitare i quajti klienteliste dhe me qëllime elektorale.

    “Po fusni në kalendar dhe projekt-program projektligje për qëllime elektorale. Po fusni projektligje e ligje për oligarkë dhe qëllime elektorale, për 100 grante elektorale si në rastin paketa e maleve, për Partinë Socialiste. Paketën e maleve e keni futur pa datë, kishit parashikuar një datë boshe 10 janar, por keni shkelur kodin zgjedhor, sepse keni falsifikuar datën dhe po e kaloni 4 muaj para zgjedhjeve. Po bëni aset elektoral, po kthehen deputetët për votën e PS-së. 100 grante parashikon paketa e maleve, që parashikon PS sepse do jetë në funksion të saj dhe mund ta quajmë “Rilindja e Maleve”, tha Zhupa.

  • VIDEO

    Deputetë me encrochat/ Berisha në Kuvend: Të ngrihet komisioni i së vërtetës! Rama e Gjiknuri kanë pasur 2 ose 3 llogari

    Kryetari i Partisë Demokratike kërkon ngritjen e komisionit hetimor të së vërtetës, një propozim nga deputeti i PD-së Dash Sula. Nëse nuk do ngrihet Berisha tha se do të jetë PD që do të bëjë transparencë.

    “Nuk është TikTok rrugaçi që thotë Ajtullahu I Tiranës por Encrochati, krimineli vrasësi. Të krijohet komisioni i së vërtetës. Të zbulohen lidhjet e politikës me krimin ëshë kusht i domosdoshëm.
    Ka pasur me 2 –3 encrochate. Damian se po flas unë. Ke pasur dhe ti. Betohu se nu ke pasur. Mos u fsheh.  Kryeministri juaj ka pasur 2 ose 3 të tillë. Nëse nuk pranoni komisionin e së vërtetës do i publikojmë një nga një' tha Berisha. 

  • VIDEO

    Sula: Pse nuk fusni në Kuvend kërkesën time për telefonat SKY ECC të deputetëve, ministrave dhe politikanëve tuaj...? Spiropali: U rrëzua te Mandatet

    Deputeti demokrat Dashnor Sula akuzoi kryeparlamentaren Elisa Spiropali se po zvarrit kërkesën e tij dhe të partisë për të raportuar se cilët nga politikanët, deputetët, ministrat e mazhorancës përdorin SKY ECC dhe telefona me platformë të koduar.

    “Kush ka përdorur nga deputetët e Parlamentit SKY ECC. Kam bërë kërkesë në emër të PD, është dorëzuar që në nëntor 2024 dhe ende nuk është futur në kalendar. Merrni masa dhe respektoni. Keni sjellje arrogante edhe ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana juaj, nuk i sillni dhe i grisni dhe sorollasni. Zonja kryetare pse nuk sillni këtu të dimë se kush deputet apo politikan e ministër ka përdorur SKY ECC, cili prej tyre ka folur dhe komunikuar me bandat kriminale, për qëllime zgjedhore apo kriminale”, tha Sula.

    Ai hodhi dyshime se deputetët dhe ministrat e mazhorancës kanë pasur telefona të koduar dhe duan që të mos hetohen apo publikohen këto të vërteta nëpërmjet një Komisioni.

    “Çdo deputet nuk ka pse të ketë frikë se numri është publik. Për çfarë i duhet politikanit, ministrit, politikanit, kryetarit të bashkisë tuaj të mbajë telefona të koduar. Ju kërkoj ta fusni një sahat e më parë këtë kërkesë në seancë plenare, sa më shpejt kjo nismë të jetë në Kuvend. Të bëhet transparencë”, përfundoi Sula.

    Kryeparlamentarja Spiropali iu përgjigj se kërkesa ishte shqyrtuar dhe rrëzuar në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve.

    “Kjo nismë është diskutuar në Këshillin e Rregullores dhe Mandatit të Deputetit, nuk ka kaluar por është vendosur të ngrihet një Këshill për vlerësimin e kësaj kërkese tuaj”, tha ajo

  • VIDEO

    Lamtumira e Kryepeshkopit, kryeministri Mitsotakis në katedrale mes Ramës e Berishës

    Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbërriti në katedralen Ngjallja e Krishtit’ për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së krypeshkopit Anastas.

    Pas homazhe para arkivolit të kryepeshkopit shtrëngoi dorën me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

  • VIDEO

    Dy standardet/ Në 2009 nismë për lejimin e martesave gay, sot Berisha kopjon Trump: Vetëm 2 gjini, dënim për ata që përmendin Prindin 1 dhe 2

    Pavarësisht se në vitin 2009 propozoi një nismë ligjore për martesat brenda së njëjtës gjini, 15 vite më vonë, Berisha vjen me një qëndrim krejtësisht të kundërt.

    • VIDEO

      Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'

      Zyra e Shtypit të Departanentit të Shtetit, sqaron se u ndaluan 1 miliardë dollarë shpenzime në vende të huaja që nuk përputhen me sloganin e Trump, 'America First'. Ngrirja e këtyre fondeve ka prekur dhe Shqipërinë ku bie në sy ndalimi i shpenzimeve për institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK.

      • VIDEO

        Basha kryen homazhe në nder të Kryepeshkopit Anastas: Ringriti nga hiri Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, kultivoi mirëkuptimin dhe dashurinë mes komuniteteve fetare

        Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet për humbjen e kryepeshkopit Anastas Janullatos, pas homazheve që kreu në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Basha e cilësoi humbje të madhe për popullin shqiptar, veçanërisht për besimtarët ortodoksë, duke theksuar rëndësinë e rolit të tij në ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

        Pavarësisht polemikave gjatë jetës së tij, Basha vuri në dukje kontributin e kryepeshkopit në rivendosjen e një të ardhmeje shpirtërore për Shqipërinë pas dekadash përndjekje fetare. Ai gjithashtu nënvizoi vlerat e paqes, tolerancës dhe dashurisë ndërfetare që Janullatos kultivoi, duke bashkëpunuar ngushtë me komunitetet fetare të tjera. 

      • VIDEO

        Primaret ‘kaotike’ në PD, dorëhiqet edhe kryetari i degës së Vlorës! Hoxha: Nuk ishte vendim i lehtë, por u bë për të ndjekur mundësi të re!

        Dorëhiqet dhe Atird Hoxha. Shumë drejtues të partisë janë kundër Berishës dhe Këshillit Kombëtar, por të detyruar po largohen, sepse duan që të kandidojnë në listat për deputetë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 Majit, pasi nuk shohin mundësi tjetër

      • VIDEO

        Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin

        Kryetari i Partisë Demokratike, i cili është prej më shumë se një viti nën akuzë nga SPAK për dosjen e aferës “Partizani”, mblodhi sot Grupin Parlamentar. Pretendon se nëse fiton do ‘desorizojë Shqipërinë’.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv