-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Shpëtim Idrizi: Politika s’ka pyetur kurrë për të drejtat e çamëve, do paraqesim program dhe për ata në diasporë
Në 34 vjetorin e Shoqatës Patriotike "Çamëria", kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi foli për një program që do të prezantojnë së shpejti për të drejtat e çamëve në diasporë.
-
VIDEO
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
Në muajin maj, Shqipëria do të jetë epiqendra sportive e Europës, pasi do të jetë pritësja e startit të “Giro d’Italia” në çiklizëm.
-
VIDEO
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar sot planin për shëndetësinë, ndërsa nuk nguroi të lëshonte akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit.
Sipas tij qeveria ka kryer krime kundër njerëzimit në shëndetësi, ndërsa ajo që u vu re gjatë fjalës së kryedemokratit ishin fjalët e përzgjedhura për të përshkuar ish ministrin e shëndetësisë. Me një fjalor të rënduar, etiketues dhe fyes, Berisha tha se Beqja ishte ministri më hajdut që ka pasur Ministria e Shëndetësisë.
"Kurrë ndonjëherë ajo ministri, as në diktaturë, nuk është drejtuar nga hajdutë dhe injorantë siç është drejtuar gjatë këtyre viteve. Do të më falni, cilido që ka njohur Ilir Beqën, në rini dhe fëmijëri, e ka njohur si debil.
-
VIDEO
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! S'erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
Në një aktivitet për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha se këtij komuniteti duhet ti jepet statusi i njëjtë me atë të Vatikanit. Kreu i qeverisë për të gjithë kritikët pati një përgjigje kur tha se askush nuk duhet të trembet nga shteti bektashi. Rama vlerësoi rolin e bektashinjve në historinë e Shqipërisë ndërsa tha se janë një testament kombëtar që duhen mbrojtur.
-
VIDEO
Shuhet Kryepeshkopi Janullatos, Rama: Ngushëllime për gjithë komunitetin ortodoks
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.
“I bashkohem shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Janullatos dhe duke uruar që të prehet në paqe i përcjell ngushëllimet e mia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komuniteti të besimtarëve ortodoksë”, tha Rama në një aktivitet për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.
-
VIDEO
95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, Baba Mondi: Shpresojmë në stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit
Në një aktivitet të veçantë u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Aktiviteti nisi me 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili humbi jetën sot në Athinë.
Në ceremoni, Baba Mondi foli për kontributin e këtij komuniteti për vendin tonë, ndërsa u ndal edhe tek shteti bektashi. Ai u shpreh se shpreson që ku të jetë viti i përmbushjes së domosdoshmërisë për stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian.
“Ceremoni përkujtimore në 95-vjetorin e njohjes juridike të vendosjes së Urdhrit Bektashi në Shqipëri, ngjarja historike për komunitetin tonë në 95 vite në parë ka shënuar një nga arritjet më të rëndësishme të reformës së kulteve të institucioneve fetare në Shqipëri në 1929, vit kur në Shqipëri u kryen tre kongrese të komuniteteve fetare. Ne përkujtojmë këtë përvjetor me dy shenja të mbara të nisjes së këtij viti, nga njëra ana takimi ynë historik me Papa Françeskun, nga ana tjetër fillimin e detyrës së Trump, i cili vendosi fokusin te paqja.
-
VIDEO
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
Modeli i kandidatëve në zgjedhjet e vitit 2021, me numra, dhe jo me emra nuk do të përsëritet më në parlamentaret e 11 majit. PS mbështet këtë radhë, listën me emra në fletët të votimi, sipas alfabetit, përfshirë edhe emrat e kandidatëve preferencialë të kryetarit në listën e mbyllur. Në 2021-shin, pati 80 mijë vota të pavlefshme prej ngatërresës që krijuan kandidatët vetëm me numra
-
VIDEO
Rama: Institucionet e pavarura paaftësi për të kontrolluar performancën në sistemin shtetëror! Gjykatësit i rritën rrogën vetes, skandaloze
Këtë fundjavë, kryeministri zgjodhi që të bisedojë për shtetin dhe ekonominë, me ish-deputetin e PD-së, Selami Xhepa. Rama e etiketoi si “profesori që nuk ma jep votën”, dhe diskutoi me të se si shteti mund të ulë burokracitë, për të zhvilluar ekonominë, e njëherësh komentoi monitorimin e institucioneve të pavarura.
-
VIDEO
Vendimi me propozim e firmë të saj! Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë (plus 5 bashki) Për çdo ndërtim 15 km nga aeroporti, leje nga Aviaconi! Kjo praktikë, në asnjë shtet tjetër!
Një vendim i Qeverisë ka përcaktuar zonën e sigurisë së aeroportit të Tiranës, me rreze 15 kilometra nga pika qendrore e aeroportit. Vendimi thotë se çdo ndërtim në këtë zonë duhet të marrë, sipas rasteve ose miratimin ose pëlqimin e Autoritetit të Aviacionit Civil, në varësi të zv. Kryeministres Balluku.
-
VIDEO
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve
Paradokset e kryetarit të PD-së! Në një takim me ‘Brain Gain’ dhe Ekselencat e PD, ish-kryeministri kujton njerëzit hije të regjimit komunist, teksa harron se edhe vetë ka poseduar teserë partie. Thotë se Enver Hoxha nuk i bënte pasuritë pronë personale si qeveritarët e sotëm, teksa vetë ishte për 13 vite në krye të shtetit dhe i pandehur për aferën 'Partizani'. Presidentin e etiketoi ‘haram’ dhe Ramën ‘dragonian’
-
VIDEO
Sherri në PD, Kara: Berisha bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve!
“Studio Live” në Report TV/ Primaret në Partinë Demokratike kanë thelluar edhe më shumë përçarjen brenda PD-së, teksa ka pasur edhe “kryengritje” ndaj kreut të selisë blu, Sali Berisha. Analiza nga avokati Romeo Kara dhe anëtarja e PD, Ilirjana Kuçana. Juristi: Zgjedhjet mund të shtyhen, Berisha kuçedër dhe simbol i të keqes
-
VIDEO
Halit Valteri: Kam dokumentet që vërtetojnë se Këlliçi pagoi për foton me Trump, t’u tregojë shqiptarëve ku i gjeti paratë
Ish-deputeti Halit Valteri thotë se zotëron dokumente që vërtetojnë se Belind Këlliçi ka paguar para për t’u takuar me Donald Trump në tetor të vitit 2024.