-
VIDEO
'Studio Live'/ Avokati Islami: Më 11 maj nuk ka zgjedhje, Kushtetua do të ndryshojë
vokati Zaçe Islami tha në 'Studio Live' se zgjedhjet nuk do të bëhen më 11 maj. Sipas tij, nga Uashingtoni ka ardhur një letër për t'u tërhequr nga ideja e qeverisë teknike. Kurse Kujtim Gjuzi thotë se partia që drejton ka një njeri mjaft të besuar pranë presidentit Trump dhe hedh idenë se ka një shans t'i hiqet non-grata Sali Berishës.
Zace: Urdhri për t’u tërhequr nga qeveria teknike ka ardhur nga Uashingtoni.
Nuk do bëhen zgjedhje, më 11 maj. Do bëhen në tetor. Do bëhen zgjedhje me një sistemi politik të ndryshuar nga republikë parlamentare në republikë presidenciale. Do bëhet qeveri teknike, por jo nga këto dy parti. Do bëhet qeveri teknike me njerëz që nuk kanë qeverisur më parë. Do ndryshohet kushtetuta. Do ketë 2 dhoma. Lodhen kot, rrahin ujin në havan.
Gjuzi: Pranë zyrës së Trump, PKK ka njeri shumë të besuar afër tij, për politikat rajonale në Evropën juglindore. Nuk ka shans që të mos ketë një konsulencë me të. Kam pasur dhe ftesën për të vajtur atje. Ishte rreziku i lartë dhe nuk mund të shkoja. Njerëzit tanë atje e kanë njohur presidentin amerikan. Ka një shans të hiqet non grata.
-
VIDEO
Propozimi i Berishës për dy gjinitë, Kujtim Gjuzi: 5 drejtues qarqesh i ka njerëz të Sorosit
Përgatitja e partive të vogla opozitare për zgjedhjet e 11 majit u diskutua në ‘Studio Live’ me kreun e Partisë Konsevatore, Kujtim Gjuzi, avokatin Zaçe Islami dhe Sidi Hasanaj nga demokratët euro-atlantikë.
-
VIDEO
Diaspora 112 mijë kërkesa për të votuar, mbi 41 mijë të refuzuarat! KQZ në ngërç me tenderin e postës, përplasjet PS-PD ngecin ndryshimet në Kod
Numri i emigrantëve që KQZ ka regjistruar si zgjedhës nga jashtë, shkoi në 70 mijë, ndërsa refuzimet kaluan 41-mijëshin. Ka edhe një muaj kohë për aplikime të tjera, por teksa shifrat rriten, Kuvendi, nuk po bën ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që KQZ i ka kërkuar për të lehtësuar votën e diasporës.
-
VIDEO
Afera Partizani/ Seanca paraprake në GJKKO, Malltezi kërkon pushimin e dosjes! I dhanë leje Berishës për të shkuar në Gjermani, Gjokutaj zbulon dokumentet që dorëzoi në SPAK
Në GJKKO u mbajt sot seanca paraprake për aferën Partizani, që ka si protagonist ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
-
VIDEO
Anketimi për sigurinë, Rama: Ta mbrojmë Policinë nga baltosja dhe lajmet e deformuara! Ministri Hoxha: 82% e qytetarëve na besojnë
Ministria e Brendshme prezantoi sot anketimin e financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe besimit tek Policia e Shtetit
-
VIDEO
Kuvendi miraton pr/ligjet, resortet me 4-5 yje përjashtohen nga tatimi për 10 vite! Majko, Braçe e Koçi abstenojnë! Shtyhet deri më 2026 aplikimi për investimet strategjike
Pas 9 orëve debatit, Kuvendi hodhi në votim pr/ligjet dhe pr/vendimet e rendit të ditës, ku në sallë mungonin shumë deputetë.Kryetares së Kuvendit iu desh të priste disa minuta përpara se të hapte prezencën. Votimi nisi në orën 00:15 minuta të 31 janarit 2025, kur në seancë zunë vendin deputetët e mazhorancës, ndërsa karriget e opozitës vijuan të ishin bosh, me përjashtim të deputetit të PD-së Bujar Leskaj, i cili për dy pr/ligje bashkoi votën me socialistët.
-
VIDEO
Spahiu: Nëse dështon SPAK përfiton qeveria që ka 1000 të proceduar dhe jo opozita që ka një Berishë të lirë
Kreshnik Spahiu është i mendimit se nga bllokimi i fondeve amerikane për Shqipërinë do të përfitonte Partia Socialiste dhe mazhoranca, pasi numri i të proceduarve nga radhët e tyre është shumë më i madh se ai i PD-së së Berishës apo opozitës në tërësi.
Për Marsela Karapançon në 'Frontline', juristi shton se Berisha dhe Rama do bëhen bashkë për të mos votuar në parlament zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut/ 180 shtete po ankohen tek Trump: Pse për inat të SPAK bllokove dollarët e gjithë botës?
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në 'Frontline' urdhrin e Trump për ngrirjen e fondeve të huaja që jep SHBA. Spahiu ironizoi duke thënë për Marsela Karapançon se gjithë vendet e botës ku janë ndërprerë fondet amerikane janë ankuar te Trump pse i ka bllokuar financimet për inat të SPAK-ut.
-
VIDEO
Shehaj në Kuvend: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama, iu dha leje ndërtimi për dy kulla dhe një hotel në Tiranë
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, u tregua i ashpër në fjalën e tij sot në Kuvendin, duke folur për takimet e PS-së në diasporë.
Shehaj iu referua një takimi të Ramës 6 muaj më parë, në Milano, duke e quajtur një aferë korruptive të pastër, sepse, sipas tij, takimi ishte një farsë e organizuar dhe financuar nga një sipërmarrës me të cilin ai kishte një marrëveshje korruptive.
Sipas tij, një biznesmen pagoi faturat për këtë spektakël propagandistik dhe si shpërblim Rama i dha një leje ndërtimi për dy kulla dhe një hotel shumëkatësh në qendër të Tiranës.
-
VIDEO
Ripërtëritja e Kushtetueses, Vasili: Presidenti Begaj u rreshtua krah rrëmbyesve të Gjykatës
Presidenti i Republikës Bajram Begaj i kërkon Gjykatës Kushtetuese të sqarojë një herë e mirë situatën se si do të bëhet ripërtëritja e vetë Gjykatës këtë vit. Begaj i kujton Kushtetueses se në 2025-n duhet të ishin 3 gjyqtarët që do të ndërroheshin, përfshirë edhe mandati i Sonila Betjas, si emërtesë e Presidentit.
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se me këtë veprim Begaj po rreshtohet hapur në një krah me rrëmbyesit e Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti behet pjesë aktive e rrëmbimit te Gjykates Kushtetuese!
Presidenti i Republikës ben kerkese per hapjen e vakances per Gjyqtaren kushtetuese Sonila Bejtja duke deklaruar kesisoj hapur rreshtimin ne nje krah me rrembyesit e Gjykates Kushtetuese.
Mandati i Bejtjes mbaron ne vitin 2028 sepse ajo zevendesoi Gjyqtarin Besnik Muçi, qe mori nje mandat te plote me dekret te Presidentit Meta.
Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi ne vitin 2019 konfirmon ne menyre asgjesuese kete fakt, me dokumentin e shpalljes se rezultateve dhe pikeve pas shqyrtimit te kandidateve, qe konkuruan per kete MANDAT TË PLOTË!
Presidenti duhet te terhiqet menjehere nga kjo kerkese antiligjore dhe te mos kompromentoje me tej dhe me rende institucionin, qe perfaqson dhe qe ka detyre te zbatoje Kushtetuten dhe ligjin dhe te mos i sherbeje rrembimit dhe asgjesimit te Gjykates Kushtetuese.
-
VIDEO
‘Jemi dakordësuar për ndryshimet në kod për votën e diasporës’, Gjiknuri- PD-së: Jeni penduar, nuk arrini t’i bindni dot, doni t'a vrisni këtë proces
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, i është përgjigjur kërkesës së PD për të futur në listat e zgjedhësve edhe ata emigrantë shqiptar që nuk kanë asnjë dokument identifikimi shqiptar.
Ai tha se mazhoranca është dakordësuar me PD për ndryshimet e bëra në kod për votën e diasporës.
Sipas tij, këto kërkesa bëhen pasi PD e ka kuptuar se nuk arrin dot që të jetë e besueshme që të votohet nga diaspora.
‘Në 2024 ne negociuam çdo detajë se si do të realizohet vota e diasporës, jam unë ai që kam pasur barrën nga mazhoranca për tu ulur na tavolinë me ju për një produkt të përbashkët. Ramë dakord që ata shtetas që jetonin jashtë vendit të votojnë me një nga dokumentet e identifikimit të vlefshëm shqiptar. Kjo ishte marrëveshja që bëmë dhe këtë shkruam edhe në kod. Nga doli kjo që kanë ngel edhe 150 mijë që s’kanë asnjë dokument, nga doli ky merak njëherë. Ata që s’kanë dokumente, s’kanë si regjistrohen sepse sistemi duhet që të dhënat të jenë në sistemin e gjendjes civile. Nga dalin këto kërkesa. Qëllimi është i qartë, ju jeni penduar, ju nuk arrini dot që ti bindni. Nuk jeni të besueshëm dhe del varianti tjetër. Për ju ka rëndësi që të justifikohet humbja dhe të gjendet një alibi për të, por treni i votës së diasporës është nisur dhe ju se ndalni dot. Ju jeni penduar sepse nuk arrini dot që t’i bindni ata dhe gjeni një justifikim, doni ta vrisni këtë proces. Ju bashkë me mua e keni bërë kodin, pse e kërkoni tani këtë, sepse s’ju dalin llogaritë’, tha ai.
-
VIDEO
Lamtumira e Anastasit/ Dy kryeministrat takim 'kokë më kokë' pas ceremonisë, Rama: Jemi miq, gjithçka është në rregull! Mitsotakis: Çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog
Një takim kokë më kokë mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Ram dhe kryeminsitrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis është mbajtur pas ceremoninë mortore të kryepeshkopit Anastas në katedralen 'Ngjallja e Krishtit'