• VIDEO

    Spahiu: Nuk përmbyset regjimi politik i Tiranës me 20 autobusë protestuesish që vinë nga fshatrat

    Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar protestën e opozitës në Tiranë dhe pjesëmarrjen e saj. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër hitaj, juristi Spahiu thotë se “nuk përmbyset regjimi politik i Tiranës me 20 autobusë protestuesish që vinë nga fshatrat”.

    Kjo pjesëmarrje e ulët në protestë, sipas Spahiut nuk e dobëson qeverinë, por e forcon atë.

  • VIDEO

    Qarkullim tek Zogu i Zi thuajse i hapur, protestuesit vendosen në një kënd

    Edhe tek Zogu i Zi qarkullimi i makinave është pothuajse i hapur sipas raportimit të gazetares Esiona Konomi dhe pamjeve të sjella nga Report Tv, gjatë protestës së PD dhe opozitës.

    Protestuesit në këtë zonë të kryeqytetit ndodhen vetëm në një pjesë të rrethrrotullimi, të rrethuar në atë kënd.

  • VIDEO

    Flamur Noka e kërcënon se “do ta paguajë”, Sokol Bizhga përballë tij e merr me buzëqeshje! Momenti i akuzave dhe reagimi

    Protesta e mbrëmjes së sotme pati edhe një episod të veçantë që nuk kaloi pa u vënë re. Deputeti i PD, Flamur Noka, për të disatën herë bëri deklaratë publike para mediave dhe këtë herë akuzoi kupolën e Policisë së Shtetit dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.

  • VIDEO

    Protesta e PD/ Militantët mblidhen para Bashkisë së Tiranës, forca të shumta policie rrethojnë zonën

    Protestuesit e PD janë mbledhur në Bashkinë e Tiranës, pas rreth 1 orë e 50 minuta protestë në 5 akset kryesore të vendit.  

  • VIDEO

    U largua nga sheshi Willson, Bardhi drejt bashkisë së Tiranës sulmon ministrin Hoxha: I lidhur me bandën e Durrësit! Policia ishte sot kundër qytetarëve

    Nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi sulmoi ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha si të lidhur me bandat në Durrës.

    Duke u larguar nga sheshi Uilson gjatë protestës së PD-së, drejt bashkisë së Tiranës, Bardhi sulmoi dhe policinë e shteti që sipas tij nuk arreston anëtarët e bandës së Elbasanit por merret me qytetarët e thjeshtë. 

    'Janë ekzekutuar vetëm 5 edhe këta jashtë territorit. Në vend që të arrestonte bandën e Elbasanit ishite sot kundër qytetarëve. Provuan që janë narko-polici kundër qyetarëve të ndershëm. Një polici që drejtohet nga ministri i Brendshëm ushtar i provuar i bandës së Durrësit. Lidhje e vjetër e trafikut të drogës. Secili prej këtye fakteve do bëhet publik në vijim.'

  • VIDEO

    Bardhi koordinon protestën me telefon, zhvendos protestuesit nga sheshi Willson drejt Bashkisë Tiranë

    Protestuesit nga sheshi në Tiranë janë zhvendosur drejt Bashkisë së Tiranës. Pasi një autobot me ujë nisi t’i shpërndajë, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi bëri thirrje që të zhvendosen drejt Bashkisë së Tiranës.

    Bardhi ishte ai që printe protestuesit drejt Bashkisë së Tiranës, ndërsa gjatë ecjes dallohet teksa koordinon protestën me telefon. Të njëjtën gjë edhe Enno Bozdo, i cili dallohet teksa qëndron në telefon gjatë ecjes, ndërsa në krah të tyre është deputete Luan Baçi, Erisa Xhixho e Ilda Dhori e Bledion Nallbati. 

    SI.E./Shqiptarja.com

  • VIDEO

    Pamjet me dron/ Protestuesit ikin drejt Bashkisë së Tiranës, zhbllokohet qarkullimi te sheshi Willson

    Protestuesit nga sheshi në Tiranë janë zhvendosur drejt Bashkisë së Tiranës. Pasi një autobot me ujë nisi t’i shpërndajë, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi bëri thirrje që të zhvendosen drejt Bashkisë së Tiranës.

    Bardhi ishte ai që printe protestuesit drejt Bashkisë së Tiranës, ndërsa gjatë ecjes dallohet teksa koordinon protestën me telefon. Të njëjtën gjë edhe Enno Bozdo, i cili dallohet teksa qëndron në telefon gjatë ecjes, ndërsa në krah të tyre është deputete Luan Baçi, Erisa Xhixho e Ilda Dhori e Bledion Nallbati. 

  • VIDEO

    Erisa Xhixho i bashkohet protestës dhe ulet këmbëkryq në mes të rrugës duke kërcënuar Policinë: Guxoni të na shkelni!

    Protesta e opozitës ka denigruar jo vetëm në bllokim të dhunshëm të akseve rrugore në 5 pika të Tiranës, por edhe në konfrontime fizike me Policinë dhe ulje këmbëkryq në shesh. 

    Një prej deputeteve pjesëmarrëse të Partisë së Lirisë ka qenë edhe Erisa Xhixho, e cila i është bashkuar protestës teksa është ulur këmbëkryq në mes të rrugës për disa minuta, përkrah një të moshuari, teksa i bën thirrje policisë të largohet në mënyre që opozita të vazhdojë mosbindjen civile.

  • VIDEO

    Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

    rotesta duket se është më e tensionuar tek 'Sheshi Uilson' në Tiranë, ku ka bllokim rruge, konfrontime, hedhje të gazit lotsjellës dhe autobot uji.

    Më aktivi dukej deputeti i PD, Bledjon Nallbati, i cili në një moment kërkoi që të çante kordonin për të përparuar më tej me protestuesit.

    Teksa ai u rrethua nga efektivët, Nallbati është mbërthyer fortë pas autobotit të ujit dhe më tej është konfrontuar fizikisht me ata.

    Dhjetëra policë mezi kanë mundur ta shtyjnë atë dhe ta shkëpusin, teksa nuk munguan edhe përplasjet fizike dhe deri përdorimi i sprajit me piper, ujit me presion dhe gazit lotsjellës.

  • VIDEO

    Shtyrje me policinë tek sheshi Uilson, Gazment Bardhi dhe deputetët e PD-së kundërshtojnë praninë e autobotit me ujë në krye të rrugës

    Shtyrje mes policisë dhe deputetëve dhe eksponentëve të PD-së tek sheshi Uilson.

    Një pjesë e rrugës është e bllokuar dhe në krye të rrugës është një autobot me ujë i vendosur nga policia.

    Deputetët e PD-së me në krye Gazment Bardhin kanë refuzuar praninë e autobotit në rrugë. sakaq, kanë filluar shtyrjen me efektivët e policisë.

  • VIDEO

    Protesta e PD/ Bardhi debate me policinë: Ne nuk jemi kriminelë! A keni forcë? Shkoni kapni bandën e Elbasanit

    Gazment Bardhi ka debatuar me policët gjatë protestës në sheshin Willson.

    Asnjë arsye as për të dhunuar, as rrethuar deputetë e opozitës me forca speciale. Ne nuk jemi kriminelë, nëse ju keni forcë ekzekutoni urdhërarrestet për bandën e Elbasanit, se keni kap vetëm 5 nga 19. A ke forcë, shko kap bandën e Elbasanit. Këta janë kundër popullit qytetarëve dhe deputetëve të opozitës.

  • VIDEO

    Protesta e PD/ Baçi thirrje policisë: Largohuni, mos na provokoni! Blushi: Kanë marrë urdhër për të na dhunuar, betejë pa kthim

    Tedi Blushi i Partisë së Lirisë i është bashkuar protestës së PD në sheshin Willson. Në një prononcim për mediat, Blushi tha se nuk ka kthim nga beteja për të çmontuar regjimin kriminal. Blushi thotë se policia ka marrë urdhër për të dhunuar opozitën e qytetarët.

    Prononcimit iu bashkua edhe deputeti i PD, Luan Baçi, i cili i bën thirrje policisë të mos provokojnë qytetarët.

    "Proda e ministri të tërheqin policët, mos të provokojnë qytetarët e deputetë. S’ka kthim pas kjo punë derisa qytetarët të largohen vetë. Ne këtu jemi, autoboti të bëjë punë e vet", tha Baçi. 

    "Deputetë po dhunohen, gazetarët po dhunohen, ishte një grua shtazën aty që po dhunohej, kanë marrë urdhër për të dhunuar opozitën, ta harrojnë se do ikim nga ky shesh. Betejë pa kthim deri në çmontimin e këtij regjimin kriminal, që dhunon gra shtatzënë, të moshuar e gazetarë. Nuk shkojnë të kapin autorët e masakrës të Shkodrës, e bandat në Elbasan", tha Blushi. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv