-
VIDEO
Lirimi i Berishës nga ‘arresti shtëpiak’, Romeo Kara: Vendim i frymëzuar nga pazari politik! Ish- shoferi i tij gjyqtar i dha vulën e PD, kërcënojë trupën e prokurorëve!
‘Lirimi i Sali Berishës mund të jetë një vendim i frymëzuar nga pazari poltikë’, kështu është shprehur juristi Romeo Kara. Ai u shpreh se vendimi ishte për masën e arrestit dhe jo për çështjen që sipas tij njerëz të afërm të Berishës e kanë cilësuar si të mbyllur çwshtjen pas lirimit nga arresti i shtwpisw.
-
VIDEO
Akuzat e Bardhit më 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës! Në të njëjtën periudhë Artan Hoxha publikoi foton e Ramës me Çapjan për ta sulmuar
I rreshtuar asokohe krah Lulzim Bashës, në një konferencë publike, Gazment Bardhi tha se Suel Çela është angazhuar në mbështetje të ‘Foltores’ dhe Berishës për të mbledhur firmat që i duheshin për Kuvendin Kombëtar të PD. Gjatë kësaj periudhe, gazetari Hoxha ka publikuar foton e kryeministrit Rama me një prej krerëve të Çapjave, Ardian Çapja.
-
VIDEO
28 Nentori/ Veliaj me kryetarët e bashkive shqiptare: Sot jemi në ditët tona më të mira! Le të punojmë për të çuar përpara progresin
Pak para nisjes së Paradës së Shqiptarëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarët, nënkryetarët dhe kryetarët e këshillave komunalë anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, si dhe përfaqësuesit nga komunat arbëreshe.
-
VIDEO
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
Pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë, Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në kantierin e Qendrës Multifunksionale për Zhvillim Rajonal së bashku kreybashkiakun Ermal Dredha, deputeti Bledi Çuçi si dhe drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Më vonë Rama pa nga afër dhe ecurinë e punimeve në Aeroportin e Vlorës.
-
VIDEO
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në Repolitix: Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
Pas 331 ditësh Gjykata e Posaçme i hoqi masën 'arrest shtëpie' ditën e sotme kreut të PD Sali Berisha. Lidhur me këtë vendim, u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, ku Rezart Kthupi nga ‘Djathtas 1912’, tha se kjo është një procedurë. Sipas tij, tashmë dosja ka shkuar për gjykim dhe Berisha nuk mund të prish më provat.
-
VIDEO
Berisha u lirua nga 'arresti shtëpiak', Haklaj për Report Tv: Bie alibia e tij se drejtësia është e kapur! Anëtarja e FRPD: Vendimi i vonuar, mosbindje deri në qeveri teknike
Pas 331 ditësh ‘arrest shtëpie’ Gjykata e Posaçme i hoqi masën ditën e sotme kreut të PD Sali Berisha. Lidhur me këtë vendim, u diskutua edhe ditën e sotme në emisionin e sotëm ‘Studio Live’, në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj
-
VIDEO
Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit
Italia e mbështet Shqipërinë për anëtarësimin në BE dhe shpreson që kjo të ndodhë brenda vitit 2023. Një grup deputetësh italianë të forcave të ndryshmë politike, zhvilluan gjatë dy ditëve takime më disa zyrtarë të lartë të vendit tonë ku shprehën mbështetjen e vazhdueshme të Italisë.
Së pari sipas grupit të deputetëve nga Komisioni për Politikat e Bashkimit Evropian të Dhomës së Deputetëve në Itali, Shqipëria duhet dalëngaldalë të angazhohet me debatet e brendshme europiane që po zhvillohen aktualisht.
-
VIDEO
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për çështjet dhe sfidat e lidhura me Pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE.
Rama tha se komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm dhe do të jetë pikë referimi për të gjitha institucionet.
Në momentin që komisioni do të jetë permanent në kuvend dhe pikë referimi për institucionet dhe për të treja pushtetet, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Ky komision është instrument i pazëvendësueshëm për procesin e anëtarësimit dhe negociatave, sepse atje shkojmë si front institucionesh që përfaqesojmë 3 pushtetet"
-
VIDEO
Po Meta dhe Salianji që janë në burg? Berisha: Beteja për lirimin e tyre e pandërprerë
Sali Berisha u pyet nga gazetarët në konferencën për shtyp edhe lidhur me Ilir Metën dhe Ervin Salianjin që ndodhen në burg. Pas doli nga arresti shtëpiak, Berisha shprehet se do vijojë beteja e pandërprerë për lirimin e Ilir Metës dhe Ervin Salianjit nga burgu. 'Beteja për lirimin e tyre e pandërprerë, Shqipëria është diktaturë me të burgosur politikë. Beteja për lirimin e tyre e pandërprerë.'
-
VIDEO
Si e priti Rama lirimin nga arresti shtëpiak? Berisha: Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinoni tani në fushë! Le të vijë në debat po ia mbajti
Sali Berisha në konferencën me gazetarët u pyet edhe për kryeministrin Rama, se si e ka pritur ky i fundit lirimin e tij nga arresti shtëpiak.
Berisha tha se ai tmerrohej kur ndodhej në dritare jo më tani që është i lirë në fushën politike.
'Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinoni tani në fushë. Të vijë në debat po ia mbajti. Ai tmerrohej nga dritarja. Pse e mori atë masë? Të vijë të dalë në debat. T’ia nxjerr të gjitha një nga një, lidhjet me krimin që ka. Vjedhjet që ka bërë, dhunimin e institucioneve që ka bërë.'
-
VIDEO
Berisha me gazetarët pas lirimit nga GJKKO: Falenderova gjykatësen për vendimin, por të tjerët janë bandë kriminale! Ku i gjeti Dumani 3 apartamente?
Pas lirimit nga arresti shtëpiak, lideri i PD-së Sali Berisha mbajti një konferencë me gazetarët tek salla e selisë së partisë. Berisha deklaroi se sot gjithçka ndryshon për Shqipërinë, pavarësisht persekutimit sipas tij ndaj opozitës, Salianjit dhe Metës. Kreu i PD-së nuk la pa sulmuar gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK, që për të janë bandë kriminale, pavarësisht falenderimit për gjyqtaren Davidhi që e liroi nga arresti shtëpiak. Më tej, Berisha tha se do vijojë mosbindja civile.
-
VIDEO
Sali Berisha lirohet nga 'arresti shtëpiak!' Reagon opozita! Bardhi: Fitore politike e tij! Meta nga burgu: Urime
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u lirua sot nga masa e 'arrestit shtëpiak' dhe pritet të shkojë në zyrën e tij në seli.
Ndërkohë kanë ardhur reagimet e para nga Opozita.
Nga burgu Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e përshëndeti vendimin