• VIDEO

    Spahiu: Antimitingu me 100 veta shumë i vogël, prisja më shumë emigrantë kundër...

    Kreshnik Spahiu kritikoi një pjesë të fjalimit të kryeministrit Edi Rama për faktin se foli për kundërshtarët e tij politikë, kur kishte shkuar atje për Diasporën që është e të gjithë Shqipërisë dhe jo vetëm e një krahu të caktuar.

  • VIDEO

    Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

    Juristi Kreshnik Spahiu foli në Studio Live të Report TV edhe në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për ligjin e regjistrimit të shqiptarëve.

  • VIDEO

    Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti

    Juristi ndan mendimet e tij dhe analizën për fjalimin e kryeministrit Edi Rama sot me Diasporën shqiptare në Britaninë e Madhe. Në Studio Live të Report TV, Spahiu u shpreh se mendonte që nuk do merrnin pjesë më shumë se 50-70 mijë emigrantë në votime, për shkak të vështirësive logjistike dhe infrastruktore. Çfarë mendon për ligjin e propozuar nga Rama për emigrantët e regjistruar si kosovarë

    • VIDEO

      'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana! Po motivohen protesta kundër qeverisë

      Takimi i Ramës me shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar nisi me incidente nga ‘militantë’ të Partisë Demokratike të cilët ishin infiltruar në rradhët e shqiptarëve që kishin ardhur për të dëgjuar kryeministrin Edi Rama: Shqipëria ka nevojë për ju! E kanë bërë parlamentin e Shqipërisë sokakun e të marrëve, që shajnë e predikojnë shkatërrim. Rama: 3 mijë veta këtu, 30 veta jashtë 

      • VIDEO

        ‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

        Kryeministri Edi Rama u shpreh se flamuri i Shqipërisë duhet që të rreshtohet krah të tjerve në oborrin e BE. Ai tha se shqiptarët nuk duhet që të lejojnë që flamurin e tyre ta ul më askush.  

        ‘Keni anglezë që thonë duam që të shkojmë me pushime në Shqipëri, mund të imagjinohej kjo vite më parë. Ky ndryshim do të vazhdojë dhe do të sjell edhe atë që të gjithë shqiptarët jashtë do ta dëshironin që dëshira për tu kthyer të mos jetë një dëshirë. Për të pasur dy shtëpi, jo si sot një shtëpi të lënë pas shtëpinë e gjyshit të rrënuar, një tokë të lënë pas. Por të pasur një shtëpi të denjë në Europë falë punës së denjë dhe një në Shqipëri, për ëndrrën tuaj, për ata që lindin këtu që rropaten si rropateshit ju kur mezi flisnin anglisht dhe t’ju thonë: Dad i’m proud of you, I am proud for my country’, (babi unë jam krenar për ty dhe për vendin tim). Flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit që na bënë që të këndojmë të gjithë bashkë ta vëmë në zemër dhe të mos lejojmë askënd që ta ul përsëri, por ta ngremë dhe rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane’,tha ai.

      • VIDEO

        'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

        Kryeministri Edi Rama nga Londra u ka bërë thirrje qytetarëve që të investojnë në tokat e tyre që ndodhen në male.

        Ai madje është shprehur se qeveria po punon për të lançuar ““Paketën e Maleve”, e cila do jetë program, që do t’u japë mundësit të gjithë atyre që duan të investojnë pronën e tyre.

        “Do lançojmë “Paketën e maleve”, do t’i japë mundësi çdokujt që ka një truall, një shtëpi, në malet e Shqipërisë që mund të investojë pa patur mundësinë e tapisë, pa taksa për dhjetë vjet, në mënyrë që të ndërtojë ekonomi të re dhe të shtuar për veten dhe të rrisë ekonominë e zonës. Koha e uljes së ikjeve  dhe e rritjes së kthimeve po vjen, pak e nga pak”, tha ai.

        S.G/Shqiptarja.com

        •  
      • VIDEO

        'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

        Kryeministri Edi Rama sulmoi Sali Berishën dhe Jozefina Topallin e caktuar nga Berisha si drejtuese politike për diasporën e PD.Rama tha se me këta politikanë Shqipëria nuk do të ishte kjo që është sot. Nuk do të kishim as një refrormë në drejtësi. 

        Sudja e plakur që ulërin nga maja e pallatit apo sudja e re që vjen vërdallë duke takuar emigrant e duke thënë Shqipërinë e bën unë. Të ishte për këta Shqipëria nuk do e bënte kurrë reformën ne drejtësi. Nuk do të godiste kurrë korrupsionin pa dallim ngjyrash dhe kurrë nuk do të shikonin shqiptarët një ministër apo politikan që të hetohej nga prokuroria. Kurrë Kurrë!  Nuk po llogaris ministrat që pushkatonte Enver Hoxha me urdhër. Të ishte për këta Shqipëria nuk do të ulej kurrë e barabartë në tryeza ndërkombëtare e nuk do të bëhej kurrë histori suksesi në Europë

      • VIDEO

        'Fitorja jonë në 2025, jo vendimtare, por përfundimtare', Rama nga Londra: Të shpëtojnë opozitën nga pengmarrësit e diskretituar nga historia

        Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga takimi me shqiptarë në Londër, ka kërkuar votën e tyre, siç tha, edhe për të çliruar opozitën nga pengmarrësit.

        'Nëse ju shqiptarët e botës së lirë do të merrni pjesë masivisht në zgjedhje, për Shqipërinë 2030 në BE, përballja e ardhshme elektorale nuk do të jetë vetëm vendimtare, por përfundimtare, pa kthim pas për progresin dhe shtetbërjen . Fitorja jonë nuk duhet dhe nuk do të jetë fitorja e radhës së një partie ndaj të tjerave por triumfi i një vizioni për botën, i një kuptimi për vlerat njerëzore të respektit. Ju ju qëllojnë të jeni pranë e njëri të ketë socialist e tjetri demokrat, por nuk i suleni në fyt njeri-tjetrit por i jepni dorën dhe mbështesnin.  Fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë jo një fitore vendimtare, por përfundimtare edhe për opozitën që duhet çliruar nga pengmarrësit për hallet e disa udhëheqësve të diskretituar nga histori”, tha ai.

      • VIDEO

        Vrasja e 14 vjeçarit, Rama: Po përdoret në luftën për pushtet! Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare

        Kryeministri Edi Rama u ndal dhe tek ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani. Rama tha se po shfrytëzohet për luftën e pushtetit.

        Në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e ujrave të zeza të poltiikës e viktimës. Askush nuk pyet më as për familjen viktimës apo për të gjetur rrugën cila është mënyra

         Kush të mundet përpiqet ta tërheqë në kanale duke ushqyer urrejtje. Nxitur ndasi, tjerrë me ditë e net lloj lloj llafesh sajuar lloj lloj marifetesh e deri protestash kundër qeverisë për ta kthyer viktimën në mish për topat e interesit të politikës e biznesit mediatic. Ku bën vaki? Ku bën vaki, në cilin vend demokratik,  që pa u varrosur ende kufoma e një viktime të pafajshme të dalin djajtë nga shishet dhe tia marrin valles së luftës për pushtet, ndasive duke shkelur mbi trupin e të ndjerit dhe shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar me plot të drejtë prej tragjedisë. Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare. 

      • VIDEO

        Zgjedhjet 2025, Rama: Kërkojë votën tuaj pranverën e ardhme! Ata që ishin futur si diversantë këtu, të ndikuar nga ata në Tiranë

        Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e emigrantëve shqiptar në Britani, për zgjedhjet parlamentare të 2025. Ai tha se shqiptarët duhet të largojnë me votë opozitën. 

        ‘Fare hapur ju them ju dhe gjithë shqiptarëve kudo janë se pranverën e ardhshme e dua votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë edhe më shumë krenar në sytë e botës e për të bërë Shqipërinë edhe më të mirë, për të gjithë fëmijët, edhe të atyre shqiptarëve që ishin sot të verbuar e të keqkuptuar.
        Së bashku me ata pak që ishin futur sot këtu si diversantë që nuk janë fajtor sepse përgjegjësinë e kanë ata që me votë duhet t’i tregoni pranverën e ardhshëm që duhet të largohen nga oborri i mexhelisit tonë', tha ai. 

      • VIDEO

        Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj

        Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Partinë Demokratike nga Londra se po nxit akte antishqiptare në tokë të huaj.

        Kreu i qeverisë u shpreh se PD i kishte bërë ftesë ambasadorit të Shqipërisë për të marrë pjesë në takimin në Londër.

        Sipas Ramës, ambasadori iu ishte përgjigjur pozitivisht ftesës, por “PD nuk u bë më e gjallë”.

        “Më detyrojmë që të kujtoj se para disa ditësh këtu erdhi për takim partia tjetër që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar ftesë për ambasadorin tonë, ktheu përgjigje se ishte i gatshëm të shkonte në takim por nuk u bënë më të gjallë”, tha Edi Rama.

      • VIDEO

        Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

        Kryeministri Rama foli për nismë ligjore për regjistrimin e të gjithë familjeve që u regjistruan si kosovarë në Mbretërinë e Bashkuar.

        Do të ndërmarrim një nismë ligjore për regjistrimin pa problem të të gjithë shqiptarëve që u regjistruan si kosovarë në Angli, dhe rikthimin e emrit tuaj, të nënës e babës”

        Rama tha se Britania nuk i dha aq shumë shqiptarëve sa këta I dhanë Mbretërisë së bashkuar.

        Ju shqiptarët e Britanisë së madhe keni përfituar nga ky vend më pak se ajo ka përfituar nga ju. Kjo nuk është retorikë por e vërtetë që vlen për të gjithë shqiptarët e Europës. Ju meritoni vetëm mirënjohje nga ky vend. E ne do të kërkojmë vetëm respect nga çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ju përballuat sfida të rënda por sot jeni më të fortë se kurrë më parë. Edhe Shqipëria ka përballuar sfida por sot është më e fortë.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv