-
VIDEO
SPAK çon në GJKKO dosjen e deputetit Plarent Ndreca dhe 15 ish-zyrtarëve të tjerë të Ministrisë së Brendshme! Shkak tenderët e vitit 2019
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim ish-sekretarin e ministrisë së Brendshme Plarent Ndrecën dhe 15 ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të tjera.
-
VIDEO
Protesta e djeshme e PD-së/ Dy persona arrestohen! 82 po hetohen në gjendje të lirë mes tyre dhe 16 deputetët organizatorë!
Mbi 50 persona të shoqëruar në lidhje me protestën e djeshme të PD-së dhe opozitës. Sakaq, dy janë arrestuar, informon gazetari Sokol Dema. Ndërkohë janë në hetim në gjendje të lirë deputetët që organizuan protestën.
Gjithsej po hetohen në gjendje të lirë 82 persona, mes tyre janë dhe 16 deputetët organizatorë.
Pasditen e djeshme për rreth 3 orë militantët e PD dhe disa prej mbështetësve të opozitës ishin ndarë në disa pika të ndryshme të Tiranës, duke tentuar bllokimin e trafikut dhe vijimin e aksionit të tyre të mosbindjes civile.
-
VIDEO
GJKKO e liroi nga arresti shtëpiak, Berisha: U përpoqën të blejnë heshtjen time! U bënë qesharak
Sali Berisha mbajti një fjalim para mbështetësve në oborrin e selisë së PD-së pasi u lirua nga GJKKO prej arrestit shtëpiak. Berisha thotë se u përpoqën të blejnë heshtjen e tij por nuk ia dolën dot.
'Mendoni sa fitore arritëm në këtë vit të vështirë. Tashmë e kemi shtruar rrugën që do sjell PD në pushtet. Na përçanë dhe u bashkuam, na hodhën barin ua kthyem në grazhd. Na vodhën flamurin por e fituam me qëndresë. Kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare. Mashtruan se Berisha është i manipuluar por hetim nxori se u arrestua se mbrojti interesin kombëtar. Sepse provë e vetme që gjetën ishin bamirësitë e vajzës sime ndaj familjeve me aftësi ndryshe dhe pagesat e shërbimeve mjekësore të paguara për mua. U përpoqën të blenin heshtjen e Sali Berishës. U bënë qesharak. Ndriçuat çdo natë në rrugën e shpresës. Nga sot dritën e kësaj rruge do ta përhapim, Shqipëria duhet të jetë vendi i shpresës dhe jo i krimit dhe narko trafikut.'
-
VIDEO
11 muaj arrest shtëpiak, Berisha: Theva rekordin, 330 fjalime gjatë vitit! Tani e tutje, veprimi do jetë kryefjala ime
Kreu i PD-së Sali Berisha pasi fitoi lirinë prej arrestit shtëpiak mbajti një fjalim para mbështetësve në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Berisha u shpreh ndër të tjera se gjatë një viti arrest shtëpiak, ka thyer rekordin duke mbajtur 330 fjalime.
'Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligje dhe kushtetuta. Këtë vit kam thyer rekordin për numri e fjalimeve, 330 të tilla. Tani e tutje veprimi do jetë kryefjala e Berishës, kryefjala jonë. Ka ende disa mesazhe të rëndësishme që duhet t’ju them shqiptarëve. Dua të falënderoj shqiptarët, familjen time. Dua të falënderoj qindra mijëra që me qëndresën e pamposhtur shndërruan rrugicën në bulevardin e shpresës. Do mbeteni frymëzimi im. Falënderoj bashkëpunëtorët e mi, demokratët që me mosbindjen e tyre në kushtet më të vështira. Falënderoj çdo shqiptar kudo sepse pa mbështetjen tuaj kjo fitore nuk do ishte e mundur.'
-
VIDEO
Afera 'Partizani'/ GJKKO i heq 'arrestin shtëpiak' Sali Berishës pas 331 ditësh! SPAK: E apelojmë! Avokati: S'ka rrezik për prishje provash! Kryetari i PD-se falenderon gjykatësen: Zbatoi ligjin
Pas 331 ditëve i 'burgosur' në shtëpi Gjykata e Posaçme ndryshoi sot masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për kryetarin e PD-së. Ish kryeministri Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Militantët i kanë dalë para për ta pritur.
U kry dhe kjo punë. Piramida më e madhe e mashtrimit mori sot goditjen fatale. Monstrat e Edi Ramës dhe George Soros dështuan përfundimisht' tha Berisha.
-
VIDEO
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për çështjet dhe sfidat e lidhura me Pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE.
-
VIDEO
Rama në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: U bë target gjithfarëlloj akuzash, por do jetë mjet i pazëvendësueshëm pë anëtarësimin në BE
Kryeministri Rama iu bashkua sot tryezës së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion ku sqaroi se ky komision do jetë i përhershëm në Kuvend dhe pikë referimi për të gjithë institucionet. Rama më tej vuri në pah edhe akuzat që i janë bërë që në fillim këtij komisioni, por shton se ai do të jetë një mjet i pazëvendësueshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
-
VIDEO
'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë
Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot tek tryeza e organizuar nga Komisioni i Posaçëm i Antikorrupsionit. Rama theksoi se ky Komision do jetë një mjet suksesi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nga ana tjetër vuri në dukje dhe rolin e teknologjisë në këtë proces, me anë të Inteligjencës Artificiale e cila do lehtësojë transferimin e legjislacionit të BE-së në Shqipërisë.
-
VIDEO
PD ‘mosbindje civile’ me orar, bllokojnë rreth 3 orë 5 kryqëzimet e Tiranës! Deputetët përplasen me policinë, shpërndahen me ujë e gaz
Për gati 3 orë deputetët e PD dhe PL protestuan duke bllokuar qarkullimin në 5 kryqëzime kryesore të Tiranës. Opozita nuk kaloi orarin e lejes, ndërsa përplasjet dhe tensionet e deputetëve me policinë u shënuan tek Bashkia, sheshi Willson, Rruga e Elbasanit e Pallati me Shigjeta. Report Tv solli pamje me dron ku pjesëmarrja duket e ulët.
-
VIDEO
Mbyllet protesta e PD, hapet qarkullimi i automjeteve
Protesta e opozitës e cila nisi prej orës 17: 00 është mbyllur.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se protestuesit janë larguar nga zonat ku ishin vendosur, ndërsa ka nisur edhe qarkullimi normal i automjeteve në rrugët të cilët ishin bllokuar.
Ndërkohë, protestuesit janë duke shkuar në selinë e Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku foli për mikrofonin e Danjela Malokut në Report Tv nga një prej pikave të protestës së sotme të PD-së në Tiranë, aty tek rruga e Elbasanit, pranë xhamisë së Namazgjasë. Çollaku mendon se PD ia arriti qëllimit sot me protestën në disa pika të kryeqytetit, ndërsa parashtroi dhe 3 rrugët që duhet të ndjeki Partia Demokratike për qeverinë teknike.
-
VIDEO
'Polici politike', Flamur Noka: Nuk kanë pse të japin apo marrin leje! Kush prek protestuesit do ketë punë me PD-në
Flamur Noka mbajti një tjetër prononcim tek rruga e Elbasanit pranë xhamisë së Namazgjasë ku akuzoi drejtorët e policisë Ilir Proda e Sokol Bizhga dhe të tjerë që sipas tij kanë fshehur vrasjen e Martin Canit dhe i ndërsehen qytetarëve.
'Policia duhet të respektojë ligjin dhe vetëm ligjin. Nuk duhet të çohet të dhunojë qytetarët. Ndërkohë që kupola e vet fsheh vrasjen e Martin Canit dhe Klodjan Rashës dhe atij në Pogradec. Një polici që ka mision të luftojë opozitën nuk mund të quhet polici. Ato fytyra nuk mund të quhen polici e shtetit. Janë mercenarë. Nuk ka lidhje me policinë Ilir Proda, as Sokol Bizhga. Janë polici politike. Ne jemi në misionin tonë në mosbindje civile. Policia nuk ka të drejtë as të jap leje dhe të marrë leje, vetëm njoftohet. Kur ishim në bulevard a ishin të bllokuara rrugët.
Po kur lali vjedhësi bllokoni Tiranën, merr masa kjo trup horrash. Është polici politike e destinuar për të luftuar opozitën . Ja ai prapa, Sokol Kriminel Bizhga. Këto fytyra urdhërojnë dhunën ndaj opozitës dhe vjedhjen e votave. Do ta paguajnë një më një. Këta janë emra që i ka emëruar krimi i organizuar. Konkursi që ka bërë Suel Çela? Ai e ka karrigen mbi gjakun e gardistit. Një gjë po ju them kush guxon të prek një protestues do ketë punë me PD. Ata që guxojnë ti shërbejnë politikisht bandës së pushtetit në kundërshtim me çdo ligj dhe normë do i bëjnë mirë hesapin.'