-
VIDEO
Kuvendi/ Berisha pyet Gjiknurin: Ke marrë pjesë me Duçkën në financimin e bixhozit në Monte Carlo? Bylykbashi: Damian, lëri filmat me konsensualitete
Teksa deputeti Damian Gjiknuri fliste për konsensusin mes PD dhe PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e Diasporës, nuk munguan ironitë dhe thumbimet në distancë mes palëve.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt, Rama: E çuan në burg kur s’ka prova për nisjen e gjyqit, pse s’ka urgjencë për 21 janarin! Reagimi i KLGJ? S’bëjmë presion, bëni punën! Pa PS, s'ka SPAK
Kryeministri Edi Rama komentoi sërish arrestimin e Erion Veliajt në rubrikën ‘Sy m’sy’. Në një lidhje live me komentuesit, shefi i qeverisë u ndal në ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit. Rama tha se kryebashkiaku i Tiranës nuk është i pandehur dhe vetë prokurori nuk i ka provat për të kërkuar nisjen e gjyqit.
-
VIDEO
Aksidenti i djeshëm në Lezhë-Shëngjin, ndërron jetë edhe gruaja e 30-vjeçarit! Po trajtohej te Trauma
Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën Lezhë-Shëngjin, ku u përplas një autoveturë me një kamion.
Burime nga policia bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe bashkëshortja e viktimës drejtuesit të mjetit tip “Audi” Paulin Zefi.
Zhaklina Hysa 40-vjeçe gjeti vdekjen gjatë natës te Trauma. Pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
-
VIDEO
Rama ironizon Berishën: Tani këneta të hidhet, bufra, zhaba, zhapiqe e bretkosa! Tani ke edhe atë të Trampit...!
Kryeministri Edi Rama ironizoi në fund të fjalës së tij edhe kreun e PD-së, Sali Berisha, duke i kujtuar se tani që po mbaronte komunikimin e tij në ‘Sy m’sy’, mund të dilte e të fliste bashkë me të tjerët.
-
VIDEO
Sot Kuvend/ Pritet shkarkimi i Këshillit Drejtues të RTSH, në rend dite ndryshimet në Kodin Zgjedhor e Avokati i Popullit
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e radhës, ku pritet shkarkimi i Këshillit Drejtues të RTSH. Deputeti demokrat Dogjani ka kërkuar interpelancë më ministrin e Brendshëm. Në rend dite edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.
-
VIDEO
Grumbullimi para SPAK gjatë masës për Veliajn dhe mungesa e Policisë, ministri Hoxha: Ishte e paparalajmëruar, simpatizantë dhe jo protestues
Teksa po hynte në ambientet e Kuvendit ku priten punimet e seancës plenare ditën e sotme (13 Shkurt), ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u pyet për mungesën e masave policore në protestën e punonjësve të Bashkisë së Tiranës para godinës së GJKKO-SPAK, gjatë vlerësimit të masave të sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të tjerëve
-
VIDEO
‘Trekëndëshi i Bermundës, armik i SPAK’, Basha: Bashkia Tiranë shihet nga Rama si bankomat, Veliaj do ta tërheq pas vetes
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço, foli për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
-
VIDEO
Rama i përgjigjet KLGJ: Ça presioni, mos u shqetësoni për trysni, bëni punën atje! Ça bëjnë gjithë ata punonjës me paga të jashtëzakonshme
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të KLGJ që tha se po ushtrohet presion ndaj SPAK. Rama tha të mos shqetësohen për presion e trysini, pasi SPAK nuk i vjen e keqja nga PS. Rama tha se në vend të shqetësohet KLGJ për presion, të vërtetojë historinë e dosjes Toyota Yaris që vetë Rama publikoi një ditë më parë përmes qytetarit dixhital.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt, Rama: E burgosën pa gjyq, pse s’ka urgjencë për krimin monstruoz të 21 janarit! Vetëm të jesh idiot të thuash se SPAK është vegël e PS
Duke komentuar arrestimin e Erion Veliajt, kryeministri Rama u ndal edhe tek çështja e 21 janarit duke pyetur se përse SPAK nuk ka urgjencë për këtë çështje. Shefi i qeverisë thotë se ka ikur koha kur qeveria kontrollonte drejtësinë dhe sot vetëm një idiot mund të thotë se SPAK është vegël e PS.
-
VIDEO
Rama i përgjigjet KLGJ: Nuk janë sulme, por thirrje për standarde! Janë mbi 3 mijë punonjës në Drejtësi, pse s’ka sistem të regjistrimit të dëshmive nga Prokuroria? KE e ka kërkuar me kohë (dhe një rënie kambane)
Edi Rama iu referua edhe një çështje problematike institucionale dhe ligjore, që hyn deri në kufinjtë e shkeljes të të drejtave të njeriut, duke iu referuar reformës në drejtësi.
-
VIDEO
Kryeministri: SPAK nuk është Vatikani, kanë 5 vjet, do dëgjojnë dhe kritika! Si mund të merren dhe të rreshtohen biznesmenët në Prokurori?
Kryeministri Edi Rama vuri në dukje sot kritika të forta ndaj SPAK dhe drejtësisë pas 5 vitesh pune, duke thënë se Prokuroria e Posaçme nuk është Vatikani. Madje sipas tij edhe Vatikani kritikohet ndonjëherë.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt, Rama: Prokurori ka të drejtë të çmendet, por është gjykatësi që e ndalon
Duke komentuar arrestimin e Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama tha se prokurori mund të çmendet, por është gjykatësi që e ndalon.